Kerko Mesazhet ketu

Monday 30 November 2015

Snobizmi Intelektual Fetar më ofendon Mua

E Mërkurë, 15 Qershor 2011, në 10:00

Sot, bija Ime, Unë dëshiroj t’i paralajmëroj ata ndjekës të Mi të devotshëm, të cilët e shpallin publikisht Emrin Tim, që ta ndjekin të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe të ecin me kujdes. Unë i dua të gjithë ndjekësit e Mi dhe në veçanti ata që tregojnë përulësi gjatë gjithë kohës. 

Megjithatë, Unë shqetësohem kur të Krishterë seriozë dhe të dedikuar, të cilët e flasin Fjalën Time, përpiqen t’i analizojnë Mësimet e Mia në një mënyrë të lartë dhe diktatoriale. Pa u mjaftuar që ta përhapin Fjalën Time, ata ndjejnë se duhet t’i sjellin Mësimet e Mia brenda një debati intelektual njerëzor, i cili i shërben vetëm një qëllimi. 

Për t’u vërtetuar të tjerëve se ata janë më të kualifikuar për ta kuptuar Fjalën Time Më të Shenjtë. Kaq të vendosur janë ata për të vërtetuar se kanë të drejtë në dijen e tyre, saqë ata i përçajnë ndjekësit e Mi të vërtetë. Përkushtimi i tyre solemn dhe i dedikuar ndaj Meje shpesh mund t’i bëjë ata të pafuqishëm në dashurinë e tyre të vërtetë për Mua, e cila gjithmonë duhet të burojë nga përulësia.

Ata duhet t’i heshtin zërat e tyre të lartë, plot me kritika intelektuale. Ata duhet të ndalojnë, ta dëgjojnë Zërin Tim dhe t’i rezistojnë dëshirës për t’ia provuar të tjerëve njohuritë e tyre mbi çështjet shpirtërore. Kur ata e bëjnë këtë janë fajtorë për mëkatin e krenarisë. Ata nuk më njohin Mua aspak. Sepse ata nuk kalojnë kohë në qetësi dhe ta përulin veten para Syve të Mi, që shohin gjithçka. Derisa këta ndjekës të Mi të betuar nuk bëhen të vegjël para Syve të Mi dhe ta ulin veten para Meje, Unë nuk do të jem në gjendje t’i sjell ata drejt Meje.

Më lavdëroni Mua. Nderojeni Fjalën Time. Ndiqni shembullin Tim. Kurrë mos i persekutoni të tjerët në Emrin Tim, sidomos miqtë tuaj të Krishterë.

Mësuesi dhe Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Ndjekësit e Mi duhet të tregojnë guxim për t’i përgatitur të tjerët për Paralajmërimin

E Martë, 14 Qershor 2011, në 19:00

Bija Ime e dashur, shumë punë duhet të bëhet nga ndjekësit e Mi për t’i treguar njerëzve se çfarë ata duhet të presin gjatë ParalajmërimitJepuni atyre hollësira para kohe që kur ata të shohin qiellin e kuq të flakërojë, një reflektim i Mëshirës Sime të Madhe, ata do ta dinë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

Përkundrazi, ata duhet të gëzojnë, sepse këtu më në fund, për shumë nga fëmijët e Mi nëpër botë, do të jetë prova që ata e kanë kërkuar gjatë gjithë jetës së tyre.

Gëzim të madh midis fëmijëve të Mi është ajo çfarë Unë dëshiroj, jo lot trishtimi. Kur ju ta shikoni Kryqin Tim ju të gjithë do ta njihni atëherë Pasionin e Dashurisë Sime për të gjithë ju.

Shumë do të derdhin lot gëzimi të madh, sepse ata do ta dinë se Unë kam ardhur për t’ia mbushur shpirtrat e tyre me hirin e shpengimit. Për të tjerët që nuk më njohin Mua, ata do të jenë të frikësuar, sepse atëherë kuptimi i vërtetë i peshës së mëkateve të tyre do të bëhet i dukshëm.

Ndjekës të Mi ngado, Unë ju bëj thirrje që të tregoni guxim të madh duke iu treguar fëmijëve të Mi se ata nuk duhet të kenë frikë kur ta dëshmojnë këtë shfaqje Hyjnore, spektakulare të Mëshirës Sime të madhe për njerëzimin. Sillini ata në grigjën Time duke i përgatitur ata. Nëse ata nuk do ju dëgjojnë, lutuni për ta.

Shpëtimtari juaj i Përjetshëm dhe Shpenguesi i Njerëzimit
Jezu Krishti

M'i dorëzoni Mua shqetësimet tuaja dhe Unë do t’jua lehtësoj barrën

E Hënë, 13 Qershor 2011, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, lutja po shtohet tani me një ritëm më të fortë, për shkak të Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, që i ka depërtuar shpirtrat e të gjithë ndjekësve të Mi në mbarë botën. Veshët e tyre tani janë të vëmendshëm ndaj Fjalës Sime Më të Shenjtë.

Lutuni për të gjithë fëmijët e Mi të gjorë, të munduar të cilët po vuajnë vështirësi të mëdha në botë, si rezultat i tmerrit të akteve ndaj të cilave ata janë viktima, e gjitha për shkak të mëkateve të njerëzimit.

Më lejoni Mua t’i kujtoj të gjithë fëmijët e Mi, ngado, që të recitojnë Kurorëzën e Mëshirës Sime Hyjnore, çdo ditë të vetme. Lusni gjithashtu, dhe Unë përfshij të gjitha besimet e Krishtera, edhe Rruzaren e Shenjtë – ndaj Nënës Sime të dashur, sepse kjo lutje e fuqishme do ta dobësojë fuqinë e Satanit mbi fëmijët e Mi.

Gjithçka që Unë kërkoj, është që të gjithë ju që jeni të dëshpëruar prej sprovave dhe shqetësimeve, të m’i dorëzoni Mua tani, të gjitha këto shqetësime, dhe të më lejoni Mua që të merrem me to. Besoni tek Unë dhe barra juaj do të lehtësohet. Më lejoni Mua t’ju drejtoj drejt një gjendjeje më paqësore. Qetësohuni, fëmijët e Mi, dhe lejojeni Paqen Time që t’i vërshojë shpirtrat tuaj delikatë, e të etur. Errësira që ju ndjeni buron nga frika. Frika buron nga mungesa e besimit. Kur ju e humbni besimin tek Unë, Satani mbjell dyshime në mendjet tuaja.

Kurrë mos e nënvlerësoni se çfarë ai bën kur vazhdimisht ai bën lojëra për t’ju kthyer kundër fqinjit tuaj. Ky mashtrim gjithmonë është i drejtuar kryesisht tek ndjekësit e Mi më të devotshëm. Ai ju urren nëse më doni Mua. Ai kurrë nuk do të pushojë derisa t’ju trazojë. Ai qesh kur ju lëkundeni. Mos ia jepni atij këtë pushtet, sepse kur e bëni këtë besimi juaj tek Unë dobësohet.

Lutja e Shën Mikaelit dhe recitimi i Rruzares Më të Shenjtë janë armët tuaja më të fuqishme kundër Satanit. 

Shkoni tani me më shumë besim dhe m’i dorëzoni Mua problemet dhe shqetësimet tuaja sepse Unë Jam këtu duke pritur për ju gjatë gjithë kohës për t’ju sjellë në Dritë.

Unë ju dua të gjithëve, fëmijë. Besoni tek Unë më shumë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Sunday 29 November 2015

Dashuria e bollshme në adhurim ju bën më të fortë dhe më të qetë

E Diel, 12 Qershor 2011, në 19:00

Bija Ime fort e dashur, hiret e marra nga fëmijët e Mi në Adhurimin Eukaristik janë të fuqishme. Ato jo vetëm që ju japin hiret për të përballuar vuajtjen e jetës, ato ju bëjnë më të fortë në dashurinë tuaj për Mua, Shpëtimtarin tuaj besnik dhe të devotshëm.

Dashuria që hidhet mbi shpirtrat gjatë Adhurimit jepet me bollëk. Shpirti e ndjen këtë vërshim të hireve të Mia në aq shumë mënyra të ndryshme. Dhurata e parë është ajo e paqes në shpirtin tuaj. Ju do ta ndjeni këtë në çast pasi ju ta keni plotësuar kohën tuaj në bashkim të afërt me Mua.

Kaq shumë, shumë nga fëmijët e Mi po ia mohojnë vetes Hiret e shumta që Unë kam për t’iu ofruar në Adhurim, ku ju kaloni një orë të kohës suaj para Pranisë Sime mbi altar. Ndërsa Katolikët janë të vetëdijshëm për Fuqinë e Eukaristisë shumë nuk e njohin rëndësinë e kësaj kohe më të rëndësishme me Mua në meditim. Ata thjeshtë e shpërfillin këtë Dhuratë. Ata i mërzit fakti që iu duhet ta kalojnë këtë kohë shtesë me Mua.

Oh, sikur vetëm ju ta dinit se sa të fortë do t’i bënte kjo ata. Frika dhe shqetësimet e tyre do të zhdukeshin nëse ata thjesht do të më bënin Mua shoqëri në reflektim të qetë intim. Nëse fëmijët e Mi do mund ta shikonin Dritën që i mbështjell shpirtrat e tyre gjatë kësaj Ore të Shenjtë të veçantë, ata do të habiteshin.

Fëmijë, është gjatë kësaj ore që ju afroheni shumë, shumë tek Unë. Këtu është aty ku zëri juaj, lutjet tuaja, premtimet tuaja të dashurisë për Mua, do të dëgjohen. Shumë hire të mrekullueshme ju jepen, fëmijë, në këtë kohë, prandaj ju lutem të mos i shpërfillni thirrjet e Mia për ta kaluar këtë orë në shoqërinë Time.

Shpërblimet do t’ju çlirojnë nga shqetësimi

Shpërblimet do t’ju bëjnë të lirë nga shqetësimi, të lehtë në zemër, në mendje dhe në shpirt, dhe më të qetë në vetvete. Kur ju më merrni Mua gjatë Eukaristisë Unë do ta mbush shpirtin tuaj. Por kur ju vini tek Unë në Adhurim Unë do t’ju mbështjell deri aty, sa vërshimet e Dashurisë Sime Mëshiruese do ta ngopin mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj. Ju do të ndjeni një forcë, e cila do të sjellë një konfidencë të qetë që ju do ta keni të vështirë për ta shpërfillur.

Ejani tek Unë, fëmijë, tani. Unë kam nevojë për shoqërinë tuaj. Unë kam nevojë që ju të flisni me Mua kur Prania Ime Hyjnore është në gjendjen më të fortë. Unë ju dua dhe dëshiroj të hedh të gjitha hiret e Mia mbi ju, me qëllim që t’i shkrini shpirtrat tuaj me Zemrën Time të Shenjtë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Saturday 28 November 2015

‘Çlirimtarët’ në Lindjen e Mesme duan të kontrollojnë Hebrenjtë

E Shtunë, 11 Qershor 2011, në 22:00

Bija Ime fort e dashur, me dashuri Unë flas me ty sonte, sepse shumë shpejt tani, shumë e më shumë nga ndjekësit e Mi të dashur do të bashkohen në një për të luftuar mashtruesin. Pikërisht tani ai, dhe grupet e pasura influencuese prapa të cilave ai fshihet, janë duke komplotuar për të fituar sa më shumë kontroll mbi të gjithë ju, por ju nuk mund ta shikoni këtë.

Ata do të ndalohen më shpejt nga sa ju e mendoni. Shumë prej tyre do të kthehen në besim gjatë Paralajmërimit. Kjo do ta dobësojë Grupin Mbarë Botëror të Satanit në një shkallë të tillë saqë shumë do ta pyesin veten se cilën udhë të marrin, kaq të çorientuar do të jenë ata. Shumë do të kthehen atëherë tek Unë, fëmijë, sepse ata do të kërkojnë shpengim.

Hakmarrja, kontrolli, pushteti dhe urrejtja të kombinuara, krijojnë kërcënimin më të madh ndaj mbijetesës së njeriut. Të gjitha luftërat që ju i shikoni të ndodhin në Lindjen e Mesme dhe përtej kanë qenë orkestruar. Ato nuk janë një rastësi. Kuptojeni se kaq shumë shtete në të njëjtën kohë nuk u ngritën vetë, ato u ndihmuan nga grupi djall
ëzor në të gjitha qeveritë, ato qeveri që kontrollojnë botën. 

Këta udhëheqës në Lindjen e Mesme tani po hiqen për të hapur udhën për çlirimtarët, ata që do të shpallin drejtësi dhe mjete paqësore për të ndihmuar fëmijët e Mi. Por ky nuk është qëllimi i tyre. Qëllimi i tyre është që të marrin kontrollin e popullit Tim të dashur, Hebrenjve, të cilët janë nën kërcënim tani nga të gjitha anët.

Të gjitha këto ngjarje do të ndërpriten nga Paralajmërimi. Të gjithë ata që përfshihen në këtë grup global djallëzor do të duhet gjithashtu të përballen me Mua, një nga një, kur Unë do t’iu tregoj atyre se sa shumë ata më fyejnë Mua. Shumë do të bien në gjunjë dhe do të lypin shpengim.

Kjo, fëmijët e Mi, është shumë e rëndësishme, sepse sa më shumë mëkatarë ngado, dhe sidomos ata që kontrollojnë mirëqenien tuaj, të kthehen tek Unë, aq më e madhe do të jetë Mëshira Ime. Lutuni që të gjithë ata që e dëshmojnë të Vërtetën, kur gjatë Paralajmërimit do ta kuptojnë se Unë i dua, të mund të kthehen.

Lutja, fëmijët e Mi, është shumë e fuqishme. Kur t’i luteni Hyjit Atë në Emrin Tim për shpëtimin e këtyre shpirtrave dhe të të tjerëve, Ai nuk do t’ju refuzojë.

Besnikëria juaj ndaj Meje dhe lutja e përditshme kërkohen urgjentisht për ta dobësuar mbërthimin që Satani mban mbi fëmijët e Mi, të cilët me të drejtë janë të Mitë.

Shpëtimtari juaj i Përherë-Mëshirshëm
Jezu Krishti

Friday 27 November 2015

Udhëzimi Im Shpirtëror do t’i bllokojë veprimet shkatërruese të Satanit

E Shtunë, 11 Qershor 2011, në 15:30

Bija Ime e dashur, kjo ka qenë një tjetër javë sprovuese, ku Fjala Ime, nga njëra anë, është mbështetur nga shumë, ndërsa në të njëjtën kohë është mohuar si mashtrim i plotë nga të tjerët. A nuk e kanë lexuar të Vërtetën ata që e mohojnë Fjalën Time? Të Vërtetën e përmbajtur në Librin Tim të Shenjtë? 

Libri i Zbulesës iu dha të gjithë fëmijëve të Mi për t’i ndihmuar ata të kuptojnë trazirat që do të shkaktohen drejt kohëve të fundit, prej përhapjes së gënjeshtrave, të krijuara nga Satani dhe djajtë e tij. Nëse nuk e kuptoni të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Zbulesës, atëherë si mund të jetë e mundur të kuptoni Mesazhet që Unë Jam duke i sjellë tek ju sot?

A mendoni se Unë do t’jua ktheja Shpinën Time dhe t’ju lija në mëshirën e Satanit dhe ushtrisë së tij djallëzore? A nuk e kuptuat se Unë do të përpiqesha t’ju paralajmëroja dhe më pas t’ju ndihmoja?

Mëshira Ime e madhe do ta shkatërrojë efektin që Satani ka mbi fëmijët e Mi. Unë vij akoma edhe një herë për t’ju shpëtuar nga kthetrat e tij. Dhurata Ime e Paralajmërimit do ta dobësojë terrorin që do të kishte vazhduar ta shtonte vrullin nëse ai nuk do të ndodhte.

Unë komunikoj me ju tani, jo vetëm për t’ju përgatitur për gjithë këtë Vepër të madhe të Mëshirës Sime, por për t’ju drejtuar përmes labirintit të shkatërrimit i planifikuar nga grupi djallëzor mbreti i të cilit është i ligu. 

Ndikimi Im shpirtëror do t’i bllokojë masivisht veprimet shkatërruese të Satanit. Dëgjojeni Fjalën Time. Ndiqni udhëzimet e Mia. Drejtojeni dhe mbështeteni njëri tjetrin në besimin tuaj dhe juve do t’ju jepet ndihma e kërkuar për të ndjekur udhën me shpejtësi drejt premtimeve që Unë ju bëra.

Shumë nga ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë, do të jeni të frikësuar, por ju lutem që të mos e lejoni frikën ta bllokojë të Vërtetën. Satani do ta përdorë frikën për t’ju ndaluar që ta pranoni Mesazhin Tim të Dashurisë. Shumë prej asaj që Unë ju them tani është shumë e vështirë që ju ta kuptoni. Por kuptojeni këtë. Po të mos vija Unë tani dhe t’ju tregoja të Vërtetën, atëherë ju do të ishit të humbur. Ju do ta ndjenit atë një periudhë shumë të vështirë për ta jetuar. 

Ashtu si Unë ju përgatita përmes profetëve të Mi më parë, Unë tani do t’ju përgatis sot, përmes kësaj lajmëtareje, për kohën kur Unë do të vij përsëri.

Kjo është një Dhuratë e lindur prej Dashurisë Sime të thellë për të gjithë fëmijët e Mi, për ta përballuar regjimin që do të vijë të antikrishtit dhe të aleatit të tij mashtrues profetit të rremë, i cili do ta çorientojë Kishën Time në Tokë.

Hidheni poshtë mburojën. Hapini sytë ndaj të Vërtetës. Fjala Ime sot po jepet thjesht për t’jua kujtuar të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Shkrimi Im i Shenjtë është e Vërteta. E Vërteta është e reflektuar në Shkrimin Tim të Shenjtë. Nëse Unë ju kujtoj sot për premtimet e bëra juve më parë dhe për udhën drejt shpëtimit, atëherë kjo është vetëm një përsëritje e Fjalës Sime të Shenjtë. E Vërteta do të mbetet gjithmonë e njëjtë. Ajo kurrë nuk mund të ndryshohet apo të përpunohet për t’iu përshtatur njerëzimit. Ajo gjithmonë do të mbetet e njëjtë.

Më lejoni Mua që t’ju ndihmoj të kuptoni se çfarë po ndodh tani. Mos u fshihni nga frika. Unë ju dua të gjithëve dhe thjeshtë dëshiroj që t’ju mbaj për dore, fëmijë, dhe t’ju mbroj. 

Qëllimi Im është të siguroj që secili prej jush ta jetojë jetën me Mua në Parajsën e Re në Tokë.

Shpëtimtari juaj përherë i dashur
Jezu Krishti

Thursday 26 November 2015

Mesazh Dashurie për të gjithë ndjekësit e Mi

E Mërkurë, 8 Qershor 2011, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, sot Unë kënaqem për besimin e treguar nga ndjekësit e Mi të dashur në mbarë botën, të cilët po e dëgjojnë thirrjen Time përmes këtyre Mesazheve. Unë gëzoj për shkak të besimit të thellë të treguar nga fëmijët e Mi të dashur, në një botë që më refuzon Mua. Fëmijët e Mi të shtrenjtë, ata që besojnë tek Unë, më sjellin Mua lot gëzimi në kohë dëshpërimi. 

Po të mos ishte për ata me një përkushtim të thellë ndaj Meje, Unë nuk do të isha i ngushëlluar.

Fëmijët e Mi që më duan Mua duhet të më dëgjojnë Mua tani. Më lejoni Mua t’ju pushtoj në Krahët e Mi dhe t’jua shpjegoj rëndësinë e besimit tuaj. Besimi juaj është si një flakë në Zemrën Time, që kurrë nuk shuhet. Ajo mund të dobësohet herë pas here, por Unë do të fus tek ju energjinë për ta mbajtur këtë flakë të ndezur. Ju, fëmijët e Mi të Dritës, do ta zhdukni errësirën, por ju duhet të qëndroni të bashkuar në një për të luftuar antikrishtin.

Satani nuk mund të fitojë, sepse kjo është e pamundur

Gjithmonë ta kuptoni këtë fakt të rëndësishëm. Ai, mashtruesi, nuk mund dhe nuk do të fitojë, sepse kjo është e pamundur. Prandaj, ju gjithmonë duhet ta pranoni se Drita Ime dhe ajo e Atit Tim të Përjetshëm kurrë nuk do të dobësohet, sepse nuk është Drita që do shuhet. Por është errësira që do t’i joshi ata shpirtra të gjorë të cilët do të tërhiqen drejt saj. Ata fëmijë të gjorë të gënjyer janë në Zemrën Time dhe janë po aq të dashur për Mua sa dhe ju. Ju, fëmijët e Mi, ashtu si në çdo familje duhet të kujdeseni për motrat dhe vëllezërit tuaj të mbrapshtë. 

Pavarësisht se sa të rënda janë mëkatet e tyre, kurrë mos i gjykoni ata. I ktheni ata tek Unë. Flisni me ta. Lusni Mëshirën Time Hyjnore për ta, që ata të mund të shpëtohen nga kthetrat e të ligut në kohën e vdekjes.

Thërrisni tani nga majat e kodrave. Kujtojani gjithsecilit të Vërtetën. Shpërfillini ato ngacmime. Por kur ju iu shpjegoni fëmijëve të Mi se sa shumë Unë i dua ata, mos i impononi pikëpamjet tuaja mbi ta, por në të kundërt, thjesht shpjegojani se ata u krijuan nga Hyji Atë. I thoni atyre se Ai më dërgoi Mua, Birin e Tij të vetëm për t’i shpëtuar ata, për t’iu dhënë atyre një mundësi për të jetuar jetën e përjetshme. Dhe pastaj iu thoni atyre se Unë i dua dhe se Unë eci me secilin prej tyre çdo minutë të ditës.

Edhe kur Unë dëshmoj refuzimin e tyre dhe ligësinë që ata e bëjnë mbi të tjerët, Unë Jam akoma atje pranë tyre. Duke shpresuar që ata të kthehen tek Unë dhe të kërkojnë Ndihmën Time, sepse kur ata ta bëjnë këtë Unë do t’i përqafoj me lot gëzimi dhe lehtësimi. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata shpirtra të shtrenjtë. Mos e lejoni mashtruesin t’i rrëmbejë ata nga Unë. Ata janë familja juaj. Familja Ime. Ne jemi një. Edhe një shpirt i vetëm që humb është tepër.

Faleminderit, fëmijët e Mi të dashur, ngado. Dijeni se Unë Jam me ju tani me një Prani shumë më të fortë, përmes Shpirtit të Shenjtë, se në ndonjë kohë tjetër në histori. Kapeni Dorën Time dhe ecni me Mua drejt Parajsës së Re mbi Tokë, e cila do të jetë shtëpia juaj e lavdishme në të ardhmen.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti Mbreti i Mëshirës

Wednesday 25 November 2015

Përgatisni familjen tuaj për ta dëshmuar Kryqin Tim në Qiell

E Mërkurë, 8 Qershor 2011, në 16:45

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet t’i ndaj me ty ndjenjat që Unë Jam duke i duruar tani. E para është ajo e lumturisë, sepse Unë kam për të sjellë kaq shumë Mëshirë tek fëmijët e Mi gjatë Ndriçimit të Ndërgjegjes, i cili është afër. Dhe pastaj janë Lotët e Mi të dëshpërimit të madh, për ata që janë të pavetëdijshëm për këtë ngjarje dhe që janë të papërgatitur. 

Fëmijët e Mi duhet t’iu tregojnë sa më shumë prej miqve dhe familjeve të tyre për këtë Ngjarje të Madhe për t’i shpëtuar shpirtrat e tyre. S’ka rëndësi nëse ata qeshin dhe i tallin pohimet tuaja, sepse më pas, ata do t’ju falënderojnë. Tregojuni atyre të Vërtetën. Kërkojuni atyre që t’i hapin mendjet e tyre. 

Ata duhet të vihen në djeni për çfarë do të dëshmojnë, sepse kur ta shohin Kryqin Tim në qiell do të jenë të përgatitur. Kjo është e gjitha që ata duhet të kuptojnë. Pastaj ata do ta pranojnë dhimbjen që do të durojnë kur e kaluara e jetës s
ë tyre t’ju shfaqet para syve. Ju  tregoni atyre që ta rishikojnë jetën e tyre dhe kujtojini ata për lëndimin që mund të kenë shkaktuar mbi bashkë-vëllezërit dhe motrat e tyre.

Përhapeni Fjalën Time pas Paralajmërimit

Fëmijët e Mi, menjëherë sapo Paralajmërimi të ngjajë dhe kur të ndodhë kthimi në besim lëvizni me shpejtësi për të përhapur Fjalën Time Më të Shenjtë. Ka një urgjencë për këtë sepse kjo do të jetë një periudhë vendimtare. Do të jetë kur, përmes punës së ndjekësve të Mi të dashur kudo, që fëmijët e Mi do të qëndrojnë në udhën e drejtë. Do të jetë koha kur lutja dhe kthimi në besim mund ta dobësojnë efektin e rrëmujës, që do të sillet përmes sundimit të të dyve – antikrishtit dhe profetit të rremë.

Pranojeni të Vërtetën tani për çfarë ajo është. Mos kini frikë nga e Vërteta. Përqafojeni atë; sepse kur ta bëni, ju do të çliroheni dhe besimi juaj tek Unë do t’ju mundësojë që ta mbroni Fjalën Time siç duhet. Frika do t’ju pengojë, fëmijët e Mi të shtrenjtë. Guximi do t’i fitojë shpirtrat. Beteja juaj, në Emrin Tim, do ta lehtësojë vuajtjen Time dhe do të sjellë jetën e përjetshme tek sa më shumë shpirtra që urgjentisht kanë nevojë për ndihmën tuaj.

Dashuria Ime për ju, fëmijë, është gjithëpërfshirëse dhe kurrë nuk lëkundet në intensitetin e saj. Kryqi Im është i rëndë, por kur ju e merrni atë me dashuri në zemrat tuaja, ngarkesa juaj do të jetë e lehtë. Ju ndjekësit e Mi të dashur, shërbëtorët e shenjtë dhe njerëzit laikë, jeni ushtria Ime e ardhshme për të ndihmuar në mposhtjen e Satanit. Lutuni tani për forcën për t’u përballur me sfidat ndaj besimit tuaj.

Udhëhiqni sipas shembullit dhe Dhurata që Unë Jam duke hedhur mbi secilin prej jush që e premton besnikërinë e tij apo të saj tek Unë do të krijojë kthim të menjëhershëm në besim kur ju ta flisni Fjalën Time Më të Shenjtë. 

Kujtoni, Unë Jam me ju gjatë gjithë kohës tani. Shumë prej jush që kanë qenë pranë Meje për disa kohë tani do të përjetojnë një ndjenjë më të fortë të Shpirtit të Shenjtë dhe fuqinë e dijes, e cila do t’ju habisë. Pranojeni këtë si një prej Dhuratave më të mëdha që po i jepen njeriut sot. Unë nuk kam dhuruar një mori hiresh të tilla që kur apostujve të Mi iu dhanë Dhuratat e çmuara përmes Shpirtit të Shenjtë.

Ju, ndjekësit e Mi, përfshirë shërbëtorët e Mi të shtrenjtë, jeni Kisha Ime e Vërtetë. Unë, me ndihmën e Hyjit Atit të Përjetshëm, do t’ju udhëheq që të mund të marshoni me të gjithë fëmijët e Mi drejt Parajsës së Re, e cila ju pret të gjithëve.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Monday 23 November 2015

Mesazh drejtuar priftërinjve, Peshkopëve dhe Kardinalëve mbi profetin e rremë

E Martë, 7 Qershor 2011, në 15:50

Bija Ime fort e dashur, ti ke vuajtur sepse mashtruesi po të mundon. Ti duhet të lutesh fort për t’i rezistuar sulmeve të tij mbi ty. Vendose të gjithë besimin tënd tek Unë dhe pastaj më lër Mua që të merrem ato. Përkundrazi, ti po shqetësohesh, kur ti duhet ta ofrosh këtë vuajtje tek Unë me gëzim në zemrën tënde. Nëse ti vazhdon t’ia kujtosh vetes se është për shkak se ti je e bashkuar me Mua që këto vuajtje të ndodhin dhe se ti je me të vërtetë e bekuar si një shpirt i zgjedhur, atëherë ti do të ndjehesh ndryshe.

Shumë nga ndjekësit e Mi tani po fillojnë ta kuptojnë se çfarë është duke ndodhur në botë dhe përmes hireve të Shpirtit të Shenjtë ata po ngrihen ndaj sfidës për ta mbrojtur Fjalën Time. Kjo ushtri e besimtarëve do të bëhet më e fortë tani dhe do t’i udhëheqë pa frikë mëkatarët drejt shpëtimit.

Zëdhënësi Im i Shenjtë, Papa Benedikti, ka nevojë për lutjet tuaja. Lutuni përditë për të sepse ai ka nevojë për mbrojtje në çdo nivel për të kapërcyer mundimin që shtrihet para. Është e rëndësishme që ndjekësit e Mi të qëndrojnë vigjilentë ndaj ndonjë pape të ri që mund të vijë sepse ai nuk do të jetë nga Hyji. Ju lutem t’i bëni thirrje të gjithë shërbëtorëve të Mi të shenjtë që të përgatiten për sfidat e tmerrshme, më të frikshmet me të cilat do t’ju duhet të përballen ndonjëherë në shërbesën e tyre. Do të kërkohet guxim i madh për t’u ngritur ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia. Kaq shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë janë të verbër ndaj premtimeve që Unë bëra, kur Unë thashë se do të vija përsëri. Kur menduan ata se do të ishte kjo? Kaq shumë janë mësuar ata t’i recitojnë Mësimet e Mia saqë kanë harruar se mund t’i dëshmojnë këto ngjarje në çdo kohë dhe, ndoshta, edhe gjatë jetës së tyre. Sepse kjo është një nga sfidat më të mëdha sot.

Nëse Unë dërgova profetë në botë mijëra vjet më parë, atëherë sigurisht, Unë do t’i dërgoj ata përsëri gjatë periudhës për ta përgatitur botën për kur Unë të kthehem përsëri.

Zgjohuni ndaj mësimeve që ju ia mësoni kongregacionit tuaj. Kuptojeni se jam Unë që po ju flas tani. Shumë do të vijnë në Emrin Tim, por pak do të flasin të Vërtetën. Ky Mesazh vjen nga Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor. Lutuni për dijen për ta njohur Zërin Tim të Vërtetë kur t’ju jepet. Hapini zemrat tuaja tani dhe dëgjoni se çfarë Unë kam për t’ju thënë. Koha ka ardhur, për t’ju informuar, se profecitë e përmbajtura në Librin e Zbulesës janë gati për t’u shpalosur përpara syve tuaj.

Ju, shërbëtorët e Mi të dashur, duhet të luftoni me trimëri, prej dashurisë suaj për Mua, kundër pengesave të vëna nga mashtruesi që do t’ju sfidojnë deri në fund të durimit tuaj. Ju duhet ta pranoni se profeti i rremë është gati për t’ju joshur. Për t’ju magjepsur. Për t’ju bindur se ai përfaqëson të Vërtetën. Ju tani duhet të tregoni besnikërinë tuaj ndaj Meje, dhe Atit Tim të Përjetshëm. Ju lutem të mos dëshpëroheni. Sepse megjithëse këto ngjarje do t’ju frikësojnë dhe do t’ju shqetësojnë, aleanca dhe besnikëria juaj duhet të jenë ndaj Meje.

Për herë të parë në shërbesën tuaj, besimi juaj do të vihet me të vërtetë në sprovë tani. Kisha e Pjetrit është Kisha Ime. Por kur Çelësat t’i jenë dorëzuar Hyjit Atë, siç do të jenë tani, Kisha bëhet pjesë e Mbretërisë Sime. Unë Jam e Vërteta. Ndiqni të Vërtetën në çdo kohë.

Lutuni tek Unë tani, për hiret që duhen për të siguruar që ju të ngriheni ndaj mashtrimit të Satanit në kohë. Përndryshe profeti i rremë do t’i zërë në kurth fëmijët e Mi të dashur përmes mënyrave të tij tërheqëse dhe joshëse, mënyrave të mashtruesit, me të cilin ai është i ndërthurur. Satani nuk do të fitojë mbi Kishën Time nëse shërbëtorët e Mi janë vigjilentë ndaj mashtrimit dhe e shohin atë për çfarë është. Një gënjeshtër djallëzore, nga e cila, nëse ju përfshiheni dhe i premtoni besnikëri kësaj neverie të re, nuk do të ketë asnjë kthim!

Më dëgjoni Mua tani. Kthehuni tek Unë për udhëzim dhe për hiret e veçanta që kërkohen për ta udhëhequr grigjën Time që të kthehet tek Unë dhe Ati Im Qiellor. Sepse kur ju ta bëni, Unë do të hedh hire të atilla saqë nuk do të zgjasë përpara se ju ta fitoni forcën për të mbrojtur Fjalën Time, me çdo kusht.

Unë ju dua të gjithëve dhe e dëshiroj mbështetjen tuaj gjatë këtyre kohëve të fundit.

Jezu Krishti

Saturday 21 November 2015

Mesazh nga Virgjëra Mari në lidhje me fëmijët e saj të humbur

E Martë, 7 Qershor 2011, në 14:45

Fëmija im, këto pak ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta. Kur ti i bindesh Birit tim, kjo është gjithçka që ka rëndësi. Të lutem të mos i lejosh dyshimet apo frikën që të hyjnë në zemrën tënde në këtë fazë, sepse kur ato hyjnë kjo është për arsyen se mashtruesi është duke vepruar.

Hape zemrën për t’i lejuar hiret që ta vërshojnë shpirtin tënd kështu që ti të mund të afrohesh më pranë Birit tim të Shtrenjtë. Ti tani je pranë Nënës tënde të Bekuar, që të mbështet dhe të udhëzon në çdo kohë. 

Kjo pjesë e Misionit tënd është e vështirë për t’u kryer, por dije se të punosh për Birin tim nuk është kurrë e lehtë. Ti do të bëhesh më e fortë, pavarësisht hezitimit tënd, sepse ti akoma i ndjek udhëzimet e Tij, dhe prandaj kjo është e mirë. 

Lutu tani për të gjithë fëmijët e mi të humbur kudo, sepse ata janë të zbrazur nga dashuria, dashuria e vërtetë që Biri im iu ofron atyre. Kjo dashuri është shpëtimi i tyre. Prandaj të lutem t’i ofrosh të gjitha lutjet e tua për këta shpirtra të gjorë, të humbur.

Shko tani në paqe dhe vazhdo të bësh gjithçka që Biri im kërkon prej teje, në çdo kohë.

Nëna juaj e Bekuar
Maria Mbretëresha e Qiellit

Çelësat e Romës tani po i kthehen Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm

E Hënë, 6 Qershor 2011, në 10:30

Bija Ime fort e dashur, qëndro e fortë tani. Përmbajtja e Mesazheve të Mia për ty po të shkakton frikë, ndaj të cilës ti nuk duhet të dorëzohesh. Nganjëherë ti ndjehesh kaq e vetme në këtë Punë, por Unë qëndroj me ty çdo ditë dhe nuk Jam larg prej teje. Mesazhet e Mia, ashtu si të kam thënë më parë, nuk do të sjellin gjithmonë gëzim tek shpirtrat. Megjithatë, besimtarët do ta kuptojnë se ndëshkimi është i nevojshëm për të ndihmuar në purifikimin e botës.

E di se nganjëherë është e vështirë të kuptohet përmbajtja, por ti duhet ta vësh gjithë besimin tënd tek Unë. Unë Jam duke të udhëzuar, edhe një herë, që të mos angazhohesh me ata njerëz, besimtarë të Mi, të cilët e sfidojnë, e analizojnë apo gjejnë të çara në Fjalën Time të Shenjtë. Sepse as ti dhe as ata shpirtra nuk e kanë autoritetin për ta bërë këtë.

Ti duhet të më bindesh Mua tani. Lëri ata që vazhdojnë të hedhin abuzime dhe që e mohojnë Fjalën Time, sepse ky nuk është më problemi yt. Po, sigurisht, ti do të kritikohesh kur ta shpallësh Fjalën Time. Shpërfilli tani ata që përpiqen të angazhohen me ty. Koha është tepër e shkurtër për ta harxhuar kot me devijime të tilla. Njerëzit për të cilët duhet të merakosesh tani janë fëmijët e Mi të gjorë të cilët nuk kanë besim, apo që nuk më njohin Mua apo Atin Tim të Përjetshëm. Për ata Unë kam shumë merak.

Prandaj ndërsa ata të Krishterë mirëdashës që gjithmonë do të përpiqen ta dallojnë Fjalën Time, e përkushtojnë kohën e tyre për të analizuar, në vend që thjesht të ndjekin Mësimet e Mia dhe të luten për vëllezërit dhe motrat e tyre të gjorë, koha e vlefshme po harxhohet kot.

Bija Ime, tregoja botës se katastrofat ekologjike të parath
ëna do ta godasin tani Tokën. Gjithçka do të nisë tani, shumë, shumë shpejt. Dhe e gjitha kjo për shkak të syve të verbër ndaj Fjalës së Hyjit Atë nga ana e mëkatarëve, të përfshirë në strofkat e tyre të ligësisë.

Besimtarët të mos kenë frikë

Besimtarë, lutuni tani. Mos kini frikë. Unë do t’ju ofroj mbrojtjen Time Hyjnore gjatë gjithë kohës, madje edhe kur të talleni në Emrin Tim. Lutja do t’ju japë forcë dhe kurajo, ndërsa i ligu dhe ndjekësit e tij derdhin vrerin e tyre tani mbi fëmijët e Mi. Ndërsa veprimet e tyre të tmerrshme të luftës mbi njerëzimin të fillojnë të shtohen, përmes terrorizmit, monopolizimit të valutave botërore dhe helmimit të Tokës përmes ndotjeve të qëllimshme, më dëgjoni Mua tani. 

Zemërimi i Hyjit Atë do të bjerë tani, dhe me shpejtësi. Lutja duhet të kryhet në grupe në mbarë botën sepse ajo do të ndihmojë në shmangien e disa prej këtyre ngjarjeve.

Lutuni për Papa Benediktin Tim të dashur. Ai është i rrethuar nga armiq shumë të fuqishëm të Hyjit, të pangopur për pushtet dhe për të kontrolluar Kishën Time. Lutja mund të ndihmojë të vonojë largimin e tij që do të ndodhë, kur do të detyrohet të largohet nga Vatikani ashtu si është parathënë. Lutuni, lutuni, lutuni për këtë periudhë në kohë, sepse ajo do të jetë më e errëta që ka për të rënë ndonjëherë mbi shërbëtorët e Mi të shenjtë, Peshkopët, Kardinalët dhe të gjithë ndjekësit e Mi të vërtetë. 

Çelësat e Romës tani do t’i kthehen Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm.

Ka ardhur koha për betejën kundër Satanit dhe ndjekësve të tij djallëzorë. Përpjekjet e tyre për të sabotuar njerëzimin do të trajtohen me ashpërsinë më të madhe, sepse ata do të pësojnë vuajtje të madhe për veprimet e tyre të liga.

Ngrihuni tani, fëmijët e Mi. Vendoseni gjithë besimin, konfidencën dhe përkushtimin tuaj tek Unë si një prioritet. Lutja ditore, Mesha dhe Eukaristia do të më ndihmojnë Mua, dhe Atin Tim, që ta çrrënjosim këtë ligësi. Më ndiqni Mua. Merreni Kupën Time, sepse kur ju ta bëni këtë, ju do të shijoni jetën e përjetshme.

Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti i Njerëzimit, Jezu Krishti

Sunday 15 November 2015

Dy kometa do të përplasen, Kryqi Im do të shfaqet në një qiell të kuq

E Diel, 5 Qershor 2011, në 16:30

Bija Ime fort e dashur, koha është afër. Paralajmërimi është pranë tani. Është me trishtim të madh që Unë duhet të të them se shumë shpirtra nuk do t’i dëgjojnë këto Mesazhe për Paralajmërimin. 

Fjala Ime bie në veshë të shurdhër. Përse ata nuk duan të dëgjojnë? Unë nuk po iu jap atyre vetëm Dhuratën Time të madhe të Mëshirës, kur Unë do t’i vërshoj hiret e Mia mbi mbarë botën, Unë gjithashtu po përpiqem t’i përgatis ata për këtë ngjarje. Me miliona mëkatarë do të gëzojnë kur t’iu tregohet Mëshira Ime e madhe. Të tjerë nuk do të kenë mundësi që të shpengohen në kohë, sepse ata do të vdesin nga tronditja.

Bija Ime, ti duhet të bësh gjithçka të mundesh për ta paralajmëruar botën, sepse kjo Ngjarje e Madhe do ta tronditë këdo. Ata do të shohin shenja të mëdha në qiell, përpara se të ndodhë Paralajmërimi. Yjet do të përplasen me kaq forcë sa njeriu do ta ngatërrojë spektaklin që ata do të shohin në qiell sikur të jetë katastrofik. Ndërsa këto kometa shkrihen bashkë, një qiell i madh i kuq do të krijohet dhe Shenja e Kryqit Tim do të shihet në mbarë botën, nga çdokush. Shumë do të frikësohen. Por Unë ju them që të gëzoheni, sepse ju do të shihni, për të parën herë në jetën tuaj, një Shenjë të vërtetë Hyjnore që përfaqëson lajme të mëdha për mëkatarët kudo.

Shikojeni Kryqin Tim atëherë dhe ju do ta kuptoni se Mëshira Ime e madhe po i jepet secilit prej jush, fëmijët e Mi të çmuar. Sepse ishte me Dashurinë e thellë e të pafund që Unë e mbaja për ju që Unë vdiqa, vullnetarisht, në Kryq, për t’ju shpëtuar. Kur ju t’i shikoni Kryqet në qiell gjatë Paralajmërimit ju do ta kuptoni se kjo është një Shenjtë e Dashurisë Sime për ju.

Lutuni, ndjekësit e Mi të dashur, që vëllezërit dhe motrat tuaja të mund të gëzojnë kur edhe atyre gjithashtu, t’iu tregohet prova e Ekzistencës Sime. Lutuni që ata ta pranojnë se kjo është mundësia e tyre për ta shpenguar veten në Sytë e Mi. Se kjo Vepër e madhe e Mëshirës do t’i shpëtojë shpirtrat e tyre nëse ata më lejojnë Mua që t’i ndihmoj.

Juve do t’ju tregohet se si është të vdisni në mëkat mortor
Paralajmërimi do të jetë një përvojë pastrimi për të gjithë ju. Ajo mund të jetë e pakëndshme pjesërisht, sidomos për ata në mëkat të rëndë. Sepse për të parën herë, juve do t’ju tregohet se çfarë ndjehet kur Drita e Hyjit zhduket nga jeta juaj. Shpirtrat tuaj do të ndjejnë braktisjen që ndjehet nga ata që vdesin në mëkat mortor, ato shpirtra të gjorë që e lanë për tepër vonë që t’i kërkonin Hyjit për t’ua falur atyre mëkatet. Dijeni, është e rëndësishme që Unë t’ju lejoj të gjithë ju që ta ndjeni këtë boshllëk të shpirtit. Sepse vetëm atëherë ju më në fund do ta kuptoni se pa Dritën e Hyjit në shpirtrat tuaj ju pushoni së ndjeri. 

Shpirti dhe trupi juaj do të ishin thjeshtë enë të zbrazëta. Madje edhe mëkatarët e ndjejnë Dritën e Hyjit sepse Ai është i pranishëm në secilin prej fëmijëve të Tij në Tokë. Por kur ju vdisni në mëkat mortor, kjo Dritë nuk ekziston më.

Përgatituni tani, për këtë Ngjaje Madhështore. Shpëtojini shpirtrat tuaj sa e keni mundësinë. Sepse do të jetë vetëm atëherë kur Drita e Hyjit t’ju largohet që ju më në fund do ta kuptoni errësirën e zbrazët, të shterpë që Satani e ofron, e cila është plot me ankth dhe terror.

Ushqejini shpirtrat tuaj. Gëzohuni tani, sepse Paralajmërimi do t’ju shpëtojë dhe do t’ju sjellë më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.

Mirëpriteni Paralajmërimin. Sepse atëherë do t’ju jepet prova e jetës së përjetshme dhe do ta kuptoni se sa e rëndësishme është ajo.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
Mbreti i Njerëzimit

Saturday 14 November 2015

Satani i rekruton të rinjtë përmes kulturës pop

E Shtunë, 4 Qershor 2011, në 17:00

Bija Ime fort e dashur, kthimi në besim, si një rezultat direkt i Mesazheve të Mia të dhëna ty, po përhapet në mbarë botën. Gëzohu, sepse Unë të thashë se Fjala Ime, kur të lexohet, do t’i ndizte shpirtrat ngado, përfshirë edhe ata mëkatarë të vakët. Kur Unë ia dhashë Fjalën Time botës, mijëra vjet më parë, apostujve të Mi të dashur, ata lanë një gjurmë të thellë tek njerëzimi. Sot, me përjashtim të ndjekësve në Hyjin Atin e Përjetshëm dhe në Mua, Birin e Tij, Jezu Krishtin, shumë prej asaj që ishte mësuar për fat të keq është harruar.

Komunikimet e Mia përmes teje, bija Ime, janë për t’i provuar dhe për t’i thjeshtuar Mësimet e Mia. Për më tepër, arsyeja që Unë flas tani është për ta kujtuar, për ta mësuar dhe për ta brumosur Fjalën Time Më të Shenjtë në mendjet e fëmijëve të Mi, që ata të mund të shpëtohen nga kthetrat e Satanit.

Bija Ime, Unë e kam mbushur shpirtin tënd, përmes Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, me fuqinë e dijes. Kjo fuqi të është dhënë ty, jo vetëm që ti të mund t’i kuptosh këto Mesazhe, por për ta zbuluar ligësinë e mëkatit. Tani, kur e dëshmon mëkatin, ti ndjehesh e sëmurë në një shkallë të tillë saqë do të shqetësojë. Unë Jam duke të dhënë ty tani një shije të asaj që Unë vuaj kur Unë i shikoj fëmijët e Mi të infektuar me mëkat.

Shumë nga ata që i shikon në jetën e përditshme, përmes medias, filmave dhe Televizionit të ngatërrojnë. Mëkati, kur është i pranishëm në shpirtra, e shfaq veten në një mënyrë që shihet qartë përmes disa shenjave. Ti, bija Ime, përmes hireve t
ë Mia, mund ta dallosh menjëherë tani mëkatin tek dikush. Shenja e parë që do të shohësh është arroganca dhe krenaria, ku dikush e konsideron veten më të rëndësishëm se një tjetër. Shenjat e tjera që do të paraqiten ty dalin nga mëkati i krenarisë dhe i lakmisë.

Një prej mëkateve më në përhapje nëpër botë sot është shthurja seksuale. Kur ajo i paraqitet botës, gjithmonë do të jetë e maskuar me humor. Kjo është një mënyrë e zgjuar për t’i bindur të tjerët se kjo është një pjesë e natyrshme e formimit tuaj njerëzor. Ti e shikon, bija Ime, se çdo njeri në botë pëlqen të qeshë dhe ka nevojë për sensin e humorit, që është një Dhuratë nga Hyji. Prandaj kur promovohet sjellja e devijuar seksuale, ajo zakonisht do të paraqitet për t’ju bërë për të qeshur. Këtu është kur ajo do të poshtërojë, jo vetëm gratë, por ku do t’i influencojë të rinjtë që ata ta pranojnë sjelljen e ligë imorale si një kulturë normale pop.

Satani pëlqen të rekrutojë shpirtra të rinj. Prandaj ai përdor mjete moderne për të vënë në shënjestër këta qengja të vegjël të shtrenjtë të Mi. Ata, fëmijët e Mi të vegjël, pa e kuptuar do ta imitojnë sjelljen e tyre të neveritshme, që do të nxitet akoma më tepër nga presionet e bashkë-moshatarëve.

Paralajmërim atyre në Industrinë e Muzikës

Unë i paralajmëroj tani të gjithë ata në industrinë e muzikës, filmave dhe artit. Nëse ju vazhdoni të fëlliqni fëmijët e Mi, ju do të ndëshkoheni ashpër. Ju, fëmijët e Mi të gënjyer, jeni kukulla në arsenalin e Satanit. Ai ju përdor duke ju joshur si fillim përmes tundimit të pasurisë, famës dhe luksit. Pastaj ai e pushton shpirtin tuaj. Pas kësaj ai do t’ju tërheqë në thellësitë e imoralitetit ku djajtë e tij do të hyjn
ë në trupin tuaj që të kryejnë joshjet e tyre të tmerrshme dhe aktet imorale seksuale. Gjatë gjithë kohës ju do të mendoni se ky është një argëtim i padëmshëm. A nuk e dini se shpirtrat tuaj po vidhen? A nuk merakoseni? A nuk e kuptoni se nëse ju i kryeni këto akte të imoralitetit seksual të fëlliqura ju do të jeni të humbur përgjithmonë? Ndërsa ju dëshironi me joshje për më shumë kënaqësi, kur akti i fundit nuk ju kënaq më, ju do të bëheni të pangopur. Pas kësaj ju do të vet-shkatërroheni. Pse mendoni ju se ka kaq shumë prej jush, që po jetojnë në këtë fasadë false, që është kultura e famës, që kryejnë vetëvrasje? Që marrin mbidozë droge? Që ndjehen në depresion? Që dëshpërimi po ua copëton zemrat tuaja? A nuk e dini se Satani e kërkon shpirtin tuaj, me të shpejtë? Sa më parë të vdisni në mëkat mortor aq më shpejt Satani mund ta vjedhë shpirtin tuaj nga Hyji Ati i Plotfuqishëm, Krijuesi juaj.

Është e vështirë që fëmijët e Mi, të cilët janë kapur në këtë gënjeshtër, ta kuptojnë. Por mendojeni atë kështu. Edhe kur ju të jeni në mëkat, gjendet akoma e pranishme Drita e Hyjit tek ju. Shumë mëkatarë dhe ateistë nuk e kuptojnë këtë. Ata vazhdojnë të zbresin më poshtë në spiralen e tyre të mëkatit duke iu afruar më afër Ferrit. Megjithatë, është vetëm prej Dritës nga Hyji që ata mbeten të arsyeshëm. Pa Dritën e Hyjit, kjo Tokë do të ishte në errësirë. Kjo errësirë, sapo të përjetohet, do t’ju terrorizojë. Veprimet tuaja mëkatare nuk do të jenë të neveritshme vetëm për ju, por ju do të doni të vraponi dhe të fshiheni. Sepse edhe atëherë, nëse Drita e Hyjit do të shfaqej papritur, ju nuk do të ishit në gjendje ta duronit shkëlqimin apo Fuqinë.

Pa Dritën e Hyjit ka errësirë të plotë të shpirtit. Meqenëse juve, fëmijëve të Mi, kurrë nuk ju ka takuar që të mbeteshit pa këtë Dritë, ju nuk do të jeni të aftë të mbijetoni nëse apo kur kjo Dritë do të shuhet.

Ushqejeni shpirtin tuaj – ai është gjithçka që ju do të merrni me vete në jetën tjetër

Paralajmërimi do t’ju japë një ndjesi se si do të jetë kjo ndjenjë. Nëse do të jeni në mëkat mortor gjatë Paralajmërimit, mos kini frikë sepse ai është vetëm kjo – një paralajmërim. Për fat të keq, aq tronditëse do të jenë mëkatet tuaja kur ju t’i shikoni ato në gjendjen e tyre të ashpër dhe të shëmtuar, saqë mund t’ju ndikojë fizikisht me tronditje. Mos prisni deri atëherë. Bëni diçka për jetën tuaj shpirtërore tani. Konsideroni dinjitetin e shpirtit tuaj. Ushqejeni shpirtin tuaj sepse ai është gjithçka që ju do të merrni me vete në jetën tjetër. Trupi juaj nuk do të ketë asnjë pasojë. Megjithatë, nëse ju e përdorni trupin tuaj, të dhënë nga Hyji Ati i Plotfuqishëm si një Dhuratë, në një mënyrë mëkatare, duke i bërë të tjerët të mëkatojnë, do të jetë trupi juaj që do të shkaktojë rënien e shpirtit tuaj.

Mendoni, fëmijët e Mi, për lumturinë tuaj të ardhme. Sepse koha juaj mbi Tokë është vetëm një pjesë e kohës që ju do të përjetoni në ekzistencën tuaj. Mosarritja për t’u kujdesur për shpirtin tuaj do të garantojë braktisjen tuaj të izoluar brenda Ferrit, në të cilin asnjë jetë nuk ekziston përveçse dhimbjes dhe torturës së përjetshme.

Çdo ditë miliona shpirtra, në momentin e vdekjes, bien me të shpejtë drejt portave të Ferrit; njerëz të pushtetshëm, udhëheqës, të pasur, të varfër, këngëtarë, aktorë, terroristë, vrasës, përdhunues dhe ata që kanë pasur aborte. Emëruesi i përbashkët që të gjithë ata e ndajnë është ky. Asnjëri prej tyre nuk e besonte se Ferri ekzistonte.

Shpëtimtari dhe Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti

Thursday 12 November 2015

Ditët e Papa Benediktit janë tashmë të numëruara

E Mërkurë, 1 Qershor 2011, në 11:00

Bija Ime fort e dashur, ti sapo je vënë në sprovë përsëri, në Emrin Tim Më të Shenjtë, që të devijoje nga e Vërteta. Kjo do të jetë një ndodhi e zakonshme, sepse për as edhe një ditë mashtruesi nuk do të ndalojë të të sprovojë dhe të largojë nga kjo Punë, duke vënë dyshime në mendjen tënde.

Ti nuk duhet t’i shikosh mesazhet e vizionarëve të tjerë, apo të dëgjosh ndonjë person tjetër që pohon se vjen në Emrin Tim, nëse ata të japin ty një mesazh, i cili është në kundërshtim me Fjalën që ti merr nga Unë.

Profecitë e Mia po të komunikohen ty me saktësi, bija Ime. Satani do të vazhdojë të shkaktojë dëm dhe të të lëndojë kur ti më pak e pret. Prandaj bëj kujdes gjatë gjithë kohës. Ditët e Zëdhënësit Tim të dashur janë tani të numëruara. Ai do ta ketë lënë Vatikanin përpara se Paralajmërimi të ndodhë. 

Ki besim tek Unë. Të më bindesh Mua. Ti tani po përparon mirë. Por kurrë mos i hiq sytë nga Unë.

Megjithatë, mos ki frikë ta bësh jetën ashtu si ti do ta bëje normalisht, për sa kohë që lutja dhe përkushtimi ndaj Meje është një pjesë përbërëse dhe e rëndësishme. Unë do të siguroj që ti të mos jesh vetëm në këtë Punë prej tani e tutje dhe se vetëm ata që janë duke u drejtuar nga Unë do të kenë ndonjë influencë mbi gjykimin tënd.

Më beso Mua kur them, Satani nuk do t’i sabotojë Fjalët e Mia, as edhe nuk do t’i infektojë këto Mesazhe që ti i merr nga Unë. Kjo nuk do të ndodhë në këtë rast, sepse ky Mision është suprem dhe çdo mbrojtje po të ofrohet ty, bija Ime. Nëse ti ndonjëherë shqetësohesh për ndonjë Mesazh, thjesht ma kërko Mua përgjigjen dhe ajo do të jepet. Mos pyet njeri tjetër për pikëpamjet e tyre, sepse ata nuk janë të kualifikuar për të komentuar mbi Fjalën Time Hyjnore.

Kurrë mos u përfshij me mesazhet e vizionarëve të tjerë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse do ta dëmtojë Punën tënde.

Por tani ti e di se Unë, Shpëtimtari yt dhe Mbreti i Njerëzimit, Jam në Fuqi. Asnjë njeri nuk duhet ta njollosë Fjalën Time. Asnjëherë. Të jesh mirënjohëse që ty po të ofrohet Dhurata e profecisë dhe m’u bind Mua në çdo kohë. Kurrë mos më ofendo Mua duke dyshuar. Këto kohë tashmë kanë kaluar. Më kërko Mua me përulësi në zemër dhe në shpirtin tënd. Qëndro e heshtur kur Fjala Ime vihet në lojë, sulmohet, mohohet, kundërshtohet dhe vihet në pyetje, sepse nuk varet nga ti që të përgjigjesh për Mua. Ti do të mësosh kaq shumë nga Unë, bija Ime, nëse do të ulesh dhe do të më dëgjosh Mua. Unë e mbush mendjen tënde me Dhuratën e dijes. Pranoje këtë Dhuratë. Mos dysho. Gëzohu me Mua.

Ky është një Mision shumë i rëndësishëm, ndryshe nga ndonjëri që Unë i kam sjellë njerëzimit që nga profetët e hershëm.

Do të kërkohet forcë nga ana jote, në terma njerëzorë. Çfarë është e rëndësishme tani është që thjesht të komunikosh me Mua përmes lutjes, Adhurimit dhe Sakramenteve të Bekuara. Gjithçka tjetër duhet të lihet jashtë kësaj. Familja jote është shumë e rëndësishme gjatë gjithë kohës. Gjithçka tjetër jashtë këtyre dy gjërave bie në një kategori shumë më të ulët.

Përpiqu të qetësohesh dhe ta ndjesh Dashurinë Time. Mos harxho kohë të vlefshme duke u merakosur. Thjesht bashkohu me Mua plotësisht dhe ti do të jesh e mbrojtur nga e keqja. Unë të dua ty, bija Ime, dhe Unë kam besim tek ti.

Shpëtimtari dhe Mësuesi juaj i devotshëm
Jezu Krishti

Monday 9 November 2015

Profecia në Garabandal do të bëhet tani një realitetet

E Martë, 31 Maj 2011, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, ne kemi arritur shumë në një kohë kaq të shkurtër. Kjo ishte për një arsye. Sepse ishte e gjithë koha e duhur për ta përhapur Fjalën Time Më të Shenjtë në një botë që ka etje për Dashurinë Time. Prapë ata nuk dëgjojnë, sepse nuk duan t’ia dinë. 

Ndërsa shumë nga ndjekësit e Mi besnikë janë vigjilentë tani, ndaj ndryshimeve që vijnë, sa shumë nuk kanë aspak interes në paralajmërimet e dhëna botës nga Nëna Ime e dashur deri tani. Profecitë e dhëna në Garabandal do të bëhen tani një realitet.

Përgatituni tani për këtë ngjarje, sepse ju keni vetëm pak muaj të mbetur për t’i përgatitur shpirtrat tuaj.

Të lutem të mos kesh frikë, bija Ime, sepse Unë e di se këto ngjarje të kanë trishtuar sepse ti po mendon për të ardhmen e fëmijëve të tu. Paralajmërimi do të ndryshojë çdo gjë. Por ai do të paraqesë një degëzim në rrugë. Njerëzimi, kur të jetë zgjuar ndaj të Vërtetës së Ekzistencës së Hyjit, atëherë, përmes vullnetit të tij të lirë, do të zgjedhë njërën prej dy udhëve, udhën e shpëtimit, ose udhën e mallkimit.

Ndëshkimi do të fshijë një pjesë të madhe të botës 

Lutuni fort që njeriu të zgjedhë të parën. Sepse nëse ai nuk e zgjedh, bota do të vuajë ndëshkimin më të ashpër ku shumë prej saj do të fshihet.

Përse fëmijët e Mi do ta dëshironin këtë? Por, për shkak të mëkatit, njeriu për fat të keq do të vendosë ta shpërfillë premtimin Tim dhe të ndjekë udhën e mashtruesit. Unë jua kam thënë, Unë nuk do t’ju jap një datë për Paralajmërimin, sepse ajo dihet vetëm nga pak shpirtra të zgjedhur. 

Sepse nëse kjo datë do të bëhej publike, njerëzit do të ishin të tunduar për të kërkuar falje prej ndjenjës së përulësisë së rreme. Kini besim në Mua. Gjithçka do të jetë mirë, fëmijë. Ju jeni të bekuar që po ju jepet kjo Dhuratë Zbulese e mrekullueshme. Bota tani do të duket të bëhet më e qetë dhe disi e çuditshme në muajt që vijnë, që çojnë drejt Paralajmërimit. Sepse kur të ndodhë, edhe pse do të jetë me pamje spektakulare në qiell, kaq e qetë do të jetë kjo eksperiencë mistike, sa ju do të jeni më të përgatitur për këtë takim të heshtur me ndërgjegjen tuaj.

Kujtoni se sa më shumë njerëz të jenë paralajmëruar për këtë ngjarje, aq më shumë shpirtra do të shpëtohen. Lusni, lusni Mëshirën Time Hyjnore për ata shpirtra që do të vdesin gjatë Paralajmërimit. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Sunday 8 November 2015

Tregoju atyre se Unë i dua ata por Unë dua që ata të flasim me Mua

E Martë, 31 Maj 2011, në 10:00

Bija Ime fort e dashur, ky ka qenë një udhëtim shumë i jashtëzakonshëm për ty në një kohë kaq të shkurtër. Unë e kuptoj se ti je e lodhur tani. Shpejtësia me të cilën këto Mesazhe janë marrë nga ti dhe janë publikuar në aq shumë gjuhë, kaq shpejt, të tregon ty urgjencën që ato përfaqësojnë. Kjo gjithashtu të tregon drejtimin Hyjnor në veprim në formën e vet më të përkryer.

Këto Mesazhe, ndërsa janë të mbushura me Mësimet e Mia, në të vërtetë po jepen për të shpjeguar rëndësinë për t’u kujdesur për shpirtrat tuaj, në këtë jetë, sa e keni mundësinë. Shumë njerëz, kur t’i lexojnë këto Mesazhe, sidomos ata me pak besim në Hyjin Atin e Përjetshëm, do të shqetësohen prej tyre. Shumë do të kthehen në besim. Disa do të frikësohen për të ardhmen e tyre mbi këtë Tokë dhe të familjeve dhe miqve të tyre.

Ju lutem t’iu tregosh atyre se unë i dua ata 

Nëse i hapin mendjet e tyre së pari ndaj faktit se Hyji me të vërtetë Ekziston, atëherë ata do të jenë gati për fazën e dytë. Ajo është kur ata do të fillojnë të pyesin veten përse po ndodh një komunikim i tillë – përse Jezu Krishti, Biri i vetëm i Hyjit Atit të Përjetshëm, do të ndërmerrte hapa kaq të jashtëzakonshëm – ata do të arrijnë në konkluzionin e qartë.

Është për shkak se Unë e dua secilin prej jush që Unë dua t’ju shpëtoj. Unë ju dua fort të gjithëve dhe Unë duhet të bëj të pamundurën për t’ju sjellë më pranë Zemrës Sime.

Unë dua t’ju prek në zemrat tuaja, me qëllim që një dritë të ndizet në shpirtin tuaj. Nuk ka asgjë për të pasur frikë në këtë botë nëse ju do të besoni plotësisht tek Unë. Unë kam plane të mrekullueshme për të gjithë ju që afroheni më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Dhuratat më të jashtëzakonshme ju presin. Mos kini aspak frikë nga trazirat në botë, sepse Unë do t’i mbroj të gjithë ata që besojnë tek Unë dhe do t’jua plotësoj nevojat e trupit. Besoni tek Unë, Zoti i Njerëzimit, i dërguar përsëri, për t’ju shpëtuar nga errësira e përjetshme.

Kthehuni tek Unë si fëmijë të pafajshëm 

Nuk është nevoja të mësoni lutjet nëse jeni të paditur. Po, ato janë të dobishme, por e gjitha që Unë ju kërkoj të bëni është të flisni me Mua. Në mënyrën me të cilën ju normalisht bisedoni me një mik, qetësohuni, kini besim tek Unë. Më kërkoni Mua për ndihmën Time. Mëshira Ime është e mbushur dhe po derdhet në pritje për t’u vërshuar mbi ju. Vetëm po ta njihnit Dhembshurinë që Unë e kam për secilin në Tokë. Madje dhe për mëkatarët. Fëmijët e Mi janë fëmijët e Mi madje dhe kur mëkati i njollos shpirtrat e tyre. Unë e urrej mëkatin por e dua mëkatarin.

Sa shumë prej jush kanë frikë të kërkojnë falje rregullisht. Ju kurrë nuk duhet të shqetësoheni – asnjëherë. Nëse jeni penduar me të vërtetë ju do të faleni.

Mëkati, fëmijët e Mi, do të jetë një problem i vazhdueshëm. Madje dhe ndjekësit e Mi më të devotshëm mëkatojnë, dhe mëkatojnë herë pas here. Ky është fakt. Me t’u lëshuar Satani, mëkati u përhap. Shumë janë tepër të turpëruar që të kthehen tek Unë. Ata i ulin kokat dhe e bëjnë një sy të verbër kur janë sjellë keq. Tepër krenar dhe të turpëruar, ata vazhdojnë sikur ajo do të harrohet. 

Çfarë ata nuk kuptojnë është se errësira tërheq errësirë. Kështu që kur ju mëkatoni një herë, është shumë më e lehtë të mëkatoni përsëri. Duke e bllokuar ndërgjegjen tuaj, cikli atëherë vjen vërdallë e vërdallë. Kështu mëkatari do të japë çdo justifikim për ta shpërfillur keqbërjen. Ata do të vazhdojnë të bien gjithnjë e më poshtë në një spirale. Kjo është sepse ata nuk e dinë se si të kërkojnë falje. Për arsyen se ata nuk e kanë kuptuar rëndësinë e përulësisë, ata e kanë të pamundur që të kthehen tek Unë. 

Dijeni se nuk është e komplikuar të më kërkoni Mua falje. Kurrë të mos kini frikë nga Unë. Unë e pres secilin prej jush që e ka guximin t’i dënojë mëkatet e veta. Kur ju hyni në këtë praktikë, disa Hire të jashtëzakonshme do t’ju dhurohen. Pasi t‘i keni rrëfyer mëkatet tuaja, ju do të jeni në një gjendje hiri. Pastaj kur ju ta merrni Sakramentin e Eukaristisë ju do të ndjeni një energji vërshuese që do t’ju habisë. Atëherë dhe vetëm atëherë ju do të gjeni paqen e vërtetë.

Asgjë nuk do t’ju trazojë. Ju do të jeni të fortë, jo vetëm në shpirt, – mendja juaj do të jetë më e qetë dhe më në kontroll. Ju do ta shikoni jetën me një këndvështrim të ndryshëm dhe më pozitiv. Kush nuk do ta donte një jetë të tillë?

Kthehuni, fëmijë, tek Unë, gjatë këtyre kohëve të dëshpërimit në botë. Më lejoni Mua t’ju tregoj gëzimin që është i juaji kur ju ktheheni tek Unë.

Mbajeni mend se Unë dhashë Jetën Time për ju një herë. Dashuria Ime nuk njeh kufi. Unë do t’i përgjigjem thirrjes suaj. Gjithçka që ju duhet të bëni është të kërkoni.

Shpëtimtari juaj i shtrenjtë i dashur
Jezu Krishti

Saturday 7 November 2015

Paralajmërim për ata që janë të përfshirë me kultet Satanike

E Hënë, 30 Maj 2011, në 22:00

Bija Ime, ti po bëhesh shumë më e fortë tani, dhe përmes bindjes tënde ndaj Vullnetit Tim Më të Shenjtë, mund ta paralajmërosh botën tani për çfarë do të vijë.

Kur Unë flas për mëkatin, Unë nuk kam zbuluar mëkatet e turpshme, që kryhen, të cilat madje edhe mëkatarët e rregullt do ta kishin të vështirë t’i merrnin me mend. Praktikat e sëmura të kryera nga të ashtu-quajturat shoqëri perëndimore të sofistikuara – prapa dyerve të mbyllura – do t’ju trondisnin deri në palcë.

Mizoritë e liga, ku fëmijët ritualisht vriten në nderim të Satanit, janë një realitet në botën e sotme. Por ato janë vetëm disa nga veprimet thellësisht të liga, që kryhen nga njeriu, i influencuar nga Satani. Shkoni kaq larg, fëmijët e Mi, dhe ju do ta keni të pamundur të ktheheni tek Unë. Akte të tjera, të cilat e thyejnë Zemrën Time, përfshijnë abuzimin fizik, sidomos të fëmijëve të vegjël të pafajshëm. 

Më lejoni t’ju theksoj llojin e mëkateve, që do të shqetësonin së tepërmi shumë prej jush, po t’i përshkruaja ato me hollësi. Ndjekësit e Satanit, përmes kulteve të tyre, janë të pamëshirshëm në trajtimin e tyre ndaj qenies njerëzore, për të cilën ata nuk kanë aspak respekt. Sakrificat, përfshirë sakrificat njerëzore, blasfemitë, mallkimin dhe aktet e profanacionit ndaj Meje, Atit Tim të Përjetshëm dhe Nënës Sime të dashur, janë rituale të rregullta. Kaq pak respekt kanë këta adhurues satanikë, saqë i shpalosin fyerjet e tyre në publik përmes muzikës, filmave, televizionit dhe arteve. Ata fajtorë për sakrilegje të tilla do të marrin mallkimin e përjetshëm, ku do të digjen në Ferr përjetësisht.

Ky është një nga paralajmërimet e fundit që ju do të merrni nga Unë, Shpëtimtari juaj, Jezu Krishti. Është gjithashtu kërkesa Ime finale që ju ta shpëtoni veten ndërsa mundeni.

Unë, Jezu Krishti, nuk bëj kërcënime boshe. Unë e bëj gjithçka për t’ju shpëtuar. Por përtej njëfarë pike, nuk ka asgjë që Unë mund të bëj për t’ju ndaluar së kërkuari ngushëllimin e rremë që ju mendoni se do t’ju ofrohet nga i ligu. Çlirojini zinxhirët satanikë, me të cilët jeni lidhur, dhe vraponi tek Unë tani. Unë do t’ju shpëtoj, por ju duhet të më kërkoni Mua t’ju fal sa jeni gjallë në këtë jetë.

Mbajeni mend, kjo është zgjedhja juaj, Parajsa apo Ferri. Zgjidhni sa jeni akoma gjallë mbi këtë Tokë, sepse nuk do të jeni në gjendje ta bëni këtë kur të kaloni në jetën tjetër.

Jezu Krishti juaj përherë i duruar dhe i dashur