Kerko Mesazhet ketu

Sunday 8 February 2015

Ju ose më doni Mua sipas Fjalës Sime ose nuk më doni aspak

E Martë, 27 Janar 2015, në 14:35

Bija Ime fort e dashur, arsyeja nuk luan asnjë rol në mëndjen e atyre që do ta refuzojnë me forcë Fjalën e Shenjtë të Hyjit përfshi ata që në një farë mënyre janë kundër Meje dhe ata që nuk qëndrojnë plotësisht besnikë ndaj Fjalës. Ju vetëm mund të thoni se jeni nga Unë si një trup – jo pjesë të trupit tuaj. Ju nuk mund të thoni se më doni Mua vetëm me një pjesën tuaj. Ju ose më doni Mua sipas Fjalës Sime ose nuk më doni aspak.

Kur ju më tradhëtoni Mua ju do ta bëni këtë duke i justifikuar arsyet kur t’i pranoni gënjeshtrat për Kush Unë Jam, Çfarë Unë Jam dhe Çfarë Unë thashë. Ashtu si bënë paraardhësit tuaj më parë, ju do të më flakni Mua tutje dhe do të bëni akuza të rreme kundër Meje.

Ju do ta përdorni Fjalën Time sipas interpretimeve tuaja dhe pastaj do t’i akuzoni të drejtët të mos jenë bamirës. Ju do të më godisni Mua me tradhëtinë tuaj ndaj Trupit Tim dhe do të shkaktoni dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme mbi ata që ju i akuzoni për herezi në Emrin Tim të Shenjtë.

Arsyeja do të lihet mënjanë ndërsa ju bëni çdo justifikim për të ndjekur një udhë në drejtim të kundërt me atë që është gdhëndur për ju nga Vdekja Ime në Kryq.

Satani është akuzuesi i madh i fëmijve të Hyjit dhe, kur është i pranishëm në shpirtrat e atyre që ai infekton, do të bëj çdo akuzë kundër fëmijve të Hyjit me qëllim që ta diskretitoj Fjalën Time. Ai do t’ju mashtroj për t’ju bërë të paditur ndaj Dashurisë që Hyji e ka për ju. 

Ai do të shkatërroj çdo grimcë besimi që ju keni nëse i jepeni atij. Ai do ta shfrytëzoj vullnetin tuaj të lirë – një e drejtë e dhënë nga Hyji – dhe do t’ju bëj të besoni se ju mund të bëni një jetë pa Hyjin.

Jezusi juaj