Saturday, 31 October 2015

Nëse e keni të vështirë të luteni

E Martë, 24 Maj 2011, në 18:00

Bija Ime e dashur, Unë Jam i lumtur sot që sa shumë punë është bërë për t’i përcjellë botës Fjalën Time Më Të Shenjtë, përmes Punës tënde. Ti kurrë nuk duhet të ndjehesh se nuk po bën mjaft për shkak të sasisë së njerëzve që i mohojnë këto Mesazhe. Sepse ata fëmijë të Mi që nuk e pranojnë tani Fjalën Time, do ta pranojnë atë me kalimin e kohës. Pastaj ata do të jenë të etur për të dëgjuar Zërin Tim.

Qëndroni të përqëndruar tek Unë tani. Mos u gënjeni nga ata që hedhin përçmime mbi këto Mesazhe. Kurrë mos u dekurajoni, sepse ata që janë duke e dëgjuar tani Fjalën Time në fakt janë duke e përhapur të Vërtetën tek të tjerët, prej dashurisë së tyre për Mua.

Konvertimi është një sfidë e vështirë në një botë kaq të verbër ndaj të Vërtetës së jetës së përjetshme. Kërkohet këmbngulje, sepse me ndihmën e Shpirtit të Shenjtë, Fuqia e të Cilit po ndjehet tani, ngado, në mbarë botën, fëmijët e Mi do të kthehen gradualisht tek Unë, por jo të gjithë. Për ata që do të preferonin kënaqësitë artificjale të ofruara atyre përmes mashtruesit, ata do ta kenë shumë të vështirë ta refuzojnë jetën që bëjnë.

Lutuni për të gjithë familjen dhe miqtë tuaj tani, që ata të mund të bashkohen të gjithë në dashurinë tuaj për Mua gjatë Paralajmërimit. Sepse, nëse ju do ta pranoni këtë ngjarje si një rrugë drejt lirisë, ju do të shpërbleheni me Mëshirën Time të madhe.

Lutja nuk është e lehtë për shumë nga fëmijët e Mi, që e shohin si përsëritëse dhe pak të mërzitshme recitimin e lutjeve të gjata. Nëse ju luteni në këtë mënyrë dhe e keni të vështirë, atëherë thjesht uluni me qetësi dhe komunikoni me Mua në qetësi. Thjesht reflektoni mbi Jetën Time mbi Tokë. Kujtoheni veten tuaj për kohën që Unë kalova atje dhe mësimet e dashurisë që Unë ju dhashë të gjithëve ju. Kjo mjafton.

Lëreni mëndjen të qetësohet dhe Unë do të ulem me ju në meditim. Unë eci me këdo. Unë Jam i pranishëm në çdo minutë të ditës, pavarësisht se çfarë jeni duke bërë. Unë nuk Jam kurrë larg. Kujtoni, se Unë Jam mbështetja juaj në jetë. Mbështetuni tek Unë. Kërkoni ndihmën Time, me sinqeritet, dhe Unë do ta dëgjoj thirrjen tuaj. Unë kurrë nuk e refuzoj kërkesën tuaj nëse ajo është sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.
Megjithatë, kur ju kërkoni favore, të cilat janë krijuar për t’ju dhënë ju të mira materiale të tepërta, dijeni se Unë kurrë nuk do t’i jap ato. Sepse Unë kurrë nuk mund t’ju jap dhurata, që Unë e di se janë të dëmshme për shpirtin tuaj. Dhuratat e Mia ju jepen për t’ju sjellë më pranë Zemrës Sime, sepse kur kjo ndodh ju nuk do të doni më tepër.

Shpëtimtari juaj i dashur dhe i devotshëm
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Qiejt do të hapen gjatë Paralajmerimit

E Hënë, 23 Maj 2011, në 14:30

Bija Ime e dashur, ti po vuan torturën që Unë durova për mëkatet e njeriut. Kjo është se çfarë ndjen. Tani ti po shikon vetëm një glimsë të vogël të vuajtjes Sime, që Unë e has në çdo minutë të ditës tënde. Nuk ke pse ta kesh frikë Paralajmërimin, bija Ime.

Paralajmërimi do të jetë një ngjarje dramatike

Ajo do të trondisi shumë njerëz në botë, pasi do të jetë një ngjarje dramatike ku qiejtë do të hapen dhe Flakët e Mëshirës do të hidhen si shigjetë nëpër botë. Sepse shumë njerëz nuk do ta kuptojnë çfarë po ndodh. Kaq të tronditur do të jenë, sa gabimisht do të mendojnë se janë duke dëshmuar fundin e botës.

Ju thuaj atyre të gëzojnë kur të dëshmojnë Lavdinë Time, sepse kjo, nëse jeni të pregatitur si duhet për të, do të jetë shëmbulli më spektakular i Mëshirës Sime që nga dita e Kryqëzimit Tim. Ky, bijtë e Mi, do të jetë hiri i shpëtimit tuaj dhe do të pengoj ata, që përndryshe do të ishin dënuar, të futeshin në thellësitë e Ferrit.

Të gjithë fëmijët e Mi ngado duhet t’i paralajmërojnë shpirtrat e humbur se çfarë pritet. Ju bëni atyre thirrje të kërkojnë shpengim duke i rrëfyer mëkatet e tyre tani. Është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të jetë e mundur të jenë në gjëndje hiri më përpara, pasi ata mund të mos e mbijetojnë këtë ngjarje për shkak të tronditjes. Është më mirë ta dëshmoni në fillim këtë ngjarje Hyjnore spektakulare, sesa të jeni të papregatitur në ditën finale të Gjykimit.

Qëndroni të fortë, të gjithë ju. Gëzoni nëse jeni një ndjekës i devotshëm, sepse juve do t’ju tregohet një grimcë e Pranisë Sime Hyjnore, të cilën paraardhësit tuaj nuk e panë kurrë gjatë jetës së tyre. Lutuni për pjesën tjetër të fëmijve të Mi. Ju tregoni atyre të Vërtetën tani sa e keni mundësinë. Shpërfillini qortimet e tyre, sepse nëse ata veprojnë tani duke u lutur për faljen e mëkateve të tyre, ata do t’ju falenderojnë pasi kjo Mbrekulli e Madhe të ketë ndodhur.

Shkoni tani në paqe. Mos kini frikë. Vetëm lutuni për ata shpirtra që nuk kanë besim, me qëllim që të mos vdesin në mëkat mortor.

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Thursday, 29 October 2015

Përse Unë komunikoj me botën në këtë mënyrë

E Hënë, 23 Maj 2011, në 09:45

Bija Ime e dashur, tani është koha të reflektosh mbi Mesazhet e Mia të Shenjta dhe të sigurosh që sa më shumë mëkatarë në mbarë botën t’i kushtojnë atyre vëmëndje.

Të jeni të sigurtë, këto Mesazhe po i jepen botës si një Dhuratë për të ndihmuar në shpëtimin e të gjithëve ju, të gjithë fëmijët e Mi, dhe përfshi ata që ndjekin udhë të ndryshme për tek Hyji Ati I Përjetshëm.

Njerëzit, sidomos Katolikët, do të jenë të paqartë kur Unë nuk i vë ata para fëmijve të Mi të tjerë të besimeve të ndryshme. Zgjedhja Ime e Fjalëve është caktuar për t’u dëgjuar nga të gjithë dhe jo vetëm nga të zgjedhurit e paktë. Dashuria Ime nuk bën dallime. Për ata që e vënë në pyetje mënyrën me të cilën Unë i flas njerëzimit, përmes kësaj lajmëtare, të më dëgjojnë Mua tani. Ndërsa ju, ndjekësit e Mi, e kuptoni se e Vërteta kurrë nuk ka ndryshuar që nga koha e Kryqëzimit Tim, dijeni atëherë se Unë duhet ta shtrij Dashurinë Time tek të gjithë fëmijët e Zotit. Askush nuk është më i mirë se tjetri.

Bija Ime, ti nuk duhet të përgjigjesh apo të përpiqesh ta mbrosh Fjalën Time kur të kërkohet të shpjegosh përse Unë do të flisja në këtë mënyrë. Fjala Ime është Hyjnore. Ajo nuk duhet ndryshuar apo përpunuar për t’ju përshtatur atye që e konsiderojnë veten ekspertë në ligjin teologjik; sepse Fjala Ime do t’i jepet botës në një gjuhë që do të kuptohet qartë nga njerëzimi sot. Shumë do të pyesin përse këto Fjalë nuk përdorin të njëjtën terminologji apo shprehje të përdorura nga profetët e Mi dhe apostujt e vjetër dhe Unë do t’ju përgjigjem atyre tani.

Mbajeni mënd Mësimet e Mia kurrë nuk ndryshojnë. Pavarësisht se çfarë gjuhe Unë përdor sot për të komunikuar në një mënyrë moderne, e Vërteta mbetet e njëjtë, e paprekur.

Bëni kujdes nga vizionarët apo lajmëtarët që deklarojnë se po marrin mesazhe nga Unë, të cilët përdorin gjuhë të lashtë apo pjesë nga Bibla e Shenjtë; sepse kjo nuk është mënyra me të cilën Unë do t’i komunikoja njerëzimit sot. Përsa do ta bëja Unë atë? A nuk do ta distancoja Unë një brez të ri, ata që janë të paditur ndaj gjuhës që përmbahet në Librin e Shenjtë të Atit Tim?

Thjeshtësia është kyçi, bijtë e Mi, kur komunikoni Fjalën Time Më Të Shenjtë. Kujtoni, kur t’ju mësoni të tjerëve të Vërtetën e Egzistencës Sime, se thjeshtësia në metodën tuaj ëshë kryesore. Nëse ju nuk e bëni këtë, ju nuk do t’i arrini ata shpirtra të humbur, sepse ata do të bëjnë një vesh shurdhë.

Mesazhi Im i Dashurisë

Mesazhi i Dashurisë Sime është shumë i thjeshtë. Unë Jam Jeta që fëmijët e Mi mbi Tokë e dëshirojnë. Shpjegoni se Unë Jam e Vërteta. Bëheni këtë të qartë. Pa Mua nuk ka jetë të përjetshme. Përdorni pofecitë, që Unë i zbuloj tek kjo lajmëtare, për të tërhequr vëmëndjen e jo-besimtarëve. Për këtë arsye ato po i jepen botës. Jo për t’i frikësuar ata, por për të vërtetuar se Unë tani Jam duke komunikuar sot në një mënyrë në të cilën Fjala Ime Më e Shenjtë jo vetëm që do të dëgjohet, por do të besohet.  

Shpëtimtari dhe Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti I Mëshirës

Mesazhi ne anglisht:


Zbulime të reja Përmbytje në Francë këtë Verë (2011)

E Djelë, 22 Maj 2011, në 14:30

Bija Ime e dashur, zbulesa që t’u dha në 18 Mars 2011 në mesnatë, se shpërthimi vullkanik në Islandë do të ndodhte në Maj ka ndodhur tani.

Ti mund të pyesësh veten përse ishe kaq e tronditur kur kjo ndodhi ashtu si ishte parashikuar. Prandaj Unë do ta shpjegoj. Edhe pse shumë nga dyshimet e tua janë larguar në lidhje me vërtetësinë e komunikimeve të Mia me ty, ka mbetur akoma një frikë nga ana jote se ti nuk po i kupton këto profeci me saktësi.

Ti duhet të ngrihesh tani me konfidencë dhe më lejo Mua ta largoj frikën. Vazhdo tani dhe publiko, pa hezitim, ngjarje të tjera që Unë të kam zbuluar. Duke e bërë këtë, më shumë njerëz do ta kuptojnë se jam Unë, Jezu Krishti, I Cili tani kërkon vëmëndjen që duhet për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave.

Kur këto profeci të konfirmohen, do të ketë fare pak dyshim në zemrat e ndjekësve të Mi për vërtetësinë e tyre. Por shpirtat e ngurtë, që refuzojnë të besojnë dhe që gjithmonë do të japin një përgjigje logjike kur të dëshmojnë të Vërtetën, prapë nuk do të binden.

Përmbytje në Francë, valë e nxehtë në Turqi

Më dëgjoni Mua tani. Përmbytje do të ndodhin në jug të Francës këtë verë. Një valë e nxehtë do të ndodhi në Turqi. Ngjarje të tjera ekologjike, që do të shkaktojnë rrëmujë, përfshijnë një tërmet në Angli (por jo i menjëhershëm) disa prej të cilave do të ndikojnë mbi shtete të tjera Evropjane. Prisni një rritje në nivelet e detit në Mesdhe, që do të trondisi këdo. Tërmetet do të ndjehen gjithashtu në Norvegji dhe në Amerikën e Jugut.

Bija Ime, Unë do të zbuloj ty ngjarje të tjera, por vetëm me një motiv në mëndje. Ai është për të konvertuar fëmijët e Mi. Kur dhe nëse ata e pranojnë së Unë ju flas atyre përmes teje, atëherë kjo do të më japi Mua gëzim. Unë nuk kam asnjë dëshirë t’i trëmb fëmijët e Mi, por këto ngjarje do të vazhdojnë të shtohen në botë si pjesë e Ndëshkimit të Madh që vijon. Ato janë një pjesë e nevojshme në betejën kundër mashtruesit.
Lutuni tani, fëmijët e Mi, për të dobësuar dhe shmangur këto ngjarje, sepse lutja është tepër e fuqishme si një metodë falje.
Shkoni tani në paqe. Mos kini frikë t’i publikoni këto profeci, sepse ato do të ndodhin.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Falja udha drejt lirisë

E Shtunë, 21 Maj 2011, në 10:40

Bija Ime, falja është udha drejt lirisë. Kur ju i falni ata që ju ofendojnë apo që ju kanë lënduar, ju çliroheni në shpirt. Kjo është kur gëzimi e mbush shpirtin tuaj. Kjo do të thotë gjithashtu se Unë Jam i pranishëm brënda jush.

Kur ju i falni të tjerët, kjo është një shenjë dashurie, jo vetëm për fqinjët tuaj por dashuri për Mua Shpëtimtarin tuaj Hyjnor. Për ata që nuk besojnë tek Unë, ta dinë se edhe kur ata i falin të tjerët Unë Jam i pranishëm dhe eci me ata. Por ata nuk e dinë se është kështu.

Falja është dashuri. Dashuria Ime është e pafund. Por Unë ju lutem, fëmijët e Mi, të më lejoni Mua t’ju fal për mëkatet tuaja. Sikur vetëm të më kërkonit Mua ta bëj këtë, ju jo vetëm që do të jeni të lirë, por dashuria dhe gëzimi që do të përjetoni do t’ju habisi.

Kjo vepër e përulësisë do t’ju lejoj të komunikoni me dashuri kundrejt të tjerëve. Drita juaj do të ndriçoj dhe do të ndikoj tek të tjerët në një mënyrë të veçantë, por as ju dhe as ata nuk do të jeni të vetëdijshëm për këtë. Dashuria Ime, pasi të ndodhi vepra e shpengimit, do ta vërshoj shpirtin tuaj. Shpirti juaj i pastër do të jetë si një magnet, ndërsa i tërheq të tjerët drejt jush.

T’i falni të tjerët nuk është e lehtë, bijtë e Mi. Krenaria dhe një ndjenjë e vetë-vlerësimit e pengojnë këtë vepër të madhe të mëshirës të ndodhi. Kjo është punë e Satanait; sepse ai e di se mungesa e faljes çon në mëkate të tjera më serioze kundër Hyjit Atë. Kur ju nuk mund t’i falni të tjerët, para së gjithash, ju krijoni një indinjatë, që kur acarohet, çon në urrejtje dhe madje vrasje. Në shumë raste ajo mund të çoj në lufë.

Nëse njerëzit ngado do e falnin një tjetër me mirësjellje, atëherë urrejtja nuk do të egzistonte. Vrasjet do të ishin më pak të shpeshta dhe dashuria – dashuria e Hyjit Atit të Përjetshëm, do të përhapej.

Mësoni ta falni njëri tjetrin. Hidheni tutje krenarinë dhe kërkoni Mëshirën Time. Sepse ku ju më kërkoni diçka sipas Vullnetit Tim të Shenjtë, juve do t’ju plotësohet kërkesa.

Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti I Mëshirës, Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Tuesday, 27 October 2015

Paqartësi për çfarë do të thotë Ardhja Ime e Dytë

E Premte, 20 Maj 2011, në 10:00

Bija Ime e dashur, shumë njerëz pyesin veten se çfarë do të thotë në të vërtetë Ardhja e Dytë, prandaj më lejoni Mua të shpjegoj.

Unë erdha në botë herën e parë për ta shpëtuar njerëzimin nga errësira e përjetshme, që ai të mund të përfitonte nga jeta e përjetshme. Hyji Ati I Plotfuqishëm, prej Mëshirës së Tij, më dërgoi Mua me qëllim që të gjithë fëmijët e Tij të kishin jetë. Sepse deri atëherë, për shkak të mëkateve të Adamit dhe Evës, kjo nuk do të kishte qënë e mundur. Unë vij përsëri, këtë herë për t’i shpërblyer të gjithë ata që më ndjekin Mua.

Shumë paqartësi egziston në botë në lidhje me këtë ngjarje. Shumë njerëz besojnë se Ardhja Ime e Dytë përcakton se ka ardhur fundi i botës. Kjo nuk është ashtu, por përkundrazi, do të thotë ditët e fundit kur Satanai dhe ndjekësit e tij, që krijojnë mizori të papërshkrueshme në botë, do të shfarrosen nga Toka për 1,000 vjet.

Rreth Parajsës së Re mbi Tokë

Kjo Parajsë e Re që Unë kam premtuar do të krijohet kur Qielli dhe Toka të bashkohen në një. Kjo jetë e re që Unë sjell tek të gjithë ndjekësit e Mi të devotshëm është prej dashurie dhe lavdie. Megjithatë, ju, ndjekësve të Mi, do t’ju duhet të duroni shumë vuajtje, ndërsa ndodh ky tranzicjon. Për të ndihmuar në pregatitjen e botës për këtë Ngjarje të Madhe, Unë Jam duke sjellë përpara një Dhuratë të madhe të Mëshirës Sime. Paralajmërimi I Madh, që do t’i japi mundësinë secilit prej jush t’i shikoj mëkatet e veta dhe se si ato më fyejnë Mua, do t’ju mundësojnë të shikoni të Vërtetën. Kur ta kuptoni njollën e mëkatit që egziston brënda jush, vetëm atëherë ju do ta kuptoni me të vertetë dëshpërimin që Unë ndjej.

Një pamje e shkurtër se çfarë do të ndodhi në Gjykimin Final

Duke ju lejuar të gjithëve ju të përjetoni këtë Vepër të madhe të Mëshirës Sime juve do t’ju tregohet një pamje e shkurtër e vërtetë e asaj që ka për të ndodhur në ditën e Gjykimit Final. Në këtë mënyrë do ju jepet një rast i mirë për t’u kthyer menjëherë tek Unë. E shikoni se Unë ju dua të gjithëve ju me një pasion kaq të thellë dhe të pafund sa Unë do të bëj gjithçka të mundur për t’ju shpëtuar nga mbërthimi i mashtruesit.

Megjithatë të bëni kujdes se Satanai do t’i shtoj tani aktivitetet e tij përmes vëllezërve dhe motrave tuaja për t’ju bindur të më ktheni Mua shpinën, madje edhe pasi kjo Ngjarje e Madhe të ketë ndodhur. Tani ju duhet ta hapni mëndjen tuaj, ta lini mënjanë gjithë arsyen njerëzore për të pranuar të vërtetën e egzistencës suaj mbi Tokë. Çdo gënjeshtër e sajuar në mendimin njerëzor llogjik shkencor do të futet për t’ju penguar të pranoni të Vëretën.

Satanai nuk do që ju, fëmijët e Mi, të vini tek Unë. Mbërthimi i tij me anë të veseve duhet të thyhet, por kjo mund të bëhet vetëm me ndihmën tuaj. Mos e lejoni atë t’ja u errrësoj gjykimin me gënjeshtrat e tij. Do të jetë shumë e vështirë për ju t’i shmangni argumentat, ngacmimet dhe talljet e tij, sepse në këtë mënyrë punon ai. 

Satanai do të punoj përmes njerëzve të tjerë për t’ju dekurajuar

Shumë nga ju nuk do ta dinë se Satanai është duke punuar kështu përmes njerëzve të tjerë mendimet e të cilëve ju mund t’i respektoni. Por kjo është pikërisht ashtu si ai punon. Ai do të komunikoj përmes atyre shpirtrave të gjorë të cilët janë të joshur nga errësira. Ai do të siguroj që mëndjet e tyre janë të bllokuara ndaj të Vërtetës së Lavdisë Sime dhe të jetës së përjetshme që ju takon me të drejt juve. Kurrë ndonjëherë mos e lini influencën e tij të ndikoj mbi dashurinë tuaj për Mua. Dhe mbajeni mënd, ngaqë ai nuk do ta fitoj këtë betejë, ata shpirtra të gjorë që e ndjekin atë do të hidhen në Ferr bashkë me atë. Nëse dëshironi jetën e përjetshme, atëherë përdoreni këtë kohë mbi Tokë për ta mohuar Satanain sa e keni mundësinë.

Unë do të mbizotëroj në Tokë për 1,000 vjet

Bija Ime, Unë do të Mbizotëroj në Tokë për 1,000 vjet. Të jeni të sigurtë se Unë tani jam në kontroll të ngjarjeve ndërsa ato tani i shfaqen botës. Unë tani e kam pregatitur udhën për Mbretërinë Time të Re mbi Tokë dhe kjo kohë është e afërt, shumë më e afërt sa shumë mund ta kuptojnë. Gëzoni, sepse kjo ngjarje do të mirëpritet nga të gjithë. Ajo do të sjelli një fund ndaj të gjithë vuajtjes në botë. Ajo do të ndezi një burim dashurie dhe lavdie për t’u ndarë nga të gjithë fëmijët e Mi.

Kjo Parajsë e Re do të jetë përtej imagjinatës suaj, por dëgjojeni këtë. Kjo jetë e re do t’ju ofroj ju, të gjithë ndjekësve të Mi të devotshëm, një jetë pa shqetësime. Ju nuk do të keni nevojë për asgjë. Gjithçka do t’ju jepet nga Unë. Secili prej jush që e zgjedh këtë Mbretëri të Lavdishme do të habitet nga Xhevahiri I Çmuar që ju pret. Lutuni tani, që vëllezërit dhe motrat tuaja t’i hapin sytë ndaj të Vërtetës së premtimeve që Unë kam bërë, që edhe ata të mund të hyjnë në këtë Jetë të Re mbi Tokë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Përgjegjësia e Prindërve në botë sot

E Enjte, 19 Maj 2011, në 18:15

Bija Ime e dashur, bota është zhytur tani në thellësitë e dëshpërimit të plotë prej mungesës së besimit në Egzistencën e Hyjit Atit të Përjetshëm. Madje dhe fëmijët e vegjël tani me kënaqësi e mohojnë Egzistencën e Tij. Ato shpirtra të zbrazët, të ngurtë e fyjnë jo vetëm Atin Tim të Përjetshëm, por më shkaktojnë Mua hidhërim të thellë.

Kaq shumë keni rënë, fëmijë, sa e keni humbur plotësisht gjithë kuptimin e spiritualitetit me të cilin keni lindur. Sa larg mendoni se do t’ju çoj dashuria juaj për botën dhe materializmin e saj? Për ata prej jush që janë të dhënë pas pasurisë dhe rehatisë për të gjitha kënaqësitë e botës, ju duhet ta dini se ato shumë shpejt do të merren nga ju si pjesë e Pastrimit që do të vijoj.

Përgjegjësia e prindërve

Përse ju mësoni fëmijve tuaj rëndësinë e materializmit të krijuar nga njeriu në dëm të shpirtrave të tyre të vegjël, të gjorë? Qëllimi juaj kryesor është që t’i mësoni fëmijve tuaj rëndësinë e krijimit dhe të ndërtimit të pasurisë. Ju rrallë ju mësoni atyre moralet që ju nevojiten për t’i pajisur me përgjegjësitë kur të rriten, në lidhje me se si ata duhet të tregojnë respekt për të tjerët, për të kuptuar rëndësinë e ndershmërisë dhe domosdoshmërinë për të treguar konsideratë ndaj vëllezërve dhe motrave të tyre. Për fat të keq fëmijët e Mi e kanë humbur plotësisht udhën e tyre në drejtimin shpirtëror që ju kërkohet për të arritur destinacionin përfundimtar. A nuk keni turp? Kur do të mësoni se dashuria juaj e ngulmuar pas parasë dhe gjithçka që ajo ofron do të përfundoj në shkatërrim? Do të jetë vetëm kur ju të zhvisheni nga këto kënaqësi që i dëshironi që ju do ta kuptoni se sa të vetmuar jeni.

Më dëgjoni Mua tani sa mundeni. I krijoni prioritet nevojave të familjes suaj, sepse kjo është mirë. Plotësojini ato. Por ju lutem të mos i inkurajoni fëmijët tuaj të bëhen skllevër të pasurisë dhe dëshirës për famë, sepse ju do t’i çoni ata në krahët e Satanait. Fëmijët tuaj u lindën dhe ju dha jetë fizikisht nga ju, por ata u Krijuan nga Hyji Ati I Përjetshëm, kur ju dha shpirti. Patjetër të tregoni përgjegjësi si një prind për të plotësuar nevojat fizike të fëmijve tuaj. Por kujtoni se shpirtrat e tyre kanë nevojë për ushqim. Mësojuni atyre të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe rëndësinë e kujdesit për shpirtrat e tyre. Vetëm atëherë ju do të jeni duke i dhënë fëmijve tuaj ushqimin e vërtëtë në trup dhe në mëndje që ju duhet për të mbijetuar, për të shijuar jetën e përjetshme.

Shpëtimtari juaj i dashur Hyjnor
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Nderojeni Atin Tim

E Mërkurë, 18 Maj 2011, në 17:00

Bija Ime e dashur, më mungoi koha që ti më premtove Mua dje. Unë e kuptoj se ti ke një jetë shumë të ngarkuar, por dije se Unë Jam Jeta të Cilën ti duhet ta kërkosh mbi të gjitha aktivitetet e tua të përditshme.

Koha për njeriun të reflektoj ndershmërisht mbi jetën e tij

Koha për njerëzimin të reflektoj mbi jetën e tij, në një mënyrë vërtetë të ndershme, ka ardhur. Të gjithë fëmijët e Mi ngado, në çdo cep të botës, duhet t’i bëjnë vetes këtë pyetje. A besojnë ata se Hyji Atë egziston, apo jo? Ndërsa ditët e fundit të profetizuara sa vijnë e afrojnë, një numër zgjedhjesh do të duhet të bëhen tani. A e pranoni ju, fëmijët e Mi, se Hyji, Ati Im I Përjetshëm ju krijoi? Nëse e pranoni, atëherë përgjigjuni pyetjes tjetër. Sa kohë harxhoni ju duke e falenderuar Atë për Dhuratat e jetës, familjes dhe miqve tuaj? Shtëpinë që ju jetoni? Ushqimin që hani? Nëse nuk e bëni, ju nuk jeni një ndjekës i të Vërtetës.

Tregoni respekt për Atin Tim

Për ata prej jush që besojnë në Zotin Krijuesin e të gjitha gjërave, a nuk e dini se lutja është jetike nëse doni të përfitoni nga jeta tjetër e lavdishme që Ai ka planifikuar për ju? Flisni me Atë për ditë. Tregoni respektin që Ai e meriton, sepse duke mos i kushtuar Atij vëmëndje, ju më fyeni Mua. Për të gjithë ata ndjekësit e Mi të devotshëm, Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor, Jezu Krishti, ju bëj thirrje tani të kuptoni se sa e rëndësishme është të nderoni Atin Tim. Atij nuk po i kushtohet vëmëndja që Ai meriton. Shumë njerëz e kanë këtë imazh për Hyjin Atë, sikur Ai është i vrazhdë, i frikshëm dhe i zemëruar. Kaq të frikësuar jeni sa e shtyni Atë mënjanë. Po ta dinit se sa shumë Ai e dëshiron dashurinë tuaj ju do të binit në gjunjë në këtë çast dhe do t’i luteshit Atij t’ju falte. Ju lutem t’i luteni Hyjit Atë. Ai ka nevojë për dashurinë tuaj. Ai dëshiron përkushtimin tuaj. Lutja tek Ati Im jep Mëshirë të madhe. Kur ju i kërkoni Atit Tim t’ju mbroj dhe t’ju shpëtoj, në Emrin Tim, Ai rrallë e refuzon kërkesën tuaj sipas Vullnetit të Tij Më Të Shenjtë. Hyji, Ati Im I Përjetshëm, është shumë I Dashur, I Mëshirshëm dhe besnikëria ndaj Tij do t’i sjelli botës hire të mëdha dhe shpëtimin.

Lutjuni Atit Tim për të shmangur katastrofat globale

Lutjuni Atit Tim për të shmangur katastrofat globale në emër të Birit të Tij të dashur dhe Ai do t’i dëgjoj lutjet tuaja. Sa pak Kristjanë në botë i kërkojnë më ndihmë Atij. Ai, I Cili me kaq dashuri e krijoi njeriun në Imazhin e Tij, ëshë harruar. I tregoni Atij nderin që tani kërkohet, për të ndihmuar në dobësimin e katastrofave ekologjike që do të ndodhin në Tokë gjatë Mundimit të Madh.

Ati Im e mban botën në Duart e Tij. Megjithatë, fëmijët e Tij, nuk e nderojnë apo adhurojnë më Atë. Ata janë të pavetëdijshëm për faktin se ndërsa Satanai vazhdon të vjedhi shpirtrat ka vetëm një Fuqi që do të rezistoj përjetësisht dhe ajo është Fuqia e Zotit. Në Mëshirën e Tij Ai do t’i dëgjoj thirrjet tuaja për ndihmë. Ju lutem ta thërrisni Atë tani, sidomos në këto kohë të ndryshimit të madh.

Shpëtimtari juaj i dashur
Biri I Hyjit Atit të Gjithpushtetshëm
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:




Monday, 26 October 2015

Rëndësia e Argjërimit dhe e Vetë Mohimit

E Hënë, 16 Maj 2011, në 11:30

Bija Ime e dashur, ti më në fund po e kupton se pa Mua ju jeni askush. Është përmes hireve të Mia që ju merrni jetë në Mbretërinë e Atit Tim. Pa Praninë Time në jetën tuaj ajo do të jetë e shkretë dhe pa asnjë kuptim të vërtetë. Oh sa dëshiroj Unë që të gjithë fëmijët e Mi ta kuptonin jetën që Unë mund t’ju sjell atyre, sidomos përmes Sakramentit të Eukaristisë së Shenjtë. Sepse është vetëm kur ju më merrni Mua në shpirtrat tuaj të dobët përmes Bukës dhe Verës Hyjnore që ju me të vërtetë do të ndjeni Dashurinë Time. Kjo Dashuri do t’ju forcoj, jo vetëm në shpirt, por edhe në mëndje. Prania Ime do t’ju ngre për t’ju bërë ndjekësit e Mi të vërtetë.

Një ndjekës i Imi që nuk më merr Mua rregullisht përmes këtij Sakramenti Më Të Shenjtë do të jetë si një enë që është vetëm gjysëm e mbushur. Ju keni nevojë për Trupin dhe Gjakun Tim, që u derdh për të gjithë ju, për t’ju mbushur me Praninë Time të Vërtetë. Sepse pa atë ju nuk do të jeni në gjëndje të gjeni forcën e vërtetë për të shpallur plotësisht Lavdinë Time.

Fëmijë, ju duhet të kuptoni se besimi në Egzistencën Time është vetëm pjesë e udhëtimit tuaj shpirtëror. Ka shumë më tepër që ju duhet të kuptoni. Do të jetë vetëm përmes mohimit tuaj të kënaqësive të trupit që ju me të vërtetë do të përmbusheni. Sipas faktit që Satanai e kontrollon njeriun përmes tundimeve të trupit prandaj dhe ju duhet t’i mohoni atij të drejtën ndaj këtyre kënaqësive që ju mund të kërkoni. Argjërimi është një nga mënyrat më të fuqishme për ta pastruar shpirtin tuaj nga Satanai dhe djajtë e tij. Fare pak njerëz mund ta kryejnë këtë sakrificë, por është kaq e thjeshtë dhe nuk e dëmton shëndetin tuaj. Një ditë argjërimi në javë do t’ju sjelli hire të veçanta. Duke bërë sakrifica të vogla në nderin Tim, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, ju jo vetëm që do të shpëtoni shpirtra, por do të afroheni më pranë me Mua. Sakrifica të tjera ku ju mohoni të mirat materiale do t’ju afrojnë më shumë tek Zemra Ime e Shenjtë.

Jeta, fëmijët e Mi, nuk duhet të jetë e gjitha për ndjekjen e gjërave materiale, nëse janë të tepërta ndaj nevojave tuaja të vërteta. Duke pranuar nevoja të thjeshta dhe duke e përkushtuar kohën tuaj ndaj Meje, ju do të ndjeni kënaqësi të vërtetë. Jo vetëm kjo, por për herë të parë në jetën tuaj ju do të dini kuptimin e lirisë së vërtetë. Dijeni, Satanai e kontrollon njeriun përmes dëshirave të trupit përfshi ushqimin, rrobat, seksin, shtëpitë, makinat, pushimet, jetën lluksoze, muzikën, alkolin dhe adhurimin e njerëzve të famshëm. Duke e pranuar se këto janë thjeshtë iluzjone, atëherë ju do ta kuptoni se koha juaj në Tokë nuk duhet të shkoj kot me ndjekje të tilla të pavlerë.

Koha juaj në Tokë, fëmijë, është vetëm pjesë e udhëtimit tuaj në përjetësi. Jeta e një lloji të ndryshëm do të vazhdoj për ju pas vdekjes. Pavarësisht se nëse njerëzit besojnë apo jo në Zotin Atin e Përjetshëm, shpirtrat e tyre do të egzistojnë akoma pas vdekjes. Kërkoni tani Dritën me qëllim që shpirti juaj të përjetoj lumturinë e vërtetë përjetësisht dhe një vënd të lartësuar në Parajsë. Për të arritur këtë nivel të pastërtisë shpirtërore ju lutem të bëni sakrifica të trupit sa jeni akoma gjallë në Tokë. Ofroni, gjithashtu, të gjitha vuajtjet tuaja në jetë për shpirtrat e humbur dhe ju do të vilni shpërblimin që ju pret në jetën tjetër.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:



Friday, 23 October 2015

Refuzojeni punën e Spiritualizmit të Epokës së Re

E Djelë, 15 Maj 2011, në 17:00

Bija Ime e dashur, Unë Jam duke i bërë thirrje të gjithë ndjekësve të Mi për të mos e pranuar punën e Lëvizjes së Epokës së Re, që ka mbërthyer botën.

Krishtërimi gjthmonë ka qënë një shënjestër kryesore e Satanait. Për shkak se ai është aq dinak, ai vazhdimisht do të përpiqet t’i joshi ata me shpirtra të zbrazët dhe të humbur. Ai gjithmonë do të provoj t’i paraqesi gënjeshtrat e tij të kuptohen sikur të jenë dashuri. Pastaj ai do të përpiqet të kontrollojë mëndjet e fëmijve të Mi duke përdorur taktika të lashta pagane të krijuara për ta çliruar mëndjen e tyre nga të ashtu-quajturat strese të jetës moderne. Bëni kujdes ju që jepeni pas praktikave, që deklarojnë ta sjellin gjëndjen tuaj mendore në një fazë harrese, në emër të meditimit. Menjëherë sa ju e lejoni vëmëndjen tuaj të kontrollohet në këtë mënyrë Satanai dhe djajtë e tij mund të lëvizin me kaq qetësi sa ju nuk do ta kuptoni, kaq i ngadaltë do të jetë tranzicioni.

Shmangini praktikat e lashta shpirtërore përfshi përdorimin e kartave tarrot

Shumë, shumë shpirtra në botë kanë etje për drejtim shpirtëror. Në përpjekjet e tyre për të sjellë kuptim në jetën e tyre, ata gabimisht e lejojnë veten të përfshihen në praktika që çojnë në paganizëm. Çdo dogmë e rreme, që ju nxit të besoni se paqja në zemër dhe në shpirt mund të arrihet përmes praktikave të lashta shpirtërore duhet të shmanget gjatë gjithë kohës. Mësoni t’i njihni ato për çfarë janë.

Përdorimi i kristaleve, meditimit, reiki, joga, kartat tarro, besimi në drejtim shpirtëror, metafizika dhe të ashtu-quajturit shërues besimi janë për t’ju nxitur të besoni në një egzistencë tjetër superiore jashtë asaj të krijuar nga Hyji Ati I Përjetshëm.

Paralajmërim për masterat e ngritur

Shumë nga ju sot, që janë vazhdimisht në kërkim të ngushëllimit shpirtëror duke praktikuar ndjekjen e ëngjëjve tuaj duhet të jeni vigjëlent për faktin se menjëherë sa termi masteri i ngritur të përmëndet, të jeni të sigurtë se këta ëngjëj nuk vijnë nga Qielli. Masterat e ngritur, bijtë e Mi, janë ëngjëjt e rënë dhe vijnë nga errësira. Por juve do t’ju thuhet dhe pastaj do t’ju bindin se ata vijnë nga drita. I gjithë ky spiritualizm pagan, nëse e lini t’ju kontrolloj jetën, gradualisht do t’ju tërheqi poshtë në gropat e errësirës kur ju nuk e prisni. Satanai do të jetë kaq i kujdesshëm se si i paraqet këto gënjeshtra të errëta, sepse gjatë gjithë kohës do t’ju thuhet dhe ju do të besoni se këto gjëra janë të gjitha të mira.

Shumë nga këto praktika janë paraqitur se janë të mira për vetëbesim, konfidencë, kontroll mbi jetën tuaj, të gjitha këto janë një gënjeshtër. Jo vetëm që këto praktika ju largojnë nga e Vërteta, por ju sjellin dëshpërim të patreguar menjëherë sa shpirtrat e liq hyjnë në shpirtin tuaj si rezultat direkt i këtyre praktikave.

Bibla paralajmëron për rrezikun e magjisë.

E Vërteta kurrë nuk mund të shtrëmbërohet. Mësimet e dhëna njeriut në Biblën e Shenjtë e paralajmërojnë njerëzimin për rreziqet e magjisë, tregimit të fatit dhe adhurimin e zotave të rremë. Në botën e sotme, këto praktika paraqiten si jo të dëmshme, por të nevojshme, për mirëqënien tuaj shpirtërore. Për arsye të natyrës së shpirtrave të butë, shumë prej tyre do të tërhiqen natyrshëm drejt praktikave të epokës së re për shkak të pamjes së rreme të dashurisë që ato shfaqin. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e Vërteta.

Paralajmërim për përkushtimin fanatik ndaj ëngjëjve

Kujtoni se është Satanai dhe ëngjëjt e tij të rënë që ju kanë tëhequr me kujdes dhe me dinakëri në këto gënjeshtra të padyshuara. Për ata prej jush që reklamojnë një përkushtim pothuajse fanatik ndaj ëngjëjve, Unë kam këtë për t’ju thënë. Përse ju nuk shpallni në fillim Fjalën e Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm? A nuk është ky fiksim me ëngjëjt një tjetër formë e idhujtarisë? Po, patjetër, lutu për ndihmën e ëngjëjve të shenjtë, megjithatë, gjithmonë bëni këtë pyetje. A është përkushtimi juj ndaj ëngjëjve në dëm të dashurisë suaj për Jezu Krishtin, Birin e Zotit apo Hyjit Atit të Përjetshëm? Nëse është kështu atëherë ju më fyeni Mua, Shpëtimtarin tuaj Hyjnor, Jezu Krishtin.

Zgjohuni tani ndaj gënjeshtrave të së ashtu-quajturës spiritualizm. Ëngjëjt që ju tërhiqni duke marrë pjesë në praktika të tilla nuk do të vijnë nga Qielli apo nga Drita. Ata do të duken sikur vijnë nga Drita por ky është mashtrimi që Satanai dhe djajtë e tij përdorin për t’i mbuluar me kujdes veprimet e tyre.

Mbajeni mënd një mësim të fundit. I zbukuroni praktikat tuaja pagane sa shumë të doni për t’i shfaqur ato sikur i bëjnë nderime Dritës Hyjnore të Qiellit, por ajo do të jetë gënjeshtër. Gënjeshtra dhe ata që ju bindni të ndjekin këtë udhëtim të çuditshëm drejt të ashtu-quajturës mbretëri shpirtarore, jashtë asaj të Atit Tim, do t’ju sjelli kaq pranë Satanait deri në atë pikë sa nuk do të ketë më kthim.

E vetmja Mbretëri Hyjnore e Dashurisë që egziston jashtë kësaj Toke është Parajsa. Çdo gjë tjetër që ju është thënë është e pavërtetë. Megjithatë, Satanai do që ju të besoni se ka. Realiteti është se ai po i tërheq të gjithë ata shpirtra të padyshuar dhe supersticjoz në errësirën e Ferrit me vete dhe të gjithë ëngjëjt e rënë, gjithçka në emër të dashurisë së rreme.

Ju lutem ta kujtoni se Dashuria, Dashuria e Vërtetë, mund të vij vetëm nga Hyji Ati I Përjetshëm.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Thursday, 22 October 2015

Përse Hyji, Ati I Përjetshëm, po dërgon profetë të rinj në botë

E Premte, 13 Maj 2011, në 22:45

Bija Ime e dashur, për ata që dyshojnë, sidomos shërbëtorët e Mi të shenjtë, të cilët mund ta shpërfillin Fjalën Time përmes këtyre Mesazheve, kjo është çfarë Unë dua t’ju them atyre. Rriteni besimin tuaj tek Unë duke e pranuar që Fjala Ime ju dha botës jo vetëm gjatë kohës Sime në Tokë, por përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë edhe pas saj.

Që nga fillimi i kohës, Hyji, Ati Im I Përjetshëm, ka komunikuar me njerëzimin përmes profetëve; në këtë mënyrë Mësimet e të Vërtetës ju bënë të njohura njeriut për të siguruar që besimi i tij të mbetej i fortë. Zbulime të tjera dhe mësime mbi të Vërtetën ju dhanë gjithashtu njerëzimit përmes apostujve, dishepujve të tjerë të devotshëm dhe përmes profetit, Gjon Evangjelist. Pas kësaj Fjala Ime, Mësimet e Mia dhe gjithçka që i duhej njeriut për të sjellë shpëtimin e nevojshëm ishin gati. Tani që bota ndeshet me ndryshimin më të madh në historinë e vet, Hyji, Ati Im I Përjetshëm, ka dërguar profetë të rinj në botë. Këta profetë, pa dyshim nuk ju sjellin Mësime të reja, sepse kjo nuk është e nevojshme. Përkundrazi ata janë sjellë për tre arsye.

E para është për ta kujtuar njerëzimin për të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Zbulesës. E dyta është për ta bërë njeriun vigjëlent për kohët që ai jeton me qëllim që të mund ta rindezi besimin e tij. E treta është për të ndihmuar në përhapjen e konvertimit me qëllim që ndjekësit e Mi të mund të formojnë ushtrinë më të madhe nga të gjitha për të shpëtuar shpirtra. Unë Jam duke komunikuar përmes kësaj profete dhe të tjerëve, që Fjala Ime të dëgjohet në çdo cep të botës.

Kujtoni Dashurinë dhe Dhembshurinë Time Absolute

I dëgjoni me kujdes të gjitha këto Mesazhe, të cilat jo vetëm që e shpallin Fjalën Time ashtu si ju e njihni, por edhe ju zbulojnë Dashurinë dhe Dhembshurinë Time Absolute për secilin prej jush. Kujtoni gjithashtu Mëshirën Time të madhe. Të gjithë mëkatarët do të falen menjëherë sa të kërkojnë shpengim.

Rëndësia e Rozares së Shenjtë dhe Mëshirës Hyjnore

Ndërsa shkatërrimet ekologjike do të ndodhin, ju lutem të kujtoni që lutja përshi recitimin e Rozares së Shenjtë dhe Mëshirës Hyjnore do të ndihmojnë në shmangjen e shumë prej tyre. Kujtoni, fëmijët e Mi të shtrenjtë, se ju që besoni tek Unë dhe Ati Im I Përjetshëm dhe që ndiqni udhëzimet e Mia nuk keni pse të frikësoheni. Gjithashtu më lejoni Mua t’ju kujtoj se për arsye të dy Veprave të mëdha të Mëshirës që po ju jepen – Dhurata e Shpirtit të Shenjtë, që shpërtheu në mbarë botën pak ditë më parë dhe Paralajmërimi i Madh, që miljona do të konvertohen ndaj të Vërtetës. Kjo do të jetë një mbrekulli e madhe dhe një që do të sjelli gëzim tek shumë.

Persekutimi nga Dragoi i Kuq dhe ata jo nga Zoti

Ndërsa Satanai do të ngrihet përmes ndjekësve të tij të gjorë, të gënjyer të cilët ai i largon nga Unë – shpresa e tyre e vetme e shpëtimit të përjetshëm – kjo do të jetë vetëm për një periudhë të shkurtër. Megjithatë Unë duhet t’ju paralajmëroj se do të jetë një periudhë e frikshme e persekutimit e udhëhequr nga Dragoi i Kuq dhe ato grupe politike, jo nga Zoti.

Përmes lutjes dhe Sakramenteve ju do të gjeni forcën për të rezistuar gjatë këtyre sprovave. Të gjitha këto ngjarje janë parashikuar dhe duhet të ndodhin, me qëllim që i ligu të çrrënjoset përfundimisht nga bota. Megjithatë, është e nevojshme që ky pastrim dhe një seri ndëshkimesh të ndodhin; sepse vetëm atëherë bota do të jetë gati për Parajsën e Re në Tokë.
Kurrë mos e shpërfillni thirrjen Time. Do të jetë vetëm kur të shikoni profecitë t’ju shfaqen nga lajmëtarët e Mi të zgjedhur që do të filloj të bëhet e qartë se ju do ta dini me siguri se jam Unë Ai që flet me ju.

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Wednesday, 21 October 2015

Tërmetet në Evropë ndodhën sot ashtu si ishte parashikuar

E Mërkurë, 11 Maj 2011, në 23:00

Bija Ime e dashur, sot tërmetet për të cilat të fola disa muaj më parë ndodhën në Evropë, në Spanjë sot. Ndodhi të tjera ekologjike, që përfshijnë një vullkan, përmbytje dhe një valë e nxehtë do të pasojnë.

I kushtoni vëmëndje këtyre ngjarjeve sepse kur ato të ndodhin kjo do të provoj se këto Mesazhe po vijnë nga Unë, Jezu Krishti.

Kjo, bija Ime, është Dora e Atit Tim, I Cili do të lëshoj ndëshkim mbi botën për të bërë të mundur zhdukjen e mëkatit. Lutuni dhe vazhdoni të luteni për më shumë konvertim për të dobësuar këto shkatërrime.

Nëna Ime e dashur të shpjegoi një numër gjërash të rëndësishme këtë mbrëmje. Nevoja për lutje ditore dhe Adhurim është e rëndësishme – sa shpesh të mundesh – sepse kjo do të japi rezultate të mëdha për ty, bija Ime, në Punën tënde.

Pusho tani. Ti je e lodhur. Unë do të flas me ty nesër. Shko në paqe.

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Tuesday, 20 October 2015

Mesazh nga Virgjëra Mari në lidhje me mbrojtjen e Shenjtorëve

E Mërkurë, 11 Maj 2011, në 22:30

Bija ime, ti po afrohesh më pranë Zemrës së Birit tim të shtrenjtë. Udhëtimi yt ka qënë i vështirë, por ndodhi në një periudhë kaq të shkurtër. Ishte prej urdhërit të Hyjit Atë që unë u dërgova për të të komunikuar ty thirrjen tënde për këtë Punë. Përgjigja jote ishte e menjëhershme. Ti kurrë nuk hezitove.

Sepse kjo është fuqia e dashurisë që ti ke për mua Nënën tënde të Bekuar. Unë të kam udhëzuar dhe drejtuar drejt kësaj thirrje shumë të veçantë. Të lutem të vazhdosh te kthehesh tek unë, Nëna jote e dashur, çdo ditë për udhëzim të përditshëm. Të gjithë shenjtorët janë duke ecur akoma me ty, por ti nuk e di këtë. Ti duhet t’i drejtohesh Shën Benediktit, Shën Jozefit, Shën Gjon Evangjelistit, Shën Agustinit dhe Kryeëngjëllit Mikael për të dhënë mbështetjen që do të duhet. Sa shumë më e fortë ti je tani, bija ime, sa bën pyetjen përse. Është për shkak të bindjes tënde ndaj Birit tim të dashur që ti tani po merr hiret që të nevojiten për këtë Mision Hyjnor të veçantë, për të cilin ti je zgjedhur.

Lutja e Rozares sime Më të Shenjtë çdo ditë është e rëndësishme, sepse do të mbroj nga i ligu. Shën Benedikti është caktuar për të të mbrojtur ty gjatë gjithë kohës nga sulmet e mashtruesit. Prandaj dhe më të këqijat të janë ndaluar. Lutju atij për ditë, bija ime, për këtë mbrojtje të vazhdueshme.

Pranoje vuajtjen e kërkuar nga ty nga Biri im i shtrenjtë, Jezu Krishti, sepse kjo do të shpëtoj shpirtra të panumërt. Dhurata jote e veçantë e vullnetit tënd të lirë për Atë, do të ndaloj miljona shpirtra të hyjnë në zjarret e Ferrit. Vazhdo të kujtosh çfarë vuajtja fiton dhe gëzimin që kjo do të sjelli në Zemrën e Shenjtë të Birit tim.

Ti tani po gëzon Dhuratën e veçantë të bashkimit me Birin tim. Sa më tepër të dorëzohesh plotësisht, të tregosh përulësi dhe të bësh sakrifica të tjera, aq më shumë ti do ta ndihmosh Atë në këtë detyrë, që është kaq e rëndësishme për Të.  

Të jesh mirënjohëse, bija ime, që të kërkohet të bësh këtë Punë të shenjtë, sepse pa atë miljona shpirtra nuk mund të shpëtonin.

Afrohu tani më pranë Zemrës sime dhe më lër të të sjellë më pranë Birit tim. Unë do të mbroj dhe udhëzoj ty gjatë gjithë kohës.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Paqes

Mesazhi ne anglisht:



Sunday, 18 October 2015

Shpirti I Shenjtë është hedhur tani mbi mbarë botën

E Martë, 10 Maj 2011, në 16:00

Bija Ime, tregoi botës se një Vepër e rëndësishme e Mëshirës Sime ndodhi sot, ku Shpirti I Shenjtë, një nga Dhuratat më të mëdha për fëmijët e Mi, është hedhur mbi mbarë botën. Kjo Dhuratë është e rëndësishme për ta ndihmuar njerëzimin të pregatitet për Paralajmërimin. Të mbushur me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, ndjekësit dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë do të forcohen shumë në dashurinë e tyre për Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm.

Kjo Dhuratë e jetës do të sjellë nxitje të reja në shpirtrat tuaj të vakët, të lodhur, që po klithin për dituri. Kjo është profetizuar dhe të gjithë, përfshi dhe mëkatarët më të rëndë, do të përfitojnë.

Mëshira Ime, ashtu si e kam thënë, nuk njeh kufi. Të mbushur tani me shpirtin e dritës dhe shenjtërisë, ju, të gjithë ndjekësit e Mi ngado, duhet të jeni tani të guximshëm dhe të shpallni Fjalën Time tek të gjithë ata me të cilët ju bini në kontakt. Mos i kushtoni rëndësi qortimeve që mund të përjetoni, sepse është tepër e rëndësishme tani të shpërfillni thirrjet e Mia për konvertim.

Dëgjojeni lutjen Time tani për t’ju dhënë kurajon që ju duhet.
“Më mbush tani O Zot me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë për të çuar Fjalën Tënde Më të Shenjtë tek mëkatarët të cilët unë duhet të ndihmoj të shpëtoj në Emrin Tënd. Më ndihmo t’i mbuloj ata, përmes lutjeve të mia, me Gjakun Tënd të Çmuar, që ata të mund të vijnë tek Zemra Jote e Shenjtë. Më jep Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë që këta shpirtra të gjorë të mund të gëzojnë në Parajsën Tënde të Re.”
Ta thoni këtë lutje çdo ditë, pasi keni recituar Mëshirën Time Hyjnore, dhe ju, përmes besnikërisë suaj ndaj Meje, do të ndihmoni në shpëtimin e fëmijve të Mi.

Më shpëtoni Mua nga mundimi që vuaj në Zemrën Time ndërsa shikoj me sa shumë hidhërim mënyrën se si pranohet Emri Im I Shenjtë në botë sot. Të pakënaqur me mohimin Tim, shumë, shumë shpirtra reagojnë me zemërim nëse ju, ndjekësit e Mi besnikë, madje guxoni të përmëndi se për çfarë Unë qëndroj. Ata janë shumë të zemëruar sepse mashtruesi me shumë zgjuarsi ja u ka kthyer mëndjen për tu larguar nga e Vërteta. Ndihmojini këta shpirtra, të gjithë ju. Lutuni dhe më kërkoni Mua tani forcën që ju duhet në këtë punë.

Hire të veçanta për ata që përhapin konvertim
Për të gjithë ju që përhapni konvertim, hire të veçanta do t’ju jepen dhe një vënd shumë i veçantë do të rezervohet për ju në Mbretërinë e Atit Tim. Shkoni tani dhe e lejoni Shpirtin e Shenjtë ta vërshoj shpirtin tuaj për të më ndihmuar Mua të shpëtoj njerëzimin.

Unë ju dua të gjithëve ju. Secili prej jush mban një vënd në Zemrën Time të Shenjtë. As edhe njëri prej jush, përfshi mëkatarët, nuk do të përjashtohet nga beteja Ime për të shpëtuar shpirtra.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti I Mëshirës
Shënim: Komenti i fundit nga Zoti Ynë Jezu Krishti tek vizionaraja i dhënë në fund të këtij Mesazhi.
 “Bija Ime kjo ngjarje është e rëndësishme. Ajo do të shpëtoj shumë shpirtra para se të ndodhi Paralajmërimi dhe do të vazhdoj të jetë i pranishëm në botë më pas për të ndihmuar në pengimin e mëkatarëve të kthehen prapë në mëkat. Ajo është profetizuar, bija Ime, dhe përfaqëson ngjarje të madhe. Por ndjekësit e Mi duhet të punojnë fortë tani për të më ndihmuar Mua të udhëheq betejën për shpirtrat.”

Mesazhi ne anglisht:


Thursday, 15 October 2015

Barbarizmat e Kryqëzimit Tim nuk i janë treguar Njeriut ashtu si duhet

E Shtunë, 7 Maj 2011, në 09:50

Bija Ime e dashur, ti duhet ta marrësh tani Kryqin Tim dhe të më ndihmosh Mua ta mbaj atë në udhëtimin, që Unë e kam caktuar për ty. Bija Ime e shtrenjtë, sa ke vuajtuar këto pak javët e fundit. Unë e lejova këtë të ndodhi sepse të ka afruar më pranë Zemrës Sime të Shenjë.

Shumë shpirtra janë thirrur për t’i përcjellë Mesazhet e Mia në botë. Do të jetë vetëm përmes pastrimit të vullnetshëm nga ana e shpirtit që do të vendosi cilësinë e dijes. Me fjalë të tjera, nëse shpirti që Unë e zgjedh për të komunikuar Fjalën Time është i pastër, atëherë Mesazhet do të kenë më shumë efekt. Ata do të lënë një përshtypje më të gjatë tek shpirti. Ata do të jenë të mbushur me dhembshuri, por do të zbulojnë të Vërtetën e Mësimeve të Mia në formën e vet më të pastër.

Unë nuk kam kohë për hollësirat që njerëzit i shpresojnë, të cilët janë të kushtëzuar ta dëgjojnë Fjalën Time në një farë mënyre – në një version të ndryshuar. Madje dhe Mundimet e Mia, Kryqi dhe barbarizmat e kryera nga njeriu në Kryqëzimin Tim nuk i janë treguat botës ashtu si duhej të kishin qënë. Sa pak nga ju, fëmijtë e Mi, e kuptoni trajtimin Tim të tmerrshëm, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, në duart e njeriut. Ky trajtim i Imi sot, ku Unë përbuzem, tallem, fyhem, shpërfillem dhe abuzohem, është akoma i dukshëm. Vdekja Ime shtroi udhën për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj nga mallkimi i përjetshëm. Kjo akoma qëndron. Mos e hidhni tutje Dhuratën e shpëtimit, sepse pa e pranuar të Vërtetën ju nuk mund të shpëtoni.

Dëgjojeni këtë. Unë Jam e Vërteta. Unë Jam Çelësi i shpëtimit tuaj. Para vdekjes, madje edhe nëse më keni shpërfillur Mua, Mësimet e Mia, keni mohuar Egzistencën Time të Vërtetë, kthehuni tek Unë dhe kërkoni Shpengim. Nuk ëshë kurrë vonë të ktheheni tek Unë dhe të më kërkoni Mua t’ju mbaj për dore dhe të më lejoni Mua t’ju çoj drejt Mbretërisë Qiellore të Atit Tim. Por ju mund ta bëni këtë vetëm kur jeni gjallë mbi këtë Tokë. Kjo është e vetmja mundësi e juaja për t’ju ofruar jetën e përjetshme. Do të jetë tepër vonë më pas.

Shpëtimtari juaj Hyjnor i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Wednesday, 14 October 2015

Satanai po shkakton rrëmujë në botë por ditët e tij janë të shkurtra tani

E Mërkurë, 4 Maj 2011, në 20:45

Bija Ime e dashur, është tani me emergjencë të madhe që bota dhe të gjithë ata që janë të përgjumur ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia duhet ta dëgjojnë Fjalën Time të Shenjtë. Ndërsa trazirat do të vazhdojnë të shtohen në botë, ju tani duhet të ndalni dhe të meditoni mbi Shkrimin e Shenjtë – çfarë ju është thënë rreth ndryshimeve, të cilat do të dëshmohen mbi Tokë nëse mëkati vazhdon.

Madje edhe ata prej jush që e vënë në dyshim Egzistencën e Hyjit Atit të Përjetshëm, apo Egzistencën Time, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, do ta shikoni mëkatin të kryhet përditë, para syve tuaj. Nëse kjo ndodh gjatë ndeshjeve tuaja personale në jetën e përditshme, në gazeta, në median e shpallur apo në Intërnet, është e vështirë të shpërifillet. Madje dhe ata prej jush që janë tolerantë në pranimin e mëkatit janë të tronditur me nivelin e imoralitetit që do të detyrohen të dëshmojnë.

Çfarë shikoni? Çfarë ju trondit më shumë? A është dhuna e egër me të cilën informoheni në televizor, duke e parë në rehatinë e shtëpisë suaj? Vrasjet, që kryhen dhe tolerohen nga qeveritë në emër të drejtësisë? Apo është imoraliteti i shfaqur përmes pornografisë të turpshme, që paraqitet si art? A janë gënjeshtrat e deklaruara nga mashtruesit dinakë pas sistemeve ligjore, ku ata mund ta blenë lirinë e tyre kundrejt ndëshkimit? A mund të jetë urrejtja e treguar nga njeriu kundër të panjohurve që ata takojnë në rrugë? A është terrori që ndjehet nga qytetarët e zakonshëm në duart e vetë qeverisë së tyre? Ka kaq shumë thyrje kundër Ligjeve të Moisiut, Urdhërimeve, që po kryehen tani as është e pamundur t’i kuptosh të gjitha, kaq shumë, njëherësh.

Ligji dhe rendi janë zhdukur. Dashuria dhe bujaria e treguar nga fqinji te fqinji ëshë duke u zhdukur shpejt. Madje dhe ata shërbëtorë të Mi besnikë, të cilët veprojnë në Emër të Zotit nuk janë më duke e drejtuar tufën e tyre.

Ky kaos është shkaktuar nga mbreti i mashtrimit, Satanai, i ligu, i cili shkon deri tutje për ta fshehur identitetin e tij nga njerëzimi. Një frikacak, ai punon duke përdorur fuqitë e tij për të joshur. Mos u gënjeni, sepse ai ka fuqi, të cilat i përdor për të shkatërruar njerëzimin. Ai ngre njeriun kundër njeriut. Vëllanë kundër vëllait. Fqinjin kundër fqinjit. Dhe të gjitha me një qëllim, që të shkaktoj rrëmujë në një periudhë sa më të shpejtë të mundet. Ai kurrë nuk do të ndaloj torturën ndaj jush, fëmijët e Mi. Përballuni me realitetin e tij. Pranojeni egzistencën e tij. Për jobesimtarët është vetëm kur përfundimisht e kuptojnë të vërtetën e egzistencës së Satanait që e vërteta kuptohet, dhe ajo është që Hyji Ati I Përjetshëm me të vërtetë Egziston.

Thjesht kujtoni se ditët e Satanait janë të numëruara. Mos e lini atë të fitoj. Lutuni për të gjithë ata në botë, që të mos bien në grackën e urrejtjes që është shtruar për të kapur fëmijët e Zotit. Ai e bën këtë, jo thjesht nga urrejtja për ju, fëmijët e Mi, por për urrejtjen që ai ndjen kundrejt Meje, Jezu Krishtit dhe Atit Tim të Përjetshëm. Ai nuk do të pushoj deri sa të shkaktoj dëmtim maksimal.

Lutuni, lutuni, lutuni që forca e tij të dobësohet. Sidomos të bëni lutjen e Rozares së Shenjtë, sepse ajo është lutja që do ta shtypi Satanain.

Kur Unë të kthehem në Tokë, mbajeni mënd se do të ketë vetëm një udhë drejt përjetësisë dhe ajo është udha që ju duhet të ecni drejt Meje.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Sunday, 11 October 2015

Rusia dhe Kina do shkaktojnë trazira

E Djelë, 1 Maj 2011, në 21:00

Bija Ime e dashur, tregoi botës se pregatitjet janë tani gati për t’i pregatitur shpirtrat për Parajsën e Re në Tokë, të cilën Unë e kam premtuar.

Data për Ardhjen Time të Dytë në Tokë nuk është për t’u ditur nga ju. Megjithatë të jeni të sigurtë se premtimet e Mia gjithmonë do të përmbushen. Askush nuk mund ta ndaloj Veprën Time të madhe të Mëshirës për të shpenguar njerëzimin. Satanai nuk e ka këtë fuqi. Ai, mashtruesi, duhet të shkatërrohet, bija Ime, dhe nuk mund të mbijetoj. Koha e tij tani është shumë e shkurtër. Unë i paralajmëroj ata që e ndjekin atë përmes mëkatit, se ju kanë mbetur pak mundësi për t’u shpenguar. Ata duhet të largohen tani nga mëkati nëse duan të shpëtojnë. Ata nga ju ndjekësit që e kanë një pjestar familje apo një mik të veçantë që po e ndjek udhën e mëkatit, atëherë është detyra juaj të përpiqeni dhe t’i hapni sytë e tyre ndaj të Vërtetës.

Pregatituni tani për t’ju shmangur marrjes së shenjës së bishës

Shumë ngjarje si në Tokë dhe në Qiell do të ndodhin tani, të cilat do të kthejnë rrjedhën e historisë. Pregatituni, të gjithë ju, gjatë kësaj kohe. Unë ju kam thënë më parë se paraja do të kërcënohet prandaj lu lutem të përpiqeni t’i pregatisni familjet tuaja për mbijetesë, me qëllim që të mos ju duhet të pranoni shenjën. Ju lutem të mos e shpërfillni lutjen Time.

Grupet e Lutjes janë jetike tani për t’u mbrojtur dhe për të shpëtuar botën nga persekutimi i organizatave globale – politike, bankare dhe të ashtu-quajtur të drejtat e njeriut. Qëllimi i tyre është për pushtet dhe kontroll mbi ju, fëmijët e Mi, edhe pse shumë nga ju nuk mund ta shikojnë këtë. Ju do ta shikoni me kalimin e kohës. Dhe kjo kohë është afër. Filloni pregatitjet për mbijetesën tuaj të ardhme tani dhe vazhdoni të luteni, sepse Unë do t’ju ofroj hiret e Mia të veçanta për mbrojtjen e të gjithëve ju. Ju lutem të mos keni frikë sepse gjithçka që ka rëndësi në të vërtetë do të jetë besnikëria juaj ndaj Meje.

Ndërsa Urdhëri i Një Bote kontrollon Lindjen e Mesme, ju do të habiteni se sa shumë vënde do të jenë nën kontrollin e tyre, sa shumë shpirtra të pafajshëm do të besojnë se këto regjime të reja do t’ju ofrojnë atyre liri. Por nuk do të jetë kështu.

Rusia dhe Kina do të shkaktojnë trazira

Shikoni tani ndërsa Rusia dhe Kina të bëhen grupi i tretë për të shkaktuar trazira. Shumë shpejt tani, ata prej jush që i kanë dhënë kontrollin e vëndeve tuaja tek grupet e panjohura që ju trajtojnë si kukulla, shumë shpejt do t’i shikoni grupet e liga, këto forca politike, jo nga Zoti, që përpiqen t’ju diktojnë se si të jetoni. Mbrojeni veten përmes lutjes. Çdo ditë dhe çdo orë Unë do t’ja u lehtësoj vuajtjen. Më merrni Mua në Eukaristinë e Shenjtë dhe ju do të fitoni një forcë që do t’ju ruaj deri në nivele të jashtëzakonshme gjatë këtij persekutimi.

Unë, Jezu Krishti, nuk dëshiroj të shkaktoj panik në jetën tuaj. Por Unë nuk mund të rri mënjanë dhe të mos ju paralajmëroj për këto ngjarje. Prej Mëshirës Sime, Unë Jam duke ju dhënë një mundësi të pregatiteni; jo vetëm për mirëqënien tuaj shpirtërore, por për mirëmbëjtjen e familjeve tuaja. Për t’ju shmangur vulës, ju lutem të pregatiteni me kujdes.

Paralajmërimi, pa dyshim, do ta lehtësoj ndonjë persekutim të tillë, sepse sa shumë do të konvertohen. Lutuni, lutuni tani për gjithë konvertimin global, dhe për të dobësuar ndonjë torturim që do të zhvillohet gjatë regjimit të antikrishtit dhe profetit të rremë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Njerëzit në mbarë botën ndajnë të njëjtat veçori

E Shtunë, 30 Prill 2011, në 20:45

Unë gëzohem sonte, bija Ime e dashur, për mënyrën në të cilën ti më bindesh Mua. Bindja jote për ndjekjen e Meshës ditore dhe marrjes së Eukaristisë Më të Shenjtë është e kënaqshme për Mua. Ti po bëhesh tani më e fortë në mëndje dhe në shpirt për t’ju përgjigjur shpejt Vullnetit Tim Më Të Shenjtë. Ti ke akoma shumë punë për të bërë për ta pregatitur shpirtin tënd, bija Ime, drejt përsosmërisë që kërkohet nga ty. Kurrë mos ki frikë sepse Umë Jam duke të udhëzuar në çdo hap të udhës.

Bija Ime, sa i dua mëkatarët, sa dëshirë kam për besnikërinë e tyre ndaj Meje. Unë vështroj dhe shikoj njerëz me miq dhe familje, të lumtur, me buzëqeshje në shtëpi, dhe Unë Jam i mbushur me gëzim sepse Shpirti Im është i pranishëm atje. Pastaj Unë vështroj shtëpitë e tjera dhe shikoj rrëmujë, trishtim, zemërim dhe në disa raste ligësi në formë abuzimi. Dhe Unë qaj. Sepse Unë e di se Satanai është i pranishëm në atë shtëpi. Pastaj Unë vështroj dhe shikoj grupe miqsh duke punuar së bashku për të mirën e të tjerëve në jetën e tyre të përditshme dhe Unë Jam i kënaqur. Më pas Unë shikoj grupet e tjera që punojnë me zell për të mirën e tyre me një motiv të vetëm. Ai është për të krijuar fuqi dhe pasuri me përmasa të mëdha. Të gjitha veprimet e tyre kanë një qëllim – të kujdesen për veten. Dhe kjo është zakonisht në kurriz të të tjerëve. Pastaj Unë derdh lotë sepse Unë e di se ata janë në errësirë. Dhe pastaj Unë shoh me habi grupet inteligjente dhe të edukuar të cilët duan ta bindin botën se Hyji, Ati Im I Përjetshëm, nuk egziston. Ata shfryjnë dhe paraqesin argumenta të sofistikuara ndërsa me arrogancë më mohojnë Mua gjithashtu. Ata besimtarë që dëshmojnë këtë, me besim të vakët, të zhytur në strofullën e errësirës e thyejnë Zemrën Time, sa shumë, shumë grupe me interesa dhe qëllime të ndryshme. Për fat të keq, shumë pak kalojnë kohë të komunikojnë me Hyjin Atin e Përjetshëm.

Besimi i ka braktisur me miljona njerëz në botë sot. Resultati është se shumë njerëz ndjehen të humbur, nuk e dinë se në cilat qëllime duhet të frymëzohen, as edhe nuk kërkojnë udhëzime nga shërbëtorët e Mi të shenjtë.

Kjo vorbull rrëmuje do të vazhdoj deri kur fëmijët e Mi të më thërrasin Mua t’i ndihmoj. Lutuni për fëmijët e Mi ngado. Hidhini sytë rreth jush dhe do të shikoni se njerëzit në mbarë botën janë njësoj. Ata mund të jenë me kombësi të ndryshme, flasin në gjuhë të ndryshme dhe kanë ngjyrën e lëkurës të ndryshme. Megjithatë ata ndajnë të njëjtat veçori. Disa janë të lumtur, disa vuajnë, të tjerë jane plot me dashuri, ndërsa të tjerë janë të zemëruar dhe të dhunshëm. Shumë njerëz e kanë një sens humori dhe e përjetojnë këtë në një fazë në jetën e tye. Prandaj kur ju vështroni fëmiljen dhe dhe miqtë tuaj ju do ti shikoni të njëjtat ngjashmëri.

Prandaj nëse ndjeni nevojën të luteni për ata më të afërt me ju, atëherë Unë ju bëj thirrje të konsideroni vëllezërit dhe motrat tuaja  në çdo cep të botës. Të gjithë ju jeni fëmijët e Mi. Duke bërë lutjen e Mëshirës Hyjnore për të gjithë fëmijët e Mi ngado, ju, ndjekësit e Mi, mund të shpëtoni njerëzimin nga errësira e Ferrit. Fuqia e kësaj lutje do të garantoj se Mëshira Ime do të mbuloj këdo nëpër botë.

Më lejoni Mua t’ju marr të gjithëve ju në Parajsën Time. Mos më lejoni Mua të vuaj, nëse më duhet të lë ndonjërin nga ju në duart e Satanait.

Lutuni, lutuni me Mëshirën Time Hyjnore në 3:00 (pasdite) çdo ditë të vetme dhe ju mund të shpëtoni botën.

Jezu Krishti juaj Përherë-I Mëshirshëm

Mesazhi ne anglisht:



Friday, 9 October 2015

Përulësia e nevojshme për të hyrë në Parajsë

E Premte, 29 Prill 2011, në 15:15

Bija Ime e dashur, përulësia është një mësim, që të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Mbretërinë Time duhet ta mësojnë. Përulësia deklaron nënvlerësimin tuaj në Sytë e Mi ku ju më nderoni Mua, Shpëtimtarin tuaj, Birin e Hyjit të bërë njeri. Pa atë krenaria ju pengon. Ajo nuk ka asnjë vlerë nëse doni ta deklaroni veten të denjë për Mbretërinë Time.

Në botën e sotme përulësia nuk është e pranueshme, në një epokë ku këmbngulja dhe një dëshirë për t’ja kaluar të tjerëve, konsiderohet një veçori e admirueshme. Ata që nuk e lartësojnë veten apo të shtyjnë përpara me vetëbesim dhe arrogancë në botë janë lënë pas dore. Tipari i tyre i përulësisë dhe e bujarisë kundrejt të tjerëve konsiderohet një dobësi – ata nuk ja vlen për t’u merakosur për t’u përfshirë në shoqërinë e tyre. Por virtyti i kundërt ndaj krenarisë është kyçi për të hyrë në Mbretërinë e Qiellit. Kështu çfarë konsiderohet të jetë një metodë e sukseshme për të gjetur çelësin e mirëqënies dhe pasurive në këtë jetë është pikërisht formula që do t’ju çoj në errësirë pas vdekjes.

Përulësia, ku ju e pranoni se ju duhet t’i shërbeni në fillim Krijuesit tuaj, është çfarë me të vërtetë është e rëndësishme. Duke e deklaruar pavlerësinë tuaj ju shpallni Lavdinë e Zotit. Përulësia është një virtyt, që jo vetëm është i çmuar në Sytë e Mi, por është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit tuaj shpirtëror. Kjo do të thotë se i vendosni të tjerët para vetes suaj për Lavdinë e Zotit. Por është kaq e lehtë të bini në gjëndjen e krenarisë aq shpejt.

Paralajmërim për shpirtrat e zgjedhur

Merrni ata që kanë punuar fortë për t’i zhvilluar jetët e tyre shpirtërore për të më kënaqur Mua. Pastaj konsideroni ata shpirtra fatlumë të cilëve ju janë dhënë Hire, ku, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, veprojnë si vizionarë në botë. Shumë shpesh, pasi kanë marrë këto hire, ata gradualisht fillojnë të konsiderojnë veten më të veçantë se vëllezërit apo motrat e tyre. Ata mburren për Hiret që kanë. Pastaj ata fillojnë të zgjedhin se si t’i ndajnë këto Hire. Vetë-pëlqimi pastaj ndikon mbi aftësinë e tyre për të përhapur të Vërtetën. Çfarë ata kanë harruar është se të gjitha Hiret e dhëna atyre vijnë nga Unë. Unë e dua çdo njërin. Atyre ju janë dhënë këto Hire për t’i ndarë me të tjerët. Ashtu si Unë i jap këto Hire tek shpirtra të tillë të zgjedhur për të mirën e të tjerëve, po ashtu edhe Unë mund t’i heq ato.

Vetë-pëlqimi ju pengon të ndiqni me të vërtetë hapat e Mia. Mësoni të jeni të përulur, të duruar dhe pa krenari. Nëse punoni drejt përulësisë, do t’ju jepet një vënd i veçantë në Zemrën Time. Ndërsa Unë i seleksionoj disa njerëz si shpirtra të zgjedhur, ata duhet ta konsiderojnë këtë një Dhuratë. Ata kurrë nuk duhet të mendojnë se janë më të rëndësishëm në Sytë e Mi, sepse Unë e dua këdo. Por Unë do ta shpërblej punën e mirë kur tregohet përulësi ndaj Meje dhe vëllezërve dhe motrave tuaja.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Tuesday, 6 October 2015

Kryengritja Arabe do të ndezi trazira globale – Italia do të shkaktoj grindjet

E Martë, 26 Prill 2011, në 20:10

Bija Ime e dashur, Lotët që Unë derdh për të gjithë fëmijët e Mi të dashur, të torturuar në botë, të cilët janë viktimë e dhunës dhe e abuzimit janë pa fund. Fëmijët e Mi të shtrenjtë, të gjorë po vuajnë ngado, në mbarë botën dhe sidomos në botën Arabe. Sa vuaj për shpirtrat e tyre të gjorë, të pamundur që lëndojnë. Të lutem të lutesh për ata, bija Ime, duke i ofruar vuajtjet tuaja për ata.

Mizoritë e kryera në botën Arabe, për fat të keq do të vazhdojnë ndërsa më shumë kombe Arabe do të ngatërrohen në një seri konfliktesh. Koha për vrasjen e parë për të cilën fola në Shkurt do të ndodhi së shpejti. Kryengritja e Botës Arabe do të ndezi trazira jodirekte në çdo cep të botës.

Italia do të jetë instrumentale në grindjet që do të nxisin përfshirjen e fuqive globale në një luftë – të gjitha këto ngjarje janë të pashmangshme, por lutja mund të lehtësoj vuajtjen.

Lutu, bija Ime, që njerëzit të kthehen tek Unë dhe të më kërkojnë Mua ndihmë dhe udhëzim përmes këtyre kohëve të trazirave. Unë nuk dua t’i shoh fëmijët e Mi të vuajnë. Por ata do të vuajnë, deri kur e Vërteta të zbulohet gjatë Paralajmërimit. Lutuni tani për ata diktatorë të gënjyer që do të vrasin shpirtra të pafajshëm.

Unë i bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë në mbarë botën të pranojnë se profecitë e parashikuara në Librin e Zbulesës tani po shpalosen. Përhapeni të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe shpëtoni tufën tuaj para se kohës t’i vij fundi.

Shkoni tani. Bëni detyrën tuaj ndaj Meje. Unë i bëj thirrje atyre prej jush që i kanë ndryshuar Mësimet e Mia të ndalojnë tani. Shikoni në zemrat tuaja dhe i tregoni popullit Tim të Vërtetën se ata nuk mund, dhe nuk do të shpëtojnë nëse nuk kërkojnë falje për mëkatet e tyre.

Ata duhet ta përulin veten e tyre në Sytë e Mi dhe të më kërkojnë Mua t’ju dhuroj atyre Dhuratën e Shpengimit.

Ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, duhet të luani tani rolin për të cilin u zgjodhët. Të jeni të guximshëm. Predikoni të Vërtetën.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Monday, 5 October 2015

I konvertoni të tjerët me çdo mundësi

E Djelë, 24 Prill 2011, në 20:30
E Djela e Pashkës 24 Prill 2011, ora 20:30

Bija Ime e dashur, sot është e rëndësishme në atë që ringjallja Ime ka përmbushur premtimet e Mia tek njeriu, se duke u ringjallur Unë do t’ju ngre të gjithëve ju drejt Dritës së Parajsës. Ngrihuni tani, të gjithë ju, dhe ejani drejt Meje dhe vetë shpëtimit tuaj.

Fëmijët e Mi, ju duhet t’i konvertoni të tjerët me çdo mundësi. Sa më shumë që ju shpjegoni dhe ju tregoni këtyre shpirtrave të dobët dashurinë në zemrat tuaja, atëherë rezultati përfundimtar do të arrihet kur ju konvertoni një tjetër shpirt. Unë do t’ju mbuloj me bekime të mëdha. Kjo është një Dhuratë shumë e veçantë nga Unë dhe përfaqëson një vepër të mëshirës së madhe nga ana juaj.

Konvertimi, fëmijët e Mi, do të shpëtoj shirtra. Kur ndodh një konvertim, ky pastaj përhapet tek ata miq dhe të njohur të personit që është konvertuar. Konvertimi sjell konvertim. Pa patur rëndësi nëse ju qeshin apo ju trajtojnë sikur po flisni pa kuptim. Kërkohet shumë trimëri nga ana juaj, ndjekësit e Mi të dashur besnikë. Por sa herë që ju ngriheni dhe i shpjegoni të tjerëve Mësimet  Mia, njerëzit do të dëgjojnë. Ndërsa disa mund t’ju buzëqeshin dhe mund të duken se nuk ju marrin seriozisht, brënda vetes shumë do të dëgjojnë se çfarë keni për të thënë.

Kur Shpirti I Shenjtë punon përmes jush përgjatë punës suaj, pala tjetër do të ndjej një tërheqje në zemrën e tij. Prapë ai nuk do ta dij përse. Pastaj ju do t’i afroni ata më pranë.

Disa njerëz do të reagojnë ngadalë. Por kini durim. Ata do të fillojnë të japin fryte gradualisht. Si fillim ata do t’ju bëjnë një pyetje. Kjo zakonisht do të ketë të bëj me nëse diçka është e drejtë, apo e gabuar. Do të jetë atëherë kur konvertimi do të zër rrënjë. Kurrë mos hiqni dorë të përhapni të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Kjo nuk është e thënë të bëhet si një predikues. Por mund të jetë shumë e thjeshtë. I konvertoni të tjerët në jetën tuaj të përditshme përmes konvertimit të zakonshëm. Në këtë mënyrë njerëzit do të jenë më të interesuar.

Megjithatë, ju do të ndjeheni të tronditur, fëmijët e Mi, me reagimin e njerëzve të tjerë, sidomos atyre që e bëjnë jetën në mohim dhe errësirë. Reagimi i tyre do të jetë agresiv dhe me ton tallës. Do t’ju pyesin nëse me të vërtetë besoni në gjepura të tilla. Pastaj do të talleni dhe fyheni. Inteligjenca juaj do të vihet në pyetje. Ju do të akuzoheni se jeni kthyer tek feja për arsye të vështirësive personale. Ju do të ndjeni turp herë pas here dhe mund të keni të vështirë ta mbroni veten. Qëndroni të heshtur në situata të tilla. Pastaj bëni pyetje herë pas here.

I pyesni shpirtra të tillë, “Përse ndjeheni kështu”? Sa më shumë pyetje t’ju bëni atyre, aq më shumë këta njerëz do të fillojnë t’i analizojnë përgjigjet e tyre. Ju nuk do të bindni këdo për të Vërtetën. Megjithatë, çdo përpjekje nga ana juaj do t’ju lartësoj ju në Sytë e Mi.  

Shkoni tani, fëmijët e Mi. Kthehuni në Emrin Tim dhe ju do të mbusheni me shumë, shumë hire.

Shpëtimtari juaj i dashur

Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht: