Friday, 31 July 2015

Dora e Atit Tim të Përjetshëm tani do të bjerë mbi këtë botë të verbër mosmirënjohëse

E Hënë, 4 Prill 2011, në 19:00

Bija Ime e dashur, koha nuk është në anën tonë tani. Shtyji. Shtyji këto Mesazhe sa më larg të mundesh. Koha për Paralajmërimin është shumë afër. I thuaj ndjekësve të Mi, prej besimit të tyre për Mua, të ndihmojnë në konvertimin e jobesimtarëve për t’u pregatitur për Paralajmërimin.

Bija Ime, ndërsa ti akoma mund të jesh duke i vënë në pyetje këto Mesazhe, ti po humbet kohë të vlefshme. Koha nuk është e vlefshme për shpirtrat e Mi të dashur që kanë etje për shpengim. Mëkati, bija Ime, është jashtë kontrolli dhe po përhapet si një virus në çdo cep të botës. Satanai po shkakton dëm me njerëzimin. Ai është kudo. Ai po torturon shpirtra të mirë si dhe ata që janë të humbur për Mua. Ai duhet ndaluar. Lutja dhe përhapja e Fjalës Sime do të ndihmoj. I trego ndjekësve të Mi se si Satanai po e infekton njerëzimin. Jo vetëm që ai është i pranishëm përmes trazirave globale, ai po infekton ata që besojnë se po veprojnë për drejtësi. Ai madje është i pranishëm në shoqërinë e të rinjve të shkujdesur, në kulturën e tyre të muzikës dhe famës.

Shpëtoni shpirtra tani duke u lutur me Mëshirën Time Hyjnore. Shpërndaheni këtë lutje si një çështje emergjence. Ndjenja e panikut, tmerrit, trazirave dhe urrjetja e hidhur që tani po përjetohet në botë po ndjehet thellë nga Unë, Shpëtimtari Hyjnor i njeriut, I Cili derdh lotë pa fund për këta shpirtra të humbur.

Sigurisht që njerëzimi nuk mund të shpëtoj pa e parë vetë këtë urrejtje në çdo cep? A nuk e dinë ata se ky është Satanai, mashtruesi, në punë? Ndërsa urrejtja e lig dhe vrasjet e neveritshme përhapen si flaka e zjarrit, po ashtu dhe Dora e Atit Tim të Përjetshëm tani do të bjerë mbi këtë botë të verbër, mosmirnjohëse. Ndërsa vrasjet njerëzore vazhdojnë, ku njeriu shkakton terror dhe vdekje mbi njëri tjetrin, po ashtu dhe katastrofat ekologjike do të shtohen në ndëshkim për mëkatin e njeriut kundër njeriut. Ky ndëshkim tani do të bjerë mbi botën.

Beteja për të shpëtuar shpirtrat ka filluar

Beteja për të shpëtuar shpirtrat ka filluar. Lutuni fort për veten tuaj dhe për familjet tuaja. Sepse shumë shpirtra të pafajshëm do të kapen në këtë fatkeqësi. Mos kini frikë sepse ata që janë besnikë ndaj Meje dhe Atit Tim të Përjetshëm do të shpëtojnë. Nëse Ati Im I Përjetshëm nuk ndërhyn tani atëherë njeriu do të shkaktoj genocid në një shkallë të tillë sa popullsia e botës do të pakësohet në përmasa të mëdha.

Mëshira Hyjnore

Mbahuni pas besimit tuaj, të gjithë ju, sepse pa besimin tuaj vuajtja juaj do të jetë e vështirë për t’u duruar. Lavdi Atit Tim që më dhuroi Mua Dhuratën e Mëshirës Hyjnore tek Unë. Mëshira Ime nuk njeh kufi dhe kjo tani do të vërtetohet tek të gjithë ju. Ky oqean i Dashurisë së pastër, të patrazuar do të bjerë mbi të gjithë fëmijët e Mi për t’ju ndihmuar të shpëtoni nga urrejtja dhe ligësia, që po përhapet nga i ligu. I pastroni shpirtrat tuaj tani, në Dashurinë Time, përmes lutjes, sepse koha është afër.

Mbajeni mënd, Unë ju dua të gjithëve ju. Dhurata Ime e Mëshirës është për të gjithë, madje edhe për ata mëkatarë në mëkat mortor. Atyre do t’ju jepet një mundësi të pendohen, ta mundin Satanain, të bashkohen në Mbretërinë Time Përherë të Mëshirshme që do të vij.
Kërkoni Parajsën. Më lini Mua t’ju mbaj të gjithëve ju dhe t’ju pushtoj.

Shpëtimtari juaj i dashur
Gjykatësi Përherë I Mëshirshëm
Jezu Krishti

Gjykatësi Përherë I Mëshirshëm
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:



Thursday, 30 July 2015

Rëndësia dhe Fuqia e Lutjes

E Enjte, 24 Mars 2011, në 23:00

Bija Ime e dashur, është me kënaqësi të madhe që Unë ribashkohem me ty këtë mbrëmje. Ti tani je e mbushur me hirin e dijes dhe je shumë e qartë për udhën e drejtë që duhet të ndjekësh.

Më në fund, e bashkuar me Mua, tani ti je e lirë. E lirë nga dyshimet, me ndërgjegje të pastër, më e fortë se më parë dhe e gatshme për t’i zbuluar botës Premtimin Tim. Fjala Ime do të përcjelli emergjencën që duhet për t’u pregatitur t’i hapni zemrat tuaja në momentin kur të gjithëve do t’ju tregohen mëkatet e tyre.

Duke qënë të pregatitur dhe të paralajmëruar, shumë, e më shumë shpirtra mund të shpëtojnë. Sa më i lartë të jetë konvertimi aq më i dobët do të jetë persekutimi, që do të pasoj. Bija Ime, kurrë të mos jesh e vetëkënaqur, as të jesh e frikësuar për ngjarjet e ardhshme. Gjithçka do të kaloj dhe në vënd të saj, një botë më e lumtur me dashuri më të madhe ngado.

Mesazhet thjeshtë për t’i kujtuar të gjithë për Egzistencën e Zotit

Tregoji popullit Tim ngado se këto Mesazhe janë thjeshtë për t’i kujtuar të gjithë fëmijët e Zotit që Ai egziston. Ata duhet ta kuptojnë gjithashtu se shpirtrat e tyre janë pjesa më e rëndësishme e formimit të tyre njerëzor. Të kujdesen për shpirtin e tyre është jetike nëse do të marrin pjesë në të ardhmen e mbrekullueshme që i pret të gjithë. Njerëzit thjeshtë duhet ta kujtojnë veten për 10 Urdhërimet dhe t’i nderojnë ato. Pastaj gjithçka që ata duhet të bëjnë është të ndjekin Mësimet e Mia dhe ta jetojnë jetën ashtu si Unë ju kam thënë atyre.

Arsyeja që Unë i jap profecitë është për të provuar tek ndjekësit e Mi të dashur se Ndërhyrja Hyjnore po ndodh. Duke e bërë këtë Unë shpresoj që ata do t’i hapin zemrat e tyre për të lejuar të Vërtetën të futet.

Dashuria Hyjnore sjell Paqe

Shumë njerëz i shërbejnë Mësimeve të Mia sa për sy e faqe. Të tjerët, i shohin si të mërzitshme dhe monotone. Duke më imituar Mua, ata kanë frikë se do të humbasin në kënaqësinë që besojnë se gjërat materiale do të sjellin në jetën e tyre. Çfarë ata nuk arrijnë të kuptojnë është se e vetmja kënaqësi e vërtetë që ata mund të përjetojnë është Dashuria Hyjnore. Kjo Dashuri mund të hyj në jetën tuaj vetëm duke u afruar, përmes lutjes së thjeshtë, tek Unë dhe Ati Im I Përjetshëm. Kur ju ta ndjeni këtë paqe, ju do ta gjeni veten të çliruar nga shqetësimet dhe streset.

Asnjë numër stimuluesish nuk mund të krahasohet me euforinë që krijohet kur ju vini më pranë Zemrës Sime. Jo vetëm që kjo dashuri ju përshkon gjithë trupin, mëndjen dhe shpirtin, ajo ju mundëson të jetoni një jetë më të lirë. Ju do të ndjeni një kënaqësi të thellë të panjohur nga ju më parë. Pastaj ju do të habiteni se sa pak ju tërheq më bota materialiste luksoze. Ju do të humbisni interes në këto gjëra dhe kjo do t’ju çudisi.

O fëmijë, sikur të mund ta provonit të afroheshit tek Unë, ju do të jeni përfundimisht të lirë. Nuk do të ndjeni më një dëshpërim të zbrazët në shpirtin tuaj. Përkundrazi, ju do të jeni më të qetë, me më pak nxitim, do të keni më shumë kohë për të treguar interes tek të tjerët dhe do të ndjeheni të qetë. Kjo do të rrezatoj nga ju. Të tjerët do të tërhiqen natyrshëm drejt jush. Ju do të pyesni veten përse. Mos kini frikë, sepse ky është hiri I Zotit në veprim. Kur ju jeni të mbushur me hir, është infektuese dhe pastaj ajo përhapet tek të tjerët përmes dashurisë. Pastaj cikli vazhdon.

Megjithatë, ju lutem të kujtoni, fëmijë, rëndësinë e lutjes. Fuqinë që ajo jep dhe shpejtësinë me të cilën udhëton për të mbështjellë ata shpirtra fatlumë që janë të përfshirë në këtë përshtjellim të dashurisë.

Rrjeti i mashtrimit të Satanait shkakton frikë

Ashtu si lutja dhe dashuria për njëri tjetrin marrin vrull, po ashtu është edhe urrejtja që del nga Satanai. Mashtruesi, duke punuar përmes këtyre njerëzve që nuk kanë aspak besim, apo që merren me lojrat e errëta shpirtërore, përhap mashtrimin e tij. Rrjeta e tij e urrejtjes kap madje edhe ata në parametra më të largëta, që mund të ndjejnë se jetojnë një jetë disi të mirë. Kjo rrjetë e përpunuar me kujdes mund të zër këdo që nuk është i kujdesshëm. Një tregues i përbashkët tek të gjithë ata që janë zënë në grackë është shqetësimi, ankthi, dëshpërimi dhe frika. Kjo frikë kthehet në urrejtje shumë shpejt.

Vraponi tek Unë, të gjithë ju. Mos prisni deri kur jeta juaj të kthehet përmbys nga dëshpërim i panevojshëm. Sepse Unë Jam gjithmonë atje, duke parë, duke pritur, duke shpresuar që secili prej jush do ta hedhi poshtë krenarinë tuaj, me qëllim që Unë të afrohem dhe t’ju pushtoj. Shkoni në kishën tuaj dhe lutuni tek Unë. Më flisni Mua në shtëpi, gjatë udhës për në punë. Kudo që jeni, vetëm më thërrisni Mua. Ju do ta dini shumë shpejt se si Unë përgjigjem.

Zgjohuni – Hapini zemrat tuaja të mbyllura

Zgjohuni, fëmijë. A nuk e kuptoni tani se ju keni nevojë për Mua? Kur do t’i hapni përfundimisht zemrat tuaja të mbyllura dhe të më lejoni Mua të hyj? Mos harxhoni kohë të vlefshme, për hatrin tuaj dhe të familjeve tuaja. Unë Jam Dashuri. Ju keni nevojë për Dashurinë Time për të shuar shpirtrat tuaj të etur dhe të keq ushqyer. Dashuria Ime, sa ta ndjeni atë, do ta ngre shpirtin tuaj dhe do t’ju bëj të ndjeni dashuri të vërtetë përsëri. Kjo dashuri do t’ju hapi pastaj mëndjen ndaj të Vërtetës – premtimeve që Unë bëra për secilin prej jush kur Unë vdiqa për mëkatet tuaja në Kryq. Unë ju dua, fëmijë. Ju lutem të më tregoni Mua dashurinë që Unë e kërkoj nga ju. Mos qëndroni të humbur për Mua. Ka fare pak kohë, fëmijë, të ktheheni tek Unë. Mos vononi.

Shpëtimtari juaj i dashur

Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:

Wednesday, 29 July 2015

Lutuni për ata që ju shkaktojnë dhimbje

E Hënë, 21 Mars 2011, në 23:00

Sonte, bija Ime e dashur, ti ndjen një paqe, që nuk e ke ndjerë për një kohë kaq të gjatë. Ti, bija Ime, ke qënë torturuar nga mashtruesi dhe tani, përmes hireve që Unë të kam hedhur ti nuk i ndjen më efektet e sulmeve të tilla.

Unë të kam dërguar një shpirt të pastër, të mbushur me dashuri, për të të udhëzuar. Ai do të mbaj për dore dhe do të sjelli drejt Meje dhe të Vërtetës. Ti, bija Ime e dashur, tani e kupton se si është të vuash në Emrin Tim. Ti e di se si është të tallesh publikisht, të përbuzesh pas shpine, të akuzohesh për keqbërje, për të cilën ti nuk je fajtore, dhe gjithçka në Emrin Tim. Gëzo, bija Ime, sepse kjo do të thotë se ti tani je bërë më e afërt me Mua. Lutja, ashtu is tani plotësisht e kupton, do të mbaj ty në gjëndje hiri dhe paqe.

Bija Ime, mos i gjyko ata që të shkaktojnë ty dhimbje. Lutu për ata. Fali ata. Por ti tashmë e ke bërë këtë, apo jo?

Tani ti e kupton të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Unë do të bëj ty më të fortë, e më të fortë, bija Ime. Kurrë mos ki frikë. Ashtu si të kam thënë më parë, mashtruesi kurrë nuk do ta vjedhë shpirtin tënd. Unë të mbaj ty fortë në Krahët e Mi dhe të premtoj se nëse ti devijon Unë gjithmonë do të kthej tek Unë.

Ti duhet të fitosh forcë dhe guxim tani për të komunikuar Mesazhet e Mia Hyjnore tek njerëzimi. Ato janë urgjent. Ti e di se çfarë të bësh. Më thirr Mua në zemrën tënde në çdo minutë të ditës. Unë të dua ty, bija Ime trime dhe e shtrenjtë. Unë Jam krenar me ty me mënyrën se si me qetësi e mbrojte të Vërtetën dhe nuk i mohove këto Mesazhe të Shenjta, sepse ti tani e njeh të Vërtetën.


Shpëtimtari juaj i dashur, Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:

Tuesday, 28 July 2015

Tërmet në Evropë dhe Luftë Botërore

E Premte, 18 Mars 2011, në 00:00

Bija Ime e dashur, është me Dashuri të madhe që Unë vij të komunikoj me ty këtë mbrëmje. Sepse Unë e njoh torturën që ti po e vuan. Vuajtja, të cilën ti e ke ofruar tani për shpirtrat, do të thotë se ata do ta kishin marrë dënimin nëse ti nuk do ta kishe bërë këtë me gëzim.

Bija Ime, këto Mesazhe janë të vërteta, por ti duhet të komunikosh me Mua vetëm gjatë lutjes ose pas lutjes. Kjo është e rëndësishme sepse mashtruesi mund të provoj të ndërhyj disa herë nëse ti nuk je në lutje të qetë me Mua.

Luftë Botërore

Bija Ime, profecitë për të cilat Unë fola kanë për të ndodhur. Famulltarit Tim të dashur nuk i ka mbetur shumë kohë në Vatikan, duke u bazuar në ngjarjet që ndodhën në Mars. Ngjarje të tjera tani do të dëshmohen nga njerëzimi përfshi një tërmet në Evropë, që do të trondisi shumë. Por ky pastrim do t’i ndihmoj njerëzit të bashkohen, që do të jetë për të mirën e kujdo. Ngjarje të tjera globale përfshi shpërthimin e vullkanit do të ndodhin tani, (*hollësirat e vëndit dhe muajit janë me vizionaren) ndërsa lufta në Lindjen e Mesme do të përfshij kombe të tjera. Kombet e tjera nga Perëndimi do të provokojnë një reagim nga Rusia dhe Kina. Gjithçka do të përfundoj në një Luftë Botërore.

Lutja do ta dobësoj brutalitetin e këtyre ngjarjeve

Lutja do të krijoj konvertim. Konvertimi do ta zbusi, përmes lutjes, shkallën dhe brutalitetin e këtyre ngjarjeve.

Vuajtja do të sjelli Përulësi – Përulësia do të shpëtoj shpirtra

Bija Ime, ndërsa bota vazhdon t’i përjetoj këto ngjarje tronditëse, ata që vuajnë do të bëhen të përulur. Përmes përulësisë ata mund të shpëtojnë. E gjithë kjo është e nevojshme për ta pregatitur botën për Ardhjen Time të Dytë. Kjo kohë nuk është larg. Do të jetë, bija Ime, një ditë e lavdisë së madhe për besimtarët. Mbajeni këtë ditë në qëndër të mëndjes suaj sepse çdo vuajtje të mëparshme që ju keni duruar në Emrin Tim do të jetë harruar atëherë.

Të gjitha profecitë e treguara në Librin e Zbulesës tani i shfaqen botës. Për ata që e kuptojnë rëndësinë e këtyre ngjarjeve ju lutem, ju lutem ta shpjegoni rëndësinë tek të tjerët që kanë nevojë t’i kërkojnë Zotit faljen e duhur për t’i pastruar shpirtrat e tyre.

Dyshimi i Mesazheve të Mia

Bija Ime, gjithmonë, gjithmonë dëgjoi Mesazhet e Mia me zemër. Ti e di se ato vijnë nga Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor, edhe pse të tjerët disa herë do të bindin ty se ato nuk vijnë. Kjo më lëndon Mua kaq shumë. Unë e kuptoj se shumë nga dyshimet e tua dalin nga një merak se ti nuk do të doje t’i gënjeje njerëzit. Tani ti përfundimisht duhet t’i largosh të gjitha këto mendime të tilla.

Dorëzoje vullnetin tënd tek Unë

Ti, bija Ime, do të ishe më e fortë po të kishe patur mbështetjen shpirtërore që të duhej nga një prift. Për fat të keq, asnjë prej tyre nuk do ta merrte Kupën Time si duhej – një fakt, që Unë e shoh thellësisht fyese. Prandaj ti duhet të besosh tani plotësisht tek Unë. Dorëzoje vullnetin tënd përfundimisht tek Unë dhe gjithçka do të duket më e qartë. Bëj lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore, ashtu si të kam kërkuar më parë, çdo ditë, si dhe Rozaren e Shenjtë. Gjithashtu ndiq adhurimin të paktën një herë në javë në një Kishë. Të gjitha këto dhurata të vogla për Mua do të sjellin më pranë Meje. Sa më e afërt bëhesh, aq më të lehta dhe të thjeshta do të jenë detyrat e tua.

Mbrojini këto Mesazhe

Respektojeni këtë Shkrim Më të Shenjtë. Mbrojeni atë. Pranojeni që ajo do të sulmohet dhe copëtohet, sidomos nga ata që deklarojnë të jenë ekspertë të cilët do të kërkojnë fragmente, të cilat ata thonë bien në kundërshtim me Mësimet e Mia. E vetmja kontraditë do të jetë interpretimi i tyre i gabuar i Mësimeve të Mia. Këtu është ku ata e kanë shtrëmbëruar dhe keqinterpretuar Fjalën Time të Shenjtë, sepse ju përshtatet atyre ta bëjnë këtë.

Rëndësia e qëndrimit në gjëndjen e hirit të Zotit.

Bija Ime, më ke munguar ti dhe komunikimet e tua të afërta me Mua nga zemra. Më kërko Mua hiret për të të mbajtur të fortë dhe do të të jepen. Unë kam plane për ty, bija Ime. Ato janë shumë të rëndësishme. Prandaj dhe është e rëndësishme që shpirti yt të jetë i pastruar dhe që të mbetesh në gjëndjen e hirit gjatë gjithë kohës. Ndërsa transformimi yt final po shkon drejt përsosmërisë shpirtërore, ti bija Ime do të vuash. Por Unë do të pregatis ty për këtë. Opinion i të tjerëve nuk duhet të të merakosi ty. Ata, që nuk janë në Dritë, të cilët të shqetësojnë – shpërfilli. Por lutu për ata. Megjithatë, bëj kujdes se ata mund të largojnë ty kaq larg nga Unë pa e kuptuar, sa në kohën që ti e kupton, do ta kesh mbyllur zemrën tënde ndaj Meje.

Shën Agustini dhe Shën Benedikti të dy janë duke punuar me ty. Kërkoje ndihmën e tyre dhe do ta kesh gjithçka më të lehtë. Të bësh Punën Time, të kryesh ato detyra që Unë t’i kërkoj është e vështirë. Përpjekje në çdo hap të vetëm përgjatë udhës do të bëhen për të të bërë të rrëzohesh. Zemërim, shqetësim dhe argumenta do të dalin rreth teje dhe do të intensifikohen. Të gjitha janë krijuar për ta dobësuar vullnetin tënd nëse ti i lejon.

Ti duhet ta bekosh shtëpinë tënde dhe të mbash Rruazat e Rozares, një Kryq Benedikti si dhe Ujë të Bekuar gjatë gjithë kohës tani. Të jesh e fortë tani. Beso plotësisht tek Unë. Më në fund lëri gjërat të kalojnë. Ma ofro Mua vullnetin tënd të lirë tani dhe Unë do të hedh mbi ty të gjitha hiret që të duhen për ta kryer Punën Time me përsosmëri.

Unë të dua ty, bija Ime e zgjedhur. Unë do të vazhdoj të bëj ty më të fortë nga sa je. Unë do të drejtoj. Me qëllim që kjo të ketë me të vërtetë efekt, ti duhet të më dorëzohesh Mua në trup, mëndje dhe shpirt. Por oferta duhet të vij nga ty dhe të Më jepet Mua si një dhuratë e çmuar. Unë thjeshtë nuk mund ta marr atë sepse vullneti yt i lirë është një Dhuratë e veçantë nga Zoti, Ati Im I Përjetshëm.

Shko tani, bija Ime, në paqe. M’i dorëzo Mua shqetësimet dhe preokupimet e tua. Çliroje mëndjen, trupin dhe shpirtin tënd. Pastaj kur ti ta dorësosh vullnetin tënd të lirë, ti do të bashkohesh përfundimisht me Mua. Kjo dhuratë për Mua do të siguroj që Fjala Ime është dëgjuar më me sukses nëpër botë.

Shpëtimtari juaj i dashur i Njerëzimit
Jezu Krishti, Gjykatës I Drejtë

Mesazhi ne anglisht:


Monday, 27 July 2015

Njeriu po ndëshkohet në këtë Vit të Spastrimit

E Premte, 11 Mars 2011, në 15:30

Bija Ime e dashur, Spastrimi, që njerëzimi do të vuaj përmes luftrave, tërmeteve, shpërthimit të vullkaneve, tsunameve, nxehtësisë dhe rrëshkimit të tokës, po vazhdon për shkak të mëkateve të njerëzimit.

Vetëm ata që kthehen tek Unë, Shpëtimtari i tyre Hyjnor dhe Krijues i tyre, Ati Im, Ati i tyre, mund të shpëtojnë. Kurrë mos e shikoni Atin Tim me frikë sepse Ai i do të gjithë fëmijët e Tij. Por Ai do të kryej ndëshkim mbi ata që refuzojnë ta pranojnë Egzistencën e Tij. Durimit të Tij tani, ndërsa i ligu, mungesa e besimit dhe dashuria e ulët e njeriut për vetveten vazhdon, po i vjen fundi.

Ati Im I Përjetshëm, Hyji Bërësi dhe Krijuesi i gjithçkaje, I do të gjithë fëmijët e Tij me një butësi që prindërit e ndjejnë për fëmijët e tyre. Por ashtu si prindërit, prindërit e përgjegjshëm bëjnë, fëmijët e tyre ndëshkohen nëse kryejnë veprime që janë agresive ose të papranueshme. Po ashtu tani Zemërimi I Atit Tim do të bjerë në botë në këtë kohë. Ky, bija Ime, është ashtu si të kam thënë Viti i Spastrimit.

Njerëzit ngado do ta kuptojnë se këto ngjarje nuk janë të natyrshme. Ato janë shkaktuar nga ndërhyrja Hyjnore për ta bërë njeriun, më në fund, të kuptoj të Vërtetën e Shkrimit të Shenjtë.

Lutuni, lutuni për konvertim.

Jezu Krishti juaj i dashur

Mesazhi ne anglisht:

Fjalë Qetësuese në lidhje me ata që i vënë në pyetje këto mesazhe

E Djelë, 6 Mars 2011, në 15:00

Bija Ime, qëndro e fortë. Ti nuk duhet ta torturosh veten duke lexuar komentet në Intërnet, që vërtetojnë urrejtjen që shumë, shumë nga fëmijët e Mi ndjejnë kundrejt Meje. Refuzim Im nuk filloi dhe mbaroi me Kryqëzimin Tim. Ai vazhdon sot si rezultat i drejtpërdrejtë i urrejtjes së përhapur nga Satanai përmes fëmijve të Mi. Ti do të vuash në Emrin Tim, po ashtu edhe ndjekësit e Mi të dashur që guxojnë të më mbrojnë Mua. Kjo, bija Ime e dashur, nuk është e re. Thjeshtë është tronditëse për ty për ta parë.

Madje edhe ata ndjekësit e Mi që pohojnë se besojnë tek Unë do ta kenë të vështirë t’i përtypin këto Mesazhe. Me kalimin e kohës, kur prova të jetë shfaqur, të gjithë ata që deklarojnë se më urrejnë Mua do t’i ri-vlerësojnë pikpamjet e tyre. Disa do të qajnë kur ëmbëlsia e të Vërtetës t’ju tregohet atyre. Të tjerët akoma do të pyesin dhe pyesin sepse ata bëjnë gabimin duke u përpjekur të arrijnë në vendimin e tyre përmes arsyes njerëzore.

Shkoni tani, lutuni për të gjithë ata që i vënë në pyetje këto Mesazhe. Është vetëm e drejtë për ata ta bëjnë këtë. Sepse ata që vijnë në Emrin Tim, duhet ta pranojnë se ata do të kundërshtohen, dhe me të drejtë. Prandaj, të gjitha mesazhet duhet të shihen me kujdes.

Shko tani në paqe dhe me dashuri. Dhe dije se Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi, përfshi ata që pohojnë të më urrejnë Mua.

Shpëtimtari juaj i dashur, Jezu Krishti.

Gjykuesi i gjithë njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:

Sunday, 26 July 2015

Të gjithë Kristjanët të Pendohen Tani, Katolikët të Luten për Papë Benediktin

E Shtunë, 5 Mars 2011, në 10:00

Bija Ime e dashur ne jemi bashkuar edhe një herë. Ti ke qënë e zënë këto pak ditët e fundit. A e ke vënë re forcën që Unë Jam duke të dhënë si në besim edhe në trup? Kjo është për arsyen sepse puna jote është kaq e kënaqshme për Mua. Ndërsa ti vazhdon t’i publikosh këto Mesazhe të lutem inkurajo sa më shumë njerëz që njeh të kërkojnë falje, tani shpejt, për mëkatet e tyre. Nuk ka rëndësi se kujt besimi Kristjan i përkasin. Ata duhet të tregojnë përulësinë dhe besnikërinë e tyre ndaj Meje përmes veprës së kërkimit të Pendesës.

Ky veprim i thjeshtë do t’i bëj ata më të fortë gjatë ngjarjes të cilës Unë i referohem si Paralajmërimi. Pendohuni, të gjithë ju, për të shpëtuar shpirtrat tuaj. Pregatituni për Paralajmërimin menjëherë, sepse për ata prej jush që nuk janë në gjëndjen e hirit, ju nuk mund ta mbijetoni atë.

Bija Ime e dashur, Unë dua që ti të vazhdosh të ecësh shpejt me përhapjen e Fjalës në lidhje me këto Mesazhe. Unë të kam shpjeguar më parë se ato duhet të jepen tek sa më shumë njerëz të jetë e mundur në kohën më të shkurtër të mundur. Ndërsa kjo ngjarje përvijon, po ashtu do të jetë edhe një ngjarje për sa i përket Vatikanit të Shenjtë.

Kërkoji gjithsecilit të lutet për Famulltarin Tim të Shenjtë të dashur Papë Benediktin, sepse ai është i rrethuar nga armiqtë e Atit Tim të Përjetshëm. Lutuni për priftërinjtë që kurrë nuk janë lëkundur në besimin e tyre ndaj Meje apo të Atit Tim të Përjetshëm.

Ngritja e profetit të rremë

Ata duhet të luten fort tani, pasi rezultati i këtij sulmi mbi Famulltarin Tim Të Shenjtë do të shihet nga të gjithë ju. Lutuni, lutuni, lutuni që profeti i rremë të identifikohet për çfarë është. I kushtoni vëmëndje sjelljes së tij. Programi i tij për të kërkuar vëmëndje, mënyrën me të cilën shërbëtorët e Mi të gënjyer do të bien tek këmbët e tij me admirim. Pastaj dëgjoni me kujdes se çfarë ka ai për të thënë. Përulësia e tij do të jetë e rreme, qëllimet e tij të djallëzuara dhe dashuria që ai shfaq do të jetë e gjitha për atë. Ai do të shihet si krijues, dynamik – një frymë e re. Ndërsa ai është i motivuar dhe energjik, fuqia e tij nuk vjen nga Hyji Ati I Gjithëpushtetshëm. Ato vijnë nga Satanai, i ligu.

Lutuni, lutuni, lutuni. Sepse ju, fëmijët e Mi, duhet të jenë vigjëlentë. Ju keni nevojë për Mua për t’ju drejtuar tani ndërsa këto profeci po i zbulohen njerëzimit. Të jeni të fortë, besnikë ndaj Mësimeve të Mia. Lutuni në grupe. Bëni lutjen e Rozares së Shenjtë për të kërkuar mbrojtje nga i ligu.

Mbajeni mënd një mësim. Mësimet e Mia kurrë nuk ndryshojnë. Ato janë ashtu si kanë qënë gjithmonë. Ashtu si thashë më parë, kur ta shikoni se ato janë manipuluar, ndryshuar, apo si do të jetë rasti, të shtrëmbëruara në një mënyrë që duket e çuditshme, apo jo të ngjajshme me Mësimet e Mia, largohuni dhe lutuni tek Unë për udhëzim.

Shpëtimtari juaj Hyjnor

Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:

Demokracia do Zhduket – Priftërinjtë do Martirizohen

E Enjte, 3 Mars 2011, në 23:00

O bij e dashur, është me kënaqësi që Unë e mirëpres vëmëndjen tënde këtë mbrëmje. Mungesa jote më ka shkaktuar Mua dhimbje deri diku, por Unë e dija se ti do të ktheheshe tek Unë së shpejti.

Të lutem dëgjo me kujdes. Ndërsa e kuptoj se je e zënë me jetën tënde, ti duhet ta kuptosh urgjencën e plotë të këtij Mesazhi. Fjala Ime po të jepet ty në epokën më historike që nga fillimi. Sepse është në këtë kohë që bota do të përjetoj tani ndryshimet e pa para ndonjëherë nga njerëzimi që nga kjo ditë.

Bëhuni gati tani, fëmijët e Mi, kudo që jeni në botë. Sepse shumë shpejt, një nga Dhuratat më të çmuara, prej Mëshirës Sime, do t’i jepet secilit prej jush. Paralajmërimi Im, që po të jepet ty, do të përhapi konvertimin ngado. Kur kjo të ndodhi, pas atij momenti në kohë kur Toka do të qëndroj e palëvizur, Dashuria me anë të pranimit të së Vërtetës do të përhapet.

Ndjekësit e Satanait do ta kenë të vështirë të mbrojnë sjelljen e tyre djallëzore, para dashurisë dhe dritës që do të ndriçoj nëpër ju. Por edhe pse ngjarja e madhe, e cila do t’ju trondisi, do të sjelli shumë konvertim, ju prapë duhet të jeni të pregatitur për atë.

Pranojeni se kjo profeci do të ndodhi. Fare pak do ta mohojnë atë gjatë asaj dhe më pas. Prapë shumë do të vazhdojnë akoma të largohen nga Unë. Persekutimi i Madh do të vijoj më pas.

Priftërinjtë do të vuajnë

Ushtria Ime e ndjekësve do të ngrihet me trimëri dhe do të mbroj Egzistencën Time. Por madje edhe ata që ju nuk i prisni, përfshi drejtuesit e kishës Sime Kristjane, do të mbajnë anën e të ligut dhe parazitëve të tij. Ata do të joshen për shak të dobësisë së tyre në besim. Ju do ta shikoni se ata famulltarë të Mitë të shenjtë, shërbëtorët e Mi të shenjtë besnikë, do të duhet të mbrojnë besimin e tyre. Egërsia, që do të tregohet ndaj tyre, do të jetë e njëjtë me atë që Unë durova nga egzekutuesit e Mi. Dëgjojeni këtë të gjithë ju që më ndiqni Mua. Mos u tundoni të ndiqni udhën e tradhëtarëve, edhe pse jeni të frikësuar. Kurrë mos i besoni premtimet e tyre të rreme. Të jeni trima. Lutuni për forcë.

Persekutimi nuk do të zgjatë shumë

Qëndroni të fortë, besimtarë, sepse madje edhe ata që janë më pranë jush do të largohen nga Besimi. Ju mund ta gjeni veten të izoluar, të tallur dhe të përbuzur publikisht. Shpërfillini ngacmimet e tyre. Unë do t’ju drejtoj të gjithëve ju dhe do t’ju mbroj, sepse kjo periudhë nuk do të zgjatë shumë. Vuajtja më e dhimbshme që ju do të përjetoni do të jetë tradhëtia e tyre ndaj Meje, ndaj të Vërtetës.

Vëndet jo-Kristjane do të kontrollojnë

Lutja mund të ndihmoj në dobësimin e disa nga ngjarjeve katastrofike, që do të shfaqen. Persekutimi, që do të bjerë mbi ata prej jush që besojnë tek Unë dhe Ati Im I Përjetshëm, do të jetë nga vëndet që nuk kanë dashuri. Dashuri për Zotin. E vetmja dashuri që ata mbajnë në zemrat e tyre është për pushtet mbi kombet me më pak fat. Kontrolli është qëllimi i tyre kryesor. Lavdia, dhe ndjekja e pasurisë dhe e zotërimit mbi ju, vëndit tuaj dhe ata prej jush, që refuzojnë të më mohojnë Mua. Dorëzohuni, fëmijët e Mi, dhe ju do ta keni shumë të vështirë të ktheheni dhe t’i ripërshkoni gjurmët tuaja drejt Meje. Kjo do të kërkoj guxim të madh përballë kundërshtarit të fuqishëm, por ju do të fitoni. Nëse ju vuani për shkak të pasionit që ju ndjeni në zemrat tuaja për dashurinë e Zotit, Atit Tim të Përjetshëm, atëherë ju do ta pranoni këtë me gëzim në shpirtrat tuaj.

Ngritja e diktatorëve të rinj

Ndryshime të papritura në situata globale, që deri tani janë dukur si trazira të vogla, tani do të shfaqen të plota nga luftrat.  Luftrat do të çojnë në mungesën e ushqimit. Demokracia do të zvogëlohet shpejt dhe diktaturat e liga do të ngrihen. Megjithatë, këta diktatorë do të jenë të kujdesshëm në mënyrën se si do të konsiderohen. Ata do të vijnë si negociatorë të paqshëm dhe si “shpëtimtarë”. Në shpërblim për ushqimin e gojëve tuaja ata do të kontrollojnë pronësitë tuaja, të cilat më pas do të bëhen të tyret. Juve do t’ju duhet të merrni lejë për të ushqyer familjet tuaja. Për të udhëtuar do t’ju duhet një formë e veçantë identifikimi dhe do t’ju kërkohet të pranoni shenjën – shenjën e bishës. Mbathjani, fëmijët e Mi. Fshihuni. Sepse kjo nuk është e gjitha. Ata do t’ju diktojnë se si të luteni sepse ata nuk kthehen nga Zoti. Këta, fëmijët e Mi, janë ushtria e Satanait, dhe ata duan të vjedhin shpirtrat tuaj.

Ata prej jush që besojnë tek Unë, pregatituni. Kthehuni tek kishat tuaja menjëherë. Lutuni tek Hyji Ati I Përjetshëm. Mblidhuni në grupe dhe lutuni, lutuni, lutuni. Kërkoni falje tani, që kur të dëshmoni Paralajmërimin ju do ta pranoni, me përulësi, gjëndjen e shpirtit tuaj. Ju nuk keni pse të keni frikë.

Lutuni gjithashtu, për familjet dhe miqtë tuaj, fëmijët dhe fqinjët tuaj. Të gjithë ata duhet të pregatiten. Sa shumë do të konvertohen kur të dëshmojnë të Vërtetën e Egzistencës Sime. Sa shumë nuk do të jenë në gjëndje t’i bëjnë ballë tronditjes kur të shikojnë se sa më kanë fyer Mua. Të tjerët thjeshtë nuk duan t’ja dinë. Ora po troket tani.

Më kërkoni Mua t’ju ndihmoj

Shenjat, të gjitha që janë parashikuar, janë pranë, fëmijë. I shikoni ato dhe i pranoni për çfarë janë. Trazira. Tërmete. Përmbutje. Ndryshime klimaterike. Tani ato do të shtohen. Paraja tani po rrallohet po ashtu edhe ushqimi. Mos besoni se gjithçka ka humbur, sepse kur të më kërkoni Mua ndihmë, lutjet tuaja do të përgjigjen. Unë do t’ju mbaj të gjithëve ju për dore dhe do t’ju ndihmoj përmes kësaj rrëmuje. Por ju duhet t’i hapni zemrat tuaja. Bllokoni çdo përpjekje për t’ju joshur të futeni në komplotin e të ligut. Ruajeni pastërtinë e zemrës dhe të mëndjes. Të jeni të përulur në sjelljen tuaj. Por kurrë të mos keni frikë të mbroni të drejtën tuaj për të besuar tek Unë.

Koha për të pregatitur shpirtrat tuaj

Koha është gati. Shkoni tani, fëmijët e Mi, dhe pregatiteni shpirtin tuaj. Kërkoni, përmes Sakramenteve, hiret që ju duhen për ta pastruar shpirtin tuaj. Pastaj më kërkoni Mua t’ju marr në Krahët e Mi dhe kërkoni shpëtim. Dashuria dhe Dhembshuria Ime për secilin prej jush është përtej njohurisë suaj. Paralajmërimi, një nga Dhuratat më hyjnore që Unë mund t’ju jap të gjithëve ju para se të ndodhi gjykimi final, duhet të mirëpritet nga ju. Të jeni mirënjohës që po ju jepet kjo Dhuratë e mbrekullueshme. Sepse kur konvertimi të ndodhi në çdo cep të botës, atëherë ju do të jeni me të vërtetë gati për Qiellin dhe Tokën e Re, e cila atëherë do të bashkohet në një – Parajsa Ime dhe trashëgimia e lavdishme ku secilit prej jush i takon ta ndani – nëse vendosni të bëni kështu.

Prisni Paralajmërimin Tim tani, fëmijë. Sepse kjo kohë është shumë afër tani.


Shpëtimtari juaj i dashur, Gjykatësi I Drejtë dhe I Mëshirshëm Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:

Friday, 24 July 2015

Mesazhi i fundit për Volumin “Paralajmërimi”

E Shtunë, 19 Shkurt 2011, në 15:00

Bija Ime e dashur, ti po përpiqesh shumë për t’ju bindur udhëzimeve të Mia për ta pastruar shpirtin tënd dhe kjo më kënaq Mua shumë. Të lutem më jep Mua një orë të plotë të ditës tënde në qetësi me Mua dhe më lejo Mua të të sjell ty më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.

Ti do të ndjehesh shumë më e fortë kur e bën këtë. Fillo që sot që ta kalosh këtë orë në Shoqërinë Time me qëllim që Unë të mund ta ndriçoj zemrën tënde dhe ta lehtësoj barrën.

Sot Unë dëshiroj të zbuloj ty dëshirën Time për njerëzimin të fillojnë të vlerësojnë jetën e tyre në pregatitje për Paralajmërimin. Bija Ime ata prej jush që nuk arrijnë të pregatiten kanë nevojë për lutje dhe shumë prej saj.

Paralajmërimi, Dhurata e Madhe, do t’i tregohet tani botës. Të gjithëve do t’ju jepet mundësia ta shijojnë gëzimin kur përfundimisht ta kuptojnë të Vërtetën, të Vërtetën e Egzistencës Sime. Lutu për këdo, bija Ime, që ata të marrin guximin për të kërkuar Faljen Time.  

Më në fund, bija Ime, fëmijët e Mi ngado kanë filluar t’i hapin sytë. Tani po e kuptojnë se bota po ndryshon. Bota ashtu si ata e njihnin dikur ka ndryshuar në një fazë të re. Kjo fazë e re do të çoj në një numër periudhash para se ata, fëmijët e Mi do të jenë përfundimisht gati për Parajsën e Re.

Për fat të keq, parazitët e mashtruesit do të luftojnë me kokfortësi deri në fundin e hidhur. Lutuni për ata shpirtra, të gjorë të mashtruar tani, që një shkëdijë drite ta vërshoj zemrën e tyre kur të vijnë në kontakt me ndjekësit e Mi të devotshëm. Juve, ndjekësve të Mi, po ju jepen hiret për të ndihmuar në konvertimin e të gjithë atyre shpirtrave, të humbur në shkretëtirë dhe në një gjëndje të ngatërruar, e shkaktuar në shpirtrat e tyre nga Satanai.

Profecitë – La Salete, Fatima dhe Garabandali, tani zbulohen

Të gjitha profecitë e dhëna vizionareve të bekuara në La Salete, Fatima dhe Garabandal, do të zbulohen tani për t’u parë nga të gjithë. Për të gjithë mijëra besimtarë që i dinë dhe i pranojnë këto profeci, dijeni se tani, Unë Shpëtimtari juaj, ju bëj thirrje të gjithëve ju të luteni për shpirtrat e gjithë njerëzimit. Hapini zemrat tuaja edhe njëherë tek këto Mesazhe të reja – profecitë e fundit të llojit të tyre të dhëna tek të gjithë fëmijët e Mi, para se Unë të vij për të Gjykuar.

Thirrje tek të gjithë Ministrat e Kishave

Unë i bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë të të gjitha besimeve të cilat nderojnë Atin Tim të Përjetshëm, të dëgjojnë tani. Mos e lejoni mashtruesin, përmes profetit të tij të rremë, t’ju mashtroj të besoni gënjeshtrën që do të kryhet në emër të tij, së shpejti. Kjo do të jetë një kohë shumë e vështirë për ata prej jush që më duan Mua, sepse ju do të jeni shumë të çorjentuar.

Profeti i rremë dhe antikrishti

Vetëm shikoni me sy të qartë, profetin e rremë, i cili do të përpiqet ta udhëheqi Kishën Time, sepse ai nuk vjen nga Shtëpia e Atit Tim të Përjetshëm. Ai do të duket sikur vjen. Por kjo do të jetë e rreme. Shikoni gjithashtu, miqësinë që ai do të shfaqi me antikrishtin, sepse ata do të jenë dy nga ndjekësit më mashtrues të Satanait – të veshur në lëkurën e deles. Ata do të kenë fuqi, që do të duket si mbrekullitë e vjetra, por kjo fuqi do të jetë satanike. Ju duhet të qëndroni në hirin e Zotit gjatë gjithë kohës me qëllim që të mbroni Besimin tuaj. Lutuni për shërbëtorët e Mi të shenjtë, të cilët, të vakët në besimin e tyre, do të bien në krahët e mashtruesit. Ai do t’i joshi ata sepse ai do të ofroj argëtim, pasion dhe të ashtu-quajturën dashuri, që do të jetë e nxitur nga egoizmi, dhe paraqitja e tij joshëse do të jetë e vështirë për t’u rezistuar. Shkoni drejt kësaj udhe, shërbëtorët e Mi të shenjtë, dhe ju do të jeni të humbur për Mua pëgjithmonë.

Ju mund të pyesni: Përse këto ngjarje duhet të paraqesin vështirësi të tilla? Pastaj ju do të pyesni veten përse Unë i lejoj këto gjëra të ndodhin. Sigurisht Jezusi, në Mëshirën e Tij, nuk do të paraqiste pengesa të tilla? Pra, Unë duhet t’i lejoj ato, sepse do të jetë përmes këtyre sfidave që beteja finale mes Atit Tim të Përjetshëm dhe të ligut mund të kryhet. Pa një konfrontim final, ai, Satanai, nuk mund të flaket tutje, përfundimisht, në humnerën e Ferrit të Përjetshëm.

Të jeni vigjëlent ndaj këtij mashtrimi. Mos i lejoni shpirtrat tuaj të humbasin në këtë mënyrë. Lutuni, lutuni, lutuni, për hiret e dijes me qëllim që të mund ta shihni këtë profet të rremë për çfarë ai me të vërtetë është. Një djall i dërguar nga thellësitë e Ferrit, për t’ju çorjentuar. Të jeni mirënjohës që ju jeni shënjestra e tij. Për arsye të aleancës suaj me Mua, ju do të viheni në sprovën vendimtare, testin e besimit tuaj. Kurrë më nuk do t’ju duhet të përballoni një test të tillë. Prandaj të jeni të pregatitur. Kthehuni tek Unë të gjithë ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, tani, para se të jetë tepër vonë.

Shpëtimtari juaj i dashur

Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:

Wednesday, 22 July 2015

Ngritja e Botës Arabe – 3 Udhëheqës Bote do të vriten

E Enjte, 17 Shkurt 2011, në 23:45

Bija Ime e dashur, Unë Jam i mbushur me gëzim sot tani që kjo seri e rëndësishme e Mesazheve po pregatiten për t’ju njoftuar gjithë njerëzimit. Shumë shpejt ju do ta shikoni se të gjitha vëndet do t’i zbulojnë këto Mesazhe. Mos u shqetësoni për sigurinë tuaj, sepse Unë do t’ju mbroj ju dhe familjen tuaj gjatë gjithë kohës. Edhe pse Unë Jam i mbushur me dashuri për ty, bija Ime, Zemra Ime po thyhet nga dëshpërimi i thellë për vuajtjen, që është duke u shkaktuar nga shoqëria dinake që po thur komplote për të marrë në kontroll shtete.

Ata do ta bëjnë këtë duke hequr me zgjuarsi Udhëheqësit*. Pastaj ata do të ofrojnë ndihmë. Pastaj ata do ta blejnë miqësinë e regjimeve të reja deri sa t’i kontrollojnë ata. Ky kontroll i ri do të jetë më i keq se diktatorët e etur për pushtet të cilët u rrëzuan në emër të lirisë.

Shiko tani, bija Ime, shpejtësinë me të cilën bota Arabe do të bashkohet kundër popullit Tim, Çifutëve. Shiko se si të gjithë aleatët e tyre do të largohen duke i lënë ata të ekspozuar.

Bija Ime, kur të ndodhi Paralajmërimi Fjala Ime do të dëgjohet me më shumë dëshirë, pasi të ndodhi konvertimi. Kjo do të jetë koha për ndjekësit e Mi të shenjtë të bashkohen patjetër kundër tiranisë që do të dali në Botën Perëndimore sidomos në Evropë. Luftoni për të drejtën tuaj të luteni. Nëse nuk e bëni, nuk do të jetë një luftë fetare, por një luftë genocidi.

Do të jenë 3 udhëheqës bote që do të vriten së shpejti, njëri pas tjetrit. Mbajeni mënd se secili do të vritet përmes komplotit të grupit të lig – organizata nën kulturore që sundojnë në të gjitha kombet – edhe pse ju nuk mund t’i shikoni ata sepse janë frikacakë. Por do të fshihen jo për një kohë të gjatë. Kur kontrolli të jetë në mbërthimin e tyre, ata do të përpiqen për vëmënden tuaj dhe do të kërkojnë respekt.

Paralajmërimi do të ndihmoj në shpëtimin e të gjithë fëmijve të Mi ngado. Konvertimi, një Dhuratë nga Unë, do t’i jepet madje edhe atyre që komplomentojnë dhe intrigojnë për të fituar kontroll mbi Tokën e Zotit. Po të mund ta kuptonin ata se ky pushtet kurrë nuk do të jetë i tyre, ata mund të ndalojnë. Por ata janë të verbër.

Më shumë nga ëngjëjt e Mi** të cilët tani infiltrojnë Tokën si qënie njerëzore, do të ndihmojnë për t’ju treguar këtyre shpirtrave të gjorë të gabuar të Vërtetën. Shumë do të konvertohen. Jo të tjerët.

Bija Ime, shko dhe përhape shpejt Fjalën. Ti ke vetëm javë. Përdor çdo mjet të mundshëm. Trego guxim. Bëj absolutisht gjithçka për t’i lejuar të gjithë fëmijët e Mi, të gjitha kombet, që ta kuptojnë kuptimin e Dhuratës Sime të veçantë – kur Dora Ime të zgjatet nga Qielli për t’i shpëtuar shpirtrat e tyre.

Ata që nuk konvertohen në fillim, do ta bëjnë këtë para persekutimit, kur më shumë e më shumë shpirtra do të kthehen tek Unë. Kjo do të jetë një kohë shumë e vështirë për të gjithë. Por kini durim, do të ketë kohë të mira përpara, kur paqja të kthehet në Tokë. Fëmijët e Mi, pas kësaj thirrje zgjimi, do ta shikojnë Dashurinë që Unë mbaj dhe do të vrapojnë drejt Krahët e Mi. Më pas kur kjo të ndodhi, ushtria Ime do të formohet, dhe do të mbroj Mbretërinë Time kundër mashtruesit sundimi i të cilit do të jetë shumë i shkurtër.

Kjo është një pikë kthimi në historinë e njerëzimit, fëmijë. Ju do ta kuptoni këtë shumë shpejt. Deri atëherë, çdo mendim skeptik që ju keni në kohën e Paralajmërimit, kur të ndodhi, ju do t’i hapni zemrat tuaja ndaj të Vërtetës.

Shko tani, bija Ime, në paqe dhe dashuri për gjithë Njerëzimin.

Jezu Krishti
Mbreti I Çifutëve

Shënim* Vizionarja dëshiron t’i bëj të qartë botës se arsyeja që ajo nuk mund t’i postoj emrat e udhëheqësve
DY PREJ TYRE NGA BOTA ARABE DHE NJË NGA EVROPA QËNDRORE ËSHTË PREJ RESPEKTIT PËR FAMILJET TYRE DHE PËR TË SHMANGUR SHQETËSIM TË PANEVOJSHËM. Megjithatë ajo i ka dhënë Mesazhet tek një numër klerikësh dhe media, të bllokuara, gati për publikim menjëherë sa vrasjet të ndodhin më pas (të gjitha brënda një periudhe shumë të shkurtër nga njëra tjetër).


** Është kuptuar nga vizionarja se referencat ndaj ëngjëjve i referohen “lajmëtarëve” që janë zgjedhur në mbarë botën për të komunikuar Mesazhet Hyjnore për të ndihmuar në përhapjen e konvertimit. 

Mesazhi ne anglisht:

Tuesday, 21 July 2015

Mesazh nga Shpirti I Shenjtë

E Shtunë, 12 Shkurt 2011, në 15:30

Koha ka ardhur të ngriheni tani dhe të merrni këtë Kupë – të pini prej saj, sepse ajo është Kupa e Shpëtimit. Duke pirë nga kjo Kupë ju do të jeni tani të pregatitur për ta ndarë këtë Kupë me njerëzimin. Ju tani pregatituni për t’i zbuluar Fjalët e Krishtit, me qëllim që shpirtrat të mund të shpëtojnë gjatë Paralajmërimit.

Mos harxhoni as edhe një moment të vetëm pasi koha tani po afron për këtë Ngjarje të Madhe. Ju do të keni vetëm një kohë të shkurtër që bota ta lexoj përmbajtjen në Intërnet. Por kjo periudhë do të kontribojë në shpëtimin e miljonave nga flakët e Ferrit.

Kjo është një përgjegjësi e madhe, por ti je gati tani.

Shkoni tani në dashuri dhe paqe.

Shpirti I Shenjtë

Mesazhi ne anglisht:

I publikoni mesazhet e Mia nëpër botë

E Hënë, 7 Shkurt 2011, në 22:00

Bija Ime, ti u arrakate pak dhe tani kërkon forcën për të të dhënë konfidencë dhe kurajo për të zbatuar udhëzimet e Mia. Kjo është mirë. Më jep Mua kohën tënde ashtu si kërkoi Nëna Ime e dashur sepse shpirti yt duhet të mbetet i pastër kur komunikon Fjalën Time.

Unë duhet të të kërkoj tani të fillosh planin e shpalljes së Paralajmërimit Tim të çmuar, një Dhuratë për çdo person të vetëm në botë. Atyre ju duhen dhënë hollësirat e kësaj nga fundi i Shkurtit, në Intërnet dhe nëpër botë. Nxito, bijë, bëj çfarë duhet bërë me qëlllim që sa më shumë njerëzve të jetë e mundur t’ju jetë dhënë një mundësi për ta dëgjuar atë. Dhuroje këtë kohë, bija Ime e dashur, sepse është urgjente tani. Kjo kërkesë nuk ka për qëllim të të frikësoj. Ajo është për të theksuar emergjencën, me qëllim që sa më shumë njerëz të jetë e mundur të botë janë të pregatitur. Atëherë ata mund të kërkojnë falje kur mëkatet e tyre të jenë zbuluar para syve të tyre.

Duke u pregatitur, ata do të përfitojnë shumë. Është për arsye të kësaj pjese të Shkrimit që ata do të mbijetojnë gjatë Paralajmërimit. Pastaj ata do të jenë të pastër dhe me bekimet që ata do të marrin, do të jënë atëherë gati t’i përballen sfidave që do të vijojnë.

Përqafoje këtë Dhuratë, bija Ime. Mos ki frikë apo të dëshpërohesh. Kjo është një Dhuratë për njerëzimin. Pranimi yt ndaj kësaj thirrje do të thotë që ti ke vuajtur, por jo ashtu si e prisje. Vuajtja jote erdhi për shkak të tundimit. Dyshimet e tua të ndaluan të pranoje paqen dhe gëzimin në shpirtin tënd, e cila ëshë e jotja nëse do të më jepje Mua të drejtën për të të marrë dhe drejtuar ty. Është koha tani, bija Ime, për t’i dorëzuar të gjitha tek Unë. Më ofro Mua vullnetin tënd të lirë si një Dhuratë dhe Unë do të jap ty Dhuratën më të madhe dhe më të shtrentë nga të gjitha. Paqe, gëzim dhe një dashuri madhështore për Mua, në çdo pjesë të qënies tënde. Eja tani, bija Ime. Bëhu e Imja. Përfundimisht bashkohu me Mua. Më dhuro Mua gjithë dashurinë tënde, vuajtjen, shqetësimet dhe merakun tënd. Thjesht m’i lësho ato Mua. Atëherë, dhe vetëm atëherë, ti do të jesh me të vërtetë e lirë dhe me zemër të lehtë.

Kjo Punë do të kërkoj forcë, bija Ime. Ti nuk je thjesht çfarë ju e quani një vizionare. Unë Jam duke të dhënë ty Dhuratën e profecisë. Përse? Sepse ti, profetja Ime e shtrenjtë, do të jesh instrumenti në përhapjen e Lajmit të Mirë në mbarë botën për Ardhjen Time të Dytë, kur Unë të kthehem në Tokë.

Unë e kuptoj se ky lajm mund të vij si një goditje, por ti je pregatitur për këtë rol për një kohë shumë, shumë të gjatë, vetëm se ti nuk e dije. Për të të ndihmuar ty me këtë detyrë, Unë kam caktuar një numër shenjtorësh për të të ndihmuar. Ata përfshijnë Shën Benediktin, Shën Agustinin, Papa Gjon Pali II, Shën Faustina, Shën Malaki dhe Shën Teresa e Avilas. Unë do t’i zbuloj të tjerët me kalimin e kohës. Të gjithë janë duke punuar tani për të mbështetur detyrën tënde, e cila është një nga më të rëndësishmet e dhëna njerëzimit ndonjëherë në këtë kohë vendimtare në histori.

Mos ki frikë, bija Ime. Ti je shumë me e aftë për këtë detyrë. Përse mendon se Unë kërkoj disiplinë të tillë nga ty? Ti ke shumë për të arritur në zhvillimin tënd shpirtëror, por kjo do të vij në kohë. Unë do të vazhdoj të komunikoj privatisht me ty ndërsa Volumi I Parë bëhet publik. Unë të dua, bija Ime. Unë e di se ti më do Mua. Unë e di se mund të jetë shumë e vështirë për ty me gjithë presionet e tua. Por, ti do të këmbngulësh, do të bëhesh më e fortë. Energjia dhe mëndja jote e shpejtë do të sigurojnë që këto seri të rëndësishme të Mesazheve të shkojnë te të gjithë fëmijët e Mi ngado. Në të gjitha vëndet.

Kaq për tani. Faleminderit që kalove kohë në meditim dhe m’u përgjigje Mua këtë mbrëmje.

Shpëtimtari juaj i dashur

Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:

Konvertimi Global do të ndodhi

E Djelë, 6 Shkurt 2011, në 13:40

Bija Ime e dashur, ky është një nga Mesazhet e fundit për t’u futur në pjesën Time të parë të Shkrimit të Shenjtë i përmbajtur në Volumin “Paralajmërimi”.
Fëmijët e Mi të dashur, së shpejti do tj’u tregohet Egzistenca Ime përmes ndëshkimit. Shumë shpejt tani, besimtarëve të Hyjit të Gjithëpushtetshëm, dhe ateistëve do t’ju jepet Dhurata finale para ditës së lavdishme kur Unë të kthehem për të Gjykuar.

Kjo Ngjarje e Madhe do t’i hapi zemrat tuaja dhe ju do të mahniteni me Dashurinë e mbrekullueshme që Unë ju tregoj në këtë Vepër të Mëshirës. Shumë nga ju nuk e kuptojnë se Unë, apo Ati Im I Përjetshëm, Egzistojmë. Prandaj kaq shumë nga ju shpirtra të pafajshëm, ju duhet ta kuptoni se Mëshira Ime ju përfshin përgjatë Paralajmërimit.

Pavarësisht se çfarë Emri ju do të doni të më jepni Mua, do të jetë atëherë që një kuptim i ri do ta mbështjelli shpirtin tuaj. Të jeni mirënjohës kur kjo të ndodhi sepse ky ndëshkim do të jetë shpëtimi juaj.

Kur kjo ngjarje të marri fund, të gjithë ata besimtarë, së bashku me ata që do të konvertohen sepse më në fund do ta kuptojnë të Vërtetën, do të formojnë ushtrinë Time të re në Tokë. Secili prej jush, që do të ketë kërkuar falje kur mëkatet tuaja do t’ju tregohen, do të kërkoj të përhapi të Vërtetën tek ata në errësirë.

Kjo Dhuratë, fëmijët e Mi, do t’ju sjelli lëndim kur të talleni në Emrin Tim. Të jeni mirënjohës kur kjo të ndodhi sepse atëherë ju do ta dini, edhe pse këto përvoja do të jenë të dhimbshme, se ju jeni një dishepull i vërtetë i Imi. Ju do të bashkoheni me Mua në Parajsë kur të vij koha. Kurrë mos kini frikë nga Besimi juaj, të dashurit e Mi. Sepse po t’i hidhnit një sy, vetëm për një moment, mbrekullisë së plotë që Ati Im ka krijuar për ju në Parajsë, sytë tuaj njerëzor nuk mund ta përballonin Dritën dhe Lavdinë. Me ta parë, lidhja juaj me këtë Tokë, edhe pse është e bukur, sepse edhe ajo gjithashtu u krijua nga Zoti, ju do të luteni për kohën kur mund të bashkoheni me Mua në Parajsë.

Mesazh Dashurie për ateistët

Mbajeni mënd një mësim të fundit nga Unë. Ateistët ngado dëgjojeni këtë Mesazh tani, madje edhe nëse e keni të vështirë për ta bërë. Çdo kush nga fëmijët e Mi në këtë Tokë ndjen dashuri në një farë periudhe në jetën e tyre. Kur ju ndjeni dashuri në zemrat tuaja, ju nuk mund ta shikoni atë, ta prekni dhe mund ta keni të vështirë ta përshkruani. Nuk ka asnjë metodë shkencore të vlefshme që mund ta vlerësoj atë. Dashuria ju bën të përulët. Dashuria ju bën bujar në shpirt. Dashuria mund t’ju ndihmoj të bëni sakrifica të mëdha. Dashuria është misterioze, por pasionante. Dashuria nuk është e krijuar nga njeriu. Ajo është një Dhuratë nga Zoti. Dashuria vjen vetëm nga një Burim. Dashuria është Zot. Zoti është Dashuri. Është kaq e thjeshtë. Hapini zemrat tuaja ndaj Dashurisë së Pastër që Unë, dhe Ati Im I Përjetshëm, mbajmë për secilin prej jush. Më kërkoni Mua si një fëmij do të kërkonte prindin e tij. Më thërrisni Mua dhe Unë do t’i mbush zemrat tuaja. Kur kjo ndodh ju kurrë nuk do të ktheheni pas.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht: