Friday, 30 January 2015

Me urtësinë vjen edhe aftësia për të parë të Vërtetën

E Mërkurë, 21 Janar 2015, në 20:24

Bija Ime e dashur, urtësia është një Dhuratë e dhënë njeriut prej fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Për gjithë pasuritë, fuqinë dhe gurët e çmuar e mbledhur mbi tokë, që njeriu mund të fitoj, ai nuk ka asgjë nëse nuk zotëron Dhuratën e urtësisë.

Me urtësinë vjen edhe aftësia për të parë të Vërtetën, e cila ju dha rracës njerëzore nga Zoti përmes profetëve. Urtësia, për fat të keq, është një gjë e rrallë në botë sot. Duke u dhënë pas të gjitha gjërave të krijuara nga njeriu për njeriun, ju nuk do të arrini të shikoni gjithçka që është e fshehur poshtë shtresave të aromave zbutëse joshëse që e mbulojnë botën për shkak të ndjekjeve të njeriut ndaj çdo kënaqësie, çdo vepre, çdo fjale dhe frymëzimi shpirtëror që nuk vjen nga Zoti.

Njeriu lind në botë lakuriq, i pambrojtur dhe varet nga të tjerët për ta ushqyer dhe veshur atë. Ai lind me një trup dhe shpirt dhe ai do të largohet nga bota pa asgjë, përfshi rrobat që e mbulojnë atë. Njeriu mëson nga njeriu por ai duhet të mësoj gjithashtu nga Fjala e Zotit. Çdo njohuri shtesë mund të jetë një bonus i madh por, nëse përdoret me pamaturi, mund të shkaktoj dhimbje të tmerrshme ndaj të tjerëve. Nëse njohuria përdoret me mënçuri ajo mund të përmbushi Planin e Zotit për të ndihmuar dhe ushqyer fëmijët e Tij.

Rraca njerëzore është duke u mashtruar rreth të Vërtetës. Ky mashtrim i madh e shkreton njohurinë dhe shpirtin human. Mëkati nuk pranohet më por konsiderohet një virtyt. Virtyti përbuzet dhe së shpejti përmëndja e Emrit Tim në publik do të konsiderohet të jetë një krim.

Influenca e djallit e përdredh mëndjen njerëzore dhe e kthen gjithçka përmbys. Djalli është e kundërta e Zotit dhe prandaj, nëse Zoti thotë se diçka është e drejtë atëherë ai, i ligu, do t’ju bindi se ajo është gabim. E drejta do të konsiderohet të jetë e gabuar dhe një veprim apo fjalë e keqe do të konsiderohet të jetë e drejtë. Gjithë mëkati, i papranueshëm në Sytë e Zotit do të justifikohet dhe kjo do të përfshij çdo formë ligësie.

Mëkati kurrë nuk do të përmëndet në kishën për botën e re që do të vij dhe veprimet e kryera nga ata që dëshirojnë ta mbajnë Fjalën e Zotit do të bëhen të paligjshme. Dhe prandaj urtësia, një Dhuratë nga Zoti, do të mungoj në shoqërinë tuaj kur rraca njerëzore të mbështesi veprat që janë të papranueshme nga Zoti.

Nëse bota ju thotë se Fjala e Zotit duhet shpërfilluar dhe insiston që ju të merrni pjesë në vepra që çojnë në mëkat mortor, atëherë Unë nuk mund t’ju shpëtoj. Njeriu është duke u nxitur të mbështesi çdo ligj dinak që e mohon Fjalën e Zotit dhe armiqë e Mi janë tepër aktivë për të ndryshuar radhën e historisë.

Të gjitha gjërat e mira, që dalin nga besimi Kristjan, së shpejti do të zhduken deri kur dita të vij kur ju do të persekutoheni për marrjen e Sakramenteve të Shenjta. Por për çdo vepër të ligë të kryer nga ata që më përbuzin Mua, Zoti do të hedhi Shpirtin e Tij mbi të Vetët për të kundërvepruar këtë ligësi. Po të mos e bënte Ai këtë, do të kishte fare pak shpresë në shpëtimin e fëmijve të Tij nga mbërthimi i errësirës. Satanai e ka shfaqur influencën e tij në çdo cep të botës. Ata që ai josh janë agjentët e tij të vullnetshëm dhe kënaqet kur ata kapërcejnë gjithë kundërshtimin nga njerëzit e Zotit, me qëllim që ta uli botën në gjunjë. Por Zoti, për arsye të Dashurisë së Tij për ju, do të siguroj që Urtësia, e dhuruar njeriut përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, të bëhet mburoja të cilën shërbëtorët e Tij besnikë do ta përdorin për të larguar njerëzit nga tymi i Satanait.

Drita e Zotit do të ndriçoj mes njerëzve të Tij dhe nën Mbrojtjen e Tij ata do të mbajnë Fjalën e Tij dhe t’i çojnë të tjerët drejt Shpirtit të urtësisë. Shpirtrat që me të vërtetë më njohin Mua do të tërhiqen drejt Dhuratës së urtësisë së Zotit sepse ajo do të ndriçoj si djelli dhe do të sjelli ngushëllim tek të gjithë njerëzit e Zotit, të cilët do të përbuzen kur të shprehin hapur dashurinë e tyre për Zotin.
I ligu nuk mund dhe nuk do ta mposhti Dhuratën e urtësisë, të cilën Zoti shpejt do ta hedhi tek të gjithë ata që e duan Atë. Pastaj asgjë nuk do të qëndroj në Udhën e Zotit ndërsa Ai ecën përpara për të mbledhur çdo komb në Dashurinë e Tij dhe Krahët e Tij të Sigurtë.

Të gjitha feve, të gjithë shpirtrave, të gjitha kombeve do t’ju jepet Dhurata e urtësisë. Por, ajo mund të merret vetëm nga ata që me të vërtetë e duan Zotin, sepse vetëm përmes dashurisë së tyre për Atë do të jenë në gjëndje të luten për ata që nuk duan të kenë fare të bëjnë me Atë.



Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:

Tuesday, 27 January 2015

Paralajmërimi do ta ndihmoj botën të luftoj braktisjen më të madhe të të gjitha kohëve

E Martë, 20 Janar 2015, në 20:40

Bija Ime e dashur, kur të ndodhi Paralajmërimi kjo do të jetë faza e parë e pregatitjes për Ardhjen Time të Dytë. Atyre që nuk do të më pranojnë Mua do t’ju jepet një mundësi e jashtëzakonshme të kalojnë pak kohë duke menduar mbi të Vërtetën, e tillë ëshë madhështia e Mëshirës Sime të Madhe.

Ju lutem të prisni për këtë Ditë me gëzim të madh sepse do të jetë atëherë kur jobesimtarët do ta kuptojnë më në fund se Kush Unë Jam. Ata do të shkunden nga plogështia e tyre dhe do të mbushen me mbrekulli.

Paralajmërimi do ta ndihmoj botën të luftoj braktisjen më të madhe të të gjitha kohëve. Duke u kthyer tek Unë gjatë këtyre 15 minutave në vetmi të plotë dhe duke më kërkuar Mua t’ju fal, ju do të mbusheni me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Më pas ju duhet të pregatiteni për tu munduar të ndihmoni të tjerët të përmbushin të ardhmen e tyre të lavdishme.

Ndërkohë që Paralajmërimi do të ndezi besimin e besimtarëve dhe do të konvertoj shumë, do të ketë një numër të madh njerëzish, përfshi priftërinj dhe klerikë të larë, të cilët do ta mohojnë se ajo ndodhi. Ata do të largojnë shumë nga Unë dhe për këtë ata do të gjykohen ashpër. Ndriçimi I Ndërgjegjes do të sjelli me vete një vërshim të madh të dashurisë për ata emrat e të cilëve përmbahen në Librin e Jetës. Këta janë njerëzit – dhe ata përfshijnë shumë jobesimtarë – të cilët do të konvertohen dhe që do të luftojnë për të shpëtuar vëllezrit dhe motrat e tyre.

Koha Ime do të përdoret për të sjellë drejt Meje ata që nuk më njohin aspak Mua, por që prapë do të vijnë tek Unë, kur të dëshmojnë këtë ngjarje të madhe. Ata do të më njohin Mua në çast dhe do të përgjigjen në mënyrën që ata dinë më mirë.

Të gjitha këto ngjarje do të vijojnë së shpejti dhe, kur profecitë e dhëna njeriut që nga fillimi të shpalosen, ato do të kenë më tepër kuptim. Shumë nga profecitë e dhëna në Librin e Zbulesës u shkruajtën në një mënyrë që njerëzit do t’i kuptonin përmes përdorimit të simboleve. Realiteti është ndryshe, por dijeni këtë. Ndërhyrja nga Unë do ta ndryshoj botën përgjithmonë. Pas kësaj ata që janë për Mua dhe që më duan Mua, do të më ndihmojnë Mua të sjell Jetën e Përjetshme tek biljona.


Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:

Monday, 26 January 2015

Nëna e Shpëtimit: njerëzit e zgjedhin fatin e tyre

E Martë, 20 Janar 2015, në 15:30

Bijtë e mi të dashur së shpejti do të vij një mashtrim i madh, që do të bjer mbi botën si një perde. Ky mashtrim pothuajse do ta zhduki të Vërtetën, por ata që janë të bekuar me Dritën e Mëshirës së Birit tim do t’i shikojnë fallcitetet, që e maskojnë Fjalën e Zotit.

Që kur u krijua njeriu, a nuk do t’i lejonte Zoti armiqtë e tij të jepeshin pas një mashtrimi të tillë – një mashtrim që ka një qëllim të vetëm. Atë të fshirjes të të gjitha gjurmëve të Zotit në shoqërinë tonë me qëllim që të gjithë ata që nuk vijnë nga Ai të lartësohen në vënde të larta me pozitë. Zoti e lejon këtë si testin më të madh të rracës njerëzore, për të vendosur se kush është për Atë dhe kush është kundër Tij.

Bota ka kryer fyerje të rënda kundër Atit tim të Përjetshëm dhe do të vazhdoj të zhytet më thellë në mëkat mortor. Shërbëtorët e shenjtë, përfshi priftërinj, peshkopë dhe kardinalë kanë dështuar, për më tepër se 40 vjet, t’ju mësojnë të Vërtetën fëmijve të Zotit. Shumë prej tyre nuk do ta pranojnë egzistencën e mëkatit, as edhe nuk do t’i paralajmërojnë njerëzit për rreziqet e rënda që mëkati mortor i sjell shpirtrave. Shërbëtorët e Zotit kanë një detyrë dhe ajo është që t’i udhëzojnë besimtarët në të gjitha gjërat që janë të moralshme dhe t’ju tregojnë shpirtrave rreziqet e mos ndjekjes të një jete të mirë. Mëkati nuk referohet më si armiku më i madh, që e bën njeriun të ndahet nga Zoti.

Fëmijë, Zoti nuk dëshiron të shkaktoj frikë por ju kurrë nuk duhet të tundoheni të besoni se Ferri nuk egziston, sepse ai egziston. Njerëzit e zgjedhin fatin e tyre dhe ata shpirtra, që nuk i kërkojnë Zotit t’i fali mëkatet e tyre do ta kenë shumë të vështirë të hyjnë në Portat e Mbretërisë së Birit tim.

Ju duhet të qëndroni pas të Vërtetës gjithmonë. Zoti e ka zbuluar të Vërtetën përmes Profetëve të Tij. Mos i ktheni shpinën të Vërtetës sepse nëse e bëni, ju do të mbështesni doktrinën e rreme dhe, gabimisht, do të besoni se ajo do t’ju hapi portat e trashëgimisë suaj.

Sa shumë njerëz janë gënjyer dhe besojnë se kur ju kujdeseni për mirëqënien materiale të fëmijve të Zotit, atëherë kjo është gjithçka që ka rëndësi. Kujdesuni për shpirtrat tuaj, fëmijë të dashur, sepse ju e keni një dhe ai do të zgjasi përjetësisht, nëse ju banoni me Birin tim në Mbretërinë e Tij apo do të jeni të hedhur tutje prej Tij. Kurrë mos i neglizhoni shpirtrat tuaj sepse do ta keni të vështirë të bashkoheni me Birin tim.

E Vërteta do të jetoj përherë, pasi ajo është Fjala e Zotit. Ajo kurrë nuk mund të ndryshoj.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:

Sunday, 25 January 2015

Vetëm Unë e di ditën apo orën kur ju do të merrni frymën e fundit

E Djelë, 18 Janar 2015, në 12:45

Bija Ime e dashur, kur një njeri largohet nga Unë, për çfarë do lloj arsye, ai kurrë nuk do të gjej paqe të vërtetë. Kur një njeri zbulon se Kush Unë Jam zemra e tij do të bymehet nga dashuria për Mua. Një njeri që e vë gjithë besimin e tij tek Unë do duroj çdo lloj vuajtje, sepse Unë do ta çliroj atë.

Fjala e Zotit shkakton mosmarrveshje të madhe mes atyre besimi i të cilëve është i dobët. Ata që besojnë tek Unë do të ndjejnë dhimbje të madhe në zemrat e tyre kur të dëshmojnë kundërshtim kundër Fjalës së Zotit. Kjo dhimbje është e Imja. Nëse ju besoni tek Unë do të ndjeni dashurinë që Unë e kam për ju, brënda shpirtit tuaj. Gjithmonë hapini zemrat tuaja tek Unë. Më mirëprisni Mua, jo me frikë, por me shpresë. Më pranoni Mua për Kush Unë Jam dhe Fjalën e dhënë juve; dhe pastaj e jetoni jetën pikërisht ashtu si është dhënë në Biblën e Shenjtë, dhe Unë do të jem duke ju pritur.   

I refuzoni Mësimet e Mia dhe mbështesni mëkatin, dhe kjo do të jetë rënia juaj. Vetëm Unë e di ditën apo orën kur ju do të merrni frymën e fundit. Ju duhet të jeni të pregatitur gjatë gjithë kohës. Ju duhet të më kërkoni Mua t’ju fal mëkatet sa shpesh të mundeni. Unë fal edhe mëkatarët më të rëndë dhe prandaj ju kurrë nuk duhet të keni frikë nga Mëshira Ime. Trëmbjuni vetëm orës kur do t’ju duhet të qëndroni para Meje dhe të përgjigjeni për çdo padrejtësi të kryer kundër Zotit. Nëse nuk e keni shpenguar veten në Sytë e Zotit atëherë, nuk do të ketë më mundësi të dytë për ta bërë këtë.


Jezusi juaj

Mesazhi në anglisht:

Unë kam nevojë për ju ashtu si edhe ju keni nevojë për Mua

E Shtunë, 17 Janar 2015, në 18:18

Bija Ime e dashur, jam Unë, Jezusi juaj, Shpëtimtari juaj që flas.

Sa shumë njerëz që i lexojnë këto mesazhe janë të frikësuar. Frika sjell me vete një formë urrejtje sepse shumë nuk duan të më njohin Mua. Frika është e kuptueshme por nuk duhet lejuar ta mjergulloj besimin tuaj. Unë ju thërras vetëm që të vini tek Unë. Unë nuk kam asnjë dëshirë t’ju shkaktoj dhimbje. Koha juaj në tokë është jetë-shkurtër por koha që ju do të kaloni me Mua është e përjetshme.

Nëse Unë ju dua përse nuk do t’ju paralajmëroja për pasojat e refuzimit të Mëshirës Sime? Gjithçka që Unë dua dhe dëshiroj është t’ju sjell të gjithëve ju në Mbretërinë Time. Unë nuk ju tregoj gjëra që nuk përmbahen në Librin Tim të Shenjtë. Jo. Përkundrazi, Unë thjesht ju kujtoj për të Vërtetën dhe për të gjitha gjërat që do të vijnë, me qëllim që ju të vini tek Unë.

Ejani, të vegjëlit e Mi, mos kini frikë nga Dashuria Ime. Mos kini frikë nga Mbretëria Ime sepse ajo është e drejta juaj e natyrshme që në lindje. Ishte për këtë që Unë e dhashë Jetën Time në tokë. Unë kam nevojë për ju ashtu si edhe ju keni nevojë për Mua. Unë Jam i thjeshtë në Dëshirën Time dhe thjesht dëshiroj t’ju përfshij ju në një jetë të lavdisë së madhe ku ju do të shijoni Jetën e Përjetshme. Përse atëherë e keni frikë Thirrjen Time? Unë ju dua. Unë kurrë nuk do t’ju lëndoja. I vetmi dëm që ju hasni është nga vetë ju. Unë Jam këtu gjithmonë, duke pritur me dëshirë të madhe dashurinë tuaj.

Bota Ime pa fund e tejkalon gjithçka që ju mund të dëshironit ndonjëherë mbi këtë tokë. Jeta juaj mbi tokë është e zbehtë në krahasim me bukurinë e Mbretërisë Sime. Ishte për të bërë të sigurtë që ju të keni Jetën e Përjetshme – trashëgiminë që ju takon – që Unë dhashë jetën për mëkatet tuaja. Mos e braktisni këtë Sakrificë të madhe sepse ishte me Lavdi të madhe që Unë u kryqëzova në emrin tuaj.

Mos më refuzoni Mua, herën e dytë.


Jezusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal në anglisht:

Friday, 23 January 2015

Ata e justifikojnë mëkatin se kështu nuk do t’ju duhet të ndryshojnë jetën e tyre

E Premte, 16 Janar 2015, në 11:10

Bija Ime e dashur, Vullneti Im kurrë nuk mund të mposhtet sepse është i përjetshëm.

Njeriu është rebeluar kundër Zotit në sa shumë mënyra por kur vullneti i njeriut ndërthuret me Vullnetin e Zotit, të gjithë ata që e luftojnë Vullnetin e Zotit do të humbasin gjithçka. Ata me zemër të butë dhe që më pranojnë Mua pas Paralajmërimit do të fitojnë botën.

Bota që vjen është pa fund dhe gjithë mëkati do të zhduket. Lum të gjithë ata që do ta fitojnë trashëgiminë e tyre që ju takon, sepse kjo ka qënë pjesë e Planit të Atit Tim që nga fillimi – plani Hyjnor për të cilin njeriu nuk është plotësisht në dijeni.

Është e rëndësishme që secili prej jush ta luftoj tundimin e mëkatit, edhe pse kjo kurrë nuk do të jetë e lehtë. Thjesht vazhdoni të më thërrisni Mua kur besoni se keni gabuar ndaj Meje. Unë Jam gjithmonë atje dhe do t’ju fal çdo mëkat, me përjashtim të mëkatit të përjetshëm të blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë. Ajo që ju mund të bëni është të afroheni tek Unë.

Kjo botë e Imja ëshë e mbushur me ligësi, mashtrim dhe shpirtin e lig por dashuria egziston gjithashtu brënda saj. Është dashuria që njeriu ka për vëllain e tij ajo që më mban Mua të pranishëm mes jush dhe lutja, që e mban larg të ligun.

Unë nuk kërkoj që ju ta kaloni jetën tuaj në lutje gjithë ditën, çdo ditë, sepse nuk është çfarë Unë kërkoj nga ju. E gjitha që ju kërkoj është të më thërrisni Mua për ndihmë dhe që t’i jepni lavdi Zotit. Për të përmbushur Premtimin Tim për botën, dhe për të bërë të sigurtë se të gjithë ju do të keni jetën e përjetshme, gjithçka që ju duhet të bëni është t’i përmbaheni Ligjeve të Zotit ashtu si janë përcaktuar qartë në 10 Urdhërimet.

Më ndiqni Mua, Jezusin tuaj, dhe kujtoni gjithçka që Unë ju mësova. Nuk është mirë të deklaroni se më doni Mua nëse e refuzoni Fjalën e Zotit. Ju duhet ta doni njëri tjetrin si fillim dhe të bëni ndaj të tjerëve vetëm atë që ju do t’i kishit bërë vetes tuaj. Jetojeni Fjalën Time përmes mendimeve, punëve dhe veprimeve tuaja dhe pastaj ju do të jeni me të vërtetë të Mitë. Urrejtja nuk luan asnjë rol në Punën Time edhe pse gjithçka që Unë thashë kur erdha në tokë tërhoqi kritikë të madhe sepse njerëzit nuk donin të ndryshonin jetën e tyre. 

Sot Fjala Ime refuzohet sepse njerëzit nuk duan t’i përmbahen të Vërtetës. Përkundrazi, ata e justifikojnë mëkatin se kështu nuk do t’ju duhet të ndryshojnë jetën e tyre. Kështu, asgjë në të vërtetë nuk ka ndryshuar.  

Skllavëria ndaj mëkatit, ku njeriu e lidh veten ndaj influencës së Satanait, është më e fortë tani se më parë. Largohuni tani dhe me kërkoni Mua. Mbajeni mënd se mund t’ju falen maketet sa jeni gjallë – jo pas largimit tuaj nga kjo tokë.

Kur njeriu do ta pranoj Fjalën e Zotit dhe ta dij se gjithçka që Ai tha ishte e vërtetë? Gjithçka që Ai tha se do ta bënte, është e vërtetë, dhe gjithçka që Unë ju tregoj tani është e vërtetë. Për fat të keq, shumë nga ju kurrë nuk do të dëgjojnë dhe në kohën kur ta kuptojnë të Vërtetën do të jetë tepër vonë. Ju duhet ta mbroni të ardhmen tuaj tani duke e jetuar Fjalën e Zotit.  


Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:

Thursday, 22 January 2015

Besimi është çelësi ndaj dashurisë së vërtetë

E Mërkurë, 14 Janar 2015, në 15:40

Bija Ime e dashur, kur një fëmij i prindërve të dashur ndjen dashuri, ai apo ajo do të ushqehet me një ndjenjë të madhe ngushëllimi dhe afrimiteti.

Dashuria mes një fëmije – me fat të ketë prindër të dashur – dhe familjes, rrjedh nga një ndjenjë e thellë e besimit. Ky besim është absolut. E njëjta gjë qëndron për çdo shpirt të gjallë që më do Mua pa kushte. Dashuria Ime për ata është e palëkundur. Besimi është çelësi ndaj dashurisë së vërtetë. Çdo fëmij i Imi është i dashur, edhe pse dashuria e tyre për Mua nuk është gjithmonë atje.

Më doni Mua dhe ju do të ndjeni paqe. Më doni Mua dhe ju do t’i doni të gjithë ata që janë bijtë e Zotit. Kjo dashuri është një gjë e natyrshme. Pa atë ju nuk mund të jeni të plotë.

Kur Unë Jam në ju, ju do ta shikoni botën ashtu si Unë e shoh në gjithë lavdinë e saj si dhe në të metat e saj. Ju do t’i dalloni pengesat, që has njerëzimi dhe do të ndjeni një dëshpërim kur të dëshmoni urrejtje në çdo formë sepse urrejtja është e kundërta e dashurisë.

Lutuni, lutuni, lutuni që dashuria për Zotin të qëndroj e gjallë në botë, sepse pa atë ju do të ndjeheni të braktisur dhe të izoluar.

Më doni Mua ashtu si Unë i dua të gjithë fëmijët e Zotit dhe Unë do të hedh Hire të mëdha mbi ju dhe ju do ta mposhtni të ligun në gjithë format e tij.


Jezusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal në anglisht:

Hyji Më I Larti: Fuqia Ime e tejkalon gjithçka që është e kësaj bote dhe përtej saj

E Shtunë, 10 Janar 2015, në 15:36

Bija Ime më e dashur, njerëzimi është kthyer kundër Meje dhe gjithçka që Unë e krijova në Imazhin Tim dhe për këtë Dëshpërimi Im është i madh.

Fëmijët e Mi do të shpëtojnë prej Ndërhyrjes së Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, dhe kjo do të ndodhi shumë shpejt. Përpara kësaj dite Unë ju kërkoj të gjithë atyre që më duan Mua ta pranojnë të Vërtetën; Birin Tim dhe Dashurinë e Tij; të luten për Mëshirën e Tij.

Ju, që e doni Birin Tim, duhet ta kujtoni Premtimin e Tij për ta shpenguar botën dhe për të zhdukur mëkatin para se të vij Mbretëria e Tij e Lavdishme. Jeta e trupit dhe e shpirtit do të jetë e përjetshme dhe ata që e pranojnë Mëshirën e Birit Tim do ta fitojnë këtë Dhuratë të madhe. Ata që nuk e pranojnë, nuk do ta fitojnë.

Ejani, bijtë e Mi, dhe pranojeni Fjalën Time, sepse ajo është e përjetshme dhe asgjë nuk do ta shkatërroj atë. Kundërshtari Im turfullon nga inati në këtë kohë, sepse ai e di se bota do ta zhduki influencën e tij dhe ai do të hedhi vështirësi të tmerrshme  mbi ata shpirtra që ai dëshiron të mohojnë Dhuratën e Jetës së Përjetshme.

Ju do të testoheni përtej durimit në besimin tuaj në Trininë e Bekuar Më Të Shenjtë, dhe shumë prej jush do të rrëzohen. Besimi i vërtetë kërkon besueshmëri të vërtetë dhe nëse nuk besoni në premtimet e bëra nga Biri Im, ju do të ndaheni prej Tij.

Çdo fëmije i vetëm i Imi do t’i jepet prova e Egzistencës Sime së shpejti. Kur kjo shenjë të jepet, mos e dyshoni atë, sepse është për t’ju sjellë në Strehën Time të cilën Unë ja u dhuroj juve.

Shumë shenja i janë dhënë botës për Egzistencën Time dhe tani Unë ju sjell më shumë. Mos kini frikë, sepse Unë do të ndjek çdo shpirt dhe nuk ka asnjë me jush që Unë nuk e dua me Zemër të butë. Unë i dua armiqtë e Mi, përfshi ata që më torturojnë Mua me ligësinë e tyre. Por, së shpejti, Dhurata që Unë do t’ju sjell atyre do të zgjoj një dashuri të përgjumur për Krijuesin e tyre brënda zemrave të tyre. Dashuria e tyre dhe Dashuria Ime Hyjnore, të kombinuara, do ta mposhtin të ligun. Unë do ta fshij gjithë frikën dhe lotët e tyre.

Juve, bijtë e Mi të dashur, do t’ju jepet kjo Dhuratë kur ju pak e prisni. Sepse ajo kohë po afron dhe fytyra e botës do të ndryshoj përgjithmonë dhe për të mirën e të gjithëve.

Fuqia Ime e tejkalon gjithçka që është e kësaj bote dhe përtej saj. Mbretëria Ime është e përjetshme.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:




Wednesday, 21 January 2015

Kur dashuria mungon Unë nuk jam i pranishëm në shpirt

E Premte, 9 Janar 2015, në 15:30

Bija Ime e dashur, është koha për Kristjanët në gjithë botën të bashkohen kundër përbuzjes të treguar nga biljona kundër të Vërtetës – Fjalës së Shenjtë të Zotit.

Çdo mëkat kundër Zotit po konsiderohet tani të jetë i pranueshëm në Sytë e Mi. Mëkatet që janë të neveritshme për Mua shpejt do t’ju paraqiten të jenë të shenja në Sytë e Mi por kjo kurrë nuk mund të ndodhi. Kur ju e paraqisni diçka, që nuk vjen nga Unë dhe e vendosni atë para Meje në Kishat e Mia, atëherë ju më shkaktoni Mua dhimbje të madhe.

Kurrë nuk ka qënë kaq e vështirë për Kristjanët të ndjekin Udhën Time me Gjëmba sa është sot. Gënjshtra, gënjeshtra, gënjeshtra po ju jepen në Emrin Tim dhe ju kurrë nuk duhet të harroni Mësimet e Mia ose ju do të mashtroheni nga ata që komplomentojnë kundër Fjalës së Zotit. Të jesh Kristjan kërkon shumë me tepër se të deklarosh se je i tillë. Nëse je një Kristjan i vërtetë atëherë do të bësh gjithçka që Unë të mësova dhe do të ndjekësh Doktrinën e Shenjtë e përmbajtur në Biblën e Shenjtë. Ta pranoni Fjalën Time është një gjë, por të zbatoni çfarë Unë mësova është një tjetër.

Ta doni njëri tjetrin nuk është kurrë e lehtë për shkak të egzistencës së mëkatit. T’i doni armiqtë tuaj vë një barrë të madhe mbi ju, por nëse luteni për hiret për ta bërë këtë, atëherë do ta shikoni se dashuria juaj për Mua rritet. Nëse ju më doni Mua me të vërtetë ju do të jeni të lirë prej urrejtjes, dhe atëherë do të gjeni paqen e vërtetë të mëndjes dhe shpirtit. Nëse e lejoni Satanain t’ju tundoj të urreni të tjerët ju do të bini në një errësirë të tmerrshme. Urrejtja është si një farë e keqe që rritet dhe përhapet shpejt. Kur urrejtja acarohet në shpirt, gradualisht ajo do ta pushtoj atë plotësisht. Ajo do të sjelli me vete një pakënaqësi shqetësuese dhe ata që janë të mbushur me atë kurrë nuk do të gjejnë paqe. Urrejtja mbjell urrejtje dhe përhapet shpejt nga një shpirt në tjetrin. Menjëherë kur Satanai e vendos veten tek këta shpirtra ai kurrë nuk do të largohet prej tyre deri kur ata të pendohen dhe të tregojnë pendesë të vërtetë.  

Dashuria shuan çdo lloj urrejtje por, nëse nuk e largoni veten tuaj nga ata që e nxisin urrejtjen, ju do të zhyteni në dëshpërim. Unë nuk mund ta shpëtoj një shpirt që nuk do të pendohet për ligësinë e tyre. Unë pres rrëfimin tuaj dhe kur ju vini tek Unë dhe më kërkoni Mua t’ju lehtësoj nga mallkimi i urrejtjes, Unë do të arrij dhe do t’ju kap dorën për t’ju sjellë në Strehën Time të Paqes.

Paqja dhe dashuria mund të vijnë vetëm nga Zoti. Gjithmonë më kërkoni Mua sepse Unë Jam Dashuria. Kur dashuria mungon Unë nuk jam i pranishëm në shpirt.


Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:

Tuesday, 20 January 2015

Nëna e Shpëtimit: Ju ose e pranoni Fjalën e Zotit, të dhënë prej Tij, ose nuk e pranoni

E Mërkurë, 7 Janar 2015, në 16:30

Bijtë e mi të dashur, ju duhet të pregatiteni për Planet e Birit tim për t’ju shpenguar të gjithëve ju në Sytë e Tij. Koha e Tij për Ndërhyrje, për ta zgjuar shpirtin brënda jush, është duke u afruar.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë fëmijët e humbur në botë të cilët i kanë shkëputur të gjitha lidhjet me Birin tim, edhe pse ata janë larguar nga e Vërteta. Së shpejti, ata nuk do të kenë më dyshime ndaj Egzistencës së Tij dhe ju duhet të luteni që krenaria njerëzore të mos ndërhyj mes tyre dhe Mëshirës së Zotit. Ju duhet të luteni, në veçanti, për ata shpirtra që e kanë tradhëtuar Birin tim, në shumë mënyra, që t’ju jepet guximi ta përulin veten e tyre para Tij dhe të lypin Mëshirë.

E Vërteta, bij të dashur, e dhënë njerëzimit prej Manifestimit të Atit tim të Përjetshëm, përmes Birit të Tij të vetëm, Jezu Krishtit, po copëtohet. Mos pranoni asnjë formë doktrine, që nuk e përmban të Vërtetën e plotë. Ju kurrë nuk duhet të thoni se një pjesë e të Vërtetës është e rëndësishme dhe pastaj të mohoni pjesën tjetër. Ju ose e pranoni Fjalën e Zotit, të dhënë prej Tij, ose nuk e pranoni. Koha nuk ka aspak rëndësi. Çfarë ju dha njeriut mijra vjet më parë, përmes Fjalës së Zotit, nuk ka ndryshuar, dhe as nuk mund të ndryshoj. Gjithçka, që vjen nga Zoti duhet të qëndroj e pandryshuar, pavarësisht se sa e vështirë është kjo. Të qëndroni besnikë ndaj Mësimeve të Zotit kërkon forcë të madhe, qëndrueshmëri dhe një vendosmëri të vullnetshme.

Dashuria është udha në të cilën ju mund të qëndroni besnikë ndaj Birit tim por kjo dashuri duhet të jetë e pakushtëzuar. Ajo kurrë nuk duhet të njolloset nga dashuria për vetveten sepse kjo nuk i jep lavdi Zotit. Nëse ju me të vërtetë e doni Zotin, ju do të qëndroni besnik ndaj Fjalës. Nëse thoni se jeni një dishepull i Birit tim, Jezu Krishtit, atëherë ju duhet të ndiqni Mësimet e Tij, pa kushte. Ju duhet ta doni njëri tjetrin ashtu si Ai ju do juve – pa kushte. Ju nuk mund të thoni se e doni Zotin nëse nuk e doni njëri tjetrin. Ju nuk mund të ecni në Gjurmët e Tij nëse nuk i falni ata që intrigojnë kundër jush.

Është vetëm kur ju i përmbaheni Ligjeve të Zotit që ju do të hyni në Mbretërinë e Tij të Lavdishme.

Nënë juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:

Thursday, 15 January 2015

Pa Mua, vdekja e trupit dhe e shpirtit do të merrte tërë rracën njerëzore

E Martë, 6 Janar 2015, në 19:30

Bija Ime e dashur, kur një njeri e kthen shpinën ndaj Meje, Unë lotoj me dëshpërim të madh, por Unë Jam i Duruar dhe Zemërbutë. Nëse ai e refuzon Fjalën Time dhe nuk tregon më dashuri ndaj të tjerëve, gjë që ai nuk do ta bënte po të ecte në Gjurmët e Mia, kjo më shkakton Mua dhimbje të madhe. Prapë, Unë Jam i Duruar me shpresën se ai do të kthehet tek Unë. Është kur një njeri i vjedh shpirtrat nga Unë dhe i çon ata në errësirë të përjetshme, që e gjithë hakmarrja është e Imja dhe Unë do të shkaktoj mbi të një ndëshkim të madh. Ky ndëshkim mund të jetë në formën e vuajtjes e cila, nëse ai është me fat ta pranoj me përulësi, mund ta shpëtoj atë.

Mëshira Ime është e pafund, por kur Unë përbuzem, përmes veprave të mëdha brutale, të kryera kundër fëmijve të Zotit, Zemërimi Im është për t’u patur frikë. Dijeni se Unë do t’i ndëshkoj armiqtë e Mi, por kjo është për të mirën e tyre dhe për shpëtimin e të gjithë atyre me të cilët ata vijnë në kontakt. A ka fund ndonjëherë se sa poshtë do të bier krenari, arroganti dhe i padituri, ata që më përbuzin Mua, Fjalën Time dhe Planin Tim të Shpëtimit? Përgjigja është se ligësia e tyre është e pafund.

Kurrë më parë dashuria mes njerëzve nuk ka munguar kaq shumë, sa është tani. As edhe një shpirt i vetëm i gjallë në botë nuk është i paprekur nga influenca e Satanait. Ata që gabimisht besojnë se janë në Favorin Tim, por që i trajtojnë të tjerët rëndë, do ta ndjejnë goditjen e Dorës Sime. Durimi Im po pakësohet; Zemra Ime është rënduar dhe Dëshira Ime për të shpëtuar ata që përpiqen t’i shkatërrojnë të tjerët, e dobësuar.

Dinakëria e të ligut është përtej njohurive tuaja. Ai do të mashtroj madje edhe ata me besimin më të fortë për të më fyer Mua, përmes mëkateve të rënda, dhe ata me besim të pakët do të dorëzohen, me tej, në thellësitë e dëshpërimit. Askush nuk është i sigurtë nga Satanai dhe nëse nuk luteni për Mëshirën Time, të ofroni tek Unë sakrificat tuaja personale, atëherë shkatërrimi i shpirtrave do të rritet.

Miljona janë duke u humbur për Mua në këtë kohë dhe prapë shumë Kristjanë nuk e kuptojnë domosdoshmërinë e lutjes. Vetëm lutja do ta shkatërroj influencën e djallit dhe Unë kërkoj që ju ta shtoni kohën që kaloni në lutje për të dobësuar mbërthimin që ai ka mbi rracën njerëzore.

Pa Ndërhyrjen Time me miljona më shumë shpirtra do të kishin humbur. Pa Mëshirën Time shumë prej atyre të destinuar për errësirën e përjetshme kurrë nuk kishin për ta parë Fytyrën Time. 
Pa Praninë Time në Eukaristinë e Shenjtë, nuk do të kishte jetë – jetë e trupit dhe e shpirtit. Pa Mua, vdekja e trupit dhe e shpirtit do të merrte tërë rracën njerëzore por, për shkakun Tim, vdekja nuk do të jetë më e pranishme në botën e re që vjen. Për arsyen se Unë e munda vdekjen përmes Ringjalljes Sime, edhe ju gjithashtu do ta mundi atë. Vdekja nuk do të egzistoj në Mbretërinë Time të Re në tokë. Trupi dhe shpirti do të jetojnë së bashku – një Dhuratë, e cila nuk duhet të refuzohet.

Ju kurrë nuk duhet ta harroni Premtimin Tim – të gjithë ata që janë me Mua dhe në Mua do të kenë jetën e përjetshme.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: