Kerko Mesazhet ketu

Saturday 31 October 2015

Nëse e keni të vështirë që të luteni

E Martë, 24 Maj 2011, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, Unë Jam i lumtur sot që kaq shumë punë është bërë për t’ia përcjellë Fjalën Time Më të Shenjtë botës, përmes Punës tënde. Ti kurrë nuk duhet të ndjehesh se nuk po bën mjaft për shkak të sasisë së njerëzve që i mohojnë këto Mesazhe. Sepse ata fëmijët e Mi që nuk e pranojnë Fjalën Time tani, do ta pranojnë atë me kalimin e kohës. Pastaj ata do të jenë të etur për ta dëgjuar Zërin Tim.

Qëndro e përqendruar tek Unë tani. Mos u gënje nga ata që hedhin përçmime mbi këto Mesazhe. Kurrë mos u dekurajo, sepse ata që po e dëgjojnë Fjalën Time tani, në të vërtetë po e përhapin të Vërtetën tek të tjerët, prej dashurisë së tyre për Mua.

Kthimi në besim është një sfidë e vështirë në një botë kaq të verbër ndaj të Vërtetës së jetës së përjetshme. Kërkohet këmbëngulje, sepse me ndihmën e Shpirtit të Shenjtë, Fuqia e të Cilit po ndjehet tani, ngado, në mbarë botën, fëmijët e Mi do të kthehen gradualisht tek Unë, por jo të gjithë. Për ata që do të preferonin kënaqësitë artificiale të ofruara atyre përmes mashtruesit, ata do ta kenë shumë të vështirë ta refuzojnë jetën që bëjnë.

Lutuni për të gjithë familjen dhe miqtë tuaj tani, që ju të mund të bashkoheni të gjithë në dashurinë tuaj për Mua gjatë Paralajmërimit. Sepse, nëse ju do ta pranoni këtë ngjarje si rrugën tuaj drejt lirisë, ju do të shpërbleheni me Mëshirën Time të madhe.

Lutja nuk është e lehtë 

Lutja nuk është e lehtë për shumë nga fëmijët e Mi, të cilët e shohin recitimin e lutjeve të gjata si përsëritëse dhe pak të mërzitshme. Nëse ju luteni në këtë mënyrë dhe e keni të vështirë, atëherë thjesht uluni me qetësi dhe komunikoni me Mua në heshtje. Thjesht reflektoni mbi Jetën Time mbi Tokë. Kujtojeni veten tuaj për kohën që Unë kalova atje dhe për mësimet e dashurisë që Unë ju dhashë të gjithë juve. Kjo mjafton.

Lëreni veten t’ju qetësohet mendja dhe Unë do të ulem me ju në meditim. Unë eci me secilin prej jush. Unë Jam i pranishëm në çdo minutë të ditës, pavarësisht se çfarë ju jeni duke bërë. Unë nuk Jam kurrë larg. Kujtoni, se Unë Jam mbështetja juaj në jetë. Mbështetuni tek Unë. Kërkoni ndihmën Time, me sinqeritet, dhe Unë do ta dëgjoj thirrjen tuaj. Unë kurrë nuk e refuzoj kërkesën tuaj nëse ajo është sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.

Megjithatë, kur ju kërkoni favore, të cilat janë krijuar për t’ju dhënë të mira materiale të tepërta, dijeni se Unë kurrë nuk do t’i jap ato. Sepse Unë kurrë nuk mund t’ju jap dhurata, që Unë e di se janë të dëmshme për shpirtin tuaj. Dhuratat e Mia ju jepen për t’ju sjellë më pranë Zemrës Sime, sepse kur kjo ndodh ju nuk do të dëshironi asgjë më shumë.

Shpëtimtari juaj i dashur dhe i devotshëm
Jezu Krishti