Kerko Mesazhet ketu

Monday 16 February 2015

Shpirti djallëzor është më i fuqishëm se vullneti i njeriut

E Dielë, 8 Shkurt 2015, në 20:31

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Shpirti i Shenjtë depërton përmes këtyre Mesazheve, Fjala Ime, ashtu si ishte gjatë Kohës Sime në tokë, përhapet si vetëtimë. Shpejtësia me të cilën Shpirti i Shenjtë përhapet është përtej njohurisë së njeriut mortor. Dhe, ndërsa Fryma e Shenjtë, përmes Fuqisë së Hyjit, i pushton shpirtrat e të gjithë atyre me përulësi në zemrat e tyre, shpirti djallëzor do të ndjeki, ngado që ai është i Pranishëm.

Shpirti djallëzor është më i fuqishëm se vullneti i njeriut, por është i pafuqishëm kundrejt fëmijve të Hyjit, të cilët e vënë gjithë besimin e tyre tek Ai. Shpirti djallëzor gjithmonë do të ketë një motiv dhe ai është të mashtroj. Satani, mashtruesi i madh, do të përdori krenarinë brënda shpirtit për ta bindur njeriun se arsyetimi i tij me të meta mund të diktoj se çfarë është e drejtë apo e gabuar. Viktima do të besoj se ai është në kontroll të vetë fatit të tij dhe prandaj besimi i tij, sado pak që ai mund të ketë, është dytësor.

Liria e ndërgjegjes mund t’i çoj shpirtrat e dobët të refuzojnë Ekzistencën e Hyjit. Shpirtrat e tjerë, që e pranojnë Ekzistencën e Hyjit, do të lejojnë opinionet e tyre personale të diktojnë interpretimet e tyre se Kush është Zoti dhe si Zoti i përgjigjet mëkatarëve. Në secilën prej tyre, ata do ta refuzojnë Autoritetin e Hyjit në favor të 
çfarë ata duan të besojnë. Krenaria e tyre do të çoj në rënien e tyre.

Djalli është shumë dinak dhe do t’ju thotë shpirtrave të tillë ‘bëni çfarë ju thotë ndërgjegjia’ dhe i bind ata t’i japin përparësi mbi Fjalën e Hyjit. Oh sa lehtë është manipuluar njeriu që, për shkak të mëkatit, bie pre e mashtrimi të tillë. Ejani, ju them Unë, kush jeni ju të vendosni se dini më shumë për Mua se çfarë Unë ju kam mësuar? Mësimet e Mia janë të qarta, të sakta dhe kurrë nuk ndryshojnë. Nëse ju nuk mund të besoni në Fjalën e Hyjit atëherë ju nuk mund ta doni Atë me të vërtetë. Është sipas vullnetit tuaj të lirë që ju zgjidhni se çfarë të besoni. Por njeriu që e shtrëmbëron Fjalën e Hyjit, për t’ju përshtatur opinionit të tij vetjak mbi Fjalën Time dhe për t’ju përshtatur nevojave të tij personale, është njeriu që do t’i dorëzohet tundimit të djallit.


Kudo që Fjala Ime mb
ështetet, djalli do të vij vërdallë duke pritur të pushtoj shpirtrat që i vlerësojnë pikpamjet dhe opinionet e veta mbi Fjalën e Hyjit. Çdo njeri që qëndron i palëkundur ndaj të Vërtetës do të përballet me sprova të tmerrshme nga mashtruesi, që kurrë nuk do t’i ndaloj përpjekjet e tij për ta gënjyer atë. Prandaj, ngado që Shpirti i Shenjtë i shtrin Krahët e Tij, shpirti djallëzor do ta ndjeki hap pas hapi. I pamëshirshëm, i acaruar dhe i vendosur ai do të mundoj ata shpirtra që janë të bekuar me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë.

Ju nuk do ta gjeni shpirtin djall
ëzor duke u munduar të ngacmoj shpirtrat që tashmë i ka fituar, sepse nuk ka më nevojë për ata. Një njeri që më do Mua dhe e ndjek Fjalën e Hyjit është më i ekspozuar sepse ai është çmimi më i kërkuar. Megjithatë, ju kurrë nuk duhet të besoni se jeni mjaft të fortë për t’i bërë ballë sulmeve të tilla mbi besimin tuaj, sepse secili prej jush është një mëkatar. Dhe si mëkatarë, nëse nuk e pastroni shpirtin tuaj rregullisht përmes pajtimit, edhe ju gjithashtu, do të më tradhëtoni Mua sepse përndryshe nuk do të jeni mjaft të fortë t’i bëni vetë ballë presionit për të më mohuar Mua.

Kurrë mos harroni për çfarë Unë ju paralajmërova. Ju jeni në mes të betejës më të madhe shpirtërore e të gjitha kohëve. Vetëm më i afti, më i forti dhe më i pastri në shpirt do t’i mbijetoj asaj.

Jezusi juaj