Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 13 January 2016

Mesazh nga Virgjëra Mari: Unë do të shfaqem vetëm pak herë më tepër në botë

E Mërkurë, 3 Gusht 2011, në 09:45

Fëmija im, nuk ke pse të kesh frikë në këtë Punë, sepse është parathënë se kthimi në besim do të ndodhë. Për fat të keq, jo të gjithë njerëzit mund dhe do të shpëtohen. Ata që e persekutojnë Birin tim të Shtrenjtë në botë sot janë më të këqinj se ata që e ekzekutuan Atë gjatë Kryqëzimit. Për arsyen se Biri im vdiq për ta shpëtuar njerëzimin nga mëkati, një mësim u mësua nëpër botë mbi nevojën e përkushtimit ndaj Birit tim. Shumë që e dinë të Vërtetën zgjedhin ta shpërfillin këtë.

Unë kam qenë dërguar kaq shumë herë për të inkurajuar lutjen nëpër botë dhe prapë, paralajmërimet e mia tek fëmijët e mi përgjatë kohës janë harruar. Sot kur unë e bëj veten të njohur përmes vizionarëve në vende të ndryshme, jo vetëm që ata shpërfillen, po edhe pësojnë përbuzje. 

Prania ime dhe shenjat që unë i tregoj në qiell dhe shfaqje të tjera janë refuzuar. Madje edhe priftërinjtë dhe peshkopët i shpërfillin paralajmërimet e mia. Edhe ata, gjithashtu, janë larguar nga një besim në ndërhyrjet Hyjnore. Sa të verbër janë ata që refuzojnë ndihmën nga unë Nëna e tyre e dashur.

Biri im vuan aq shumë sa të thyhet zemra ta shikosh Atë në agoni sot për shkak të ligësisë së mëkatit. Fëmijët e mi nuk e kanë fare idenë se sa Ai e vuan torturën që Ai duhet të dëshmoj në botë, kur Ai shikon mizorinë e njeriut.

Bija ime, kujtoji fëmijët e mi se unë do të shfaqem vetëm pak herë më tepër në botë sepse koha ka ardhur për betejën finale kur unë do t’ia shtyp kokën gjarprit.

Fëmijët e mi duhet ta dinë se sa shumë jan
ë dashur dhe kujdesen nga Biri im i dashur. Unë iu bëj thirrje atyre që t'i hapin zemrat e tyre dhe t'i tregojnë Atij dashurinë dhe dhembshurinë që Ai meriton. Ai, Shpëtimtari juaj, i Cili me dëshirë e pranoi vdekjen në formën e saj më mizore, për t'ju shpëtuar, tani kërkon ta shpëtojë këtë brez nga kurthet e Satanit.

Ai, mashtruesi, qesh, bija ime, sepse e di që ia ka arritur të vjedhë shpirtra të shtrenjtë. Lutuni, lutuni, lutuni tani që Biri im të dëgjohet gjatë Paralajmërimit dhe që Dhurata e Tij e Shpengimit të pranohet me përulësi dhe krahë hapur.

Kujtoni, si Nëna juaj, unë gjithmonë do të lutem për mëshirë për fëmijët e mi. Lotët e mi kanë vërshuar për ata që nuk duan ta dëgjojnë të Vërtetën, sepse do të jetë vetëm përmes lutjes së vazhdueshme që këta shpirtra të pafat do të mund të shpengohen.

Nëna juaj e dashur
Zonja jonë Mbretëresha e Pikëllimeve