Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 25 November 2015

Përgatisni familjen tuaj për ta dëshmuar Kryqin Tim në Qiell

E Mërkurë, 8 Qershor 2011, në 16:45

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet t’i ndaj me ty ndjenjat që Unë Jam duke i duruar tani. E para është ajo e lumturisë, sepse Unë kam për të sjellë kaq shumë Mëshirë tek fëmijët e Mi gjatë Ndriçimit të Ndërgjegjes, i cili është afër. Dhe pastaj janë Lotët e Mi të dëshpërimit të madh, për ata që janë të pavetëdijshëm për këtë ngjarje dhe që janë të papërgatitur. 

Fëmijët e Mi duhet t’iu tregojnë sa më shumë prej miqve dhe familjeve të tyre për këtë Ngjarje të Madhe për t’i shpëtuar shpirtrat e tyre. S’ka rëndësi nëse ata qeshin dhe i tallin pohimet tuaja, sepse më pas, ata do t’ju falënderojnë. Tregojuni atyre të Vërtetën. Kërkojuni atyre që t’i hapin mendjet e tyre. 

Ata duhet të vihen në djeni për çfarë do të dëshmojnë, sepse kur ta shohin Kryqin Tim në qiell do të jenë të përgatitur. Kjo është e gjitha që ata duhet të kuptojnë. Pastaj ata do ta pranojnë dhimbjen që do të durojnë kur e kaluara e jetës s
ë tyre t’ju shfaqet para syve. Ju  tregoni atyre që ta rishikojnë jetën e tyre dhe kujtojini ata për lëndimin që mund të kenë shkaktuar mbi bashkë-vëllezërit dhe motrat e tyre.

Përhapeni Fjalën Time pas Paralajmërimit

Fëmijët e Mi, menjëherë sapo Paralajmërimi të ngjajë dhe kur të ndodhë kthimi në besim lëvizni me shpejtësi për të përhapur Fjalën Time Më të Shenjtë. Ka një urgjencë për këtë sepse kjo do të jetë një periudhë vendimtare. Do të jetë kur, përmes punës së ndjekësve të Mi të dashur kudo, që fëmijët e Mi do të qëndrojnë në udhën e drejtë. Do të jetë koha kur lutja dhe kthimi në besim mund ta dobësojnë efektin e rrëmujës, që do të sillet përmes sundimit të të dyve – antikrishtit dhe profetit të rremë.

Pranojeni të Vërtetën tani për çfarë ajo është. Mos kini frikë nga e Vërteta. Përqafojeni atë; sepse kur ta bëni, ju do të çliroheni dhe besimi juaj tek Unë do t’ju mundësojë që ta mbroni Fjalën Time siç duhet. Frika do t’ju pengojë, fëmijët e Mi të shtrenjtë. Guximi do t’i fitojë shpirtrat. Beteja juaj, në Emrin Tim, do ta lehtësojë vuajtjen Time dhe do të sjellë jetën e përjetshme tek sa më shumë shpirtra që urgjentisht kanë nevojë për ndihmën tuaj.

Dashuria Ime për ju, fëmijë, është gjithëpërfshirëse dhe kurrë nuk lëkundet në intensitetin e saj. Kryqi Im është i rëndë, por kur ju e merrni atë me dashuri në zemrat tuaja, ngarkesa juaj do të jetë e lehtë. Ju ndjekësit e Mi të dashur, shërbëtorët e shenjtë dhe njerëzit laikë, jeni ushtria Ime e ardhshme për të ndihmuar në mposhtjen e Satanit. Lutuni tani për forcën për t’u përballur me sfidat ndaj besimit tuaj.

Udhëhiqni sipas shembullit dhe Dhurata që Unë Jam duke hedhur mbi secilin prej jush që e premton besnikërinë e tij apo të saj tek Unë do të krijojë kthim të menjëhershëm në besim kur ju ta flisni Fjalën Time Më të Shenjtë. 

Kujtoni, Unë Jam me ju gjatë gjithë kohës tani. Shumë prej jush që kanë qenë pranë Meje për disa kohë tani do të përjetojnë një ndjenjë më të fortë të Shpirtit të Shenjtë dhe fuqinë e dijes, e cila do t’ju habisë. Pranojeni këtë si një prej Dhuratave më të mëdha që po i jepen njeriut sot. Unë nuk kam dhuruar një mori hiresh të tilla që kur apostujve të Mi iu dhanë Dhuratat e çmuara përmes Shpirtit të Shenjtë.

Ju, ndjekësit e Mi, përfshirë shërbëtorët e Mi të shtrenjtë, jeni Kisha Ime e Vërtetë. Unë, me ndihmën e Hyjit Atit të Përjetshëm, do t’ju udhëheq që të mund të marshoni me të gjithë fëmijët e Mi drejt Parajsës së Re, e cila ju pret të gjithëve.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti