Kerko Mesazhet ketu

Friday 6 November 2015

Shpatat e Drejtësisë do të bien tani

E Hënë, 30 Maj 2011, në 03:00

Më dëgjoni Mua tani, fëmijët e Mi, ngado. Shpatat e Drejtësisë do të bien mbi ata që nuk arrijnë të përgatiten si duhet për Paralajmërimin.

Flakët e Mia të Mëshirës Hyjnore, të paraqitura botës për t’i dhënë secilit prej jush një shije se si do të jetë dita finale e Gjykimit, do të keqinterpretohen nga aq shumë prej jush. Kjo ditë e madhe e Paralajmërimit po afrohet çdo muaj, kështu që ju duhet tani të vëni mënjanë kohën për t’u përgatitur për Mëshirën Time Hyjnore.

Shumë, shumë shpirtra do ta kenë të vështirë ta kuptojnë se çfarë do të thotë në të vërtetë kjo ngjarje. Si rezultat, shumë do të vdesin nga tronditja, gjë që më dëshpëron Mua, sepse për ata që nuk do të mbijetojnë, do të jetë për shkak të gjendjes së tyre të mjeruar të shpirtrave të tyre. Katolikë kudo, kërkoni që të Rrëfeheni tani, nëse ju doni të përfitoni nga Vepra Ime e Madhe e Dashurisë dhe Mëshirës. 

Të Krishterët dhe fetë e tjera, flisni në heshtje dhe i tregoni Hyjit se sa të penduar jeni, se sa keq ju vjen për keqbërjet tuaja dhe i kërkoni Atij t’ju falë për mëkatet tuaja. Vetëm ata që janë me zemër të fortë në dashurinë e tyre për Mua dhe Hyjin Atin e Gjithëpushtetshëm, do të jenë të përgatitur siç duhet. Të tjerët, me mendje dhe karakter të fortë përfundimisht do ta kuptojnë të Vërtetën dhe do të më pranojnë Mua me dashuri në zemrat e tyre.

Sa për të tjerët, kaq e rëndë do të jetë tronditja, sa kur shpirtrat e tyre t’iu tregohen atyre në errësirën e tyre, do të bien të vdekur. Por atëherë do të jetë tepër vonë për të kërkuar falje. Nuk do të ketë më shpresë për ta. Lutuni, lutuni, të gjithë ju, me qëllim që sa më shumë shpirtra të jetë e mundur të arrijnë t’i mbijetojnë Veprës Sime të madhe të Mëshirës.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti