Kerko Mesazhet ketu

Saturday 21 November 2015

Mesazh nga Virgjëra Mari në lidhje me fëmijët e saj të humbur

E Martë, 7 Qershor 2011, në 14:45

Fëmija im, këto pak ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta. Kur ti i bindesh Birit tim, kjo është gjithçka që ka rëndësi. Të lutem të mos i lejosh dyshimet apo frikën që të hyjnë në zemrën tënde në këtë fazë, sepse kur ato hyjnë kjo është për arsyen se mashtruesi është duke vepruar.

Hape zemrën për t’i lejuar hiret që ta vërshojnë shpirtin tënd kështu që ti të mund të afrohesh më pranë Birit tim të Shtrenjtë. Ti tani je pranë Nënës tënde të Bekuar, që të mbështet dhe të udhëzon në çdo kohë. 

Kjo pjesë e Misionit tënd është e vështirë për t’u kryer, por dije se të punosh për Birin tim nuk është kurrë e lehtë. Ti do të bëhesh më e fortë, pavarësisht hezitimit tënd, sepse ti akoma i ndjek udhëzimet e Tij, dhe prandaj kjo është e mirë. 

Lutu tani për të gjithë fëmijët e mi të humbur kudo, sepse ata janë të zbrazur nga dashuria, dashuria e vërtetë që Biri im iu ofron atyre. Kjo dashuri është shpëtimi i tyre. Prandaj të lutem t’i ofrosh të gjitha lutjet e tua për këta shpirtra të gjorë, të humbur.

Shko tani në paqe dhe vazhdo të bësh gjithçka që Biri im kërkon prej teje, në çdo kohë.

Nëna juaj e Bekuar
Maria Mbretëresha e Qiellit