Monday, 29 February 2016

Pasojat e Paralajmërimit

E Enjte, 29 Shtator 2011, në 20:45

Bija Ime e dashur, ndërsa Paralajmërimi sa vjen e afrohet të lutem t’i kërkosh ndjekësve të Mi të dashur të luten dhe të gëzojnë me mirënjohje, për Mëshirën e madhe të cilën Ati Im I Përjetshëm i ka dhuruar njerëzimit.

Është prej kësaj Vepre të Lavdishme të Dashurisë së Pastër që më shumë nga njerëzimi mund të shpëtojnë, për të shijuar Epokën e Paqes mbi Tokë. Të jeni mirënjohës që po i jetoni këto kohë, sepse miljona prej jush do të shpëtojnë, të cilët përndryshe kurrë nuk do të kishin hyrë në Portat e Parajsës.

Pregatitjet kanë përfunduar. I pregatisni shtëpitë tuaja me qirinj të bekuar dhe furnizime me ujë dhe ushqime që mund të zgjasin për dy javë. Pasojat do të jenë të vështira por ju nuk duhet të keni frikë. Në të kundërt të jeni të lehtësuar, sepse vuajtja do të ofrohet si falenderim për jetën e përjetshme, e cila tani po dhurohet tek shpirtrat e Mi të shtrenjtë të cilët e pushtojnë këtë Dhuratë të madhe.

Të keni paqen. Besoni tek Unë, sepse ta mbani mënd, Unë Jam Shpëtimtari juaj dhe i ofroj atyre shpirtrave besnikë mbrojtje në çdo moment. Unë eci me ju. Unë ju udhëheq. Unë ju mbaj për dore me Dashuri të butë. Ju jeni të Mitë dhe Unë kurrë nuk do t’ju lë të largoheni nga Zemra Ime E Shenjtë. Ju, ndjekësit e Mi, jeni të rrethuar me hiret që ju nevojiten për t’i mbijetuar Paralajmërimit.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:



Sunday, 28 February 2016

Hyji Atë: Ditëve të Satanait tashmë po ju vjen fundi mbi këtë Tokë

E Enjte, 29 Shtator 2011 në 20:15

Unë Jam Alfa dhe Omega. Unë Jam Hyji Atë.
Bija Ime e dashur, koha po afron që bota të dëshmoj Mëshirën që do t’i tregohet njerëzimit nga Biri Im i shtrenjtë, Jezu Krishti.

Shumë forca të liga shtohen nga ata shpirtra të humbur që i bëjnë nderime mashtruesit, Satanait. Edhe ata gjithashtu janë të pregatitur për Paralajmërimin dhe me arrogancë besojnë se pushteti i premtuar atyre nga Satanai do t’i çoj ata tek një parajsë e re botërore e krijuar prej tyre. Kjo është gënjeshtra më e madhe e kryer nga Satanai ndaj të cilës ata janë dorëzuar. Errësira e shpirtit të tyre do të thotë se zemrat e tyre nuk do të tregojnë asnjë mëshirë ndaj atyre që besojnë tek Unë, Hyji Krijuesi i të gjitha gjërave. Megjithatë fuqia që ata kanë është më e dobët tani.

Ditëve të Satanait tashmë po ju vjen fundi mbi këtë Tokë. Por ai, Satani, nuk do të pushoj deri sa t’i ketë vënë në grackë miljona nga këta shpirtra të gënjyer dhe të mashtruar. Lutuni për ata, bija Ime, sepse ata enden kot. Ata janë të çorjentuar dhe përmes panikut të tyre, do të përpiqen me gjithçka të munden për t’i kontrolluar fëmijët e Mi me anë të pronësive të tyre materiale.

Dëgjojeni Fjalën Time tani. Njerëzimi nuk ka asnjë fuqi. E vetmja fuqi do të jetë përmes lutjes, mburoja kundër këtyre njerëzve të liq. Ata, në mëkat mortor, më kanë fyer Mua dhe Krijimin Tim të çmuar dhe për këtë ata do të vuajnë. Sa shumë ngjarje do të shpalosen tani para syve të një bote mosbesuese. Sa shumë nga fëmijët e Mi do të jenë të çorjentuar dhe të tronditur kur të ndjejnë vuajtjet e Purgatorit dhe Ferrit.

Të gjithë mëkatarët, gjatë dhe pas Paralajmërimit, do të përjetojnë çfarë ata do të ishin nëse do humbisnin jetën e tyre. Ata në mëkat do të vuajnë të njëjtin pastrim përcëllues si ata shpirtra në Purgator, të cilët presin të hyjnë në Mbretërinë Time të Lavdishme. Ata në mëkat mortor do të përjetojnë dëshpërim dhe errësirë të thellë të zjarreve të Ferrit. Kjo vuajtje nuk do të zgjasi shumë gjatë dhe pastaj ata do të shijojnë botën që e kishin përjetuar para Paralajmërimit, përsëri.

Kjo botë do të jetë shumë e ndryshme nga e para. Sepse më në fund, sytë e tyre do të hapen ndaj të Vërtetës së Parajsës, Ferrit dhe Purgatorit. Pastaj ata duhet të zgjedhin se cilën udhë dëshirojnë të ndjekin. Ti do ta imagjinoje, bija Ime, se ata do të ndjekin udhën drejt Dashurisë dhe Dhembshurisë Sime Hyjnore, por kjo nuk do të jetë kështu me shumë mëkatarë të ngurtë. Kaq të infektuar do të jenë ata nga premtimet e rreme dhe boshe të bëra atyre nga mashtruesi sa ata do të kthehen të ndjekin drejtimin e tij. Ata do të luftojnë, do të përpiqen dhe përmes influencës së djajve të lëshuar nga Satanai, të nxjerrë nga thellësitë e Ferrit, do të bëjnë që shpirtrat e tyre të fundosen në planin e tij të lig për sundim global.

Kjo është një thirrje urgjente për t’ju thirrur të gjithëve ju të kërkoni shpengim, nga zemra juaj, për jetët tuaja të mbrapshta. Ju e keni kohën për ta bërë këtë, por bëjeni atë shpejt.

Pregatituni të kërkoni Mëshirë. Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi. Ngjarja e Madhe është për të mirën e të gjithë fëmijve të Mi. Prandaj në vënd të frikës, e lejoni Dashurinë Time t’ju pushtoj, t’ju forcoj ju. Në këtë mënyrë ju do t’i bëni ballë vuajtjes që vijon.

Ati juaj i dashur i Përjetshëm
Hyji Më I Larti

Mesazhi ne anglisht:



Saturday, 27 February 2016

Shpjegim mbi Kryqëzimin Tim

E Hënë, 26 Shtator 2011, në 23:45

Bija Ime e dashur, sonte, për të parën herë, Unë të dhashë një shpjegim mbi Kryqëzimin Tim, që të habiti ty. Por çfarë Unë të tregova ty është me rëndësi të madhe.

Shumë besimtarë të vakët mendojnë se kur Unë u kryqëzova, se disi, për arsyen se Unë Jam Biri I Atit Tim, Unë nuk vuajta dhimbjen fizike që njeriu do ta vuante. Ata gjithashtu kanë mendimin se për arsye të statusit Tim Hyjnor, Unë nuk isha i frikësuar, as dhe nuk mund të kisha qënë, prej forcës që Unë mora nga Ati Im.

E Vërteta është krejt ndryshe. Unë u ndjeva shumë i vetëm dhe i frikësuar. Koha Ime në kopësht ishte tmerruese, për shkak të natyrës Sime njerëzore. Kujtohuni se Unë erdha me trup. Unë kisha të njëjtat ndjesi të dhimbjes dhe dëshpërimit, ashut si çdo njeri. Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë.

Unë u ndjeva i braktisur nga Ati Im I Përjetshëm dhe u nënvlerësova deri diku nga apostujt e Mi, të cilët nuk bënë asgjë për të më ngushëlluar Mua gjatë këtyre orëve të tmerrshme.

Kur Unë dola ballë egzekutuesve të Mi, Unë dridhesha nga frika dhe me zor mund t’ju përgjigjesha akuzave të tyre. Unë u ndjeva si çdo qënie njerëzore do të haste një egzekutim të dhunshëm. Dinjiteti Im mbeti i paprekur për arsye të Sakrificës që Unë e dija se duhet ta bëja për njerëzimin. Një paradox, e di, por Unë gjithashtu ndjeva Dashuri dhe Gëzim në Zemrën Time gjatë kësaj vuajtje. Sepse Unë e dija se vdekja Ime do t’ju shpëtonte ju, fëmijët e Mi, përjetësisht. Por, Unë tani dua që ju ta pyesni veten sa mund të shpëtohen nga vdekja Ime në Kryq. Kush dëshiron të shpëtoj dhe nëse me të vërtetë e kuptojnë rëndësinë.

Prej vdekjes Sime, ata mund të hyjnë tani në Parajsë. A e dinë ata gjithashtu se kjo do të jetë sipas vetë zgjedhjes së tyre dhe përmes vullnetit të tyre të lirë që ju është dhënë? Besimi në Hyjin Atë duhet të jetë prioriteti juaj. Ejani tek Unë në fillim dhe Unë do t’ju çoj tek Ai. Përmbajuni Mësimeve të Mia të dhëna përmes Biblës së Shenjtë. Ta doni fqinjin tuaj. Ruajeni besimin tuaj të thjeshtë. Mbani një pikpamje të balancuar të besimit tuaj. Më doni Mua. Lutuni tek Unë. Më adhuroni Mua. Më lejoni Mua t’ju dua me Zemrën Time të butë, që Prania Ime Hyjnore të mund t’i vërshoj shpirtrat tuaj të vegjël të çmuar. Unë Jam i juaji. Ju jeni të Mitë, fëmijë. Është kaq e thjeshtë.

Sa më shumë të luteni, aq më të afërt ju do të bëheni. Më afër zemra juaj do të ndërthuret me Timen.


Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:



Unë kam dërguar tani profetët e Mi në botë

E Djelë, 25 Shtator 2011, në 11:45

Bija Ime e dashur, si t’i bindni të rinjtë dhe ata të kapur në një jetë të zënë pa kuptim, është sfida që Unë ju paraqes juve. Puna juaj është të përdorni çdo lloj të mjetit të komunikimit modern të vlefshëm për ta bindur një shoqëri të re moderne për të Vërtetën e Egzistencës Sime.

Unë premtoj se të gjithë ata fëmijë të rinj që ju është dhënë e Vërteta, përmes mjeteve të tilla, do ta ndjejnë Praninë Time sa ti lexojnë Mesazhet e Mia. Përhapu dhe konverto tani, bija Ime, në çdo cep të botës. Ky është roli për të cilin je zgjedhur. Duke e përhapur Fjalën Time në intërnet, më shumë njerëz mund të arrihen. Përdore Intërnetin dhe median. Ndjekësit e Mi të përfshirë, me kalimin e kohës, do ta përhapin të Vërtetën ngado.

Ky Mision vetëm sa ka filluar. Themelet janë hedhur. Tani sipas kohës së përkryer të Atit Tim bota do t’i kushtoj tani vëmëndje këtyre Mesazheve hyjnore.

Unë premtova se do të kthehesha. Për ta shtruar udhën Unë tani kam dërguar profetët e Mi në botë, përfshi ty, bija Ime. Shumë tani po i përgjigjen thirrjes Sime në çdo vënd në botë, edhe pse zërat e tyre janë të vegjël. Me kalimin e kohës, edhe ata gjithashtu do të dëgjohen, që të mund të shpallin Lavdinë Time për të lajmëruar kthimin Tim.

Do të ketë pak kohë përpara se ky kthim i lavdishëm të ndodhi. Deri atëherë pregatituni, fëmijët e Mi. Paralajmërimi do të konvertoj miljona, por është vetëm fillimi. Periudha pas asaj duhet dhe do të shpenzohet duke ushqyer shpirtrat për të siguruar që ata janë mjaft të pregatitur, që të jenë të denjë të hyjnë në Parajsën e Re të Atit Tim në Tokë.

Ju keni shumë për të duruar, fëmijë, por oh sa shumë për të pritur kur t’ju jepet mundësia në këtë Epokë të Re të mbrekullueshme të Paqes, gëzimit dhe lumturisë mbi Tokë. Këmbngulja kërkohet tani. Guximi dhe forca do t’ju jepet atyre që e thërrasin Shpirtin e Shenjtë. Atëherë ju, ushtria Ime, do t’i ngrini shpirtrat e atyre që devijojnë nga Unë. Mos lejoni asnjë nga këta shpirtra të largohen, të humbasin në shkretëtirë. Lutuni për ata. Ju tregoni atyre dashuri dhe mirëkuptim. Kurrë mos ju thoni atyre se janë të dënuar apo t’i akuzoni ata për mëkat, sepse kjo është një fyerje e rëndë në Sytë e Mi. Përkundrazi, të jeni të vendosur por të mirësjellshëm. Thjesht ju tregoni atyre të Vërtetën. Do të varet vetëm nga ata më pas.

Ju nuk mundeni, fëmijë, t’i fitoni të gjithë shpirtrat. Ju vetëm mund të bëni të pamundurën.

Jezusi juaj i dashur

Mesazhi ne anglisht:



Shpjegoni tmerrin e Ferrit tek ata që janë të verbër ndaj egzistencës së Satanait

E Shtunë, 24 Shtator 2011, në 22:15

Bija Ime e dashur, përse njeriu këmbngul në mohimin e egzistencës së Ferrit? Shumë nga fëmijët e Mi, të cilët e konsiderojnë veten të jenë modern në pikpamjet e tyre, publikisht e mohojnë egzistencën e Ferrit, kur e deklarojnë besimin e tyre në Hyjin Atin e Përjetshëm. Ata i çorjentojnë fëmijët e Mi kur përdorin justifikimin se Hyji është Mëshirëplotë Ngaherë. Duke i bindur fëmijët e Mi se të gjithë do të shkojnë në Parajsë, ata padashur bëhen përgjegjës për ata që ndjekin doktrinën e tyre të gabuar.

Satanai egziston po kështu dhe Ferri. Ferri është një vënd ku Satanai i merr ata shpirtra që tregojnë besnikërinë ndaj tij mbi Tokë. Këta janë shpirtrat që i shtyjnë mënjanë të gjitha mendimet e Zotit dhe inkurajojnë pranimin e veprave të liga në botë. Në disa raste njerëzit made dhe shesin shpirtrat e tyre tek Satanai, në shkëmbim për një jetë pasurie, fame dhe pushteti. Shumë në industrinë e muzikës e kanë bërë këtë nëpër vite. Pak konsideratë i është dhënë mënyrës se si është bërë besnikëria e tyre, shumë shpesh përmes grup inagurimeve të kryera nëpërmjet praktikave të kultit.

Nga ana tjetër janë ata që jetojnë çfarë e konsiderojnë të jenë thjesht jetë të mbushura me hare dhe pa preokupime, ku ata vazhdimisht dëshirojnë vetë-kënaqje. Ata janë vetëm disa nga shpirtrat, që, me të ardhur në portat e Ferrit, tronditen dhe tundin kokat në mosbesim për fatin që i pret. Ata nuk mund ta pranojnë se ky terror që ata hasin ka ardhur prej tyre. Liria e dhënë atyre mbi Tokë u abuzua në favor të gjithçkaje që e fyen Zotin.

Fëmijët e Mi, ju lutem t’i shpjegoni tmerrin e Ferrit atyre që janë të verbër ndaj egzistencës së Satanait. Pavarësisht se ata qeshin dhe hedhin abuzime mbi ju. Është detyra juaj t’i paralajmëroni ata për fatin e tmerrshëm që e pret çdo shpirt të gjorë që përfundon atje.

Ateistët, që në shtratin e vdekjes, besojnë se vuajtja e tyre do të marri fund në frymën e tyre të fundit, më dëgjoni Mua tani. Për ata prej jush që e mohojnë Egzistencën e Zotit në këtë Tokë, edhe pse e Vërteta ju është shfaqur gjatë jetës suaj, vuajtja juaj në zjarret e Ferrit do të jetë vetëm fillimi i mallkimit tuaj të përjetshëm. Ju, shpirtrat e Mi të gjorë që kryeni mëkat të rëndë përmes vullnetit tuaj të lirë, më refuzoni Mua. Në të kundërt, ju zgjidhni Satanain. Ai ju pret pas vdekjes. Unë nuk do të jem askund për t’u gjetur. Sepse, atëherë do të jetë tepër vonë për t’ju treguar Mëshirën.

Lutuni, lutuni, të gjithë ju, që së bashku të mund t’i shpëtojmë këta shpirtra. Satanai nuk duhet lejuar t’i vjedhi shpirtrat e tyre. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata sa janë akoma gjallë mbi Tokë.

Jezusi juaj i dashur

Mesazhi ne anglisht:



Friday, 26 February 2016

Hyji Atë: Antikrishti dhe Monedha e një Bote të Re

E Premte, 23 Shtator 2011, në 21:30

Bija Ime, ndërsa bota mund t’i trëmbet Paralajmërimit, ata duhet ta pranojnë se profecitë e përmbajtura në Librin e Zbulesës po afrojnë. Gjëndja e shenjtë e Kishës është tani në rrezik, ashtu si është dhe Shteti i Izraelit. Profecitë do të shpalosen, ndërsa bota do të kontrollohet nga antikrishti, i cili do të përpiqet t’ju kontrolloj përmes një Monedhe për Botën e Re. Kur dhe nëse jeni të kontrolluar në këtë mënyrë, ju do të kontrolloheni në çdo mënyrë tjetër.

Paralajmërimi do ta ndaloj këtë dhe ligësi të tjera që po planifikohen nga forcat globale, të cilat nuk kuptohen nga fëmijët e Mi nëpër botë. Të pafajshëm të kapur peng në një lojë jo të krijuar nga ju, do të mbroheni nga Dora Ime e Drejtësisë.

Ngrihuni, fëmijët e Mi, dhe e luftoni këtë vazhdimësi të ligësisë përmes lutjes. Kontrolli dhe persekutimi global që po komplomentohen, pikërisht në këtë moment, mund të evitohen përmes lutjes. Jo të gjithë ju mund të shpëtoni, i tillë është mbërthimi i antikrishtit që do të mbaj mbi ju.

Fëmijët e Mi, Satanai kurrë nuk do të fitoj. Atij nuk i është dhënë pushteti dhe ndërsa mbërthimi i tij fillon të dobësohet, tani ai do të tërheqi me vete sa më shumë shpirtra të mundet në gropat e Ferrit. Unë derdh lotë me dëshpërim të thellë për Krijimin Tim të bukur dhe ata shpirtrat e Mi të shtrenjtë. Oh sikur ata vetëm të dëgjonin të Vërtetën.

Vlerësimi shkencor është pakuptim, sepse asnjë shkencë nuk do ta zëvendësoj realitetin e Mbretërisë Sime Hyjnore. Asnjë person mbi Tokë nuk mund ta kuptoj bukurinë dhe mbrekullinë që ju pret të gjithëve ju, sepse është kaq e papërshkrueshme në terma njerëzore.  

Së shpejti ju do t’i kuptoni planet që Unë kam për ta shpëtuar botën nga duart e mashtruesit.

Unë ju dua të gjithëve ju dhe do t’i mbroj ndjekësit e Mi në çdo fazë gjatë ndonjë persekutimi të planifikuar.

Shikoni drejt Meje. Hapini krahët dhe më lejoni Mua t’ju mbaj dhe t’ju mbroj të gjithëve ju.

Fëmijët e Mi të cilët besojnë tek Unë nuk kanë pse të kenë frikë.

Krijuesi juaj i dashur
Hyji Më I Larti
Hyji Atë

Mesazhi ne anglisht:


Tuesday, 23 February 2016

Dhimbja për humbjen e fëmijve të Mi të cilët nuk duan t’ja dinë për Mua

E Enjte, 22 Shtator 2011, në 21:30

Bija Ime e dashur, pregatite familjen tënde për Paralajmërimin. I thuaj fëmijve të Mi ngado të kërkojnë falje për mëkatet e tyre. Kërkesa e tyre duhet të bëhet nga zemra. Nëse nuk e bëjnë do të vuajnë dhimbjen e djegjes së Purgatorit gjatë Ndriçimit të Mëshirës Sime Hyjnore, kur Unë të dal përball secilit prej jush.

Pastrimi që vijon do të lër një përshtypje të tillë të përhershme dhe të paharrueshme mbi shpirtin tuaj sa do të mbeteni në Gjirin e Zemrës Sime përjetësisht.

Për ata prej jush që më njohin dhe më duan Mua, ju lutem të pregatiteni tani për Dhuratën Time më të madhe. Merrni qirinj të bekuar dhe Ujë të Shenjtë dhe të jeni gati që të mund të bashkoheni në lutje me shenjtorët në Qiell për të ndihmuar në shpengimin e shpirtrave të gjithë fëmijve të Mi rreth botës.

Për të parën herë në jetën tuaj, ju me të vërtetë do të jeni vetëm në Shoqërinë Time. Pa asnjë tingull ju do të dëshmoni Kryqëzimin Tim dhe për jobesimtarët, ata më në fund do ta kuptojnë të Vërtetën e vuajtjes Sime për njerëzimin.

Ju, fëmijët e Mi, do ta kuptoni dhe do ta mirëprisni Dhuratën Time të madhe të Mëshirës dhe juve do t’ju jepet një forcë e njohur vetëm tek shenjtorët në Qiell. Kjo forcë do të krijoj bërthamën e ushtrisë Sime të re mbi Tokë më pas. Kjo ushtri e madhe do të shpëtoj milljona shpirtra të tjerë nga kthetrat e ushtrisë së udhëhequr nga antikrishti. Lutja tani do të shpëtoj dhe ndihmoj në konvertimin e miljonave gjatë kësaj kohe kritike që nga Krijimi i njerëzimit.

Më lejoni Mua t’ju përqafoj më përpara, fëmijë. Më lejoni Mua t’ju jap kurajo dhe forcë për të më sjellë Mua më shumë shpirtra. Unë kam nevojë për dashurinë tuaj. Plagët e Mia janë të hapura. Hidhërimi Im është në kulm për humbjen e sa shumë nga fëmijët e Mi, të cilët nuk duan t’ja dinë për Mua. Unë ndjehem i braktisur dhe i vetëm. Më ndihmoni Mua, fëmijë, për t’i shpëtuar ata në kohë.

Ndërsa Vepra Ime e madhe e Mëshirës do të sjelli Dritën Hyjnore në botë në një shkallë që do t’ju lër pa frymë, ajo gjithashtu do të jetë një periudhë hidhërimi për ata që nuk do të jenë në gjëndje t’i bëjnë ballë tronditjes.

Ju lutem të mos alarmoheni. Unë vij me Dashuri dhe Dhembshuri të madhe për ju të gjithë. Është për arsyen se Unë ju dua që tani Unë ndërhyj për t’ju shpëtuar nga veprat e liga të kryera nga fuqitë globale, të cilët duan të pakësojnë popullsinë e botës. Ata duan ta bëjnë këtë përmes kontrollit. Unë nuk do t’i lejoj ata ta bëjnë këtë. Ati Im është duke pritur. Nëse njeriu i pranon mëkatet për të cilat është me faj, atëherë bota do të bëhet një vënd i paqes dhe dashurisë. Nëse ai dështon t’i kushtoj vëmëndje mësimit nga Paralajmërimi, ai nuk do të kursehet. Kjo do të jetë kur Dora e Atit Tim do të bjer.

Unë Jam Jezu Krishti
Mbreti dhe Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:


Virgjëra Mari: Lutuni për mbrojtjen time në mbarë botën

E Enjte, 22 Shtator 2011, në 21:00

Bija ime, ti duhet t’i kërkosh fëmijve të mi të luten tek unë, me qëllim që të mund t’i mbuloj ata me Mantelin tim Më Të Shenjtë në këto kohë. Puna e mashtruesit është duke u rritur dhe duke u përhapur si flakë zjarri, kontrolli djallëzor që do të shikoni rreth jush është duke u drejtuar nga ai dhe ushtria e tij e djajve. Ata shkaktojnë shumë vuajtje dhe dhimbje në botë. Lutja e Rozares sime Më Të Shenjtë do ta ndalojë atë të shkaktoj dëmin që synon të sjell mbi këtë botë.

Lutuni, fëmijët e mi, kudo që jeni, për mbrojtjen time të veçantë kundër të ligut.

Lutuni për të lehtësuar vuajtjen e Birit tim të dashur, I Cili ka shumë nevojë për ngushëllimin tuaj. Ai ka nevojë për lutjet tuaja, ndërsa bëhet gati për të shpëtuar njerëzimin nga jetët e tyre mëkatare dhe të mbrapshta, përsëri.

Lutuni tani si të mos jeni lutur kurrë më parë.

Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e Paqes

Mesazhi ne anglisht:


Monday, 22 February 2016

Tregimi i fatit nuk vjen nga Unë

E Mërkurë, 21 Shtator 2011, në 23:30

Bija Ime, ky udhëtim për ty po arrin shkallë më lartë. Ti je gati më tepër se sa e di. Mos ki frikë, sepse Misioni yt do të ndihmoj në shpëtimin e shumë njerëzimit. Roli yt është profetizuar dhe është orkestruar në Qiell. Ti je një instrument. Unë Jam Zotëria yt.

Ti do të arrish sukses në këtë detyrë më të shenjtë, sepse nuk mund dhe nuk do të dështoj. Ti mund të ndjehesh herë pas here, shumë e demoralizuar, e vetmuar, dhe pa kurajo. Pranoje këtë. Vuajtja jote po më dhuron Mua shpirtra të çmuar në momentin e vdekjes së tyre. Këta shpirtra tani luten për ty. Gëzohu, sepse po të shihje dashurinë që ata reflektojnë për ty, ti do të qaje me gëzim.

Shenjtorët e Mi në Qiell të drejtojnë dhe të mbrojnë nga i ligu dhe, prandaj, të janë dhuruar shumë falje, të cilat të habisin dhe të gëzojnë ty. Kurrë mos hezito në këtë Punë. Ky është një nga Misionet më të mëdha të Punës Sime mbi Tokë. Qëndro e fortë, trime dhe konfidente, por ruaje përulësinë me çdo kusht. Skena është ngritur tani. Ngjarjet për të cilat Unë fola do të tregohen. Ndërsa kjo ndodh, po ashtu dhe konfidenca jote do të kthehet. Sepse ti do të kesh gjithë provën që të duhet. Po, Satanai e ka ndërprerë këtë Punë në pak raste. Unë e kam lejuar këtë sepse kjo siguron që ti të mbetesh e përulur gjatë gjithë kohës.

Mos publiko data. Mos pyet se si fati do të kthehet për njerëz që të bëjnë kërkesë. Tregimi i fatit nuk vjen nga Unë. E vetmja e ardhme që Unë zbuloj është e lidhur me mirëqënien shpirtërore të fëmijve të Mi. Të jesh mirënjohëse që të është dhënë kjo Dhuratë më e veçantë. Edhe pse ti kurrë nuk e dëshirove atë vullnetarisht, ti ishe brymosur për këtë Punë që nga fryma jote e parë dhe do ta përmbushësh Fjalën Time Më Të Shenjtë deri në frymën e fundit.

Ec përpara në Emrin Tim dhe më ndihmo Mua të shpëtoj shpirtrat e gjithë njerëzimit, me dashuri dhe gëzim në zemrën tënde.

Unë të dua, bija Ime e shtrenjtë. Unë gëzoj në dashurinë e përzemërt për Mua dhe Nënë Time të dashur.

Jezusi juaj

Mesazhi ne anglisht:


Sunday, 21 February 2016

Dyshimet ju bëjnë më të fortë në dashurinë tuaj për Mua

E Mërkurë, 21 Shtator 2011, në 22:00

Unë vij në Emër të Jezusit, I Cili erdhi me trup dhe u bë njeri. Bija Ime e dashur, ti tani je kaq pranë Zemrës Sime, por mund të ndjehesh kaq larg. Disa herë ti mendon se je ndarë nga Unë, kur në fakt, ti vetëm je afruar më shumë në bashkim me Mua.

Kaq fortë tani, bija Ime, Unë Jam duke e forcuar besimin tënd, që të mund të vazhdosh të shpallësh Fjalën Time tek njerëzimi. Ky është një Mision shumë i rëndësishëm. Për shkak të djajve të lëshuar me mijona nga Satanai në këto kohë, ata po ju sulmojnë në çdo cep. Të parët njerëz që ata do të përdorin do të jenë besimtarët, të cilët do të vihen në radhë për të hedhur gurin e parë tek ju.

Ndërsa Vepra Ime e madhe e Mëshirës për njerëzimin sa vjen e afrohet, po ashtu dhe djajtë do të përpiqen ta bllokojnë të Vërtetën dhe t’i pengojnë njerëzit, njerëzit e mirë, të shpenzojnë kohën që Unë e dua prej tyre për të shpëtuar shpirtrat e fëmijve të Mi me aspak besim. Mos i lejo fyerjet e rënda, të cilat po marrin vrull, të largojnë vëmëndjen nga Puna Ime.

Dëgjojeni tani profecinë Time. Sepse çdo njeri që pendohet në këtë kohë, tre shpirtra më tepër mund të shpëtojnë për njeri. Mendojeni kështu. Bekimet e hedhura mbi njeriun që kërkon falje do t’ju jepen familjeve të këtyre njerëzve. Çdo shpirt që lutet tek Unë tani dhe më kërkon Mua të shpëtoj familjen e tyre dhe miqtë më të afërt do ta marrin Mëshirën Time me bollëk.

Lutja është shpëtimi juaj, fëmijët e Mi. Sa më shumë të luteni, aq më shumë Unë do t’i hap zemrat tuaja dhe të zbuloj të Vërtetën Time. Mirësia Ime tani është zgjeruar në një mënyrë të paparë mbi këtë Tokë më parë. Megjithatë, Unë nuk mund t’i hedh këto hire të fuqishme nëse nuk i kërkoni ato.

Bija Ime, të jesh e ditur se një egërsi, që do të habisi, do të shihet tani në një sulm në rritje mbi këto Mesazhe hyjnore. Shpërfilli ato. Mbylli sytë. Bllokoi veshët. Në të kundërt, lutu që shpirtra të tillë të shohin shpjegim.

Dyshimet, bija Ime, janë mundime të përjetuara, jo vetëm nga ty, por nga ndjekësit e Mi të dashur. Edhe pse ato mund të jenë shqetësuese, ato lejohen nga Unë për t’ju bërë të gjithëve më të fortë në dashurinë tuaj për Mua.

Qetësohu tani, bija Ime. Pranoje Fjalën Time. Jetoje jetën ashtu si Unë e pres nga ty. Vendose familjen tënde të parën, para gjithçkaje. Ata kurrë nuk duhet të neglizhohen për hatrin Tim. Lutu tani me mirëbesim të qetë dhe me sigurinë që profecitë e Mia do të shpalosen me Urdhërin e Atit Tim të Përjetshëm. Ato do të ndodhin sipas kohës së përkryer të caktuar nga Ati Im.

Kurrë mos harroni, fëmijët e Mi, se shumë sekrete të dhëna vizionarëve dhe lajmëtarëve të Mi, që parashikojnë ngjarje të së ardhmes që do të vijnë, janë lehtësuar përmes lutjes. Shumë, shumë shkatërrime ekologjike janë evituar prej përkushtimit të treguar ndaj Nënës Sime të Bekuar. Përkushtuesit e saj kanë evituar shumë tërmete, përmbytje dhe tsunami prej lutjeve të tyre. Lutjet mund të jenë shumë të fuqishme. Lutjet dhe vuajtja e një personi mund të shpëtojnë një komb. Ta mbani mënd këtë.

Unë ju dua të gjithëve, fëmijët e Mi. Fuqia për të shpëtuar njëri tjetrin prej jush shtrihet në duart tuaja, fëmijë. Mos e harroni çfarë Unë kam thënë më parë. Lutja është mburoja juaj kundër të ligut në këtë botë. Lutja mund të dobësoj shkatërrime globale. Vazhdoni të luteni për paqen në botën tuaj. Lutuni, gjithashtu, për një kalim të lehtë në Parajsën e Re mbi Tokë, e cila i pret të gjithë fëmijët e Mi që kërkojnë shpengim.

Jezusi juaj i dashur

Mesazhi ne anglisht:


Saturday, 20 February 2016

Lutja e Mëshirës Hyjnore

E Merkure, 21 Shtator 2011

Lutja e Mëshirës Hyjnore thuhet duke përdorur Rruaza të Rozares të zakonshme me 5 periudhat e mistereve. Lutja fillon me dy lutje fillestare të marra nga Ditari i Shën Faustinës dhe pason me lutjen mbyllëse.

Si të themi lutjen:

1. Bëj Shënjën e Kryqit
Në emër të Atit, dhe të Birit, dhe të Shpirtit Të Shenjtë. Amen.

2. Lutjet Fillestare (marrë nga ditari i Shën Faustinës)
Ju dhatë frymën e fundit, Jesus, por burimi I jetës vërshoi për shpirtrat, dhe oqeani I mëshirës u hap për gjithë botën. O Burim I Jetës, Mëshirë Hyjnore e pamasë, pushtoje gjithë botën dhe zbrazu mbi ne. Gjak dhe Ujë, që dole nga Zemra e Jesusit si një burim Mëshire për ne, unë besoj tek Ty!

3. Ati Ynë
Ati Ynë, Që je në qiell;
U shenjtëroftë emri Yt;
Ardhtë mbretëria Jote;
U bëftë vullnesa Jote si në qiell ashtu dhe në tokë;
Bukën tonë të përditshme na jep sot;
Dhe na i fal mëkatet tona ashtu si i falim ne fajtorët tanë;
Dhe mos na lër të biem në tundim;
Por na liro nga i keqi;
Amen.

4. Të falemi Mari
Të falemi Mari, hirëplotë, e Zoti me ty;
E bekuar je mbi të gjitha gratë;
Dhe I bekuar është fryti I barkut tënd, Jesus;
Shenjta Mari, Nëna e Hyjit;
Lutu për ne mëkatarët;
Tash e në fill të vdekjes sonë;
Amen.

5. Besimi i Apostujve
Besoj në Zotin, Atin e Gjithpushtetshëm;
Krijuesin e Qiellit e të Tokës;
E në Jesu Krishtin, Birin e Tij një të vetmin, Zotin Tonë;
I Cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjtë;
U lind prej Virgjërës Mari;
Pësoi mundimet nën Poncin Pilat;
U vu në kryq, vdiq e u varros;
Zbriti në Ferr;
Të tretën ditë u ngjall së vdekuri;
U ngjit në Qiell;
Rri në të djathtë të Hyjit, Atit të Gjithpushtetshëm;
Andej do të vij për të gjykuar të gjallë e të vdekur;
Besoj në Shpirtin e Shenjtë,
Kishën e Shenjtë Katolike,
Shoqërinë e Shenjtorëve,
Faljen e mëkateve,
Ringjalljen e korpit,
Dhe jetën e pasosur, 
Amen.

6. Ati i Përjetshëm
Atë i Përjetshëm, të ofroj Trupin dhe Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd të Dashur, Zotit Tonë, Jesu Krisht, për shlyerjen e mëkateve tona dhe të gjithë botës.

7. Në 10 kokrrat e vogla të secilit mister
Për hir të Mundimeve të Tij të dhimbshme, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën.

8. Përsërit për pjesën tjetër të mistereve
Duke thënë “Ati I Përjetshëm” në 5 kokrrat e mëdha dhe 10 “Për hir të Mundimeve të Tij të dhimbshme” në kokrrat e vogla.

9. Përfundo me Hyj I Shenjtë (Përsërite 3 herë)
Hyj I Shenjtë, Hyj I Shenjtë I Gjithpushtethshëm, Hyj I Shenjtë I Pavdeshkëm, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën.

10. Lutja mbyllëse
O Zot I Përjetshëm, me një mëshirë të pafund dhe thesar I dhembshurisë së pashtershme, me mirësi na mbro dhe shtoje mëshirën Tënde ndaj nesh, që në momente të vështira të mos dëshpërohemi apo të bëhemi të brengosur por me confidencë të madhe ti nënshtrohemi vullnetit Tënd të shenjtë, e cila është Dashuria dhe Mëshira vetë.

Lutja ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2016/03/18/chaplet-of-divine-mercy/

Ngjarja më e rëndësishme që nga Ringjallja Ime

E Hënë, 19 Shtator 2011, në 20:15

Bija Ime e dashur, është qëllimi Im të sjell çdo burrë, grua dhe fëmij në Parajsën Time të Re mbi Tokë, sepse nëse vetëm një shpirt po të lihet pas, kjo do ta thyente Zemrën Time. Për këtë arsye numri i mesazheve që Unë dërgoj tani në botë është rritur. Kjo është me qëllim që ata të mund ta përhapin Fjalën Time të Shenjtë për të inkurajuar konvertim.

Unë nuk i dërgoj mesazhet për t’i frikësuar fëmijët e Mi. Përkundrazi, roli i mesazheve të Mia është për ta pregatitur çdo person mbi këtë Tokë, që të jenë gati dhe të denjë për të jetuar në këtë Parajsë të Re.

Fëmijët e Mi, kohët në të cilat po jetoni nuk janë të këndshme. Ligji dhe rendi janë prishur. Lakmia ka bërë që stabiliteti juaj financiar të jetë vjedhur nga ju. Vetë-pëlqimi dhe dhënia pas ambicjes ka bërë që Besimi juaj të jetë hequr gjithashtu nga ju.

Si një shtëpi ku nuk ka asnjë kontroll prindëror
Ju, fëmijët e Mi, jeni si në një shtëpi ku nuk ka asnjë kontroll prindëror. Ashtu si fëmijët e përkëdhelur, ju është dhënë gjithë rehatia materiale që e dëshironi pa u dashur t’i fitoni ato. Ju është dhënë ushqim, për të cilin nuk ju duhet të punoni. Gjithçka që nuk ju kënaq është zëvendësuar me një gjë tjetër të re, një tjetër stilumues. Por asgjë nuk ju kanaq për kohë të gjatë. Pastaj grindjet ndodhin mes fëmijve, secili duke kërkuar të kontrolloj tjetrin për t’i dalë e vetja. Luftrat fizike atëherë shpërthejnë. Por asnjë nuk është në kontroll dhe kështu ata lëndojnë njëri tjetrin, disaherë me pasoja të rënda.

Ja se si e shikoj Unë botën. Fëmijët e Mi janë të pakënaqur, ju mungon ngushëllimi shpirtëror, por refuzojnë të udhëhiqen nga Kisha Ime. Kisha Ime sot nuk mund të kontrolloj një popull të tillë të pakontrolluar që nuk e sheh përkushtimin ndaj Meje të jetë aq stimulus sa kënaqësitë e trupit.
Lufta po e shkatërron njerëzimin dhe rënia shpirtërore ka krijuar një zbrasësi në botë, që shumë nga ju, tani, i ndjejnë efektet në zemrat tuaja. Asgjë nuk është si duket. Lavdia materiale shkëlqen nga jashtë, drita e saj i tërheq ata që kanë etje për rehati, por nuk është gjë tjetër veçse errësirë mbrapa saj.

Unë Jam Drita që mungon në jetën tuaj të vetmuar, të ngatërruar dhe disi të frikshme. Prandaj dhe koha është afër për Mua të ndërhyj dhe të marr kontrollin. Ju, fëmijët e Mi, duhet ta mirëprisni këtë dhe të pregatiteni për Mëshirën Time të madhe.

Ju duhet të luteni për vëllezërit dhe motrat tuaja dhe ta prisni me krahë hapur ndërhyrjen Time. Të jeni positive. Të keni shpresë. Të jeni të bindur se madje dhe mëkatarët më të ngurtë do të lehtësohen në fillimin e kësaj Ngjarje të Madhe, më e rëndësishmja që nga Ringjallja Ime.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:



Friday, 19 February 2016

Gabim klasik i bërë kur përpiqeni të afroheni më pranë Meje

E Djelë, 18 Shtator 2011, në 18:50

Unë vij në Emër të Jezu Krishtit, Biri I Hyjit Më Të Lartit. Unë Jam Ai.

Bija Ime e dashur, përse njeriu vazhdon të kërkoj përgjigje ndaj egzistencës së tij përmes shkencës? Ata kërkojnë e kërkojnë, por përgjigjet me të cilat vijnë janë të pavërteta dhe kaq larg nga Egzistenca e Vërtetë e Hapësirës Shpirtërore të Mbretërisë së Atit Tim, sa ju duhet të luteni për këta shpirtra.

Unë e di se të pranoni të Vërtetën e Egzistencës Sime dhe atë të Atit Tim të dashur, është shumë e vështirë, fëmijë. Sepse sa herë që sytë tuaj e shohin kalimthi të Vërtetën, Satanai ja u kthen kokën nga ana tjetër. Më shumë herë ai do të përdori llogjikën për t’i bindur fëmijët e Mi se Mbretëria e Atit Tim është thjesht një krijim i imagjinatës së njerëzve. Pastaj ai do të përdori rehatinë e botës materiale për t’ju bindur se ato duhet të jenë prioriteti juaj.

Pastaj janë shpirtrat që e kuptojnë të Vërtetën. Ata bëjnë një gabim klasik kur përpiqen të afrohen më pranë Meje. Është e lehtë për ata të sigurohen që menjëherë sa të mirat e tyre materiale janë siguruar, ata mund të vazhdojnë në udhëtimin e tyre shpirtëror. Por funksionon kështu. Ju duhet, patjetër, t’i mbroni familjet dhe shtëpitë tuaja. Ju duhet t’i ushqeni ata që varen nga ju. Pas kësaj, ju duhet të më vini Mua të parin, para të gjitha gjërave materiale. Kjo do të jetë pashaporta juaj në Qiell. Njeriu është asgjë pa Zotin. Asnjë luks material nuk mund dhe nuk do ta zëvendësoj Dashurinë e Zotit. As dhe nuk mund të ruhen apo e njëjta vlerë të vihet mbi ato, nëse ju me të vërtetë doni të më pushtoni Mua në zemrën tuaj.

Besoni tek Unë dhe pjesa tjetër do të zgjidhet. Nëse ju provoni të bëni gjithçka vetë dhe të mbaheni pas pasurisë, që të mund të keni më të mirën e të dyja botëve, ju do të zhgënjeheni.

Mbajeni mënd, Dashuria Ime për ju do ta ushqej shpirtin tuaj. Pasuria materiale do të ushqej dëshirat e trupit tuaj, por ato do të kalben me kalimin e kohës dhe ju do të mbeteni pa asgjë.

Ju lutem, fëmijë, pavarësisht se sa e vështirë është, më lejoni Mua t’ju drejtoj në udhën e vërtetë drejt lumturisë së përjetshme. Thjesht më kërkoni ndihmën Time dhe Unë do të përgjigjem.

Mësuesi dhe Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:



Koha e Paqes dhe e Lavdisë është pothuajse afër

E Shtunë, 17 Shtator 2011, në 18:50

Bija Ime e dashur, ti më në fund po e kupton se kur ndjehesh e refuzuar, kjo është thjeshtë një pasqyrë e Agonisë Sime. Kur je e bashkuar me Mua, ashtu si je, kjo do të bëhet pjesë e jetës tënde që tani e tutje. Kur njerëzit i refuzojnë Mesazhet që ti publikon, ata refuzojnë Fjalën Time Më Të Shenjtë. Kur ata i kritikojnë ato dhe gjejnë gabime, ata më kritikojnë Mua. Kur ata të përçmojnë ty, ata më përbuzin Mua. Kur ata qeshin me këto Mesazhe ata më kryqëzojnë Mua.

Çfarë ti po ndjen është veçse një grimcë e vuajtjes Sime ndërsa shikoj me trishtim verbimin e njeriut ndaj të Vërtetës së Egzistencës së Atit Tim Të Përjetshëm. Dhimbja dhe trishtimi që Unë ndjej, kur më duhet të dëshmoj mëkatet e njeriut, përfshi mëkatet e besimtarëve, është më intensive. Kjo torturë zor se ndalon, por lehtësohet, nga vuajtjet e shpirtrave viktimë. Ajo gjithashtu lehtësohet nga dashuria që ndjekësit e Mi tregojnë ndaj Meje përmes përkushtimit të tyre ndaj Meje.

Bija Ime, ndërsa Unë kam nevojë për vuajtje për të shpëtuar shpirtrat e tjerë të gjorë, të pafatë, kjo nuk është diçka që më jep Mua kënaqësi. Unë e kam të dhimbshme të shikoj, por ndjehem i ngushëlluar prej saj. Sa shumë gjëra që duhet të mësosh, bija Ime, të cilat janë të vështira për ty për t’u kuptuar. Udhët e Mbretërisë Hyjnore nuk mund të kuptohen nga njerëzimi. Një ditë ato do të kuptohen.

Dijeni këtë, fëmijët e Mi, se kohëve të vështira, që njeriut i janë dashur të duroj për shekuj, po i vjen fundi. Ky është lajm i mirë për njeriun që tregon dashuri për fqinjin e tij, dhe si i tillë, që më do Mua. Kjo gjithashtu do t’i japi fund, përfundimisht, vuajtjes Sime, që durohet sepse Unë ju Dua të gjithëve. Kjo Dashuri është e Fuqishme dhe fryt-dhënëse dhe do të jetë shkaku i shpëtimit tuaj final.

Shko tani, bija Ime, dhe pranoje vuajtjen me më shumë kuptim në zemrën tënde. Gëzohu, sepse koha e Paqes dhe Lavdisë është pothuajse afër.

Miku dhe Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti I Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:



E Vërteta zakonisht trajtohet me kujdes të madh dhe refuzim të plotë

E Enjte, 15 Shtator 2011, në 23:50

Bija Ime e dashur, ti tani po dëshmon më shumë hollësira mbi dhimbjen që Unë durova gjatë Kryqëzimit Tim. Braktisje. Refuzim. Izolim. Kundërshtim nga vërshimet tallëse nga duart e autoriteteve dhe sidomos nga ndjekësit e Mi të përkushtuar. Madje dhe apostujt e Mi më refuzuan Mua në orën e nevojës. Prandaj ti nuk duhet të habitesh që kjo po të ndodh ty gjithashtu.

Ty t’u tregua gjithashtu sonte një vision i Imi duke qëndruar para egzekutuesve të Mi, të cilët Unë duhej t’i dëgjoja kur gënjeshtrat e tyre të ndyra më dënuan Mua dhe Të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Po kështu ti dhe ndjekësit e Mi do të trajtoheni nga duart e atyre që nuk mund ta pranojnë të Vërtetën apo që do ta shohin atë si të pakëndshme.

E Vërteta, bija Ime, zakonisht trajtohet me kujdes të madh, refuzim të plotë dhe konsiderohet blasfemuese herë pas here. Kurrë mos ki frikë, sepse Fjalët që Unë të jap nuk janë gjë tjetër veçse e Vërteta. Ti kurrë nuk duhet të kesh frikë të publikosh çfarë Unë të jap. Përse do të jepja Unë të pavërteta? Përse do të përpiqem Unë t’i nënvlerësoj këto Mesazhe duke e lejuar të pavërtetën të hyj ndonjëherë tek ato? Sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Vullnetin e Atit Tim. Madje dhe Satanai nuk do të lejohet të ndërhyj me këto Mesazhe, pavarësisht se sa shumë ai përpiqet.

Ndërsa këto Mesazhe bëhen më intensive, ato do të bëhen temë e shumë debateve dhe talljeve. Por shumë do të tërhiqen drejt tyre sepse, pavarësisht nga e gjithë kjo, ata nuk do të rrinë pa u prekur nga Shpirti I Shenjtë, i cili i prek shpirtrat e tyre.

Me kalimin e kohës, ata, fëmijët e Mi, do të më falenderojnë Mua që ndihmova t’i nxjerr përmes trazirave të shkurreve me gjëmba, që do t’i bllokojnë ata të arrijnë portrat e Parajsës, sepse pa udhëzimin Tim tani, në këtë kohë, ata do të jenë të humbur. Ata nuk do ta gjejnë forcën për të kaluar përmes Portave të Parajsës së Re, Epoka e Re e Paqes mbi Tokë, që i pret të gjithë ata që më binden Mua dhe Mësimeve të Mia.

Shpëtimtari dhe Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Wednesday, 17 February 2016

Kërkoni Dhuratën e Vuajtjes

E Mërkurë, 14 Shtator 2011, në 00:10

Bija Ime e dashur, vuajtja jote është lehtësuar dhe Unë dëshiroj të falenderoj ty për këtë dhuratë. Ajo do të kthehet, por ti do të jesh në gjëndje ta pranosh atë me më shumë gëzim në zemrën tënde. Unë kam nevojë për vuajtjen tënde sepse ajo shpëton shpirtrat e mëkatarëve, të cilët përndryshe do të përfundonin në Ferr. Një ditë ti do të shikosh në shpirtrat e tyre dhe do të mbushesh me dashuri dhe gëzim kur t’i shikosh ata të ulur krah Meje pranë Fronit të Atit Tim.

Mëkatarët gjithmonë do të pushtohen të parët, kur ata pendohen. Ata gjithmonë do të jenë në vënd të parë, për habinë e ndjekësve të Mi. Këta shpirtra më janë sjellë Mua përmes lutjeve dhe vuajtjeve të ndjekësve të Mi, dhe shpirtrave të Mi të zgjedhur. Ndjekësit e Mi do ta kuptojnë këtë, sepse ata, përmes bashkimit me Mua, do të gëzojnë në shpëtimin e shpirtrave të tillë.

Unë tani dua shpëtimin e më shumë shpirtrave, bija Ime. Të lutem të lutesh që ti dhe shpirtrat e tjerë të zgjedhur të mësojnë se si vuajtja mund ta rriti numrin e atyre që do të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim.

Unë ju kërkoj atyre të kërkojnë hiret e duhurua për t’ju dhënë Dhuratën e vuajtjes. Mbajeni mënd, kur Unë e jap vuajtjen, ajo është një dhuratë e veçantë dhe që do të sjelli më shumë shpirtra në Gjirin e Zemrës Sime.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:



Tuesday, 16 February 2016

Ndryshimet që do të futen në Kishë, të cilat do ta kundërshtojnë Fjalën e Zotit

E Martë, 13 Shtator 2011, në 15:15

Bija Ime e dashur, jam Unë, Jezu Krishti, I Cili erdha me trup.

Fjala Ime Më E Shenjtë duhet të dëgjohet tani nga shërbëtorët e Mi të shenjtë ngado. Të gjithë ndjekësit e Mi duhet t’i ndajnë këto Mesazhe me shërbëtorët e Mi të shenjtë të të gjitha grupeve Kristjane. Është jetike që ata të inkurajohen për ta dëgjuar Fjalën Time në këtë kohë kritike, para se ata të copëtohen dhe të ndahen në dy kampe.

Puna e mashtruesit e ka infiltruar Kishën Time në çdo nivel. Shumë shpejt tani, ngadalë por e sigurtë, se ju do të shikoni Meshat e Shenjta të pakësohen. Ju do të shikoni heqjen e lutjeve të veçanta dhe disa nga Sakramentet, të tilla si Rrëfimi, do të fillojnë të pakësohen. Unë i bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë tani të më dëgjojnë Mua dhe të luten për dije. Jam Unë Ai që ju thërret tani, që të mund të shpëtoj tufën tuaj. Jam Unë Ai që dëshiron t’i hapi zemrat tuaja që të mund të planifikoni për këto ditët e fundit, që do të lajmërojnë një fillim të ri për botën.

Do t’ju kërkohet të tregoni besnikëri ndaj profetit të rremë shumë shpejt. E shikoni atë për çfarë është dhe e gjykoni punën e tij për të parë nëse sjell fryte. Sepse frytet që ai dhe adhuruesit e tij të nënshtruar do të japin do të jenë të kalbura që në thelb. Një kafshim do ta shkatërroj besnikërinë tuaj ndaj Meje. Dy apo më shumë kafshime do të krijojnë një ndarje mes jush dhe Zemrës Sime të Shenjtë sa ju do ta keni pothuajse të pamundur të hyni në Mbretërinë e Atit Tim.

Vështroni me kujdes tani ndryshimet që do të shihni të zvarriten brënda ministrisë suaj. Disa nga këto ndryshime nuk do të duken të jenë një problem në fillim. Por ndërsa koha kalon disa ndryshime do të imponohen mbi ju dhe do të bëheni të gëlltisni gënjeshtra. Gënjeshtrat do të vijnë nga Satanai dhe do të jetë i veshur në lëkurë qengji.

Sepse ata me zemër të pastër do ta njohin në çast dhe do ta dallojnë dinakërinë e ligë në vënd, i cili është krijuar për të shkatërruar Kishën Time mbi Tokë nga brënda korridoreve të saj.

E Vërteta Ime do të shkaktoj indinjatë nëpër botë kur priftërinjtë e Mi do të thonë sigurisht kjo profeci është një gënjeshtër? E vetmja gënjeshtër që atyre ju duhet të dëshmojnë do të jetë ajo që do të detyrohen ta pranojnë, e cila do të jetë në kundërshtim direkt me Shkimin e Shenjtë të dhënë njerëzimit që nga fillimi. Kurrë mos e lejoni veten të pranoni ndonjë të Vërtetë tjetër përveç asaj që përmbahet në Biblën e Shenjtë.

Shumë ndryshime do të futen, të cilat do ta kundërshtojnë Fjalën e Atit Tim Të Përjetshëm. Këto ndryshime, shërbëtorët e Mi të shenjtë, nuk do të jenë me origjinë hyjnore dhe ju duhet t’i refuzoni këto të pavërteta nëse doni të qëndroni besnikë ndaj Meje.

Zgjohuni. I rezistoni këtyre gënjeshtrave që do t’ju duhet të hasni. Kurrë mos i pranoni ato. Fjala e Atit Tim Të Përjetshëm kurrë nuk do të ndryshoj. Ajo kurrë nuk mund të modifikohet nga njerëzimi. Shumë nga ju do të jeni kaq të shqetësuar sa do ta gjeni veten të izoluar nga shërbëtorët e tjerë të shenjtë. Mos kini frikë, sepse ka vetëm një anë që ju mund të zgjidhni. Kjo do të jetë ana ku Unë qëndroj. Nuk ka anë tjetër.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Sunday, 14 February 2016

Ndëshkimi mund të zbutet përmes lutjes

E Hënë, 12 Shtator 2011, në 12:00

Bija Ime e dashur, shumë shpejt tani bota do të ndaloj dhe periudha pas Paralajmërimit do ta ndryshoj mënyrën se si njeriu e sheh botën. Kënaqësitë dhe teprimet materiale nuk do t’ju kënaqin më. As dhe njerëzit nuk do t’i trajtojnë më si zota, idhujt që ata bëjnë prej njerëzve të famshëm dhe pasurisë. As dhe nuk do të jenë të shpejtë të dënojnë apo ta trajtojnë fqinjin e tyre mizorisht.

Bota e re, pas Paralajmërimit, do të jetë një vënd ku dashuria për Mua dhe Hyjin Atë do të nderohet me respekt. Shumë lidera në vëndet pa besimin Kristjan, do t’i bëjnë nderime Atit Tim. Ata në vëndet me pushtet, që kontrollojnë financën e njerëzve, do të pendohen, në numër të madh. Shumë më tepër do të heqin shtresat e tyre të pushtetit dhe do të ndajnë me vëllezërit dhe motrat e tyre bukën që vjen nga Hyji Atë. Sepse kjo bukë është për të gjithë dhe është për t’u ndarë barabartë.

Shumë gjëra të mira do të zhvillohen si rezultat i Paralajmërimit. Megjithatë, shumë shpirtra nuk do të jenë mjaft të fortë në besimin e tyre. Për fat të keq, ata do të kthehen në udhët e tyre të vjetra. Të joshur nga premtimet e pushtetit, pasurisë, kontrollit dhe dashurisë për vetveten, ata do ta refuzojnë Hyjin Atë. Ata do ta njohin të Vërtetën, por nuk do të jetë e mjaftueshme për ata. Këta mëkatarë të gjorë të dobët do të jenë një shqetësim i vazhdueshëm për ju, fëmijë. Pa lutjet tuaja mëkatet e tyre do të shkaktojnë rrëmujë në një botë, që do të jetë përmirësuar gjatë pastrimit të saj.

Lutja, fëmijët e Mi, është kaq e rëndësishme. Ju duhet t’i kërkoni Hyjit Atë ta pranoj kërkesën tuaj për ta shtypur persekutimin, që po planifikohet nga këta njerëz. Mjaft lutje mund, dhe do ta evitoj shumë nga ty tmerr që këta mëkatarë do të përpiqen të shkaktojnë në botë. Sa shumë nga ju janë të verbër ndaj planit që po kurdiset pas shpinës suaj. Shenjat janë duke u shfaqur rregullisht, po ju nuk arrini t’i dalloni ato.

Fëmijët e Mi, nërsa besimi juaj rritet lutuni që Shpirti I Shenjtë të mund të përhapet te këta mëkatarë dhe t’i pushtoj shpirtrat e tyre. Unë, Jezusi juaj i shtrenjtë, ju mbroj, ndjekësit e Mi të dashur. Nën urdhërin Tim Unë ju udhëzoj të luteni, jo vetëm për këta shpirtra të rënë, por që persekutimi i burrave, grave dhe fëmijve të thjeshtë të eleminohet. Nëse këta keqbërës, që do e kundërshtojnë Atin Tim, vazhdojnë të terrorizojnë njerëz të pafajshëm përmes kontrolleve të reja që do të lëshojnë në botë, do të ndëshkohen.

Këtyre mëkatarëve po ju jepet Mëshira më e madhe e mundur që nga Kryqëzimi Im. Ata duhet ta mbështesin Paralajmërimin, sepse kjo është hera e fundit që atyre ju ofrohet mundësia e shpengimit. Përndryshe ata do të pësojnë një ndëshkim të tmerrshëm. Ky ndëshkim, që do të sillet nga Dora e Drejtësisë Hyjnore, përmes Atit Tim të Përjetshëm, nuk është i dëshirueshëm. Ndërsa ky Ndëshkim i Madh është profetizuar mund të zbutet përmes fuqisë së lutjes.

Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti I Mëshirës, Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht: