Thursday, 26 February 2015

Nëna e Shpëtimit: Kurajo, bijtë e mi, gjithçka është në Duart e Birit tim

E Martë, 17 Shkurt 2015, në 17:00

Bijtë e mi të dashur juve ju janë dhënë Lutjet, Dhuratat dhe mburoja për të marshuar përpara në pregatitjen për Ardhjen e Dytë të Birit tim të shtrenjtë, Jezu Krishtit.

Ushtria e Tij e Mbetur është formuar dhe ajo do të vazhdoj të rritet nëpër botë me qëllim që shpirtrat të mund të shpëtojnë. Do të jetë gjatë periudhave që do të vijojnë që Kisha e Mbetur e Zotit në çdo cep të botës do ta ruaj të Vërtetën e Fjalës së Tij të Shenjtë. Te Bekuar me ndihmën e Shpirtit të Shenjtë Ushtria e Mbetur, përmes lutjes dhe sakrificës së tyre, do ta zbusi zemërimin e Zotit kur Dita e Madhe e Zotit të zbresi mbi tokë.

Ju kurrë nuk duhet ta harroni se Zoti e do gjithsecilin dhe për shkak të kundërshtimit, që do të tregohet ndaj fëmijve të Zotit, ju nuk do ta keni të lehtë të qëndroni besnikë ndaj Fjalës.

Ushtria e Mbetur e Zotit, pavarësisht nga besimi apo kombësia, do të bashkohet në ditët që do të vijnë kur çdo përmëndje e Fjalës së Shenjtë do të ndalohet. Zoti do të komunikoj me ju përmes këtij Misioni kur të keni nevojë për ngushëllim dhe kështu Ai të hedhi mbi ju Hiret që kërkohen për ta ruajtur besimin tuaj.

Kurajo, bijtë e mi të dashur, gjithçka është në Duart e Birit tim, I Cili do të kërkoj çdo shpirt, përfshi edhe më zemërgurët mes jush. Dashuria ime për të gjithë ju është e pafund dhe unë dëshiroj që ju ta përdorni çdo Dhuratë, që ju është dhënë përmes Ungjillit të Shenjtë dhe përmes këtyre Mesazheve, për shpëtimin e shpirtrave.

Zoti kurrë nuk do ta braktisi Ushtrinë e Tij të Mbetur dhe do të jetë përmes grupeve tuaja të lutjeve dhe të gjitha grupeve të tjera të lutjeve, që kanë dalë prej komunikimit tim me botën, përmes misioneve të tjera, që shpirtrat mund dhe do të shpëtojnë.

Ngushëlloheni njëri tjetrin në periudhat e trazirave shpirtërore dhe Zoti do t’ju udhëzoj në çdo hap të udhës. Unë, Nëna e Shpëtimit, do të mbetem mbrojtësja juaj dhe unë do t’i përgjigjem çdo kërkese që ju më bëni mua. Unë do të qëndroj krah jush deri në Ditën kur Biri im të kthehet për të daklaruar Mbretërinë e Tij mbi tokë.

Ju faleminderit për përgjigjen me besim, shpresë dhe mirëbesim, ndaj thirrjes sime dhe të Birit tim.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi në anglisht:

Tuesday, 24 February 2015

Misioni Im për të shpëtuar njerëzimin pothuajse ka përfunduar

E Premte, 13 Shkurt 2015, në 18:00

Bija Ime e dashur, sipas Fuqisë së Trinisë së Shenjtë të Bekuar, Unë deklaroj se Unë ju kam dhënë të Vërtetën. Unë i kam mbushur zemrat dhe shpirtrat tuaj me Dhuratat e premtuara njerëzimit përmes Librit të së Vërtetës.

Tani merreni Dhuratën Time të së Vërtetës së bashku me të gjitha Dhuratat e tjera, të dhëna juve përmes këtij Misioni, dhe pranojini ato me mirënjohje. Jetojeni Fjalën e Zotit. Pranojini këto Mesazhe dhe e jetoni jetën tuaj sipas tyre.

Misioni Im për të shpëtuar njerëzimin pothuajse ka përfunduar. Ushtria Ime e Mbetur është formuar. Juve ju janë dhënë Dhuratat e Vulës së Zotit të Gjallë, Medalja e Shpëtimit dhe Fushata e Lutjeve. Ato do të jenë mburoja juaj kundër kundërshtarit Tim. Unë do të flas me ju vetëm me raste dhe përmes Ushtrisë Sime të Mbetur që tani e tutje. Ju jeni gati të merrni mburojën për të luftuar për ta mbajtur të gjallë Fjalën Time në një vënd të shkretuar.

Plani Im është për të siguruar që të gjithë ju ta shpërndani Fjalën Time dhe të meditoni për çfarë Unë ju kam dhënë. Unë kurrë nuk do ta braktis Misionin Tim final, sepse kjo është e pamundur. Kini durim dhe besoni tek Unë plotësisht. Këto Mesazhe do t’ju sjellin ngushëllim dhe lehtësim të madh në ditët e trazirave të mëdha shpirtërore. Të jeni mirënjohës për Mëshirën Time.

Shpirti I Shenjtë do t’ju udhëzoj dhe mbroj dhe Unë do t’ju jap ngushëllimin që ju nevojitet për t’i bërë ballë vështirësive që do t’ju duhet të hasni në kohët përpara.

Faleminderit të vegjlit e Mi që e pranuat Ndërhyrjen Time. Tani varet nga ju për ta përhapur të Vërtetën. Unë ju dua, ju dëshiroj dhe mezi pres Ditën e Madhe të Zotit kur Unë do ta bashkoj botën dhe do t’ju çoj në Mbretërinë Time të Re në tokë.

Unë ju Bekoj dhe ju jap guxim, mënçuri dhe dije dhe Hiret për të vazhduar Punën Time në tokë.

Jezusi juaj i dashur



Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë njerëzimit

Mesazhi origjinal në anglisht:

Friday, 20 February 2015

Lutja e tmerron të ligun

E Enjte, 12 Shkurt 2015, në 18:00

Bija Ime e dashur, Unë i kërkoj të gjithë Kristjanëve në çdo pjesë të botës ta shtojnë kohën që ata kalojnë në lutje për forcën për ta mposhtur mëkatin, që e mbyt botën dhe që sjell vuajtje dhe çdo lloj mundimi në fillimet e saj.  

Mëkati mund të shkatërrohet me anë të lutjes. Lutja është arma më e fuqishme kundër të ligut dhe sa më shumë ju ktheheni tek Unë, Jezusi juaj, aq më shumë Unë mund ta mposht kundërshtarin Tim. Ndërsa Unë nuk bëj ndonjë kërkesë për ju, që ta rëndoj zemrën tuaj, Unë vetëm kërkoj që ju të më thërrisni Mua për t’i ndihmuar mëkatarët t’i shmangen ligësisë, e cila mund të lindi brënda zemrave të tyre në çdo moment.

Fuqia e Satanait është në një pikë kur ata me asnjë fe apo besim në Zot, manipulohen lehtë. Ai i nxit dhe i tundon ata në çdo rast. Njeriu, në sytë e Satanait, është një reflekt pasqyre e Zotit, I Cili e krijoi njeriun në Imazhin e Tij. Satanai e urren çdo qënie të vetme njerëzore me një intensitet që ta merr frymën. Është vetëm njeriu që është vigjëlent ndaj taktikave të tij që mund ta shikoj të Vërtetën kur djalli merr shumë forma. Vetëm njeriu që është i hapur ndaj Fjalës së Zotit – që e do dhe e njeh Atë – mund ta largoj influencën e mashtruesit përmes fuqisë së lutjes.

Lutja e tmerron të ligun dhe e dobëson mbërthimin që ai mban mbi njerëzimin. Lutja është më e fuqishme se një shpatë që është përdorur në betejë, sepse ajo krysisht nuk e lëndon armikun por e shkatërron atë.


Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Unë mund t’ju zbuloj ju vetëm kaq shumë para se Unë t’i veçoj delet nga dhitë

E Mërkurë, 11 Shkurt 2015, në 15:16

Bija Ime e dashur, sa shumë pështynë në Fytyrën Time, më shanë Mua dhe më mohuan Mua gjatë Kohës Sime në tokë dhe ata vazhdojnë të bëjnë kështu deri në këtë ditë.

Çdo Dhuratë, që ju dha njerëzimit përmes lajmëtarëve, vizionarëve dhe profetëve nga Zoti u refuzua nga pjesa më e madhe. Së shpëjti, Flaka e Të Vërtetës do të jetë e vështirë për t’u gjetur për njeriun, edhe pse ata mund ta kërkojnë atë. Armiqtë e Mi do të gëzojnë dhe do të festojnë ndërsa Dëshmitarët e Mi në tokë rrëzohen përtokë dhe shkelen me këmbë. Oh sa mosmirnjohës janë zemrat e ftohta të njerëzve, dhe sa pak dashuri ata kanë për Mua.

Ndëshkimi Im është i pashmangshëm dhe Unë do t’i veçoj ata, dashuria e të cilëve për Mua mbetet e gjallë, nga shpirtrat që më refuzojnë Mua. Ndërhyrja Ime do të jetë e shpejtë dhe mjerë njeriu që më mallkon Mua, sepse Unë do ta shkëpus atë nga Gjiri i Zemrës Sime të Shenjtë dhe ai do të ngelet duke ecur mes bishave që enden nëpër tokë duke kërkuar shpirtrat për të cilët ata kanë etje me qëllim që t’i shkatërrojnë.

Sot Zoti juaj ka folur dhe sot është dita kur ndryshimet, ashtu si janë parathënë, do të fillojnë. Mëshira Ime do t’ju tregohet në vërshime të mëdha por pas asaj ju do të zgjidhni vetë fatin tuaj. Ata që e kanë lejuar urrejtjen t’i infektoj shpirtrat e tyre do të më refuzojnë Mua plotësisht. Ata me shpirtrat e vakët nuk do t’i kenë Hiret për të qëndruar besnikë ndaj Meje dhe ata, gjithashtu, do të më refuzojnë Mua.

Unë ju kam dhënë Fjalën, Të Vëtetën dhe shumë më kanë mallkuar Mua për shkak të saj. Ka vetëm kaq shumë që Unë mund t’ju jap para Ditës së Madhe. Tani, merrni çfarë Unë ju kam dhënë dhe mbajeni mënd çdo Fjalë, sepse Koha Ime është afër dhe Unë mund t’ju zbuloj ju vetëm kaq shumë para se Unë t’i veçoj delet nga dhitë.

Ata prej jush që më mallkojnë Mua do të mallkohen. Ata që besojnë tek Unë do të kenë Jetën e Përjetshme. Vuani në Emrin Tim dhe Unë do t’ju lartësoj në Mbretërinë Time që do të vij.

Dita e Ringjalljes së Parë është duke ardhur dhe ata që nuk do të më pranojnë Mua do të flaken tutje përjetësisht. Zemërimi Im është i madh në këtë kohë dhe po të shikonit zymtësinë dhe shpirtrat e errët të atyre me zemrat e vakta do t’ju bëj të qani. Për fat të keq, shumica e shpirtrave janë në errësirë dhe po ta shikonit ju këtë do të vdisnit nga tronditja, e tillë është gjëndja e shpirtrave të njerëzimit.


Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:

Tuesday, 17 February 2015

Nëna e Shpëtimit: Lutuni për mbrojtjen e Kishës së Birit tim në tokë

E Martë, 10 Shkurt 2015, në 14:36

Bijtë e mi të dashur është e rëndësishme që të gjithë ju të recitoni Fushatën e Lutjeve dhe Rozaren Time Më Të Shenjtë si pjesë e lutjeve tuaja ditore. Ju mund të zgjidhni cilëndo lutje që ju vendosni, pa qënë nevoja për çdo lutje, por ato që janë sipas dëshirës suaj. Rozarja Ime Më e Shenjtë duhet të recitohet përditë kundër influencës së të ligut.

Lutja ju sjell më pranë Zotit dhe i mbron shpirtrat e të gjithë atyre që kërkojnë ndihmën e Birit tim kundër fuqisë së mashtruesit. Lutja është arma më e madhe kundër të ligut dhe ju kurrë nuk duhet ta nënvlerësoni fuqinë që ajo jep.
Lutuni për mbrojtjen e Kishës së Birit tim në tokë dhe i kërkoni Birit tim të dhuroj Mëshirë tek çdo kush që përpiqet ta kryqëzoj atë. Kjo Kishë – Trupi dhe Tempulli i Birit tim – është udha përmes së cilës e gjithë lavdia do t’i jepet Zotit. Mësimet, Fjala dhe Eukaristia e Shenjtë, që është Trupi dhe Gjaku i Birit tim, Jezu Krishtit, ishin Dhurata të dhëna njerëzimit për shpëtimin e shpirtrave. Ju duhet ta mbani të Vërtetën dhe të pregatiteni për ta pranuar Mëshirën e Birit tim.

Unë ju bëj thirrje të luteni për shpirtrat që e hedhin poshtë të Vërtetën dhe t’i luteni Birit tim të hedhi Mëshirën e Tij mbi shpirtrat e tyre. Biri Im është Jeta. E gjithë Jeta vjen prej Tij. Refuzojeni Birin Tim dhe ju nuk do ta ruani jetën në Mbretërinë e Tij që do të vij.

Biri im më ka kërkuar mua të kërkoj lutjet tuaja për shpirtrat e atyre që do ta refuzojnë Atë. Ai do t’i dëgjoj lutjet që ju ofroni për të gjithë të dashurit tuaj dhe për ata që nuk do të jenë në gjëndje ta pranojnë Dritën kur ajo të shkëlqej si një rreze dhe të mbuloj njerëzimin.

Shpirtrat që janë të ndriçuar me dashuri dhe përulësi të mjaftueshme për të pranuar Birin tim, do të gëzojnë. Ata me errësirë në shpirtrat e tyre do ta shmangin Dritën pasi do ta kenë të dhimbshme të shikojnë të Vërtetën. Lutuni me gjithë zemrën tuaj për shpirtrat që kanë më shumë nevojë për Mëshirën e Birit tim tani dhe çdo ditë që tani e tutje.

Pa lutjet tuaja shumë do të jenë të humbur dhe ata do të kenë etje përjetësisht për shoqërinë e Birit tim, por Ai nuk do të gjendet askund.

Unë largohem nga ju me dashurinë time, mbrojtjen time dhe paqen time. Ju lutem t’i përgjigjeni thirrjes sime për shpëtimin e shpirtrave.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:

Monday, 16 February 2015

Shpirti i lig është më i fuqishëm se vullneti i njeriut

E Djelë, 8 Shkurt 2015, në 20:31

Bija Ime e dashur, ndërsa Shpirti I Shenjtë depërton përmes këtyre mesazheve, Fjala Ime, ashtu si ishte gjatë Kohës Sime në tokë, përhapet si vetëtimë. 
Shpejtësia me të cilën Shpirti I Shenjtë përhapet është përtej njohurisë së njeriut mortor. Dhe, ndërsa Fryma e Shenjtë, përmes Fuqisë së Zotit, i pushton shpirtrat e të gjithë atyre me përulësi në zemrat e tyre, shpirti i lig do të ndjeki, ngado që ai është i pranishëm.

Shpirti i lig është më i fuqishëm se vullneti i njeriut por është i pafuqishëm kundrejt fëmijve të Zotit të cilët e vënë gjithë besimin e tyre tek Ai. Shpirti i lig gjithmonë do të ketë një motiv dhe ai është të mashtroj. Satanai, mashtruesi i madh, do të përdori krenarinë brënda shpirtit për ta bindur njeriun se arsyeja e tij e papërkryer mund të diktoj se çfarë është e drejtë apo e gabuar. Viktima do të besoj se ai është në kontroll të vetë fatit të tij dhe prandaj besimi i tij, sado pak që ai mund të ketë, është dytësor.

Liria e ndërgjegjes mund t’i çoj shpirtrat e dobët të refuzojnë Egzistencën e Zotit. Shpirtrat e tjerë që e pranojnë Egzistencën e Zotit, do të lejojnë mendimet e tyre personale të diktojnë interpretimet e tyre se Kush është Zoti dhe si Zoti i përgjigjet mëkatarëve. Në secilën prej tyre ata do ta refuzojnë Autoritetin e Zotit në favor të asaj që ata duan të besojnë. Krenaria e tyre do të çoj në rënien e tyre.

Djalli është shumë dinak dhe do t’ju thotë shpirtrave të tillë ‘bëni çfarë ju thotë ndërgjegjia’ dhe i bind ata t’i japin përparësi mbi Fjalën e Zotit. Oh sa lehtë është manipuluar njeriu që, për shkak të mëkatit, bie pre e mashtrimi të tillë. Ejani, ju them Unë, kush jeni ju të vendosni se dini më shumë për Mua se çfarë Unë ju kam mësuar? Mësimet e Mia janë të qarta, të sakta dhe kurrë nuk ndryshojnë. Nëse ju nuk mund të besoni në Fjalën e Zotit atëherë ju nuk mund ta doni Atë me të vërtetë. Është sipas vullnetit tuaj të lirë që ju zgjidhni se çfarë të besoni. Por njeriu që e shtrëmbëron Fjalën e Zotit, për t’ju përshtatur opinionit të tij vetjak mbi Fjalën Time dhe për t’ju përshtatur nevojave të tij personale, është njeriu që do t’i dorëzohet tundimit të të ligut.

Kudo që Fjala Ime mbahet, djalli do të vij vërdallë duke pritur të pushtoj shpirtrat që i vlerësojnë pikpamjet dhe opinionet e veta mbi Fjalën e Zotit. Çdo njeri që qëndron i palëkundur ndaj të Vërtetës do të përballet me sprova të tmerrshme nga mashtruesi që kurrë nuk do t’i ndaloj përpjekjet e tij për ta gënjyer atë. Prandaj, ngado që Shpirti I Shenjtë i hap Krahët e Tij, shpirti i lig do ta ndjeki hap pas hapi. I pamëshirshëm, i acaruar dhe i vendosur ai do të mundoj ata shpirtra që janë të bekuar me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë.

Ju nuk do ta gjeni shpirtin e lig duke u munduar të ngacmoj shpirtrat që tashmë i ka fituar, sepse nuk ka më nevojë për ata. Një njeri që më do Mua dhe e ndjek Fjalën e Zotit është më i ekspozuar sepse ai është çmimi më i kërkuar. 
Megjithatë, ju kurrë nuk duhet të besoni se jeni mjaft të fortë për t’i bërë ballë sulmeve të tilla mbi besimin tuaj, sepse secili prej jush është një mëkatar. Dhe si mëkatarë, nëse nuk e pastroni shpirtin tuaj rregullisht përmes pajtimit, edhe ju gjithashtu, do të më tradhëtoni Mua sepse përndryshe nuk do të jeni mjaft të fortë t’i bëni vetë ballë presionit për të më mohuar Mua.

Kurrë mos harroni për çfarë Unë ju paralajmërova. Ju jeni në mes të betejës më të madhe shpirtërore e të gjitha kohëve. Vetëm më i afti, më i forti dhe më i pastri në shpirt do t’i mbijetoj asaj.


Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:

Sunday, 15 February 2015

Unë Jam i vetmi ngushëllimi juaj i vërtetë në një botë që është kundër Meje

E Shtunë, 7 Shkurt 2015, në 21:37

Bija Ime e dashur, përpjekja Ime për t’ju sjellë paqe të gjithë fëmijve të Zotit, dhe për të sjellë çdo person në lavdinë e Qiellit dhe Tokës së Re, po intensifikohet. Unë do të luftoj deri në fund për ta shpëtuar njerëzimin nga ligësia, që është shkaktuar mbi ata nga kundërshtari Im.

Unë kërkoj që të gjithë ju që më doni Mua dhe e mbani Fjalën Time të qëndroni të fortë përballë urrejtjes që do t’ju duhet të dëshmoni kundër Fjalës Sime të Shenjtë. Nëse ju e refuzoni Fjalën Time atëherë ju më refuzoni Mua. Ju nuk do të keni mundur të kuptoni kuptimin e Vdekjes Sime në Kryq.

Të bëni një jetë me Mua kërkohet guxim dhe qëndrueshmëri e madhe, sepse ju kurrë nuk do të liheni të qetë kur e pohoni hapur besimin tuaj tek Unë.

Unë Jam i vetmi ngushëllim i juaj i vërtetë në një botë që është kundër Meje. Unë Jam shpëtimi juaj në kohët e ujrave të trazuar. Unë Jam vetë Jeta dhe të gjitha gjërat që janë të mira vijnë nga Unë. I ligu në çdo lloj forme nuk mund të vij nga Unë sepse është e pamundur. Deri kur bota ta pranoj se Satanai egziston ata kurrë nuk do ta pranojnë Egzistencën e Zotit.

Satanai dhe çdo ëngjëll i rënë i flakur nga Qielli nga Ati Im i dashur krijon urrejtje në shpirtrat e atyre që e lejojnë mëkatin t’i mbysi. Është përmes mëkatit të krenarisë që të gjithë mëkatet e tjera dalin. Krenaria ishte rënia e Luciferrit. Krenaria është mëkati me anë të së cilit njeriu e radhit veten me të ligun. Krenaria do të jetë rënia e njerëzimit.  

Të më doni Mua ju duhet ta bëni atë pa kushte dhe kjo nuk është një arritje e lehtë. Të më doni Mua do të thotë t’i përmbaheni Fjalës së Zotit. Nëse ju devijoni nga kjo dashuria juaj për Mua do të dobësohet deri kur, gradualisht, ju do të jetoni sipas rregullave tuaja.


Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:

Friday, 13 February 2015

Së shpejti qiejt do të hapen dhe Zjarri I Shpirtit të Shenjtë do të bjer mbi ju

E Mërkurë, 4 Shkurt 2015, në 20:06

Bija Ime e dashur, urrejtja kundrejt të gjitha gjërave të mira që vijnë nga Zoti, përfshi Fjalën e Tij të Shenjtë, është intensive në këtë kohë. Dashuria në zemrat e njerëzve, e cila është natyrisht e pranishme në shpirtin e çdo fëmije të lindur në botë, është bërë e ftohtë në zemrat e njerëzimit.

Bamirësia dhe dashuria për njëri tjetrin është zhdukur dhe, ashtu si është parathënë, njeriu do të kthehet kundër vëllait, motrës, babait, nënës dhe fqinjit të tij ndërsa beteja finale për shpirtrat arrin kulmin. I miri, i dobëti dhe i përuluri do të shkelen me këmbë dhe ata me ligësi dhe pa dashuri në shpirtrat e tyre, do të ngacmojnë ata që guxojnë të flasin të Vërtetën.

Ati Im, sipas Urdhërit të Shenjtë të së Cilit Unë i flas botës, më ka udhëzuar Mua të njoftoj këtë paralajmërim. Pregatituni të përballeni me Mua sepse së shpejti qiejt do të hapen dhe Zjarri I Shpirtit të Shenjtë do të bjer mbi ju. Ata me zemër të butë dhe shpirtrat e të cilëve janë të mbushur me dashuri për të tjerët do të shpërblehen me Dhuratat që Unë do të sjell me Vete në atë ditë. Të tjerëve Unë ju them këtë. Për çdo vepër, fjalë apo veprim të lig ju jeni fajtor dhe për dhimbjen që ju i keni shkaktuar të tjerëve, ju do të përjetoni dhimbjen e mëkateve tuaja ashtu si ato shihen përmes Syve të Mi. Për arsyen se shumë do të jenë të tronditur kur të shikojnë gjëndjen e shpirtrave të tyre Unë ju kërkoj të mos keni frikë. Thjesht besoni në Mëshirën Time të Madhe. Unë po vij jo për t’ju ndëshkuar apo gjykuar ju por për të zgjuar brënda jush dashurinë që ju e keni humbur për Mua.

Ejani të gjithë ju koha për Ndërhyrjen e Zotit është afër dhe ata që e pregatisin shpirtin e tyre, përmes aktit të pajtimit dhe Rrëfimit, do të kursehen nga dhimbja e pastrimit.


Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:

Enoha and Elijah nuk do të jenë të pranishëm në formë njerëzore

E Enjte, 29 Janar 2015, në 21:30

Bija Ime e dashur, do të jenë Katolikët e Rromës dhe Çifutët ata që do të hasin kundërshtimin më të madh në kohët që do të vijnë. Ata do të pësojnë diskriminim, kundërshtim dhe urrejtje ndërsa braktisja mbyt njerëzimin. Zërat e tyre do të heshten ndërsa fallcitetet mbërthejnë mëndjet e fëmijve të Zotit kur i ligu e mashtron botën të refuzoj Fjalën e Zotit.

Këta dy dëshmitarë do të vazhdojnë të shpallin të Vërtetën përmes atyre mes jush që janë mjaft të fortë për të përhapur Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë deri kur Dita e Madhe e Zotit të bjer mbi njerëzimin. Shpirti i Enohas dhe Elijas do t’i vërshoj shpirtrat e tyre dhe ata do të shkaktojnë zemërim kur të dëshmojnë për Zotin, të Vërtetën dhe Jetën, të cilën biljona do ta refuzojnë. Ashtu si është parathënë, këta dy dëshmitarë do të kundërshtohen dhe do të luftohen por mjerë njeriu që përpiqet t’i shkatërroj ata sepse Zoti do t’i ndërshkoj armiqtë e Tij për t’i lejuar këta të dy të mbajnë gjallë flakën e Dashurisë së Tij në një botë, e cila do të mbulohet me errësirën e braktisjes.

Enoha dhe Elijah nuk do të jenë të pranishëm në formë njerëzore por dijeni këtë. Ata do të jenë të pranishëm në shpirtin e këtyre dy dëshmitarëve dhe do të jetë përmes vuajtjes së tyre që Zoti do t’i shpengoj ata që janë të verbuar ndaj të Vërtetës.

Kurrë mos kini frikë nga e Vërteta, trëmbuni vetëm nga ata që janë të mbushur me urrejtje të tillë për Mua, Jezu Krishtin, sa ata do të kryejnë çdo vepër të ligë për t’i heshtur këta dy dëshmitarë. Por, ata nuk do të kenë asnjë efekt sepse Zjarri I Shpirtit të Shenjtë do të dali prej gojëve të tyre si një shpatë dhe do të çpoj zemrat e atyre që kanë nevojën më të madhe për Mëshirën e Zotit. Pastaj, kur koha të vij, këto dy fetë do të ndalohen dhe ata që guxojnë t’i praktikojnë ato hapur do të akuzohen për kryerjen e një krimi. Të djegur deri në themele Tempujt do të kthehen në grumbuj hiri dhe bota do të kënaqet në shkatërrimin e Besimtarit të Zotit dhe do të festoj vdekjen e tyre.

Pas kësaj, tingulli i Zërit të Zotit do të dëgjohet në çdo cep të botës dhe nga hiri do të ngrihet Fillimi i Ri, Jeruzalemi i Ri një botë e re e pastër pa mëkat.


Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:

Wednesday, 11 February 2015

Bibla e Shenjtë do të bëhet pothuajse e pamundur të gjendet

E Mërkurë, 28 Janar 2015, në 17:00

Bija Ime e dashur, Unë jam flakur tutje në shkretëtirë dhe ndjehem i lënduar në Hidhërimin Tim me mënyrën në të cilën Krishtërimi është duke u përbuzur në botë.

Zëri Im është veçse një përshpërimë mes ulërimit të bishës dhe atyre që më përbuzin Mua. Këto zëra të pakënaqur do të shumëfishohen dhe do ta mbysin Fjalën, e cila doli nga Jeta Ime. Heretikët, paganët, vizionarët dhe profetët e rremë, tradhëtarët dhe dashamirësit e arit të shkrirë do të ngrihen të bashkuar për t’u rebeluar kundër Meje. Ata që ecin në Gjurmët e Mia do të shtypen dhe do të rëndohen me peshën e Kryqit Tim dhe do t’ju duhet t’i ngjiten një mali të thepisur nëse do të mbajnë të shtrenjtë gjithçka që ju mësua atyre nga Unë.

Bibla e Shenjtë do të bëhet pothuajse e pamundur të gjendet para se të zhduket. Çdo përpjekje për ta mohuar Zotin do të bëhet deri kur Fjala të zëvendësohet nga doktrina e errësirës. Ata prej jush që besojnë tek Unë, Jezusi juaj, kurrë nuk duhet të dorëzohen ndaj asgjëje që nuk vjen nga Unë. Vetëm Unë ju ruaj kundër lëndimit dhe është vetëm përmes Meje që ju do të gjeni Shpëtimin e Përjetshëm.

Bëni kujdes nga lutjet e rreme që mund t’ju paraqiten sepse ato nuk do të jenë të frymëzuara nga Shpirti I Shenjtë dhe duhet të shmangen. Një fjalë e vogël, një frazë e vogël apo një pjesë e lënë e vogël, aty këtu, mund ta kthej një lutje në fallcitet. I ligu është një vrasës i heshtur i shpirtit dhe nuk është e lehtë të identifikohet kur është i maskuar si e Vërteta. Është koha të çrrënjosni barërat e këqija nga kopshti tuaj dhe të qëndroni të vërtetë ndaj gjithçkaje që Unë ju mësova sepse gjithçka tjetër është e papërshtatshme dhe mund t’ju bëj të humbisni besimin tuaj.

Besimi tek Unë dhe besimi në Premtimin Tim për të ardhur përsëri, në Lavdi të Madhe, nuk duhet lënë mënjanë në favor të profetëve të rremë, magjistarëve, paganëve dhe heretikëve. Armiqtë e Mi janë duke punuar fortë për t’ju mashtruar dhe shumë prej tyre janë plotësisht të vetëdijshëm se Kush Unë Jam por ata duan që ju të më refuzoni Mua, me çdo kusht. Ju duhet të mbeteni si një fëmij i vogël dhe i besueshëm kur të më thërrisni Mua dhe Unë do t’ju udhëheq përgjatë Udhës drejt Mbretërisë Sime. Unë do t’ju mbroj të gjithëve ju që besoni plotësisht në Dashurinë Time dhe Vullnetin Tim të Shenjtë. Vetëm atëherë mundem Unë të ndërhyj për t’i zhdukur armiqtë e Mi dhe të përhap të Vërtetën me qëllim që bota e re që vjen të mund të banohet nga çdo fëmij i Zotit.

Besimi, feja, shpresa dhe dashuria janë të rëndësishme nëse e gjeni forcën për të qëndruar Krah Meje. Dashuria për Mua, pa kushte, do t’ju japi Hire të mëdha përgjatë udhëtimit tuaj drejt Mbretërisë Sime të Lavdishme – bota që nuk do të ketë fund.

Jezusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal në anglisht:



Sunday, 8 February 2015

Ju ose më doni Mua sipas Fjalës Sime ose nuk më doni aspak

E Martë, 27 Janar 2015, në 14:35

Bija Ime e dashur, arsyeja nuk luan asnjë rol në mëndjen e atyre që do ta refuzojnë me forcë Fjalën e Shenjtë të Zotit përfshi ata që në një farë mënyre janë kundër Meje dhe ata që nuk qëndrojnë plotësisht besnikë ndaj Fjalës. Ju vetëm mund të thoni se jeni nga Unë si një trup – jo pjesë të trupit tuaj. Ju nuk mund të thoni se më doni Mua vetëm me një pjesën tuaj. Ju ose më doni Mua sipas Fjalës Sime ose nuk më doni aspak.

Kur ju më tradhëtoni Mua ju do ta bëni këtë duke i justifikuar arsyet kur t’i pranoni gënjeshtrat për Kush Unë Jam, Çfarë Unë Jam dhe Çfarë Unë thashë. Ashtu si bënë stërgjyshërit tuaj më parë, ju do të më flakni Mua tutje dhe do të bëni akuza të rreme kundër Meje. Ju do ta përdorni Fjalën Time sipas interpretimeve tuaja dhe pastaj do t’i akuzoni të drejtët të mos jenë bamirës. Ju do të më godisni Mua me tradhëtinë tuaj ndaj Trupit Tim dhe do të shkaktoni dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme mbi ata që ju i akuzoni për herezi në Emrin Tim të Shenjtë.

Arsyeja do të lihet mënjanë ndërsa ju bëni çdo justifikim për të ndjekur një udhë në drejtim të kundërt me atë që është gdhëndur për ju nga Vdekja Ime në Kryq.

Satanai është akuzuesi i madh i fëmijve të Zotit dhe, kur është i pranishëm në shpirtrat e atyre që ai infekton, do të bëj çdo akuzë kundër fëmijve të Zotit me qëllim që ta diskretitoj Fjalën Time. Ai do t’ju mashtroj për t’ju bërë të paditur ndaj Dashurisë që Zoti e ka për ju. Ai do të shkatërroj çdo grimcë besimi që ju keni nëse i jepeni atij. Ai do ta shfrytëzoj vullnetin tuaj të lirë – një e drejtë e dhënë nga Zoti – dhe do t’ju bëj të besoni se ju mund të bëni një jetë pa Zotin.


Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:

Friday, 6 February 2015

Hyji Atë: Unë do ta përqafoj çdo person, rracë, besim dhe fe

E Djelë, 25 Janar 2015, në 15:45

Bija Ime e dashur, Ndërhyrja Ime për të hapur sytë e fëmijve të Mi ndaj Dashurisë së Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, po afrohet.

Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi dhe Unë do ta thërras çdo burrë, grua dhe fëmij mbi moshën 7 vjeç, në Dritën e Mëshirës së Birit Tim. Pregatituni për Ndërhyrjen Time sepse ajo është më shpejt se ju mendoni dhe të jeni mirënjohës për këtë Dhuratë të Madhe. Beteja shpirtërore që ju po dëshmoni në botë është duke u shfaqur në tokë dhe beteja do të ngrihet midis armiqve të Mi që përpiqen të heshtin të gjithë ata që refuzojnë të jepen pas fallciteteve dhe atyre që e tradhëtojnë Birin Tim.

Kur Dora e Drejtësisë Sime të bjerë ajo do të vër në sprovë besimin e të gjithë atyre që thonë se janë për Birin Tim, dhe vetëm ata që dëshirojnë të ndjekin Kryqin do të mbeten mjaft të fortë për të shpallur të Vërtetën. Së shpejti perdja do të bjerë dhe pamja e plotë e trashëgimisë suaj do t’ju bëhet e ditur. Armiqtë e Mi, për pjesën më të madhe, do ta refuzojnë këtë Ndërhyrje dhe ata do të luftojnë deri në fund për ta mohuar Jezu Krishtin.

Unë do ta përqafoj çdo person, rracë, besim dhe fe në Dritën e Birit Tim dhe shumë do ta shikojnë Atë. Si rezultat kjo do të thotë se shumë do të konvertohen dhe do të kërkojnë të drejtën për të patur jetën e përjetshme në Lavdinë e Mbretërisë së Birit Tim në tokë.  

Unë kam premtuar se Biri Im do ta zër Vëndin e Tij mbi Fronin e Tij dhe kjo do të realizohet. Ata që nuk duan të bëhen pjesë e Mbretërisë së Tij do ta bëjnë zgjidhjen e tyre bazuar në vullnetin e lirë që Unë i kam dhënë secilit prej jush.
Unë, Ati juaj i dashur, Krijuesi i gjithçkaje që është dhe do të jetë, ju lutem që të mos e çoni dëm të drejtën tuaj të lindjes. Nëse ju e bëni, ju do të gllabëroheni nga Satanai që është po aq i pamëshirshëm sa edhe gënjeshtar, mashtrues dhe akuzues. Juve po ju jepet një Dhuratë që asnjë brezi para jush nuk i është dhënë dhe ju duhet të luteni që t’ju jepen Hiret për ta pranuar Mirësinë Tim.

Ejani në Dritë sepse nëse nuk vini, ju do të verboheni nga errësira përjetësisht. Kjo do ta zopëtonte Zemrën Time më dysh dhe Unë nuk dëshiroj të humbas asnjë nga ju.

Unë ju Bekoj. Unë ju udhëzoj përmes këtij Misioni të Shenjtë, që ju është dhënë nga Trinia e Shenjtë e Bekuar ashtu si është parathënë.

Ati juaj i dashur

Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:

Tuesday, 3 February 2015

Nëna e Shpëtimit: influenca e botës jofetare është e ngjashme me atë të një përmbytje të madhe

E Djelë, 25 Janar 2015, në 14:40

Bijtë e mi të dashur Dhurata e Dijes vjen prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë dhe ajo nuk jepet lehtë. Ajo duhet të fitohet. Ajo i jepet vetëm atyre që janë të bashkuar me Krishtin dhe që janë të çliruar nga të gjitha shpërqëndrimet e tundimeve të vëna para tyre nga i ligu. I ligu nuk mund t’i mashtroj ata që janë të bekuar me këtë Dhuratë.

Mjerë njeriu që është i mashtruar sepse ai do ta lejoj veten të shkoj drejt fallciteteve. Mashtrimi vjen nga vetë Satanai dhe ata që ai infekton. Kushdo që nuk e pranon Egzistencën e Jezu Krishtit do ta ketë pothuajse të pamundur t’i bëj ballë tymit të Satanait, që e verbon secilin prej jush që jeni fajtorë për mëkatin e krenarisë, për t’ju gllabëruar. Çdo shërbëtor i shenjtë i Zotit që largohet nga e Vërteta do të çoj të gjithë ata, që kërkojnë udhëzime prej tij, në gabim. Për këtë ai do të vuaj një ndëshkim të madh në Ditën e Gjykimit.

Influenca e botës jofetare është e ngjashme me atë të një përmbytje të madhe dhe shpirtrat që e lejojnë atë t’i ndryshoj mendimet apo opinionet e tyre për Fjalën e Zotit do të mbyten. Mashtrimi është një vegël e të ligut dhe fokusi i tij kryesor është të shkatërroj Kishën e Birit tim në tokë duke i joshur ata nga brënda saj. Hapini sytë tuaj ndaj ndryshimeve të reja, që do të futen dhe që do të mallkojnë Emrin e Zotit.

Ju kurrë nuk duhet të lejoni fallcitetet të influencojnë në çfarë Biri im ju mësoi sepse Biri im kurrë nuk devijoi nga Fjala e Tij e Shkruajtur, as edhe kurrë nuk do ta bëj këtë. E Vërteta do t’ju ruaj gjatë sprovave që shtrihen përpara, dhe që do ta godasin Kishën e Birit tim në tokë. Ju duhet të pregatiteni për këto kohë sepse ato janë pothuajse afër.


Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht: