Kerko Mesazhet ketu

Monday 28 September 2015

Ngrihuni kundër sulmeve të Satanit

E Mërkurë, 20 Prill 2011, në 17:45

Bija Ime, besimi yt po testohet vazhdimisht çdo orë të ditës kur ti detyrohesh nga të tjerët që t’i lësh këto Mesazhe. Kjo gjithmonë do të ndodhë. Është koha që të mësohesh me këtë mundim. Ti mund të jesh e sigurt tani, më shumë se kurrë, se këto Mesazhe janë të vërteta dhe vijnë nga Unë, Shpëtimtari Hyjnor i Njerëzimit, Jezu Krishti.

Unë trishtohem kur shikoj besimtarët, në veçanti, kaq të influencuar nga mashtruesi për ta shpërfillur Fjalën Time Më të Shenjtë kur po jepet për t’u dëshmuar nga bota.

Bija Ime, ti je më shumë se në gjendje t’i shpërfillësh tani të gjithë zërat që pohojnë të flasin me autoritetin, e dhënë atyre nga burime Hyjnore. Shumë profetë të rremë janë të pranishëm në botë sot dhe nuk janë ata që deklarojnë të jenë. Dëgjo vetëm Zërin Tim, ashtu si të kam thënë më parë. Ti nuk ke nevojë për aprovimin e të tjerëve për të vazhduar me këtë Punë të Shenjtë. 

Këto volume të Mesazheve të Shenjta do të shihen, për çfarë ato janë me kalimin e kohës. Ti kurrë nuk duhet të tundohesh, nga shpirtrat e gënjyer, se ata janë me frymëzim Hyjnor, sepse nuk është kështu. Bllokoji gënjeshtrat që do t’i sulmojnë veshët nga mashtruesi, Satani; ai, bija Ime, kërkon ta ndalojë këtë Punë dhe do të bëjë gjithçka për të penguar ty që ta përmbushësh këtë Mision.

Ngrihu tani dhe fol me autoritetin e Shpirtit të Shenjtë, që të është dhuruar ty, bija Ime e shtrenjtë. Ti je një lajmëtare e zgjedhur për të shpërndarë, ashtu si kam thënë, Mesazhet më të rëndësishme për njerëzimin në këto kohë. Ti më bën Mua kaq të lumtur me forcën dhe kurajon që ke treguar, përballë sulmeve që të është dashur të durosh në duart e Satanit. Megjithatë ta kujtosh se ti duhet ta pranosh këtë Punë me përulësinë që pritet nga ti.

Më merr Mua në shpirtin tënd tani, për çdo ditë, për hire të mëtejshme. Unë të dua ty, bija Ime. Qielli gëzon me shpejtësinë e përgjigjes tënde ndaj Vullnetit Tim Më të Shenjtë.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti