Kerko Mesazhet ketu

Saturday 16 January 2016

Lutuni për ata që nuk mund të shohin përtej fitimit material

E Mërkurë, 10 Gusht 2011, në 00:05

Bija Ime fort e dashur, ti duhet të këmbëngulësh në këtë vuajtje sepse duke bërë kështu, ti po shpëton shpirtra. Vuajtja jote tani e nxjerr në pah torturën që Unë e durova nga dora e mëkatit të njeriut.

Lakmia e njeriut tani është ngritur deri aty sa moralet nuk zbatohen më në shoqërinë tuaj. Mëkati i lakmisë së njeriut do të thotë se ai nuk do t’ia dijë se kush vuan prej dorës së tij, derisa joshjet e tij të plotësohen. 

Më lejoni Mua t'ju them se ata që i torturojnë të tjerët përmes lakmisë dhe koprracisë nuk do t'i shpëtojnë Syve të Mi. Unë vështroj. Unë shikoj. Unë tronditem tek shikoj udhën e shëmtuar që njeriu e zgjedh për të ecur poshtë me qëllim që të fitojë pasuri në kurriz të të tjerëve.

Ata, bija Ime, do të zhvishen nga të mirat materiale nëse nuk lypin Mëshirën Time. Paratë e tyre do të jenë pa vlerë. Sepse njeriu që pranon t'i torturojë shpirtrat duke vjedhur çfarë me të drejtë iu përket vëllezërve dhe motrave të tij, ta dijë se do të mbetet pa asgjë, përveçse hirit. Lutuni për ata që nuk mund të shohin përtej fitimit material, sepse nëse nuk e kthejnë shpinën ndaj këtyre akteve djallëzore, ata do të flaken tutje dhe nuk do të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim.

Bëni ligësi ndaj të tjerëve në këtë botë dhe ju do të flakeni tutje dhe do të hidheni në strofullën e Satanit. Ajo që mund të duket si kërkesa juaj e drejtë ndaj pasurisë, e fituar në kurriz të të tjerëve, do t'ju sjellë torturë në përjetësi.

Hidhini armët tuaja të lakmisë dhe grykësisë tani. Kërkoni shpengim, sepse kur ta bëni, paqja do t’i rikthehet shoqërisë.

Shpëtimtari juaj
Mbreti i Drejtësisë, Jezu Krishti