Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 1 December 2015

Komunikoji një shoqërie të re materialiste dhe të paqëndrueshme

E Mërkurë, 15 Qershor 2011, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, sprovat dhe thatësia shpirtërore që ti po duron tani po lejohet nga Unë për të të bashkuar edhe më afër në bashkim me Mua.

Nganjëherë kur ti vuan Unë duhet të kthehem nga njëra anë për të mos e parë hidhërimin tënd. Por, ndërsa ti e duron secilin mundim dhe vazhdon të ngjitesh në nivelin tjetër, ti do të bëhesh akoma më e fortë se më parë. Sa më e thellë të bëhet vuajtja jote, nga mizoria dhe abuzimi i të tjerëve që të përçmojnë ty për shkak të kësaj Pune të Shenjtë, aq më shumë hire do të marrësh.

Si të vuash në Emrin Tim

Të vuash në Emrin Tim, sidoqoftë, nuk është e mjaftueshme. Ti nuk duhet të ankohesh haptazi për këto mundime. Për të më kënaqur Mua, ti duhet të vuash në heshtje, bija Ime. Tek bota e jashtme ti duhet të shfaqesh e gëzueshme. Vetëm atëherë shpirti yt do të forcohet dhe do të vijë në nivelin e shenjtërisë që Unë e kërkoj prej teje për Misionin tënd. Sepse kur ti përparon në këtë mënyrë, frytet e dhëna kur ti flet Fjalën Time do të thonë se Mesazhet e Mia do të dëgjohen më me efektivitet, në çdo skaj të botës.

Këtë herë, ndërsa Unë i përgatis të gjithë fëmijët e Mi për sfidën më të madhe që nga Kryqëzimi Im, është jetike që sa më shumë njerëz ta dëgjojnë Fjalën Time Më të Shenjtë.

E Vërteta që tani po zbulohet do të dëgjohet jo vetëm nga besimtarët, por edhe nga ata që nuk duan të më njohin Mua, apo që nuk duan ta pranojnë të Vërtetën e Ekzistencës së Hyjit Atit të Përjetshëm.

Komunikoji një shoqërie të re, materialiste dhe të paqëndrueshme

Bija Ime, ti duhet të përdorësh metoda që do t’ia komunikojnë Fjalën Time një shoqërie të re, materialiste dhe të paqëndrueshme. Sigurohu që ti të komunikosh në një mënyrë që ata të kuptojnë, të kushtojnë vëmendje dhe të bisedojnë. Sepse çfarë të mire ka kjo Punë nëse ajo thjesht ia përforcon Fjalën Time të Shenjtë vetëm besimtarëve? Po, është e rëndësishme që ndjekësit e Mi të kujtohen për premtimet që Unë bëra kur thashë se Unë do të vija përsëri, por janë ata shpirtra pa asnjë njohuri, pa asnjë kuptim apo interes në Dhembshurinë Time për njerëzimin që Unë duhet t’i arrij me çdo kusht.

Ju, bija Ime, dhe ndjekësit e Mi e keni për detyrë që t’i informoni agnostikët, ateistët dhe një brez të tërë të ri për të Vërtetën, tani. Ju flisni atyre me ton të butë. Mos jini kurrë agresivë. Përdorni fjalë inkurajimi. Bëjeni Fjalën Time interesante.

Jo fundi i botës

Iu flisni atyre për premtimin që Unë bëra për Parajsën e Re mbi Tokë. Ajo nuk do të thotë se bota do të marrë fund, por se një Epokë e Re e Paqes, gëzimit dhe lumturisë do të zhvillohet tani. Ata nuk mund, dhe nuk duhet t’ia kthejnë shpinën kësaj lavdie. Lutuni për ta. Sillini ata tek Unë dhe ju do të merrni udhëzime dhe hire të veçanta.

Thjeshtësia dhe e Vërteta duhet të jenë armët tuaja të zgjedhura

Udhëhiqni sipas shembullit. Bija Ime, ti tani duhet të planifikosh që të përdorësh metoda të ndryshme dhe të reja për ta komunikuar Fjalën Time. Do të dërgohet ndihmë që ti ta arrish këtë.

Përhapeni Fjalën Time duke përdorur komunikimet moderne

Metodat e komunikimit modern duhet të përdoren për të siguruar që Fjala Ime të përhapet shpejt. Lutu tani. Kërkoji botuesve në sa më shumë vende të mundesh, që të botojnë vëllime në sa më shumë gjuhë të jetë e mundur. Përdor audio, video dhe metoda të tjera për ta përhapur shpejt Fjalën Time. Thirr vullnetarë për t’i përhapur Mesazhet e Mia tek shumica.

Sepse kjo, bija Ime, do të shpëtojë shpirtra. Unë të dua. Forca dhe vendosmëria jote për të arritur sukses në këtë Punë, të cilat burojnë nga dashuria e pastër që ti ke për Mua dhe për Nënën Time të dashur, do të sjellë shpirtrat – që përndryshe do të kishin shkuar në Ferr – në Krahët e Mi dhe në shpëtimin e përjetshëm.

Shpërfilli ata që nuk tregojnë respekt për Emrin Tim

Të jesh e guximshme. Shpërfille abuzimin. Mos iu përgjigj atyre që nuk tregojnë respekt për Emrin Tim. Do të jenë ndjekësit e Mi ata që do të lëndojnë ty më tepër. Sepse shumë dishepuj të Mi të vërtetë e mirëdashës bien në gabim herë pas here. Njohuritë e tyre mbi Mësimet e Mia mund të krijojnë një ndjenjë krenarie, e cila çon në arrogancë. Pastaj krenaria intelektuale fillon të shfaqet. Këta shpirtra të Mi të gjorë, të dashur dhe të betuar, dashuria e të cilëve për Mua nuk vihet në pyetje, kurrë nuk duhet të shohin me përçmim ndaj atyre që ata ndjejnë se janë në udhë të gabuar. Ata nuk duhet të bien në kurthin e Satanit duke marrë një pozitë superioriteti dhe rreptësie solemne. Kjo pastaj kthehet në një betejë intelektuale për të parë, në terma njerëzorë, se kush është më i ditur se tjetri apo se kush e njeh më mirë të Vërtetën e Mësimeve të Mia.

Kujtoni se çfarë Unë ju mësova të gjithëve. E Vërteta është e thjeshtë. E Vërteta është Dashuri. Në përpjekjet tuaja për të vërtetuar interpretimin tuaj të Fjalës Sime të Shenjtë, nëse ju nuk tregoni dashuri dhe durim atëherë versioni juaj i së Vërtetës nuk është nga Unë.

Ta doni njëri tjetrin. Ju jeni të gjithë të barabartë në Sytë e Mi. Por për ata prej jush që bëni të pamundurën për të ndihmuar që të ktheni shpirtrat e Mi të humbur tek Unë, atëherë ju do të ngriheni në Sytë e Mi.

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Mbreti i gjithë Njerëzimit, Jezu Krishti