Kerko Mesazhet ketu

Saturday 5 December 2015

Njerëz të Zakonshëm, Njerëz të Mirë më Kthejnë Mua Shpinën

E Enjte, 23 Qershor 2011, në 21:10

Bija Ime fort e dashur, gëzimi që ti ndjen sot është si rezultat i hireve të hedhura mbi ty gjatë Adhurimit dje. Tani ti e di se sa e rëndësishme është që të më lejoni Mua të hedh hire të tilla mbi shpirtrat gjatë kësaj kohe më të veçantë kur jeni në shoqërinë Time personale.

Si t’i identifikoni shpirtrat e humbur

Sot Unë dua t’ju flas për shpirtrat e humbur në botë dhe si t’i identifikoni ata. Ndjekësit e Mi shpesh gabimisht besojnë se shpirtrat e humbur janë ata në mëkat mortor. Kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Një shpirt i humbur mund të jetë një person që nuk beson tek Unë, apo tek Ati Im i Përjetshëm. Një shpirt i humbur mund të jenë gjithashtu ata fëmijë kaq të dhënë pas përpjekjeve të tyre të përditshme për të fituar para, për të ndërtuar pasuri, karrierë dhe duke dëshiruar gjëra materiale. 

Gjithçka për shkak të gëzimit që ata besojnë se këto gjëra do t’iu sjellin atyre në jetën e tyre të ardhshme. Këta janë njerëz të zakonshëm, njerëz të mirë, por që më kthejnë Mua shpinën.

Shumë nga këta fëmijë të Mi janë zemër mirë. Ata mund të jenë plot me dashuri për njerëzit, familjet dhe miqtë e tyre. Ata mund të jenë të njohur dhe të pëlqyer. Dhe prapë ata mund të jenë shpirtra të humbur. Si është kështu mund të pyesni ju? Sepse ata nuk besojnë se shpirti i tyre është po aq i rëndësishëm sa edhe nevojat e tyre fizike dhe prandaj ata e neglizhojnë atë. Duke e neglizhuar shpirtin e tyre ata janë të prirur ndaj tundimeve të hedhura në udhën e tyre çdo ditë. Ata e kanë të vështirë t’i rezistojnë të mirave materiale pa menduar se koha që ata investojnë në ambiciet e tyre mund të kalohet duke treguar dashuri ndaj të tjerëve përmes artit të ndarjes me të tjerët. Në përpjekjet e tyre për para ata mund të bëhen krenarë. Krenaria e bën të vështirë të silleni si një ndjekës i Imi i vërtetë.

Fëmijë, nëse ju e kaloni gjithë kohën tuaj duke ndjekur ëndrrat që ju besoni se kjo botë ka për t’ju ofruar – pasuri, zotërime dhe pozita pushteti – mbetet fare pak kohë për t’u lutur apo për t’i ushqyer shpirtrat tuaj për jetën tjetër. Kaq shumë nga fëmijët e Mi kurrë nuk mund ta kuptojnë se përse të mirat materiale i lënë ata të zbrazët përbrenda. Ata nuk i dëgjojnë ata ndjekës të Mi të cilët e njohin të Vërtetën. Duke mos arritur ta pranojnë Ekzistencën e Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm, ata nuk mund të arrijnë të kënaqin njeri tjetër përveçse veten e tyre. Nga jashtë këta njerëz bëjnë jetë aktive, të shëndetshme, me argëtime dhe pa shqetësime në botë. Por ky lloj të jetuari nuk mund të arrihet në mënyrën e duhur pa besuar në jetën e përjetshme. Përulësia mungon në jetën e tyre.

Ju mund të thoni, në mbrojtje të tyre, se ata duhet t’i ushqejnë familjet e tyre dhe të kujdesen për të tjerët që varen prej tyre dhe prandaj ata punojnë drejt këtyre qëllimeve. Përgjigja Ime është jo ata nuk e bëjnë këtë. Ata nuk kanë për qëllim të ushqejnë familjet e tyre. Në shumë raste ata synojnë për më tepër për të kënaqur joshjet e tyre. Sa më shumë që e bëjnë këtë, aq më tepër ata bëhen të humbur për Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm.

Nëse fëmijët e Mi nuk zgjohen dhe të njohin mënyrat me të cilat Satani i përdor të gjitha joshjet e lavdishme të botës, për t’ju zhytur në një ndjenjë të rreme të sigurisë materialiste, ju nuk mund të vini tek Unë. Koha duhet kaluar në këtë jetë për ta lavdëruar Krijuesin tuaj – të kujdeseni për fqinjin tuaj përmes punëve të bamirësisë – duke i vënë nevojat e të tjerëve para atyre tuaja – duke ecur në hapat e Mia.

Nëse fëmijët e Mi që nuk besojnë në Hyjin Atë, apo që e besojnë Atë por që e zgjedhin më të përshtatshme që të lënë mënjanë ndonjë nderim ndaj Tij sepse janë më të preokupuar me çështjet materiale, do ta kenë të vështirë të hyjnë në portat e Qiellit, Parajsa e Vërtetë që ata dëshirojnë. Toka është vetëm një fazë në gjithë qenien tuaj. Qielli, madje edhe një shikim i shpejtë i çfarë ai ofron, nuk mund të përjetohet në jetën tuaj mbi Tokë. Asnjë nga këto kënaqësi të botës nuk ia vlen t’i ndiqni nëse kjo do të thotë se do të humbisni xhevahirin që është Qielli.

Cilësitë kryesore për të hyrë në Mbretërinë Time të Lavdishme janë besimi, dashuria, përulësia dhe një dëshirë për të më kënaqur Mua.

Mësuesi juaj i dashur dhe Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit
Jezu Krishti