Kerko Mesazhet ketu

Monday 27 July 2015

Fjalë Qetësuese për ata që i vënë në pyetje këto mesazhe

E Diel, 6 Mars 2011, në 15:00

Bija Ime, qëndro e fortë. Ti nuk duhet ta torturosh veten duke lexuar komentet në Internet, të cilat vërtetojnë urrejtjen që shumë, shumë nga fëmijët e Mi ndjejnë kundrejt Meje. Refuzimi Im nuk filloi dhe nuk mbaroi me Kryqëzimin Tim. Ai vazhdon sot si rezultat i drejtpërdrejtë i urrejtjes së përhapur nga Satani përmes fëmijëve të Mi. 

Ti do të vuash në Emrin Tim, po ashtu edhe ndjekësit e Mi të dashur që guxojnë të më mbrojnë Mua. Kjo, bija Ime e dashur, nuk është e re. Thjeshtë është tronditëse për ty për ta parë.

Madje edhe ata prej ndjekësve të Mi që pohojnë se besojnë tek Unë do ta kenë të vështirë t’i përtypin këto Mesazhe. Me kalimin e kohës, kur prova të jetë zbuluar, të gjithë ata që deklarojnë se më urrejnë Mua do t’i ri-vlerësojnë pikëpamjet e tyre. Disa do të qajnë kur ëmbëlsia e së Vërtetës t’ju tregohet atyre. Të tjerë akoma do të pyesin dhe do të pyesin, sepse ata bëjnë gabimin se përpiqen të arrijnë në vendimin e tyre përmes arsyetimit njerëzor.

Shkoni tani, lutuni për të gjithë ata që i vënë në pyetje këto Mesazhe. Është e drejtë që ata ta bëjnë. Sepse ata që vijnë në Emrin Tim, duhet ta pranojnë se ata do të sfidohen, dhe me të drejtë. Prandaj, të gjitha mesazhet duhet të shikohen me kujdes.

Shko tani në paqe dhe me dashuri. Dhe dije se Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi, përfshirë ata që pohojnë se më urrejnë Mua.

Shpëtimtari juaj i dashur, Jezu Krishti.
Gjykatës i gjithë njerëzimit