Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 26 April 2016

Momenti juaj i lavdisë përpara Syve të Mi – momenti juaj i shpëtimit

E Shtunë, 12 Nëntor 2011, në 16:00

Bija Ime fort e dashur, ndarja nga Unë është e dhimbshme, sidomos për ata që më njohin Mua.

Sapo shpirtrat fillojnë ta kuptojnë Dashurinë që Unë kam për ta, ata pastaj e shohin dhimbjen e ndarjes së rëndë për t’u duruar. Kjo është edhe më e theksuar kur shpirtrat që pohojnë se më duan Mua, për shkak të mëkatit, e gjejnë veten në Purgator pas vdekjes.

Ndërsa të gjithë shpirtrat në Purgator përfundimisht shkojnë në Parajsë, dhimbja e të qenurit të ndarë nga Unë është e dhimbshme dhe shqetësuese.

Për shumë shpirtra që besojnë në Hyj thjeshtë përmendja e Ferrit sjell shqetësim në zemrat e tyre. Pastaj për ata që e shohin se shpirti i tyre ka nevojë të pastrohet në Gjendjen e Purgatorit, ata gjithashtu ndjejnë një mjerim që është i vështirë për t’u kuptuar nga ata që janë të gjallë sot.  

Fëmijë, koha juaj në Tokë është kaq e rëndësishme sepse është gjatë kësaj periudhe që ju duhet të mundoheni t’i pastroni shpirtrat tuaj përmes agjërimit dhe pendesës. Përdoreni këtë kohë ndërsa keni mundësi për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj. Për ta bërë këtë ju duhet ta kërkoni përulësinë në çdo kohë për të siguruar që ju të bëheni të vegjël në Sytë e Mi. Vetëm të vegjlit mund të kalojnë përmes portave më të ngushta të Parajsës.

Mirëpriteni, pra, Dhuratën e Purgatorit që do t’ju paraqitet gjatë Paralajmërimit kur ju do të duhet të pastroheni si pendesë për mëkatet tuaja. Juve nuk do t’iu duhet që të prisni vdekjen, fëmijë, për të përballuar këtë pastrim. Ju jeni të bekuar, fëmijë, sepse asnjë shenjë e mëkatit nuk do të mbetet në shpirtrat tuaj. Pastaj ju mund të fitoni hyrje të menjëhershme për në Epokën e Re të Paqes për të cilën Unë flas. Këtu është aty ku të gjithë fëmijët e Mi që kërkojnë falje për mëkatet e tyre gjatë Paralajmërimit, do të merren.

Hapini zemrat tuaja dhe më mirëprisni Mua kur Unë të vij tek ju gjatë Paralajmërimit që po afron, kur ju do të jeni në gjendje që të më përqafoni Mua. Më lejoni Mua t’ju mbaj dhe t’jua fal mëkatet tuaja. Kështu ju do të bëheni të Mitë në trup, mendje dhe shpirt, përfundimisht dhe me dorëzimin e plotë që Unë kam nevojë prej jush.

Ky do të jetë momenti juaj i lavdisë përpara Syve të Mi. Pastaj ju do të jeni gati për fazën e dytë kur ju do të jeni në gjendje t’i bashkoheni vëllezërve dhe motrave tuaja në Parajsën e Re mbi Tokë, ashtu si ishte krijuar në fillim nga Hyji Krijuesi i të gjitha gjërave.

Kjo do të bëhet shtëpia juaj e re dhe që ju takon për 1,000 vjet. Priteni ardhjen Time me dashuri, shpresë dhe gëzim. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Gëzohuni. Unë vij përsëri për t’ju shpëtuar nga armiku i njerëzimit. Kësaj here fuqia e tij është kaq e dobët sa do të jetë e vështirë për të që t’i vjedhë shpirtrat e atyre që më mirëpresin Mua me krahë hapur gjatë Paralajmërimit.

Jezusi juaj
Shpenguesi i Njerëzimit