Kerko Mesazhet ketu

Sunday 26 July 2015

Të gjithë të Krishterët të Pendohen Tani, Katolikët të Luten për Papa Benediktin

E Shtunë, 5 Mars 2011, në 10:00

Bija Ime e dashur ne jemi të bashkuar përsëri. Ti ke qenë e zënë këto pak ditët e fundit. A e ke vënë re forcën që Unë Jam duke të dhënë ty në besim dhe në trup? Kjo është për arsyen se puna jote është kaq e kënaqshme për Mua. Ndërsa ti vazhdon t’i publikosh këto Mesazhe të lutem inkurajo sa më shumë njerëz që njeh për t’u rrëfyer, me shpejtësi tani, për mëkatet e tyre. Nuk ka rëndësi se cilit besim të Krishterë i përkasin. Ata duhet të tregojnë përulësinë dhe besnikërinë e tyre ndaj Meje përmes aktit të kërkimit të Shpengimit.

Ky akt i thjeshtë do t’i bëjë ata më të fortë gjatë ngjarjes të cilës Unë i referohem si Paralajmërimi. Pendohuni, të gjithë ju, për të shpëtuar shpirtrat tuaj. Përgatituni për Paralajmërimin menjëherë, sepse për ata prej jush që nuk janë në gjendjen e hirit, ju mund të mos i mbijetoni atij.

Bija Ime e dashur, Unë dua që ti të vazhdosh të lëvizësh me shpejtësi për të përhapur Fjalën në lidhje me këto Mesazhe. Unë të kam shpjeguar më parë se ato duhet të jepen tek sa më shumë njerëz të jetë e mundur në kohën më të shkurtër të mundshme. Ndërsa kjo ngjarje vijon, po ashtu do të vijojë një ngjarje e lidhur me Vatikanin e Shenjtë.

Kërkoji çdonjërit që të lutet për Zëdhënësin Tim të Shenjtë të dashur Papa Benediktin, sepse ai është i rrethuar nga armiqtë e Atit Tim të Përjetshëm. Lutuni për priftërinjtë që kurrë nuk janë lëkundur në besimin e tyre ndaj Meje apo Atit Tim të Përjetshëm.

Ngritja e profetit të rremë

Ata duhet të luten fort tani, pasi rezultati i këtij sulmi mbi Zëdhënësin Tim Të Shenjtë do të shihet nga ju të gjithë. Lutuni, lutuni, lutuni që profeti i rremë të identifikohet për atë çfarë ai është. Kini kujdes sjelljen e tij. Programin e tij për të kërkuar vëmendje, mënyrën me të cilën shërbëtorët e Mi të gënjyer do të bien tek këmbët e tij me admirim. Pastaj dëgjoni çfarë ai ka për të thënë, me kujdes. Përulësia e tij do të jetë e rreme, qëllimet e tij për të nxjerrë nga udha dhe dashuria që ai shfaq do të jetë e gjitha rreth tij. Ai do të shihet si të ishte krijues, dinamik – një fllad ajri i freskët. Ndërsa ai është i motivuar dhe energjik, fuqitë e tij nuk do të vijnë prej Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm. Ato vijnë nga Satani, i ligu.

Lutuni, lutuni, lutuni. Sepse ju, fëmijët e Mi, duhet të jeni vigjilentë. Ju keni nevojë për Mua për t’ju drejtuar tani ndërsa këto profeci po i zbulohen njerëzimit. Jini të fortë, besnikë ndaj Mësimeve të Mia. Lutuni në grupe. Bëni lutjen e Rruzares së Shenjtë për të kërkuar mbrojtje nga i ligu.

Mbajeni mend një mësim. Mësimet e Mia kurrë nuk ndryshojnë. Ato janë të njëjtat ashtu siç kanë qenë gjithmonë. Siç e thashë më parë, kur ta shikoni se ato janë manipuluar, ndryshuar, apo siç do të jetë rasti, të shtrembëruara në një mënyrë që duket e çuditshme, ose jo të ngjashme me Mësimet e Mia, largohuni dhe lutuni tek Unë për udhëzim.

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti