Kerko Mesazhet ketu

Monday 30 November 2015

Snobizmi Intelektual Fetar më ofendon Mua

E Mërkurë, 15 Qershor 2011, në 10:00

Sot, bija Ime, Unë dëshiroj t’i paralajmëroj ata ndjekës të Mi të devotshëm, të cilët e shpallin publikisht Emrin Tim, që ta ndjekin të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe të ecin me kujdes. Unë i dua të gjithë ndjekësit e Mi dhe në veçanti ata që tregojnë përulësi gjatë gjithë kohës. 

Megjithatë, Unë shqetësohem kur të Krishterë seriozë dhe të dedikuar, të cilët e flasin Fjalën Time, përpiqen t’i analizojnë Mësimet e Mia në një mënyrë të lartë dhe diktatoriale. Pa u mjaftuar që ta përhapin Fjalën Time, ata ndjejnë se duhet t’i sjellin Mësimet e Mia brenda një debati intelektual njerëzor, i cili i shërben vetëm një qëllimi. 

Për t’u vërtetuar të tjerëve se ata janë më të kualifikuar për ta kuptuar Fjalën Time Më të Shenjtë. Kaq të vendosur janë ata për të vërtetuar se kanë të drejtë në dijen e tyre, saqë ata i përçajnë ndjekësit e Mi të vërtetë. Përkushtimi i tyre solemn dhe i dedikuar ndaj Meje shpesh mund t’i bëjë ata të pafuqishëm në dashurinë e tyre të vërtetë për Mua, e cila gjithmonë duhet të burojë nga përulësia.

Ata duhet t’i heshtin zërat e tyre të lartë, plot me kritika intelektuale. Ata duhet të ndalojnë, ta dëgjojnë Zërin Tim dhe t’i rezistojnë dëshirës për t’ia provuar të tjerëve njohuritë e tyre mbi çështjet shpirtërore. Kur ata e bëjnë këtë janë fajtorë për mëkatin e krenarisë. Ata nuk më njohin Mua aspak. Sepse ata nuk kalojnë kohë në qetësi dhe ta përulin veten para Syve të Mi, që shohin gjithçka. Derisa këta ndjekës të Mi të betuar nuk bëhen të vegjël para Syve të Mi dhe ta ulin veten para Meje, Unë nuk do të jem në gjendje t’i sjell ata drejt Meje.

Më lavdëroni Mua. Nderojeni Fjalën Time. Ndiqni shembullin Tim. Kurrë mos i persekutoni të tjerët në Emrin Tim, sidomos miqtë tuaj të Krishterë.

Mësuesi dhe Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti