Tuesday, 31 May 2016

Kalimi në Parajsën e Re do të jetë i shpejtë dhe pa vuajtje

E Djelë 11 Dhjetor 2011, në 12:45

Unë vij tek ty sot me gëzim të madh në Zemrën Time të Shenjtë si Partneri yt. Ti, bija Ime, e ke pranuar këtë kërkesë më të shenjtë për t’u bashkuar me Mua për të shpëtuar shpirtra.

Do të jetë përmes bindjes tënde të përulur që shumë do të pritet nga ty tani. Frika do të zhduket ndërsa ti ecën përpara, si rezultat i dhuratës Sime të veçantë, për ta përkushtuar jetën tënde ndaj dëshirës Sime të zjarrtë për të shpëtuar njerëzimin nga thellësitë e Ferrit.  

Puna jote, e udhëhequr nga Dora Ime Hyjnore, tani është plotësisht e shenjtë dhe e lirë nga çdo lloj ndërhyrje prej të ligut.

Asnjë dyshim nuk do të sulmoj më ty por dije këtë. Fjala Ime e dhënë ty do të cënohet dhe do të copëtohet. Çdo përpjekje do të bëhet tani për t’i njollosur këto Mesazhe të Shenjta madje dhe nga ata që pohojnë se më njohin Mua.

Vuajtja jote do të pranohet nga ty, tani e tutje, me dorëzim të plotë dhe gëzim në shpirtin tënd. Forca Ime, e dhënë ty prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, do të habisi. Ti do të ngrihesh me një bindje të plotë në zemër dhe me një konfidencë të qetë por të vendosur për të përhapur Fjalën Time nëpër mbarë botën.

Asnjë njeri nuk mund dhe nuk do të ndaloj ty në këtë Punë. Asnjë njeri nuk mund të ndaloj ty ndaj kësaj thirrje më të shenjtë prej Qiellit.

Ti, bija Ime, je gati për t’u bërë një mbështetje për ata shpirtra që enden në shkretëtirë. Ata do t’i përgjigjen thirrjes së këtyre Mesazheve pavarësisht se sa të ngurta janë zemrat e tyre. Shumë nuk do ta dinë se përse kjo është duke u ndodhur atyre. Do të jetë prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, i cili do të ndezi një flakë të dashurisë dhe gëzimit në shpirtrat e tyre, që do t’i tërheqi ata drejt Meje përmes këtyre, thirrjeve të Mia urgjente, për t’i kthyer fëmijët e Mi në Krahët e Mi të Shenjtë.

Faleminderit që ju përgjigje kësaj kërkese të veçantë për t’u bërë partnerja Ime në bashkim të plotë me Mua. Kjo marrëveshje, kur ti më dorëzon Mua shpirtin tënd plotësisht, do të më dhuroj Mua lirinë që më duhet për ta përfunduar këtë Mision me sukses për të cilin ti je zgjedhur.

Shko tani, bija Ime e shtrenjtë, dhe më ndihmo Mua të përmbush premtimin Tim ndaj njerëzimit. Kthimi Im do të jetë për të rifituar fëmijët e Mi të dashur dhe për t’i çuar ata në Epokën e Re të Paqes. Ky kalim në Parajsën e Re do të jetë i shpejtë dhe pa dhimbje për arsye të dhuratës tënde ndaj Meje.  

I thuaj fëmijve të Mi, Zemra Ime është e mbushur me gëzim në këtë kohë ndërsa koha për të festuar ditëlindjen Time po afron.

Unë ju dua.

Shpëtimtari dhe Shpenguesi juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Monday, 30 May 2016

Përpjekje për të futur Monedhën Botërore në Evropë

E Premte, 9 Dhjetor 2011, në 22:00

Bija Ime e dashur, sa dëshiroj që fëmijët e Mi, sidomos ata që vuajnë në Evropë nën shtypje, vetëm të ktheheshin tek Ati Im për ndihmë.

Grupi i lig, të cilit Unë i referohem herë pas here, tani po afrohet në përpjekjet e tyre për të kontrolluar të gjithë fëmijët e Mi të gjorë në këtë pjesë të botës.

Ata, pengje të pafajshëm në një plan mizor për të futur një Monedhë Botërore me qëllim që të kontrollojnë mbarë Evropën, duhet të luten fortë tani për ndihmë nga Hyji Ati i Gjithpushtetshëm.

Kurrë mos u dorëzoni, fëmijë, ndaj persekutimit, që po kryhet pas dyerve të mbyllura. Lutuni për t’i dobësuar këto rrethana. Thirreni Hyjin Atë, në Emrin Tim, Birit të Tij të dashur, Jezu Krishtit, për t’i evituar këto kriza dhe thoni:

“Hyji Atë, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, unë të lutem Ty ta ndalosh këtë paturpësi për të kontrolluar fëmijët e Tu. Të lutem mbroji të gjithë fëmijët e Tu në këto kohë të tmerrshme, që të mund të gjejmë paqe dhe dinjitet për të jetuar jetët tona të lirë nga i ligu.”

Bija Ime, lutja mund dhe do t’i japi fund këtyre planeve keqbërëse.

Hyji Ati i Gjithpushtetshëm, ashtu si e kam thënë, do t’i ndëshkoj ata përgjegjës për këtë komplot të lig nëse ata nuk kthehen në besimin tek Krijuesi i tyre i Gjithpushtetshëm.

Besoni tek Unë. Besoni tek Ati Im i Përjetshëm dhe lutuni që ky persekutim të ndalohet para se plani i vërtetë për t’i shkatërruar, kontrolluar dhe dëmtuar këta shpirtra të zbulohet gradualisht.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Virgjëra Mari: Unë përjetova të njëjtën vuajtje

E Enjte, 8 Dhjetor 2011, në 21:10

Bija ime, kur unë linda Jezu Krishtin, Shpenguesin e gjithë njerëzimit, unë isha si çdo nënë. Dashuria ime për këtë fëmijë ishte kaq e madhe sa unë derdha lotë prej gëzimit të madh kur për herë të parë e pashë Fyturën e Tij të bukur. Por unë e dija se roli që kisha pranuar nuk do të ishte i lehtë, edhe pse në atë kohë nuk e kuptova se sa i vështirë do të ishte ky udhëtim.

Kur e vështroja Fytyrën e shtrenjtë të Fëmijës sim të dashur, asnjë nuk kishte rëndësi, vetëm dëshira ime për ta mbrojtur Atë gjatë gjithë kohës me çdo kusht.

Zemra ime ishte e bashkuar me atë të Birit tim atëherë ashtu si është edhe sot. Kjo Zemër e njëjtë vuajti e bashkuar me Atë përgjatë çdo momenti të jetës së Tij në Tokë.

Çdo gëzim që Ai ndjente, unë mund ta ndjeja gjithashtu. E qeshura e Tij më sillte buzëqeshje në fytyrë. Dhimbja e Tij më lëndonte mua thellë.

Tortura e Tij gjatë Kryqëzimit të Tij u ndje deri në kockë në trupin tim. Çdo gozhdë, që e copëtonte Mishin e Tij, më copëtonte mua. Për çdo goditje dhe shkelmim që Ai merrte nga duart e persekutuesve të Tij, edhe unë i ndjeja gjithashtu. 

Unë përjetova të njëjtën vuajtje, edhe pse unë nuk isha e pranishme në shumë nga torturat që u kryen mbi Atë, të cilat u mbajtën të fshehta ndaj meje dhe dishepujve të Tij.

Sot unë vuaj me Birin tim, ashtu si ishte atëherë, kur Ai përçmohet në botë sot dhe tallet në publik, në skenë dhe në media, sidomos nga ateistët, unë derdh lotë hidhërimi.

Kur e shoh Birin tim të shtrenjtë duke lotuar për mëkatet që Ai dëshmon çdo ditë, edhe unë qaj me Atë. Unë e shikoj, e ndjej dhe e dëshmoj vuajtjen e Tij të vazhdueshme për njerëzimin.

Jezu Krishti, Shpëtimtari i Njerëzimit, ka vuajtur për të gjithë ju, por ju do të gjithëve shumë.

Unë do të bëj gjithçka të mundem për të përmbushur dëshirën e Tij më të shtrenjtë për të shpëtuar çdo shpirt të vetëm mbi Tokë nga kthetrat e të ligut.

Kur ky Mision të përfundoj me sukses, atëherë dhe vetëm atëherë, unë mund të gëzoj në paqen finale kur fëmijët e mi të bashkohen në një në Parajsën e Re.

Lutu, bija ime, që të gjithë ata të luten për shpëtimin e shpirtrave që asnjë të mos përjashtohet.

Shkoni në paqe dhe e vazhdoni këtë Mision më të rëndësishëm për Birin tim të dashur. Unë do t’ju mbroj gjatë gjithë kohës.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Qiellit

(Ky Mesazh u mor pas Meshe dhe menjëherë pas një shfaqje private para statujës së saj, që zgjati 20 minuta, në të cilën Virgjëra Mari qëndroi serioze me vellon që i valvitej).

Mesazhi ne anglisht:


Friday, 27 May 2016

Thirrje drejtuar jo-besimtarëve për t’u kthyer

E Mërkurë, 7 Dhjetor 2011, në 04:00

Bija Ime e dashur, sot Unë dëshiroj t’i bëj thirrje të gjithë atyre jo-besimtarëve dhe atyre me besim të dobët. Në veçanti Unë i bëj thirrje atyre që janë kaq të zhytur në udhët e materializmit dhe atyre që jetojnë në një shtresë pasurie pa patur aspak kohë për mirëqënien e tyre shpirtërore.

Ju, fëmijët e Mi, më shqetësoni Mua më tepër, pasi jeni kaq të larguar nga Unë. Por Unë ju dua thellësisht dhe shpresoj që kur të ndodhi Paralajmërimi ju t’i përgjigjeni thirrjes Sime në çast.

Sa dëshirë Unë kam për ju, fëmijë, të më njihni Mua dhe ta kuptoni se si gjërat materiale ju kanë vënë një vello mbuluese, e cila ju bllokon nga Drita e të Vërtetës.

Do të jetë për ju që sakrificat më të mëdha të vuajtjes do të bëhen nga shpirtrat e Mi sakrifikues.

Ju lutem t’i hapni mëndjet dhe ejani drejt Meje, që Unë të mund t’ju marr ju dhe të gjithë të afërmit tuaj me Mua dhe me pjesën tjetër të njerëzimit në Parajsën e Re.

Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi dhe Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:


Koha për Ardhjen Time të Dytë është pothuajse afër

E Hënë, 5 Dhjetor 2011, në 15:15

Bija Ime e dashur, pregatitjet për Paralajmërimin Tim për ta pregatitur njerëzimin kanë përfunduar.

Unë dua të falenderoj ndjekësit e Mi të shtrenjtë të cilët, përmes dashurisë së tyre për Mua, ndihmuan në shpëtimin e sa miljona shpirtrave.

Koha për Ardhjen Time të Dytë është pothuajse gati në botë. Megjithatë, sa shumë nuk janë akoma të pregatitur, por Mëshira Ime do t’i mbroj ata.

Ardhja Ime do të jetë një Ngjarje e Lavdishme dhe burra, gra dhe fëmijë do të bien në gjunjë nga gëzimi, të mbrekulluar dhe me dashuri në zemrat e tyre, për Mua Shpëtimtarin e tyre Hyjnor.

Shumë do të përjetojnë lehtësim të plotë, sepse njeriu nuk mund ta duroj torturën, që po imponohet mbi atë nga Satani dhe nga miljona ëngjëj të tij të errët, të cilët janë fshehur në çdo cep të botës dhe që po shkaktojnë dhimbje të tmerrshme.

Ata, djajtë e Satanit, kaq të shpërfillur prej shumë nga fëmijët e Mi sepse ata thjeshtë nuk besojnë se ata egzistojnë, po shkaktojnë pakënaqësi dëshpëruese në botë.

Ata krijojnë urrejtje mes njerëzve, zili, xhelozi dhe një dëshirë për të vrarë. Atyre nuk ju ka mbetur shumë kohë, fëmijë, sepse, Unë, Shpëtimtari juaj, do të kthehem së shpejti ashtu si premtova.

Lutuni, të gjithë ju, për të shpëtuar të gjithë shpirtrat në botë, që edhe ata të jenë gjithashtu gati për Parajsën e Re mbi Tokë.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Thursday, 26 May 2016

Prefetët për të pregatitur për Ardhjen Time të Dytë

E Shtunë, 3 Dhjetor 2011, në 20:45

Bija Ime e dashur, me trishtim të madh Unë vështroj ata ndjekësit e Mi të cilët e refuzojnë Fjalën Time Më Të Shenjtë përmes këtyre Mesazheve. Sa më trishton kjo Mua.

Unë i kërkoj fëmijve të Mi ngado të luten për ata që e refuzojnë Zotin në jetën e tyre. Megjithatë, Unë gjithashtu kërkoj lutje për ata ndjekësit e Mi të cilët e kanë shpërfillur apo harruar se Ardhja Ime e Dytë do të ndodhi dhe se ajo nuk mund të ndalohet. Kjo është një Ngjarje e rëndësishme dhe të gjithë ju duhet të pregatiteni për atë.

Profetët u dërguan në botë për të lajmëruar lindjen Time. Profetët u dërguan gjithashtu nga Ati Im për t’i pregatitur shpirtrat për shpëtimin, që nga fillimi. Profetët tani po dërgohen në botë për ta pregatitur njerëzimin për Ardhjen Time të Dytë.

Zgjohuni, të gjithë ju që pohoni se më njihni Mua. Nëse më njihni Mua, atëherë dalloheni Zërin Tim kur Unë i bëj thirrje zemrave tuaja. Sa shumë jo vetëm që i refuzojnë këto Mesazhe, por më refuzojnë edhe Mua gjithashtu.

Le ta kuptojnë këtë ata që kaq shpejtë më dënojnë Mua, duke i mohuar thirrjet e Mia të dhëna mbarë botës përmes këtyre Mesazheve.

Duke e kthyer shpinën me kokfortësi ndaj Fjalës Sime të dhënë juve tani, ju më mohoni Mua lutjet për të cilat Unë kam kaq shumë nevojë nga ju në këtë kohë. Ju, prej atyre që pohoni se më njihni Mua, dëgjoni se çfarë Unë kam për t’ju thënë.

Mizoria juaj e copëton Zemrën Time. Mungesa juaj e bamirësisë do të thotë se lutjet tuaja nuk po ofrohen ashtu si duhet për shpëtimin e shpirtrave.

Ku është përulësia juaj dhe përse e maskoni mospëlqimin tuaj për Fjalën Time të Shenjtë me një përulësi të rreme?

Ju duhet të thërrisni Shpirtin Tim të Shenjtë për t’ju drejtuar tek Unë, që të mund të punoni për Mua me dashuri të plotë në zemrat tuaja.

Kurrë mos u mburrni për njohuritë tuaja mbi Shkrimin e Shenjtë. Kurrë mos e përdorni njohurinë tuaj për Mësimet e Mia për të poshtëruar një tjetër. Kurrë mos i fyeni, abuzoni, përçmoni të tjerët, apo t’i tallni ata në Emrin Tim. Sepse kur e bëni këtë ju më fyeni Mua rëndë.

Zgjohuni, fëmijë. I pregatisni shpirtrat tuaj dhe të jeni bujar në shpirt, sepse koha është e shkurtër tani.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:



Fushata e Lutjes (12): Lutje për të shmangur Mëkatin e Krenarisë

E Shtunë, 3 Dhjetor 2011, në 19:40

Bija Ime, Unë kam nevojë për lutjet e të gjithë besimtarëve që të mund të shpëtojnë shpirtrat e të liqve. 

Shumë janë kaq të mbushur me krenari për shkak të njohurive të tyre të vetë-deklaruara mbi mësimet e Mia sa mungesa e tyre e përulësisë më lëndon Mua. 

Ata duhet të luten për hiret që të mund të bëhen përsëri të vegjël dhe të besojnë tek Unë.

Kërkoju atyre të recitojnë këtë lutje:

O Jezusi im, më ndihmo të shmang mëkatin e krenarisë kur flas në Emrin Tënd. Më fal nëse ndonjëherë e kam nënvlerësuar dikë në Emrin Tënd të Shenjtë.

Më ndihmo të dëgjoj, Jezus, kur Zëri Yt flitet dhe më mbush me Shpirtin Tënd të Shenjtë, që të mund ta njoh të Vërtetën e Fjalës Tënde kur Ti i Bën Thirrje njerëzimit.

