Kerko Mesazhet ketu

Monday 26 January 2015

Nëna e Shpëtimit: njerëzit e zgjedhin fatin e tyre

E Martë, 20 Janar 2015, në 15:30

Bijtë e mi të dashur së shpejti do të vij një mashtrim i madh, që do të bjer mbi botën si një perde. Ky mashtrim pothuajse do ta zhduki të Vërtetën, por ata që janë të bekuar me Dritën e Mëshirës së Birit tim do t’i shikojnë fallcitetet, që e maskojnë Fjalën e Hyjit.

Që kur 
njeriu u krijua, a nuk do t’i lejonte Hyji armiqtë e tij të jepeshin pas një mashtrimi të tillë – një mashtrim që ka një qëllim të vetëm. Ai është që të fshijë të gjitha gjurmët e Hyjit në shoqërinë tonë me qëllim që të gjithë ata që nuk vijnë prej Atij të lartësohen në pozita të mëdha të pushtetit. Hyji e lejon këtë si testin më të madh të racës njerëzore, për të vendosur se kush është për Atë dhe kush është kundër Tij.

Bota ka kryer fyerje të rënda kundër Atit tim të Përjetshëm dhe vazhdon të zhytet më thellë në mëkat mortor. Shërbëtorët e shenjtë, përfshi priftërinj, peshkopë dhe kardinalë kanë dështuar, për më tepër se 40 vjet, t’ju mësojnë të Vërtetën fëmijve të Hyjit. Shumë prej tyre nuk do ta pranojnë ekzistencën e mëkatit, as edhe nuk do t’i paralajmërojnë njerëzit për rreziqet e rënda që mëkati mortor i sjell shpirtrave. Shërbëtorët e Hyjit kanë një detyrë dhe ajo është që t’i udhëzojnë besimtarët në të gjitha gjërat që janë të moralshme dhe t’ju tregojnë shpirtrave rreziqet e mos ndjekjes së një jete të mirë. Mëkati nuk referohet më si armiku më i madh, që e bën njeriun të ndahet nga Hyji.

Fëmijë, Hyji nuk dëshiron të shkaktoj frikë por ju kurrë nuk duhet të tundoheni të besoni se Ferri nuk ekziston, sepse ai ekziston. Njerëzit e zgjedhin fatin e tyre dhe ata shpirtra, që nuk i kërkojnë Hyjit t’i fali mëkatet e tyre do ta kenë shumë të vështirë të hyjnë në Portat e Mbretërisë së Birit tim.

Ju duhet të kapeni pas të Vërtetës gjithmonë. Hyji e ka zbuluar të Vërtetën përmes Profetëve të Tij. Mos i ktheni shpinën të Vërtetës sepse nëse e bëni, ju do të mbështesni doktrinën e rreme dhe, gabimisht, do të besoni se ajo do t’ju hapi portat e trashëgimisë suaj.

Sa shumë njerëz janë gënjyer dhe besojnë se kur ju kujdeseni për mirëqënien materiale të fëmijve të Hyjit, atëherë kjo është gjithçka që ka rëndësi. Kujdesuni për shpirtrat tuaj, fëmijë të dashur, sepse ju e keni një dhe ai do të zgjasi përjetësisht, nëse ju banoni me Birin tim në Mbretërinë e Tij apo do të jeni të hedhur tutje prej Tij. Kurrë mos i neglizhoni shpirtrat tuaj sepse do ta keni të vështirë të bashkoheni me Birin tim.

E Vërteta do të jetoj përherë, pasi ajo është Fjala e Hyjit. Ajo kurrë nuk mund të ndryshoj.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit