Kerko Mesazhet ketu

Monday 10 August 2015

Çfarë ju do të përjetoni gjatë Paralajmërimit dhe Lutje për falje në çast

E Shtunë, 16 Prill 2011, në 10:00

Bija Ime e dashur, lëviz shpejt për ta shtuar vetëdijen rreth Mesazheve të Mia, sepse Paralajmërimi është pothuajse përmbi botë. Tregoju atyre shpirtrave që refuzojnë të luten, ta hedhin poshtë krenarinë dhe mospëlqimin e tyre dhe të kthehen tek Unë tani për të kërkuar falje. Të jesh e qartë se shumë, shumë shpirtra nuk do të mbijetojnë në këtë ngjarje të pashmangshme. Shumë nga këta shpirtra janë thjesht dembelë dhe ndërsa ata, pas gjithë këtyre, besojnë në Hyjin Atin e Përjetshëm, ata mendojnë se në njëfarë kohe në të ardhmen ata do të merren me besimet e tyre shpirtërore. Por do të jetë tepër vonë.

Tregoji botës se kjo ngjarje do t’i shpëtojë ata. Shumë do të pendohen gjatë kësaj Përvoje Mistike. Ata do të ndjejnë një ndjesi si djegieje të brendshme, jo të ndryshme nga ajo që përjetohet nga shpirtrat në purgator. Kjo do t’iu japë atyre një ide se çfarë iu duhet të përjetojnë shpirtrat, që nuk janë plotësisht të pastër, përpara se ata të mund ta shohin Dritën e Lavdishme të Qiellit.

Thjeshtë duke e pranuar se kjo ngjarje mund të ndodhë, ata mund t’i mbijetojnë asaj. Kthehuni tek Unë dhe thoni:
“Të lutem më drejto drejt Dritës dhe Mirësisë së Mëshirës Tënde të madhe dhe më fal mua për mëkatet e mia.”
dhe Unë do t’ju fal në çast. Pastaj pas Paralajmërimit ju do të përjetoni një paqe dhe gëzim të thellë në shpirtin tuaj.

Të rinjtë e kanë për turp që të luten
Shumë njerëz në botë sot refuzojnë të luten. Shumë të rinj në veçanti e shohin si të turpshme dhe jashtë mode. Ata gabimisht besojnë, se po, ndërsa mbajnë një besim në Hyjin, lutja është e panevojshme. Kjo nuk është e vërtetë. Ajo është thelbësore me qëllim që të hyni në Parajsën që ju do ta dëshironi shumë pas vdekjes. Nëse ju mbeteni në mëkat ju nuk mund ta shijoni këtë festë të lavdishme. Ashtu si ata prej jush që qëndroni në formë të mirë fizike, kujdeseni për trupin, shikoni me kujdes se çfarë hani dhe jeni elegantë, po ashtu ju duhet ta përgatisni shpirtin tuaj në këtë mënyrë. 

Pa i kushtuar vëmendje me kujdes gjendjes së shpirtit tuaj, ai do të bëhet i dobët dhe do t’i mungojë ushqimi i duhur për të siguruar se është në formë të përsosur.

Lutje për t’u thënë për kthimin e të tjerëve
Për shkak të dobësisë së besimit mes atyre në botë që janë besimtarë, ata prej jush që janë të fortë në besim kanë një përgjegjësi të madhe tani. 

Ju duhet të thoni këtë lutje kthimi për të tjerët.
“Unë të thërras Ty, Jezus, në Mëshirën Tënde Hyjnore, që t’i mbulosh ato shpirtra të vakët me Gjakun Tënd të Çmuar që të mund të kthehen në besim.”

E thoni këtë lutje të shkurtër në emër të atyre, që ju besoni se kanë nevojë më shumë.

Mbajeni mend, fëmijë, premtimin Tim të lavdishëm. Unë do të Triumfoj në fund. Satani, mashtruesi, thjesht nuk mund të mbijetojë. Ju lutem të më lejoni Mua që t’ju mbroj dhe t’ju marr me Vete. Mos ia jepni shpirtin tuaj Satanit. 

Unë ju dua të gjithëve. Vazhdoni të më kërkoni Mua që t’jua forcoj besimin tuaj çdo ditë.