Mëshira Ime i mbulon të gjitha racat, ngjyrat, fetë

E Premte, 2 Dhjetor 2011, në 23:35

Bija Ime e dashur, qëndro e fortë dhe mendo për lajmin e mirë, që Mëshira Ime do t’i kthej shumë nga fëmijët e Mi të dashur në Gjirin e Zemrës Sime të Shenjtë.

Ata shpirtra të gjorë, e fatkeqë të cilët ja kanë përkushtuar jetën e tyre ligësisë kanë nevojë për vuajtjen tënde që të mund të shpëtohen. Ndërsa kjo është tepër e vështirë për t’u kuptuar dhe nga një pikpamje njerëzore, shumë e vështirë për t’u pranuar, ti duhet të kesh besim tek Unë. Vuajtja jote dhe ajo e ndjekësve të Mi të përkushtuar shkon drejt shpëtimit të shpirtrave. Aspak nuk shkon dëm. Kjo sakrificë është një dhuratë për Mua. Mbajeni mënd, vuajtja  e lehtëson gjithashtu barrën Time.

I dërrmuar prej vuajtjes Sime, bija Ime, Unë mezi pres t’i përqafoj më në fund fëmijët e Mi, të bashkuar në një me Atin Tim të Përjetshëm.

Mëndoje këtë kështu. Kur ndonjë pjestar i dashur i familjes emigron dhe kthehet pas shumë vitesh, sa shumë kënaqësi ka, sa shumë gëzim. Mendo për mallin që një prind ka për djalin apo vajzën që nuk e ka parë për shumë vjet dhe sa shumë vlen ky bashkim.

Unë ju dua të gjithëve ju, fëmijë, me një pasion të pamasë. Unë mezi e pres bashkimin tonë, kur Unë të mund ta përqafoj fortë secilin prej jush në Krahët e Mi dhe t’ju mbaj pranë Zemrës Sime. Familja Ime është gati për t’u ribashkuar më në fund, për të parën herë që kur Parajsa u krijua për Adamin dhe Evën.

Unë hedh Dashurinë dhe Mëshirën Time, që t’i mbulojnë të gjithë fëmijët e Mi në çdo cep të botës, duke mbuluar të gjitha racat, të gjitha ngjyrat, të gjitha fetë dhe të gjithë mëkatarët.

Priteni këtë moment të madh në kohë. Më në fund urrejtja e lodhshme, vuajtja, trazirat, mosbesimi, lakmia, dhuna dhe ligësi të tjera do të zhduken përgjithmonë. Imagjinoheni se si do të jetë, fëmijë, një Epokë e re e mbrekullueshme e Dashurisë dhe e Paqes në botë.

Le të mos e humbasi asnjëri këtë jetë të lumturisë së përjetshme. A do të dëshironit për ndonjë nga vëllezërit dhe motrat tuaja të mos përfshihen? Sepse po të mos përfshiheshin, ata do të vuanin errësirën e përjetshme në flakët e Ferrit përjetësisht. Kujtoheni këtë, fëmijë. Përjetësisht. Nuk do të ketë më kthim pastaj.

Lutuni që të gjithë shpirtrat të mund ta trashëgojnë këtë Parajsë. Lutuni për ata shpirtra për të cilët jeni personalisht të shqetësuar. Lutuni për të gjithë shpirtrat.

Jezusi juaj
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:



Tuesday, 24 May 2016

Virgjëra Mari: Ndëshkimi do të ndodhi

E Enjte, 1 Dhjetor 2011, në 23:00

(Ky Mesazh u mor pas një shfaqje, që zgjati 30 minuta, gjatë të cilës E Bekuara Virgjëra Mari qau vazhdimisht, që e shqetësoi vizionaren Maria e Mëshirës Hyjnore, e cila tha se të copëtohej zemra tek e shikoje.)

Bija ime, brenga ime ndaj ligësisë kaq e dukshme në botë ma thyen Zemrën, kur i shoh ata shpirtra të humbur të zhyten më thellë në humnerën e errësirës nga e cila nuk ka asnjë kthim.

Satani i ngacmon tani, fëmijët e mi, ndërsa me shpejtësi i vjedh shpirtrat e atyre që nuk kanë aspak dashuri për Zotin në zemrat e tyre. Është e frikshme, bija ime, se të njëjtët ata shpirtra nuk e kanë idenë se me çfarë do të përballen pas vdekjes.

Lotët e mia të trishtimit vërshojnë në një lum të pafund hidhërimi ndërsa shoh gjithashtu torturën dhe vuajtjen e plotë që Biri im po duron tani.

Dora e Atit tim qiellor është gati për të rënë si ndëshkim, tani në disa pjesë të botës. Ato kombe që po planifikojnë një mizori të tmerrshme për të vrarë kombe do të ndëshkohen rëndë. Unë nuk mund ta mbaj Dorën e Atit tim, e tillë është thellësia e Zemërimit të Tij.

Lutuni për ata që do të pësojnë këtë ndëshkim të rëndë. Lutuni për shpirtrat e tyre. Veprimet e tyre duhen ndaluar, se përndryshe ata do të zhdukin jetët e miljona fëmijve të mi të gjorë. Veprimet e tyre djallëzore nuk mund të lejohen, pasi ata do të synojnë të shkaktojnë shkatërrim të tmerrshëm mbi ato kombe të tjera që ata i shohin si të jenë armiqtë e tyre.

Lutuni, lutuni, lutuni para ndëshkimit, për ta lehtësuar vuajtjen e të pafajshmëve.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Brengave

Mesazhi ne anglisht:


Monday, 23 May 2016

Luftë e tmerrshme po orkestrohet

E Enjte, 1 Dhjetor 2011, në 12:00

Bija Ime, një Ndëshkim i Madh do të bjer mbi botën me qëllim që të mbrohen të pafajshmit.

Një ligësi e madhe, që mund të krijoj një Luftë Botërore të tmerrshme, është duke u orkestruar.

Dora e Atit Tim do të bjer dhe do t’i ndëshkoj ata shpirtra të mashtruar nga Satani. Ata nuk do të lejohen të realizojnë planin e tyre djallëzor.

Pak nga ju, fëmijë, në botë e dinë se çfarë po ndodh në të vërtetë.

Kaq të kujdesshëm janë këto grupe sa çfarë ju shikoni të shfaqet para jush kur kombi sulmon kombin nuk është tamam ashtu si duket.

Po bëhet një përpjekje e qëllimshme për të krijuar një luftë për të vrarë miljona.

Ati Im nuk mund të rri pa bërë asgjë. Ai duhet të ndërhyj.

Lutuni, lutuni dhe lutuni, fëmijë, për shpëtimin e shpirtrave.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Fushata e Lutjes (11): Ndaloje urrejtjen e vizionarëve

E Mërkurë, 30 Nëntor 2011, në 20:00

O Zemra e Shenjtë e Jezusit, të lutem ndaloje urrejtjen dhe xhelozinë, që egziston mes ndjekësve të Tu, kundrejt vizionarëve të Tu të vërtetë në këto kohë.

Unë lutem që Ti ta dëgjosh lutjen time për t’i dhënë vizionarëve të Tu forcën që ju duhet për të shpallur Fjalën Tënde Më Të Shenjtë tek një botë jobesimtare.

Amin.


Mesazhi ne anglisht:

Sunday, 22 May 2016

Unë do t’ju shpëtoj nga tmerret e botës suaj

E Mërkurë, 30 Nëntor 2011, në 15:30

Bija Ime e dashur, ata që janë kaq të shqetësuar për ta vërtetuar dashurinë e tyre për Mua, shumë shpesh gjejnë dëshpërim në shpirtrat e tyre, që i bën ata të mos e ndjejnë Dashurinë Time. Kjo mund të jetë kaq e papritur, sa mund ta lër shpirtin në një gjëndje të tillë të braktisjes sa i duket sikur kurrë nuk do të përmirësohet nga ndjesia e dobësisë dhe e mungesës së besimit.

Mos kini frikë, fëmijë. Braktisja është diçka që ju do ta ndjeni kur jeni pranë Meje. Unë ndjeva të njëjtën braktiskje ndërsa isha në Tokë nga Ati Im i dashur. Unë u ndjeva i humbur dhe i vetmuar ndërsa përpiqesha të komunikoja me Atë shumë herë.

Kjo është një sprovë e rëndë që ju do ta vuani kur jeni një besimtar i vërtetë në Zotin. Kjo është mënyra e Satanit për t’ju larguar që pas një farë kohe ai shpreson që ju të hiqni dorë nga kërkimi për Mua dhe të ktheheni në udhët e botës, të cilat do t’ju gëzojnë, por që nuk do t’ju japin kënaqësi.

A nuk e dini se lutja do ta ndaloj këtë të ndodhi? A nuk e kuptoni se Unë e lejoj këtë për të mirën tuaj dhe si pjesë e pregatitjes suaj për të fituar një forcë shpirtërore që arrihet vetëm përmes kësaj braktisje?

Udhët e Atit Tim janë të vështira që t’i kuptoni ju, fëmijë. Vetëm besoni tek Unë, Jezusi juaj, dhe më thërrisni Mua për t’ju dhënë hiret që ju duhen për të luftuar me Mua për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja. Ata duhet të shpëtohen nga planet djallëzore të orkestruara në botë nga ato forca që kërkojnë t’ju kontrollojnë përmes vetë gjërave që ju nevojiten për të mbijetuar.

Dijeni, fëmijë, Unë Jam kaq pranë të gjithë ndjekësve të Mi sa kur të ndodhi Paralajmërimi ushtria Ime do të vërshoj menjëherë për tu bërë një kundërshtare e fuqishme e Satanit.

Shpresa, fëmijë, kurrë nuk duhet humbur. Unë do t’ju shpëtoj nga tmerret e botës suaj, e cila është në rrëmujë të plotë të shkaktuar nga mungesa e besimit në Atin Tim të Përjetshëm.

E gjitha kjo do të ndryshoj kur bota do të dëshmoj provën që i duhet për ta pranuar Egzistencën e Hyjit Atë.


Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:



Sunday, 15 May 2016

Virgjëra Maria: Dhurata ime per ta mundur dhe per ta shkaterruar djallin

29 Nëntor 2011, në 21:00  

Fëmija im, tregoju te gjithë ketyre qe ndjekin Birin tim te dashur, Jezu Krishtin, qe te kerkojne mbrojtjen time gjate gjithe kohes. Ditëve te satanit po ju vjen fundi shpejt dhe shume femije janë te pambrojtur ndaj tundimeve te tij.

Duke më kërkuar mua mbrojtje dhe hiret e mija speciale, satani nuk do t’i lendoj femijet e mi apo t’i largoj ata nga Biri im. 

Ҫdonjëri është në shënjestren e satanit sot pasi ai endet kudo duke kërkuar shkatërrimin e shpirtrave. Sulmimet e tij janë ma të egra kur ju jeni ndjekës të dëvotshëm të Zotit dhe kur ju keni nje besim te fortë. Urrejtja e tij per keta lloj shpirterash do ju shkaktoj atyre dhimbje dhe çoroditje.

Ai, mashtruesi, ka vetem nje qellim qe te joshi te gjithe shpirtrat qe ata do ndjekin ate dhe keshtu ai mund te shkaterroj mundësinë e tyre per shpetimin e perjetshem.

Lutuni çdo moment qe mund ta keni per mbrojtjen time kundër djallit. Mua më është dhënë Dhurata e madhe nga Ati im qiellor per ta mundur dhe shkatërruar gjarperin. 

Kur ju ktheheni tek unë për ndihmë, une gjithmonë do ju ndihmoj te ktheheni tek Biri im per ngushëllim që ju më së shumti keni nevojë dhe qe do të qetësojë shpirtin tuaj.

Lutuni, lutuni, lutuni dhe thoni Ruzarën time të Shejtë që është arma ma e fuqishme per ta penguar satanin te shkatërroj jetën tuaj.

Faleminderit qe jeni përgjigjur thirrjes time, fëmija im, sepse kisha nevojë te rikujtoja ty mbi urgjencen per të kërkuar ndihmen time sepse ti je nën sulme te egra në ketë fazë te Misionit tënd.
                                

Shko në paqe
                         
Nëna juaj Qiellore.
                      
Maria, Mbretëresha e Parajsës.


Mesazhi ne anglisht:

Fushata e Lutjes (10): Mbajtja e Flakës së Dashurisë Tënde

E Martë, 29 Nëntor 2011, në 15:35

Na ndihmo, Jezus i dashur, të ngrihemi pa frikë në Emrin Tënd dhe të mbajmë Flakën e Dashurisë Tënde nëpër gjithë kombet.

Jepna ne, fëmijve të Tu, forcën për t’i bërë ballë abuzimit që do të marrim mes të gjithë atyre që nuk janë besimtarë të vërtetë në Mëshirën Tënde.


Amin.

Mesazhi ne anglisht:

Fushata e Lutjes (9): Oferta e Vuajtjes si një Dhuratë

E Hënë, 28 Nëntor 2011, në 20:30

O Zemra Më e Shenjtë e Jezusit, më mëso të pranoj fyerjet, në Emrin Tënd të Shenjtë, kur të shpall Fjalën Tënde me mirënjohje të përulët.

Më mëso të kuptoj se si poshtërimi, dhimbja dhe vuajtja, më sjellin më pranë Zemrës Tënde të Shenjtë.

Më lejo të pranoj sprova të tilla me dashuri dhe bujarinë e shpirtit, me qëllim që të mund t’i ofroj ato si Dhurata kaq të shtrenjta për Ty, për të shpëtuar shpirtrat.


Amin.

Mesazhi ne anglisht:

Ecni Krah Meje dhe ju do të pështyheni

E Hënë, 28 Nëntor 2011, në 20:00

Bija Ime e dashur, ju duhet ta kujtoni se kur më shërbeni Mua, jeta juaj do të jetë gjithmonë një shtrat gjëmbash. Asgjë nuk do të jetë e lehtë, por dijeni se kur jeni një shpirt i zgjedhur, kjo nuk vjen pa sakrificë. Në këtë udhëtim që ju ndërmerrni duke ecur Krah Meje, ju do të pështyheni, pengoheni, talleni, shkelmoheni dhe torturoheni kur nuk e prisni. Të gjithë ata që e shpallin Fjalën Time hapur do të pësojnë gjithashtu të njëjtat keqtrajtime.

Megjithatë, nuk do të jetë deri kur ju t’i pranoni këto poshtërime dhe sprova, si pjesë e kryqit që ju mbani kur zgjodhët të punoni për Mua, që ju do të arrini pjekurinë drejt përsosmërisë shpirtërore që pritet nga ju.

Pranoji, bija Ime, poshtërimet, dhimbjen dhe vuajtjen e hedhur drejt teje. Sigurisht që tani ti dhe gjithë ushtarët e Mi të dashur, të cilët i pranojnë udhëzimet e Mia më të shenjta përmes këtyre Mesazheve, duhet ta dini se Jam Unë Ai që ecën krah jush.


Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Monday, 9 May 2016

Unë nuk tregoj data

E Djelë, 27 Nëntor 2011, në 15:00

Bija Ime e dashur, ti duhet të qëndrosh e qetë dhe e përmbajtur dhe vendose gjithë besimin tënd tek Unë.

Koha për Paralajmërimin pothuajse është afër dhe ti duhet të jesh e duruar. Lutu, bija Ime, që gjithë njerëzimi të mund të shpëtoj përmes Dhuratës Sime.

Të lutem mos i supozo datat, sepse Unë të kam thënë shumë herë se Unë nuk tregoj data.

Ju nuk duhet t’i dini ato. Kini durim. Koha për Paralajmërimin do të jetë sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.

Vendoseni gjithë besimin tuaj tek Unë dhe lëreni gjithçka në Duart e Mia.


Jezusi juaj i dashur


Mesazhi ne anglisht:



Bota do të ndryshoj përgjithmonë

E Enjte, 24 Nëntor 2011, në 21:00

Bija Ime e dashur, mos ki frikë sepse koha është afër për ty dhe për mbarë botën. Ky udhëtim ka qënë intensiv për ty, bija Ime, gjatë së cilës ka qënë një periudhë kohe kaq e shkurtër. Ti ju binde Vullnetit Tim të Shenjtë që në fillim, edhe pse kishe dyshime.

Pavarësisht se u përbuze në disa qëndra, dhe në veçanti nga ata që pohojnë të jenë dishepujt e Mi të shenjtë dhe të Nënës Sime të dashur, ti kurrë nuk hezitove t’i komunikosh botës Fjalën Time të Shenjtë. Shpërfille gjithë këtë lëndim sepse ka kaluar tashmë.

Tani që Unë vij me Mëshirën Time të madhe të gjithë fëmijët e Mi me besim të vërtetë do të përulen me falenderim për të më mirëpritur Mua dhe për ta pranuar Mëshirën Time. E Vërteta tanid do të zbulohet.

Ngrihuni të gjithë ju dhe priteni me gëzim ardhjen Time.

Bota do të ndryshoj përgjithmonë.

Mbajeni mënd, është prej Dashurisë Sime të thellë për të gjithë ju, përfshi ata prej jush që e përbuzin Fjalën Time të Shenjtë, apo që më mohojnë Mua, që Unë vij për t’ju shpëtuar ju edhe njëherë.


Shpëtimtari dhe Shpenguesi juaj
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:



Fushata e Lutjes (8): Rrëfimi

E Martë, 22 Nëntor 2011, në 20:30

Unë, Jezusi, Mbreti dhe Shpëtimtari juaj, tani paraqes lutjen Time për Rrëfim. Kjo lutje duhet të thuhet, për të lypur mëshirë për faljen e mëkatit gjatë dhe pas Paralajmërimit.

Jezusi më i dashur, unë të kërkoj Ty të më falësh për të gjitha mëkatet e mia dhe për lëndimin dhe dëmin që ju kam shkaktuar të tjerëve. Unë me përulësi lutem për hiret, për të mos fyer Ty përsëri dhe të ofroj pendesë sipas Vullnetit Tënd Më Të Shenjtë.

Unë kërkoj falje për çdo fyerje në të ardhmen, që unë mund të kryej dhe që do të shkaktoj Ty dhimbje dhe vuajtje. Më merr me Vete në Epokën e Re të Paqes, që të mund të bëhem pjesë e familjes Tënde përjetësisht.

Unë të dua Ty, Jezus.
Unë kam nevojë për Ty.
Unë të nderoj Ty dhe gjithçka që Ti përfaqëson.
Më ndihmo, Jezus, që të mund të bëhem i vlefshëm të hyj në Mbretërinë Tënde. Amin.

Shpëtimtari juaj

Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:

Fushata e Lutjes (7): Lutje për ata që e refuzojnë Mëshirën

E Martë, 22 Nëntor 2011, në 20:00

Bija Ime e dashur, ardhja Ime për të shpëtuar njerëzimin, përsëri, para Gjykimit Final është kaq afër. Gëzimi Im është i përzjerë me vuajtje të thellë për shkak të atyre shpirtrave që do ta refuzojnë Mëshirën Time.

Ti, bija Ime, duhet të luftosh së bashku me ushtrinë Time të atyre bijve të dashur të Kryqit për t’i shpëtuar këta shpirtra. Kjo është Lutja që ata duhet të thonë për të lypur Mëshirë për shpirtrat në errësirë.

Jezus, unë të kërkoj Ty t’i falësh ata mëkatarë, kaq të errët në shpirt, të cilët do ta refuzojnë Dritën e Mëshirës Tënde.

Fali ata, Jezus, unë të përgjërohem Ty, që t’i shlyesh nga mëkatet, nga të cilat e kanë aq të vështirë të largohen.

Vërshoi zemrat e tyre me Rrezet e Tua të Mëshirës dhe jepu atyre mundësinë të kthehen në përqafimin Tënd.
Amin.


Jezusi juaj i dashur


Mesazhi ne anglisht:

Friday, 6 May 2016

Fushata e Lutjes (6): Lutje për të ndaluar antikrishtin

E Martë, 22 Nëntor 2011, në 11:00

O Jezus, unë lutem që Zoti në Mëshirën e Tij ta ndaloj antikrishtin dhe ushtrinë e tij djallëzore të shkaktoj terror dhe të sjelli mundime mbi fëmijët e Tu.

Ne lutemi që ai të ndalohet dhe që dora e ndëshkimit të shmanget përmes konvertimit që do të arrihet gjatë Paralajmërimit. 

Amin.

Mesazhi ne anglisht:

Fushata e Lutjes (5): Lavdëroje Hyjin Më Të Lartin

E Hënë, 21 Nëntor 2011, në 19:00

Bija Ime, bota duhet ta ofrojë këtë Lutje të veçantë në lavdërime dhe falenderime ndaj Hyjit Atë për Mëshirën që Ai i ka dhënë mbarë botës.

O Ati i Përjetshëm, ne të ofrojmë Ty lutjet tona, si një falenderim i gëzueshëm, për Dhuratën Tënde të çmuar të Mëshirës ndaj gjithë njerëzimit.

Ne gëzojmë dhe të ofrojmë Ty, Mbreti Ynë I Lavdishëm, lavdërimin dhe adhurimin tonë për Mëshirën Tënde të dashur dhe të butë.

Ti, Hyji Më I Larti, je Mbreti ynë dhe për këtë Dhuratë që Ti tani na sjell, ne shtrihemi para Këmbëve të Tua në shërbim të përulët. Të lutemi Zot, ki Mëshirë për të gjithë fëmijët e Tu. Amin.

Jezusi juaj

Mesazhi ne anglisht:



Fushata e Lutjes (4): Bashkoi të gjitha Familjet

E Djelë, 20 Nëntor 2011, në 18:00

Bija Ime, kjo Lutje është e rëndësishme sepse ajo do të ndihmoj në bashkimin e familjeve që ata të mbeten të bashkuar në një në Mbretërinë Time të Re të Parajsës në Tokë.

Bashkoi të gjitha familjet, Jezus, gjatë Paralajmërimit, që ata të mund të marrin Shpëtimin e Përjetshëm.

Unë lutem që të gjitha familjet të qëndrojnë së bashku, të bashkuar me Ty, Jezus, që të mund të trashëgojnë Parajsën Tënde të Re në Tokë. Amin.

Shpëtimtari juaj i dashur

Shpenguesi i Njerëzimit, Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:

Fushata e Lutjes (3): Largoje frikën nga bota

E Shtunë, 19 Nëntor 2011, në 19:00

Bija Ime e dashur, Unë tani të jap ty Lutjen për të larguar frikën nga bota:

O Zoti im Jezu Krisht, unë të lutem Ty ta largosh frikën nga bota, e cila i largon shpirtrat nga Zemra Jote e dashur.

Unë të lutem që shpirtrat të cilët do të përjetojnë frikë të vërtetë gjatë Paralajmërimit, do të ndalojnë dhe do ta lejojnë Mëshirën Tënde të vërshoj në shpirtrat e tyre, me qëllim që të jenë të lirë të duan Ty ashtu si duhet. Amin.

Shpëtimtari juaj i dashur

Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:

Fushata e Lutjes (2): Lutje Për Udhëheqësit Global

E Premte, 18 Nëntor 2011, në 21:00

Bija Ime e dashur, sot Unë i kërkoj ndjekësve të Mi ta ofrojnë këtë Lutje për të shpëtuar ata fëmijë të gjorë që torturohen nga liderat e vëndeve të tyre të cilët janë të udhëhequr nga forcat globale, jo nga Zoti.

Ati Im i Përjetshëm, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, kërkoj që Ti të mbrosh fëmijët e Tu nga persekutimi, që po komplomentohet nga forcat globale, kundër kombeve të pafajshëm.

Unë lutem për faljen e mëkatit të atyre shpirtrave që janë shkaku i kësaj vuajtje, me qëllim që ata të mund të kthehen tek Ty me zemër të përulët dhe të penduar.


Të lutem, jepu fëmijve të Tu të munduar forcën për të përballuar vuajtje të tilla për shlyerjen e mëkateve të botës, përmes Krishtit Zotit Tonë. 

Amin.

Mesazhi ne anglisht:

Fushata e Lutjes (1): Dhurata ime për Jezusin për të Shpëtuar shpirtrat

E Enjte, 17 Nëntor 2011, në 21:00

Bija Ime e dashur, të lutem t’ju kërkosh fëmijve të Mi t’i recitojnë këto Lutje që tani deri në Paralajmërimin. Ndjekësit e Mi kërkohet t’i recitojnë këto Lutje që Unë do të jap ty çdo ditë për të shpëtuar shpirtrat. Kjo është lutja e parë:

Dhurata Ime për Jezusin për të Shpëtuar Shpirtrat

“Jezusi im i dashur, Ti Që na do ne kaq shumë, më lejo mua, në mënyrën time të përvujtur të ndihmoj në shpëtimin e shpirtrave të Tu të shtrenjtë. Ki Mëshirë për të gjithë mëkatarët, pavarësisht se sa rëndë të kanë fyer Ty.

Më lejo mua, përmes lutjes dhe vuajtjes, të ndihmoj ata shpirtra të cilët nuk mund të shpëtojnë gjatë Paralajmërimit, të kërkojnë një vënd pranë Teje në Mbretërinë Tënde.

Dëgjoje lutjen time, O Jezus i dashur, për të ndihmuar Ty t’i fitosh ata shpirtra për të cilët ke mall.

O Zemra e Shenjtë e Jezusit, unë të premtoj besnikërinë time ndaj Vullnetit Tënd Më të Shenjtë, gjatë gjithë kohës. Amin.”

Shpëtimtari juaj

Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:

Pregatitjet tani kanë përfunduar

E Mërkurë, 16 Nëntor 2011, në 20:30

Bija Ime e dashur, dëgjo tani. Të lutem t’i sigurosh të gjithë fëmijët e Mi se besimi do të garantoj shpëtimin e tyre. Kjo është gjithçka që ka rëndësi tani.

Dashuria për Mua dhe për njëri tjetrin do të jetë udha juaj drejt Parajsës.

Nëse e doni njëri tjetrin ashtu si ju dua Unë, ajo duhet të jetë e pakushtëzuar. Ju duhet t’i pranoni të metat e njëri tjetrit. Falni, fëmijë. Grindjet nuk vijnë nga Qielli. Ato shkaktohen nga mashtruesi për të krijuar trazira.

Ngrihuni tani dhe lutuni, lutuni, lutuni për Mëshirën Time të madhe, ndërsa koha tashmë po afron.

Pregatitjet tani kanë përfunduar.

Ju thjesht prisni tani.

I pregatisni shpirtrat tuaj dhe lutuni për njëri tjetrin. Thjesht prano Vullnetin Tim të Shenjtë, bija Ime.

Mos kërkoni shpjegime. Ndiqni udhëzimet e Mia dhe tregoni bindje gjatë gjithë kohës. Mos bini në kurthe të ngritura për t’ju bërë të rrëzoheni. Satani kërkon që ju të rrëzoheni që t’ju shkeli, por Unë duhet t’ju kujtoj përsëri të qëndroni të heshtur. Ta vuani çdo indinjatë me sytë e ulur përtokë në përulësi të plotë.
Më imito Mua, bijë, në gjithçka që bën. Me ta bërë këtë Satani nuk mund të ketë sukses me ty.

Shkoni tani dhe prisni, sepse Unë Jam duke ardhur përsëri.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht: