Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 5 August 2015

Dhimbja Ime është akoma më e madhe sot se sa ajo ishte gjatë Kryqëzimit Tim

E Mërkurë, 13 Prill 2011, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, Unë derdh lot me trishtim të madh sonte për mëkatet e njerëzimit, që janë shtuar me intensitet të madh, ndërsa koha po afron që bota të përkujtojë Mundimin Tim në Kryq.

Dhimbja Ime është akoma më e madhe se sa ishte kur Unë u kryqëzova në fillim. Unë Jam duke e përjetuar tani Agoninë që durova, ndërsa mëkatet e njerëzimit e copëtojnë Zemrën Time si një shpatë, që është më e gjatë, më e mprehtë dhe më e dhimbshme. Dëgjojini lutjet e Mia. Dëgjojini thirrjet e Mia. Të gjithë ju, më ngushëlloni Mua në këtë agoni të thellë që Unë e duroj sot. 

Unë duhet të dëshmoj, çdo ditë, dëshpërimin e thellë, dhimbjen dhe torturën e shkaktuar nga njeriu, mbi njeriun, nga njeriu, mbi fëmijët. Këta vrasës nuk ndjejnë keqardhje, kaq të infektuar janë shpirtrat e tyre të errët nga Satani, mashtruesi. Ai nuk tregon aspak keqardhje për asnjërin prej jush, sepse ai nuk ka shpirt. Prapë, njeriu me mendjelehtësi dorëzohet ndaj tundimeve të tij si ndonjë i verbër. 

Kaq me nënshtrim e lejojnë ata veten të zhyten në këtë errësirë të tmerrshme, sa Unë duhet të mbështetem tek ju besimtarë që të luteni fort për të shpëtuar shpirtra të tillë.

Dhimbja Ime intensifikohet çdo ditë. Mëkati nuk shihet nga njeriu, për atë çfarë është. Në nivelin e tij më bazik ai është një dashuri ndaj vetvetes. Në nivelin më të keq, ai është një dëshirë për të gjitha gjërat që i dëmtojnë të tjerët, përmes pandershmërisë, dhunës, abuzimit dhe vrasjes. Përse njerëzit e bëjnë një sy qorr kur shikojnë mizori të tilla? Ato viktima janë njerëz ashtu si ju. 

Lutuni fort për këta keqbërës, sepse edhe ata janë viktima. Ata, fëmijët e Mi, kanë rënë në kurth nga mashtruesi, prapë shumë madje nuk e pranojnë se ai ekziston. Koha po afron tani që Fjala Ime me të vërtetë të dëgjohet përsëri në Tokë. 

Ju lutem, ju lutem t’ia shpjegoni të gjithëve se Mëshira Ime tani ka për t’u dëshmuar mbi Tokë gjatë ngjarjes mistike që do të vijë. Është e rëndësishme t’iu thoni sa më shumë njerëzve të jetë e mundur që t’i kërkojnë Hyjit Atit të Përjetshëm, ta falë secilin dhe çdonjërin prej jush, për mëkatet e kryera në të kaluarën. Bëjeni këtë tani dhe shpejt. Shpëtojini shpirtrat tuaj dhe ata të të tjerëve. Ndërsa konvertimi të vërshojë, disa shpirtra të pafat nuk do t’i mbijetojnë tronditjes. Lutuni, lutuni që ata të mos vdesin në mëkat mortor.

Ju lutem ta kujtoni veten për Mundimin Tim gjatë Kreshmës, duke e konsideruar Sakrificën që Unë e bëra me dëshirë për të gjithë ju me qëllim që të shpëtoheshit. Pastaj kuptojeni se Paralajmërimi, Ndriçimi i Ndërgjegjes, është Dhurata Ime tjetër e Madhe e Mëshirës për njerëzimin.

Përhapni kthimin në besim ngado. Ndihmoni në mposhtjen e mashtruesit duke lutur Mëshirën Time Hyjnore për të shpëtuar shpirtra. Besoni tek Unë tani dhe më ktheni Mua në zemrat tuaja. Bashkohuni së bashku për ta shpëtuar njerëzimin përmes dashurisë.

Shpëtimtari juaj Hyjnor, Jezu Krishti
Biri i Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm
Krijues dhe Bërës i të gjitha gjërave