Kerko Mesazhet ketu

Saturday 14 November 2015

Satani i rekruton të rinjtë përmes kulturës pop

E Shtunë, 4 Qershor 2011, në 17:00

Bija Ime fort e dashur, kthimi në besim, si një rezultat direkt i Mesazheve të Mia të dhëna ty, po përhapet në mbarë botën. Gëzohu, sepse Unë të thashë se Fjala Ime, kur të lexohet, do t’i ndizte shpirtrat ngado, përfshirë edhe ata mëkatarë të vakët. Kur Unë ia dhashë Fjalën Time botës, mijëra vjet më parë, apostujve të Mi të dashur, ata lanë një gjurmë të thellë tek njerëzimi. Sot, me përjashtim të ndjekësve në Hyjin Atin e Përjetshëm dhe në Mua, Birin e Tij, Jezu Krishtin, shumë prej asaj që ishte mësuar për fat të keq është harruar.

Komunikimet e Mia përmes teje, bija Ime, janë për t’i provuar dhe për t’i thjeshtuar Mësimet e Mia. Për më tepër, arsyeja që Unë flas tani është për ta kujtuar, për ta mësuar dhe për ta brumosur Fjalën Time Më të Shenjtë në mendjet e fëmijëve të Mi, që ata të mund të shpëtohen nga kthetrat e Satanit.

Bija Ime, Unë e kam mbushur shpirtin tënd, përmes Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, me fuqinë e dijes. Kjo fuqi të është dhënë ty, jo vetëm që ti të mund t’i kuptosh këto Mesazhe, por për ta zbuluar ligësinë e mëkatit. Tani, kur e dëshmon mëkatin, ti ndjehesh e sëmurë në një shkallë të tillë saqë do të shqetësojë. Unë Jam duke të dhënë ty tani një shije të asaj që Unë vuaj kur Unë i shikoj fëmijët e Mi të infektuar me mëkat.

Shumë nga ata që i shikon në jetën e përditshme, përmes medias, filmave dhe Televizionit të ngatërrojnë. Mëkati, kur është i pranishëm në shpirtra, e shfaq veten në një mënyrë që shihet qartë përmes disa shenjave. Ti, bija Ime, përmes hireve t
ë Mia, mund ta dallosh menjëherë tani mëkatin tek dikush. Shenja e parë që do të shohësh është arroganca dhe krenaria, ku dikush e konsideron veten më të rëndësishëm se një tjetër. Shenjat e tjera që do të paraqiten ty dalin nga mëkati i krenarisë dhe i lakmisë.

Një prej mëkateve më në përhapje nëpër botë sot është shthurja seksuale. Kur ajo i paraqitet botës, gjithmonë do të jetë e maskuar me humor. Kjo është një mënyrë e zgjuar për t’i bindur të tjerët se kjo është një pjesë e natyrshme e formimit tuaj njerëzor. Ti e shikon, bija Ime, se çdo njeri në botë pëlqen të qeshë dhe ka nevojë për sensin e humorit, që është një Dhuratë nga Hyji. Prandaj kur promovohet sjellja e devijuar seksuale, ajo zakonisht do të paraqitet për t’ju bërë për të qeshur. Këtu është kur ajo do të poshtërojë, jo vetëm gratë, por ku do t’i influencojë të rinjtë që ata ta pranojnë sjelljen e ligë imorale si një kulturë normale pop.

Satani pëlqen të rekrutojë shpirtra të rinj. Prandaj ai përdor mjete moderne për të vënë në shënjestër këta qengja të vegjël të shtrenjtë të Mi. Ata, fëmijët e Mi të vegjël, pa e kuptuar do ta imitojnë sjelljen e tyre të neveritshme, që do të nxitet akoma më tepër nga presionet e bashkë-moshatarëve.

Paralajmërim atyre në Industrinë e Muzikës

Unë i paralajmëroj tani të gjithë ata në industrinë e muzikës, filmave dhe artit. Nëse ju vazhdoni të fëlliqni fëmijët e Mi, ju do të ndëshkoheni ashpër. Ju, fëmijët e Mi të gënjyer, jeni kukulla në arsenalin e Satanit. Ai ju përdor duke ju joshur si fillim përmes tundimit të pasurisë, famës dhe luksit. Pastaj ai e pushton shpirtin tuaj. Pas kësaj ai do t’ju tërheqë në thellësitë e imoralitetit ku djajtë e tij do të hyjn
ë në trupin tuaj që të kryejnë joshjet e tyre të tmerrshme dhe aktet imorale seksuale. Gjatë gjithë kohës ju do të mendoni se ky është një argëtim i padëmshëm. A nuk e dini se shpirtrat tuaj po vidhen? A nuk merakoseni? A nuk e kuptoni se nëse ju i kryeni këto akte të imoralitetit seksual të fëlliqura ju do të jeni të humbur përgjithmonë? Ndërsa ju dëshironi me joshje për më shumë kënaqësi, kur akti i fundit nuk ju kënaq më, ju do të bëheni të pangopur. Pas kësaj ju do të vet-shkatërroheni. Pse mendoni ju se ka kaq shumë prej jush, që po jetojnë në këtë fasadë false, që është kultura e famës, që kryejnë vetëvrasje? Që marrin mbidozë droge? Që ndjehen në depresion? Që dëshpërimi po ua copëton zemrat tuaja? A nuk e dini se Satani e kërkon shpirtin tuaj, me të shpejtë? Sa më parë të vdisni në mëkat mortor aq më shpejt Satani mund ta vjedhë shpirtin tuaj nga Hyji Ati i Plotfuqishëm, Krijuesi juaj.

Është e vështirë që fëmijët e Mi, të cilët janë kapur në këtë gënjeshtër, ta kuptojnë. Por mendojeni atë kështu. Edhe kur ju të jeni në mëkat, gjendet akoma e pranishme Drita e Hyjit tek ju. Shumë mëkatarë dhe ateistë nuk e kuptojnë këtë. Ata vazhdojnë të zbresin më poshtë në spiralen e tyre të mëkatit duke iu afruar më afër Ferrit. Megjithatë, është vetëm prej Dritës nga Hyji që ata mbeten të arsyeshëm. Pa Dritën e Hyjit, kjo Tokë do të ishte në errësirë. Kjo errësirë, sapo të përjetohet, do t’ju terrorizojë. Veprimet tuaja mëkatare nuk do të jenë të neveritshme vetëm për ju, por ju do të doni të vraponi dhe të fshiheni. Sepse edhe atëherë, nëse Drita e Hyjit do të shfaqej papritur, ju nuk do të ishit në gjendje ta duronit shkëlqimin apo Fuqinë.

Pa Dritën e Hyjit ka errësirë të plotë të shpirtit. Meqenëse juve, fëmijëve të Mi, kurrë nuk ju ka takuar që të mbeteshit pa këtë Dritë, ju nuk do të jeni të aftë të mbijetoni nëse apo kur kjo Dritë do të shuhet.

Ushqejeni shpirtin tuaj – ai është gjithçka që ju do të merrni me vete në jetën tjetër

Paralajmërimi do t’ju japë një ndjesi se si do të jetë kjo ndjenjë. Nëse do të jeni në mëkat mortor gjatë Paralajmërimit, mos kini frikë sepse ai është vetëm kjo – një paralajmërim. Për fat të keq, aq tronditëse do të jenë mëkatet tuaja kur ju t’i shikoni ato në gjendjen e tyre të ashpër dhe të shëmtuar, saqë mund t’ju ndikojë fizikisht me tronditje. Mos prisni deri atëherë. Bëni diçka për jetën tuaj shpirtërore tani. Konsideroni dinjitetin e shpirtit tuaj. Ushqejeni shpirtin tuaj sepse ai është gjithçka që ju do të merrni me vete në jetën tjetër. Trupi juaj nuk do të ketë asnjë pasojë. Megjithatë, nëse ju e përdorni trupin tuaj, të dhënë nga Hyji Ati i Plotfuqishëm si një Dhuratë, në një mënyrë mëkatare, duke i bërë të tjerët të mëkatojnë, do të jetë trupi juaj që do të shkaktojë rënien e shpirtit tuaj.

Mendoni, fëmijët e Mi, për lumturinë tuaj të ardhme. Sepse koha juaj mbi Tokë është vetëm një pjesë e kohës që ju do të përjetoni në ekzistencën tuaj. Mosarritja për t’u kujdesur për shpirtin tuaj do të garantojë braktisjen tuaj të izoluar brenda Ferrit, në të cilin asnjë jetë nuk ekziston përveçse dhimbjes dhe torturës së përjetshme.

Çdo ditë miliona shpirtra, në momentin e vdekjes, bien me të shpejtë drejt portave të Ferrit; njerëz të pushtetshëm, udhëheqës, të pasur, të varfër, këngëtarë, aktorë, terroristë, vrasës, përdhunues dhe ata që kanë pasur aborte. Emëruesi i përbashkët që të gjithë ata e ndajnë është ky. Asnjëri prej tyre nuk e besonte se Ferri ekzistonte.

Shpëtimtari dhe Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti