Kerko Mesazhet ketu

Friday 27 November 2015

Udhëzimi Im Shpirtëror do t’i bllokojë veprimet shkatërruese të Satanit

E Shtunë, 11 Qershor 2011, në 15:30

Bija Ime e dashur, kjo ka qenë një tjetër javë sprovuese, ku Fjala Ime, nga njëra anë, është mbështetur nga shumë, ndërsa në të njëjtën kohë është mohuar si mashtrim i plotë nga të tjerët. A nuk e kanë lexuar të Vërtetën ata që e mohojnë Fjalën Time? Të Vërtetën e përmbajtur në Librin Tim të Shenjtë? 

Libri i Zbulesës iu dha të gjithë fëmijëve të Mi për t’i ndihmuar ata të kuptojnë trazirat që do të shkaktohen drejt kohëve të fundit, prej përhapjes së gënjeshtrave, të krijuara nga Satani dhe djajtë e tij. Nëse nuk e kuptoni të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Zbulesës, atëherë si mund të jetë e mundur të kuptoni Mesazhet që Unë Jam duke i sjellë tek ju sot?

A mendoni se Unë do t’jua ktheja Shpinën Time dhe t’ju lija në mëshirën e Satanit dhe ushtrisë së tij djallëzore? A nuk e kuptuat se Unë do të përpiqesha t’ju paralajmëroja dhe më pas t’ju ndihmoja?

Mëshira Ime e madhe do ta shkatërrojë efektin që Satani ka mbi fëmijët e Mi. Unë vij akoma edhe një herë për t’ju shpëtuar nga kthetrat e tij. Dhurata Ime e Paralajmërimit do ta dobësojë terrorin që do të kishte vazhduar ta shtonte vrullin nëse ai nuk do të ndodhte.

Unë komunikoj me ju tani, jo vetëm për t’ju përgatitur për gjithë këtë Vepër të madhe të Mëshirës Sime, por për t’ju drejtuar përmes labirintit të shkatërrimit i planifikuar nga grupi djallëzor mbreti i të cilit është i ligu. 

Ndikimi Im shpirtëror do t’i bllokojë masivisht veprimet shkatërruese të Satanit. Dëgjojeni Fjalën Time. Ndiqni udhëzimet e Mia. Drejtojeni dhe mbështeteni njëri tjetrin në besimin tuaj dhe juve do t’ju jepet ndihma e kërkuar për të ndjekur udhën me shpejtësi drejt premtimeve që Unë ju bëra.

Shumë nga ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë, do të jeni të frikësuar, por ju lutem që të mos e lejoni frikën ta bllokojë të Vërtetën. Satani do ta përdorë frikën për t’ju ndaluar që ta pranoni Mesazhin Tim të Dashurisë. Shumë prej asaj që Unë ju them tani është shumë e vështirë që ju ta kuptoni. Por kuptojeni këtë. Po të mos vija Unë tani dhe t’ju tregoja të Vërtetën, atëherë ju do të ishit të humbur. Ju do ta ndjenit atë një periudhë shumë të vështirë për ta jetuar. 

Ashtu si Unë ju përgatita përmes profetëve të Mi më parë, Unë tani do t’ju përgatis sot, përmes kësaj lajmëtareje, për kohën kur Unë do të vij përsëri.

Kjo është një Dhuratë e lindur prej Dashurisë Sime të thellë për të gjithë fëmijët e Mi, për ta përballuar regjimin që do të vijë të antikrishtit dhe të aleatit të tij mashtrues profetit të rremë, i cili do ta çorientojë Kishën Time në Tokë.

Hidheni poshtë mburojën. Hapini sytë ndaj të Vërtetës. Fjala Ime sot po jepet thjesht për t’jua kujtuar të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Shkrimi Im i Shenjtë është e Vërteta. E Vërteta është e reflektuar në Shkrimin Tim të Shenjtë. Nëse Unë ju kujtoj sot për premtimet e bëra juve më parë dhe për udhën drejt shpëtimit, atëherë kjo është vetëm një përsëritje e Fjalës Sime të Shenjtë. E Vërteta do të mbetet gjithmonë e njëjtë. Ajo kurrë nuk mund të ndryshohet apo të përpunohet për t’iu përshtatur njerëzimit. Ajo gjithmonë do të mbetet e njëjtë.

Më lejoni Mua që t’ju ndihmoj të kuptoni se çfarë po ndodh tani. Mos u fshihni nga frika. Unë ju dua të gjithëve dhe thjeshtë dëshiroj që t’ju mbaj për dore, fëmijë, dhe t’ju mbroj. 

Qëllimi Im është të siguroj që secili prej jush ta jetojë jetën me Mua në Parajsën e Re në Tokë.

Shpëtimtari juaj përherë i dashur
Jezu Krishti