Kerko Mesazhet ketu

Friday 19 December 2014

Nëna e Shpëtimit: Hyji krijoi një rregull të natyrshëm për njerëzimin

E Premte, 5 Dhjetor 2014, në 21:50

Bijtë e mi të dashur, Hyji e krijoi universin në gjithë përsosmërinë e vet. Pasi kjo vjen prej Hyjit, gjithçka ka një rregull të saktë dhe të natyrshëm sipas Vullnetit të Shenjtë të Hyjit.

Ligjet e njeriut dhe ligjet e natyrës u krijuan nga Ai I Cili është mbi të gjitha gjërat. Prandaj të gjitha gjërat që duhet të jenë, duhet të qëndrojnë ashtu si janë. Hyji krijoi një rregull të natyrshëm për njerëzimin; një vënd për të jetuar; ushqim për të ngrënë dhe Dhuratën e vullnetit të lirë. Gjithçka që është e natyrshme vjen prej Hyjit. Hyjii e krijoi këtë rregull me qëllim që njeriu të mund të mbijetonte. Kur rregulli i natyrshëm i universit – ushqimin që ju hani, ujin që ju pini dhe riprodhimin e natyrshëm të racës njerëzore – 
është ndërhyrë prej njeriut, atëherë i gjithë ndëshkimi do t’i përkasi Hyjit.

Sa shumë kanë provuar të ndryshojnë rregullin e botës, që u krijua prej Hyjit për racën njerëzore. Ata do të vuajnë për këtë, sepse Hyji do t’i braktisi ata që e kanë shkëmbyer të Vërtetën e Krijimit të Tij me fallcitete. Nëse njeriu vazhdon t’i shërbej interesave të tij vetjake, atëherë Hyji do ta lër atë të degradohet duke e lejuar at
ë të shkëmbej gjithçka që është e natyrshme me gjithçka që është e panatyrshme.

Është për shkak të influencës së Satanit që njeriu i ka ndryshuar Ligjet e Hyjit dhe kjo do të sjelli shkatërrim. Gjithçka, që vjen prej Hyjit, nuk konsiderohet të jetë mjaft e mirë dhe njeriu do të përpiqet t’i ndryshoj rregullat e natyrës për t’ju përshtatur joshjeve të tij mëkatare. Ai do të shkoj deri aty sa të provoj të mohoj Krijimin e universit duke bërë deklarata të rreme për origjinën e tij. G
jithçka filloi me Hyjin dhe gjithçka do të përfundoj me Hyjin. Të gjitha gjërat e mira do të marrin fund për njeriun që ngrihet në rebelim kundër Zotit. Kur Ligjet e Krijimit janë manipuluar, një ndëshkim i madh do të dëshmohet mbi tokë. Ndërsa Hyji është i Duruar, Ai kurrë nuk do ta lejoj njeriun të diktoj se si Ai e drejton Mbretërinë e Tij.

Kur njeriu degradohet në nivele kaq të ulëta dhe nuk e respekton më jetën; trupin e njeriut; vëllezrit dhe motrat e tij apo Ligjet e Hyjit, stuhi të fuqishme do të dalin, në numër të madh, me javë të tëra. Oshëtima e këtyre stuhive do të ndjehet në shumë vënde. Kur ju t’i dëshmoni këto, dijeni se Zemërimi i Hyjit do të ket
ë rënë dhe se njeriu është duke u ndëshkuar për blasfemitë e mëdha që ai ka kryer kundër Krijuesit të tij.

Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit