Kerko Mesazhet ketu

Sunday 7 December 2014

Toka, e infektuar prej udhëve të tyre djallëzore, do të rënkoj nga dhimbja

E Hënë, 24 Nëntor 2014, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, sa shumë ngushëllim Unë kam nevojë në këtë kohë kur kaq shumë janë larguar nga Unë. Lotët e Mi derdhen rrëke ndërsa ushtria e Satanit, e infektuar me një nga djajtë e tij më të ndyrë, Xhezebel, ka tunduar shumë prej atyre që pohojnë se më përfaqësojnë Mua. Sa shumë ata kanë harruar dhe sa pak e kujtojnë ata Premtimin Tim për të ardhur përsëri.

Koha e Ardhjes Sime të Dytë po afron shumë dhe ushtria e Satanit është mbledhur në numër të madh, gati për të bërë betejë me ata që Unë i quaj të Mitë. Kjo ushtri djallëzore do të udhëhiqet nga armiqtë e Mi dhe nuk ka asgjë që ata nuk do të provojnë për ta gënjyer botën të besoj në fallcitetet e tyre. Duke folur në Emrin Tim, ata do të marrin me vete burra dhe gra të shenjta dhe ata do të bëhen një forcë e madhe për t’u njohur. Të përfshirë nga një entuziasëm i madh prej një bote jofetare, ata do ta ndryshojnë fytyrën e tokës dhe në fillimet e tyre do të shkaktojnë çoroditje.

Toka, e infektuar prej udhëve të tyre djallëzore, do të rënkoj nga dhimbja dhe kjo do të dëshmohet nga një trazirë e madhe. Çdo vepër e keqe e dhunimit, që do të kryhet mbi Trupin Tim, do të shfaqet përmes ndryshimeve në klimë, prishja e të mbjellave, ndryshimet në atmosferë dhe një përmbytje e një madhësie të tillë, sa do të ketë fare pak kombe në tokë që nuk do të preken nga veprimet e tyre. Ati Im do të shkaktoj vuajtje të madhe mbi ata.


Për këdo që ata dënojnë në Emrin Tim, ata do të dënohen gjithashtu. Për çdo dhimbje që ata shkaktojnë mbi fëmijët e Hyjit, edhe ata gjithashtu do të pësojnë të njëjtën dhimbje. Ferrin që ata do të sjellin mbi miliona do të 
çoj në një ndëshkim, që do të jetë i ngjajshëm me zjarrin që digjet përditë në humnerën e përjetshme.

Portat e Qiellit do t’ju përplasen atyre në fytyrë dhe ata do të ulërijnë në agoni kur, në Ditën e Fundit, ata do të verbohen nga Drita Ime. Ata do të vrapojnë, si frikacakë që janë, dhe do të përpiqen të gjejnë mbrojtje nga Drejtësia Ime por ata nuk do të gjejnë asnjë vënd ngushëllimi. Të verbuar, ata do të vrapojnë, do të rrëzohen dhe nuk do të kenë se nga të shkojnë. 

Te mbetur mbrapa, sepse asnjë prej tyre nuk do ta ketë forcën apo vendosmërinë të kërkojnë Ndihmën Time, sepse ata do ta kenë shkëputur gjithë Jetën që mund të kishin patur, por që nuk mund ta kenë më.

Më dëgjoni Mua tani, kur Unë solemnisht deklaroj, se njeriu që jeton sipas Fjalës Sime, dhe që qëndron besnik ndaj Meje, nuk ka pse të ketë frikë. Njeriu që më mallkon Mua dhe që e mbyll derën e Mbretërisë Sime fort pas vetes do të flaket tutje.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/24/the-earth-infested-by-their-evil-ways-will-groan-in-pain-2/