Kerko Mesazhet ketu

Sunday 4 January 2015

Nëna e Shpëtimit: Vullneti i Hyjit është i pakapërcyeshëm

E Hënë, 29 Dhjetor 2014, në 17:30

Fëmij
ët e mi të dashur mos kini frikë nga Premtimet e Krishtit sepse ato do të jenë faktori juaj shëlbyes. Biri im, Jezu Krishti, është i pranishëm mes jush dhe Ai kurrë nuk do t’ju braktisi apo të largohet nga ju. Premtimi i Tij për ta shpëtuar botën do të kryhet, pasi ai është Vullneti i Atit tim të Përjetshëm.

Ju duhet ta dini se Vullneti i Hyjit është i pakapërcyeshëm, dhe pavarësisht se sa të mëdha janë pengesat, që janë vënë para jush, Hyji, përmes Hyjnisë së Tij, do t’i shtypi gjithë armiqtë e Tij. Ju kurrë nuk duhet të mendoni se i ligu do të triumfoj sepse kjo është e pamundur. Përmes Dashurisë së madhe të Hyjit, ju do të udhëhiqeni drejt Shpëtimit të Përjetshëm dhe asgjë nuk do të arrij ta bllokoj udhën tuaj. 

Kur armiqtë e Birit tim provojnë t’ju detyrojnë të pranoni ligjet, të cilat nuk janë nga Hyji, atëherë ju duhet t’i rezistoni këtyre. Mund të jetë e vështirë për ju por do t’ju jepet forca të vazhdoni në udhën tuaj dhe, çdo lloj ndihme nga Qielli do t’ju jepet.

Mësoni ta dalloni punën e të ligut nga luftrat që ju shihni të dalin ngado; ligjet e ndyra të futura në pothuajse çdo shtet, të cilat e mohojnë Fjalën e Hyjit; dhe tradhëtinë ndaj Jezu Krishtit nga ata që thonë se e përfaqësojnë Atë, kur ata rrinë duarkryq dhe nuk bëjnë asjgë për ta shpallur Fjalën e Tij të Shenjtë. Mësoni gjithashtu ta dalloni urrejtjen e treguar ndaj shpirtrave të zgjedhur të Hyjit sepse atëherë ju do ta njihni misionin e vështirë, që ju është dhënë atyre, dhe kështu ata mund ta kujtojnë botën se Dashuria e Hyjit është akoma e gjallë.

Ju gjithashtu duhet t’i jepni falenderime Hyjit Më Të Lartë për Jetën që Ai i dha njerëzimit përmes Birit të Tij të vetëm, Jezu Krishtit. Po të mos ishte për lindjen e Birit tim, dhe Kryqëzimin e Tij nuk do të kishte patur asnjë Besëlidhje të Re për t’ju dhënë jetën e lavdishme, e cila ju pret nëse zgjidhni ta pranoni atë.

Këto janë kohët për t’u pregatitur për botën e re, Qiellin e ri dhe tokën e re. Mos e harxhoni kohën kot duke u përpjekur të argumentoni se çfarë është duke ju thënë Biri im tani. Përkundrazi, mësoni ta pranoni të Vërtetën me hirin e mirë. Unë, Nëna juaj e dashur, do t’ju udhëzoj drejt Birit tim dhe lutjet tuaja do t’ju forcojnë, në çdo mënyrë, që të bëheni të denjë për Premtimet e Krishtit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit