Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 14 January 2015

Ata që e lartësojnë veten para Meje por që flasin keq për të tjerët do të hiqen nga Unë

E Dielë, 4 Janar 2015, në 16:00

Bija Ime fort e dashur, nëse një njeri që nuk beson tek Unë apo tek Fjala Ime, dhe që i është dhënë dhurata e dijes, vjen tek Unë dhe kërkon Ndihmën Time dhe Mëshirën Time, Unë do ta fal dhe do t’i jap atij shpëtimin. Nëse një njeri që më njeh Mua por më tradhëton Mua, pastaj vjen tek Unë dhe mundohet t’i mbroj veprimet e veta, Unë do ta flak tutje sepse ai ka kryer mëkatin me të keq.

Armiqtë e Mi të më mëdhenj janë ata që ishin të bekuar me të Vërtetën por krenaria e tyre i bën ata të besojnë se janë të privilegjuar të veprojnë në Emrin Tim. Unë u tradhëtova prej një nga të Mitë kur Unë eca në tokë jo nga ata që nuk më njihnin Mua. E njëjta do të jetë gjithmonë kështu deri në kohën e Ditës së Madhe.

Ata që e lartësojnë veten para Meje por që flasin keq për të tjerët do të hiqen nga Unë. Ata që janë hequr nga Unë se më refuzuan Mua, por që më në fund kthehen tek Unë, do të shpëtohen të parët. Bëni kujdes kur deklaroni se jeni nga Unë, sepse njeriu i mënçur do të më doj Mua pavarësisht nga hiret që ai merr. Ai kurrë nuk do të mburret për shenjtërinë e tij, jetën e tij të devotshme apo dijen e tij mbi Fjalën Time. 

Krenaria është rrënimi i atyre që besojnë se njohuria e tyre për Mua është më e madhe se e të tjerëve. Janë ata që vijnë tek Unë si të vegjël të cilët Unë i sjell më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Këta janë shpirtrat të cilët më duan Mua pa kushte dhe që nuk e ndjejnë të nevojshme ta shpalosin dashurinë e tyre për Mua, me qëllim që të tjerët t’i admirojnë dhe t’i respektojnë ata. Është njeriu që e lë gjithçka në Duart e Mia, kur flet të Vërtetën, i cili sjell tek Unë shpirtrat që Unë dëshiroj, jo njeriu që e ndjen se meriton tituj për këtë.

I ligu hyn tek shpirtrat e atyre opinini i të cilëve për madhështinë e tyre, në sytë e Mi, e tejkalon çdo dashuri, që ata mund të kenë për Mua. Pastaj ai i përdor këta shpirtra, që me anë të dinakërisë së tyre, ata do të përhapin fallcitete në Emrin Tim. Mëkati i krenarisë është shkaku kryesor për çdo mëkat të imagjinueshëm kundër Meje. Ju duhet që gjithmonë ta luftoni tundimin për të më tradhëtuar Mua kur besoni se njohuria juaj mbi Fjalën Time të Shenjtë ju jep autoritetin ta shprehni mendimin tuaj se si 
Hyji punon, në Planin e Tij të Shpëtimit. Vetëm Ai, I Cili është mbi gjithçka, e ka të drejtën ta bëj këtë. Të gjithë shpirtrat duhet të përulen në gjunjë para Tij dhe jo të vazhdojnë të bëjnë çfarë ata besojnë të jetë Vullneti I Tij I Shenjtë, nëse kjo do të thotë të fyejnë çdo shpirt të gjallë në Emrin e Tij të Shenjtë. 

Dëgjojeni me kujdes çfarë Unë ju them tani. Nëse ju e keni tradhëtuar Fjalën Time, apo të Vërtetën, ju duhet të më kërkoni Mua t’ju pastroj mëkatet tuaja sepse nuk do t’ju jepet koha që ju mendoni se e keni për të kërkuar ngushëllim në Mëshirën Time Hyjnore.

Jezusi juaj