Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 29 December 2015

Narcisizmi – një epidemi e keqe e pranishme në botë sot

E Enjte, 7 Korrik 2011, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, Unë dua që bota ta dijë se Dashuria Ime për ata e mbush të gjithë Qenien Time, ndërsa Unë përgatitem për Paralajmërimin e Madh. Unë jam me plot gëzim sepse Unë e di se fëmijët e Mi, sidomos ata që nuk më njohin Mua, do ta pranojnë më në fund se Unë Ekzistoj, gjatë Veprës Sime të madhe të Mëshirës.

Një nga tiparet më shqetësuese, që i ka infektuar fëmijët e Mi, është ai i narcisizmit, i vet-pëlqimit, në këtë botë. Kjo epidemi e keqe është dominuese në çdo nivel të shoqërisë dhe është një nga sulmet e preferuara të Satanit ndërsa djajtë e tij hyjnë në shpirtrat e fëmijëve të Mi ngado. Ata mund të shihen duke u mburrur dhe duke lënë përshtypje me qëllim që të tjerët t'i adhurojnë ata. 

Dashuria e tyre kryesore është vetëm për veten e tyre, dhe pastaj kur ajo nuk është e mjaftueshme, ata kërkojnë vëmendjen e atyre rreth tyre për t'i inkurajuar ata që t'i adhurojnë haptas.

Sot infektimi i Satanit është kaq i madh në mënyrën se si këta shpirtra të gjorë e paraqesin veten, saqë është vështirë të shpërfillet. Fiksimet e tyre, se si ata duken, do të thotë se ata mund të shkojnë madje deri atje sa ta dëmtojnë trupin e tyre dhe të bëjnë çfarëdo që të jetë e nevojshme për të kënaqur dashurinë e tyre për vetveten.

Kur Satani është i pranishëm në shpirtra të tillë, është e lehtë të dallohet. Këta njerëz do të jenë plot me kotësi dhe do të priren për t’u parë në vende me influencë. Mëkati i narcisizmit do të intensifikohet gjatë kohëve të fundit, ku shumë do të sigurojnë që pamja e tyre, mirëqenia dhe egoizmi i tyre do të jetë në kurriz të miqve të tyre madje dhe vetë familjeve të tyre. Dashuria për vetveten konsiderohet si një cilësi e admirueshme në botën e sotme. Ndjekja për përfitim vetjak nuk mund të kënaqet kurrë, sepse Satani do të bëjë të mundur që këta njerëz të përpiqen për më shumë e më shumë.

Fëmijë, mëkati i krenarisë është ai që po intensifikohet në botë tani. Mos e pranoni këtë formë sjelljeje si pjesë e jetës suaj të përditshme. Kaq shumë të rinj i përdorin këto figura të të ashtu-quajturit perfeksion fizik si një qëllim për t'u ndjekur. Por sjellja e tyre është për të ardhur keq nëse i hapni sytë dhe e shihni atë për çfarë ajo është. Ajo është thyerja e Urdhrit të Parë dhe nëse njerëz të tillë do të vazhdojnë në këtë udhë, ata do të tërhiqen nga mashtruesi në çrregullime të mëtejshme.

Narcisizmi shihet në të gjitha fushat e jetës, përfshirë politikën, modën, median, kinemanë, dhe madje edhe brenda Vetë Kishës Sime. Përulësia nuk mund të arrihet nëse ju vuani nga narcisizmi. Pa përulësi ju nuk mund të hyni në Mbretërinë e Atit Tim.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti