Kerko Mesazhet ketu

Friday 13 February 2015

Së shpejti qiejt do të hapen dhe Zjarri i Shpirtit të Shenjtë do të bjer mbi ju

E Mërkurë, 4 Shkurt 2015, në 20:06

Bija Ime fort e dashur, urrejtja kundrejt të gjitha gjërave të mira që vijnë nga Hyji, përfshi Fjalën e Tij të Shenjtë, është intensive në këtë kohë. Dashuria në zemrat e njerëzve, e cila është natyrisht e pranishme në shpirtin e çdo fëmije të lindur në botë, është bërë e ftohtë në zemrat e njerëzimit.

Bamirësia dhe dashuria për njëri tjetrin është zhdukur dhe, ashtu si është parathënë, njeriu do të kthehet kundër vëllait, motrës, babait, nënës dhe fqinjit të tij ndërsa beteja finale për shpirtrat arrin kulmin. I miri, i dobëti dhe i përuluri do të shkelen me këmbë dhe ata me ligësi dhe pa dashuri në shpirtrat e tyre, do të ngacmojnë ata që guxojnë të flasin të Vërtetën.

Ati Im, sipas Urdhërit të Shenjtë të së Cilit Unë i flas botës, më ka udhëzuar Mua të njoftoj këtë paralajmërim. Pregatituni të përballeni me Mua sepse së shpejti qiejt do të hapen dhe Zjarri i Shpirtit të Shenjtë do të bjer mbi ju. Ata me zemër të butë dhe shpirtrat e të cilëve janë të mbushur me dashuri për të tjerët do të shpërblehen me Dhuratat që Unë do të sjell me Vete në atë ditë. 

Të tjerëve Unë ju them këtë. Për çdo akt, fjalë apo veprim të lig ju jeni fajtor dhe për dhimbjen që ju i keni shkaktuar të tjerëve, ju do të përjetoni dhimbjen e mëkateve tuaja ashtu si ato shihen përmes Syve të Mi. 

Për arsyen se shumë do të jenë të tronditur kur të shikojnë gjëndjen e shpirtrave të tyre Unë ju kërkoj të mos keni frikë. Thjesht besoni në Mëshirën Time të Madhe. Unë po vij jo për t’ju ndëshkuar apo gjykuar ju por për të zgjuar brënda jush dashurinë që ju e keni humbur për Mua.

Ejani të gjithë ju koha për Ndërhyrjen e Hyjit është afër dhe ata që e pregatisin shpirtin e tyre, përmes aktit të pajtimit dhe Rrëfimit, do të kursehen nga dhimbja e pastrimit.

Jezusi juaj