Thursday, 30 June 2016

Çdo lloj Mëshire do të tregohet ndaj atyre që nuk e duan Atin Tim

E Enjte, 29 Dhjetor 2011, në 15:00

Bija Ime e dashur, fëmijët e Mi ngado do të zgjohen nga një përgjumje e zbrazët, e thellë së shpejti. Kur ata të zgjohen ndaj Paralajmërimit, shumë do të jenë të tmerruar. Për ata që do të jenë të frikësuar Unë kam këtë për të thënë.

Të jeni mirënjohës që po zgjoheni nga errësira.

Gëzohuni që po ju tregohet Drita Ime e Mëshirës. Nëse kjo është e dhimbshme, atëherë Unë ju lutem ta duroni këtë pastrim me përulësi. Sepse pa këtë pastrim ju nuk do të keni jetën e përjetshme, e cila është e drejta juaj.

Lutuni tek Unë për t’ju ndihmuar gjatë këtyre momenteve të vështira dhe Unë do t’ju ngre dhe do t’ju jap forcën që ju duhet.

Refuzojeni Dorën Time të Mëshirës dhe juve do t’ju jepet vetëm një periudhë shumë e shkurtër për t’u penduar.

Çdo lloj Mëshire do të tregohet ndaj atyre prej jush që nuk e duan Atin Tim. Por dijeni se durimit të Tij po i vjen fundi.

Do të jetë një Vepër e madhe e Mëshirës Sime që do të tregohet. Do të varet nga ju për t'u bërë të përulur dhe të lypni Mëshirë. Ju nuk mund të detyroheni ta bëni këtë.

Lutuni që nëse ju nuk mund ta duroni këtë pastrim, atëherë të tjerët të luten për shpirtin tuaj.

Kurrë mos u trëmbni nga Unë, kurrë mos e refuzoni Dorën Time të Shpëtimit. Sepse pa Mua, ju jeni asgjë. Mos prisni të thërrisni për Dashurinë Time kur do të jetë tepër vonë për t’ju ndihmuar.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Tuesday, 28 June 2016

Virgjëra Mari: Rozarja ime mund të shpëtoj kombe

E Enjte, 29 Dhjetor 2011, në 14:15

Bija ime, recitimi i Rozares sime të Shenjtë mund të shpëtoj kombe.

Fëmijët e mi kurrë nuk duhet ta harrojnë fuqinë e Rozares sime të Shenjtë.

Ajo është kaq e fuqishme sa e bën mashtruesin të pafuqishëm. Ai nuk mund t’ju bëj asgjë juve apo familjes suaj, kur e recitoni atë përditë.

Të lutem kërkoi fëmijve të mi të fillojnë të thonë Rozaren time të Shenjtë që nga kjo ditë e tutje për të mbrojtur jo vetëm familjet e tyre, por edhe komunitetet e tyre.

Rozarja është arma më e fuqishme kundër planeve të të ligut për të shkatërruar çfarë të mundet, në këto ditët e tij të fundit në Tokë.

Kurrë mos i nënvlerësoni gënjeshtrat që ai mbjell në mëndjet e njerëzve për t’i larguar fëmijët e mi nga e Vërteta.

Sa shumë, nën influencën e tij, do të godasin dhe luftojnë kundër të Vërtetës së Mëshirës së madhe të Birit tim.

Duke e thënë Rozaren time të Shenjtë ju mund t’i mbroni këta shpirtra nga gënjeshtrat.

Zemrat e tyre mund dhe do të hapen nëse ju gjeni kohën për ta thënë Rozaren time.

Lutuni tani që fëmijët e mi t’i hapin zemrat e tyre ndaj të Vërtetës. Lutuni gjithashtu që të gjithë fëmijët e mi të gjejnë forcën për ta pranuar Mëshirën e Birit tim.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Ëngjëjve.

Mesazhi ne anglisht:


Sunday, 26 June 2016

Hyji Atë: Pranojeni këtë mundësi të fundit ose përballuni me një ndëshkim të tmerrshëm

E Mëkurë, 28 Dhjetor 2011, në 15:15

Bija Ime, ti tani e ke për detyrë t’i informosh fëmijët e Mi ngado mbi nevojën urgjente për të kërkuar shpengim. 

Prej Mëshirës Sime të madhe, Unë tani dërgoj Birin Tim për t’i ofruar njerëzimit një mundësi të fundit për t’u kthyer tek Unë, Ati i tyre qiellor.

Unë mund ta zbuloj se Mëshira e madhe që do t’ju tregohet të gjithë fëmijve të Mi do të ndodhi vetëm një herë. Ata, fëmijët e Mi, duhet ta pranojnë këtë mundësi të fundit të shpëtimit, ose ta pranojnë se një ndëshkim i tmerrshëm do të bjer mbi botën.

Çdo shpirt i vetëm mbi Tokë së shpejti do të dëshmoj shenjat e Ndriçimit të Ndërgjegjes. Secili prej tyre do të bjer në gjunjë nga turpi kur ta shikojnë, ndoshta për të parën herë, se sa të dhimbshme shfaqen mëkatet e tyre në Sytë e Mi.

Për ata me një zemër të mirë dhe të përulur, do ta pranojnë këtë Mëshirë të madhe me mirënjohje dhe lehtësim.

Për të tjerët, ata do ta kenë këtë një sprovë shumë të vështirë dhe shumë do ta refuzojnë Dorën Time të Dashurisë dhe Miqësisë.

Lutuni për këta shpirtra urgjentisht, bija Ime, sepse pa lutje, atyre nuk mund t’ju jepet një mundësi e dytë.

Bota më në fund do ta pranoj Pushtetin e Atit të tyre qiellor kur mbrekullia në qiell të dëshmohet ngado prej gjithkujt. Lindja e Botës së Re është pothuajse afër. Kapeni Mëshirën Time tani sa e keni mundësin. Mos e lini atë për minutën e fundit.

Bashkohuni në një me Mua për ta pranuar Epokën e Re të Paqes, që i pret të gjithë ata shpirtra zemërmirë të cilët më duan Mua.

Megjithatë, Mëshira Ime është kaq e madhe, sa Lutja që Biri Im i ka dhënë botës përmes teje, bija Ime, për imunitet për këta shpirta (shiko më poshtë pjesë nga Kryqëzata e Lutjes numër 13) do të jetë kaq e fuqishme sa shpirtrat që janë akoma në errësirë mund dhe do të shpëtohen.

“O Ati Qiellor, përmes Dashurisë së Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, Vuajtja e të Cilit në Kryq na shpëtoi nga mëkati, të lutem shpëtoji të gjithë ata që akoma e refuzojnë Dorën e Tij të Mëshirës. Vërshoi shpirtrat e tyre, Ati i dashur, me shenjën Tënde të Dashurisë. Unë të lutem Ty, Ati Qiellor, dëgjoje lutjen time dhe shpëtoji këto shpirtra nga mallkimi i përjetshëm. Përmes Mëshirës Tënde lejoi ata të jenë të parët për të hyrë në Epokën e Re të Paqes në Tokë. Amen.”

Mos harroni, fëmijë, fuqinë e lutjes dhe si ajo mund ta lehtësoj ndëshkimin.

Lutuni, lutuni, lutuni që bota të mund të shpëtoj dhe që Ndëshkimi i Madh të mund të evitohet.

Ati juaj qiellor
Hyji Më i Larti

Mesazhi ne anglisht:


Friday, 24 June 2016

Virgjëra Mari: Dhimbjet e lindjes kanë filluar

E Martë, 27 Dhjetor 2011, në 14:00

Bija ime, dhimbjet e lindjes kanë filluar.
Koha ka ardhur për lindjen e një Bote të Re, një Fillim i Ri.
Shumë ndryshime do të ndodhin tani në Tokë të tilla që nuk janë dëshmuar më parë.  

Ati im qiellor po e dërgon Birin tim të dashur, Jezu Krishtin për ta shpëtuar njerëzimin edhe njëherë nga ligësia e tij.

Ti, bija ime, do të dëshmosh një seri ngjarjesh, që tashmë të janë treguar ty.
Ti nuk duhet të kesh frikë sepse ky pastrim është i rëndësishëm për ta zgjuar njerëzimin, nëse shpirtrat do të shpëtohen.

Shenjat do të fillojnë ashtu si janë parashikuar. Fëmijët e mi duhet t’i pranojnë këto ndryshime me një zemër të përulur dhe të penduar.

Lutuni, lutuni që shpirtrat të heqin dorë nga mëkati i krenarisë dhe të kërkojnë falje për fyerjet e tyre kundrejt Hyjit Atë.

Mos shpengimi i vetvetes do të çoj në një ndëshkim të rëndë.
Mëshira e Birit tim është kaq e madhe sa Ai do t’i japi kohë fëmijve të mi të pendohen.

Por ju duhet të luteni tani për të gjithë shpirtrat që të jenë të denjë të hyjnë në Epokën e Re të Paqes.

Nëna juaj e dashur
Maria, Mbretëresha e Qiellit

Mesazhi ne anglisht:


Thursday, 23 June 2016

Unë u akuzova për herezi dhe blasfemi kur isha në Tokë

E Hënë, 26 Dhjetor 2011, në 15:50

Unë Jam Jezusi juaj, i Cili kurrë nuk ju braktis, pavarësisht se sa shumë ju vuani. Unë Jam Alfa dhe Omega, Biri i Zotit i bërë njeri dhe i lindur prej Virgjërës Mari të Papërlyme.

Bija Ime e dashur, ngrihu mbi këtë shpërthim të papritur të vuajtjes dhe kurrë mos e harro numrin e shpirtrave që po shpëton në vazhdimësi.

Fëmijët e Mi duhet të vuajnë gjatë pastrimin me qëllim që shpirtrat e tyre të pastrohen në këtë kohë. Prandaj ata duhet të mësohen me këtë. Shumë nga fëmijët e Mi janë akoma duke u pastruar para se të ndodhi Paralajmërimi. Ata do ta kuptojnë përse po ju ndodh kjo me kalimin e kohës, bija Ime.   

Ëngjëjt janë me ty gjatë gjithë kohës, si kurrë më parë. Sepse ti, bija Ime, tani do të tërheqësh numrin më të madh të sulmeve, deri tani, për shkak të këtyre Mesazheve.

Çdo Fjalë që Unë shqiptoj do të bëhet copë copë tani.

Çdo mësim dhe të Vërtetën që Unë përpiqem ta komunikoj me botën tani, do të vihet në pyetje dhe do të konsiderohet të jetë blasfemuese.

Fjala Ime e Shenjtë, kur ju mësua ndjekësve të Mi kur Unë isha në Tokë u kritikua gjithashtu.

Unë u akuzova për herezi, blasfemi dhe që i toleroja mëkatarët, kur Unë ecja mes popullit Tim. Fjala Ime nuk u pranua atëherë në shumë qëndra dhe sidomos mes priftërinjve dhe Farizenjve.

Bija Ime, ata njerëz, përçmimet mburrëse të të cilëve, për arsye të njohurive të tyrë të vetë-quajtura mbi Shkrimin, që vazhdojnë t’i sulmojnë këto Mesazhe, do të jenë ofenduesit më të këqinj. Ata me arrogancë do të argumentojnë se interpretimi i tyre i gabuar mbi Ungjillin e Shenjtë është më i rëndësishëm se e Vërteta.

Krenaria e tyre i pengon ata ta dallojnë Zërin Tim kur komunikohet në botë sot.

Kurrë mos u angazho me këta shpirtra të gjorë, bija Ime, sepse ata nuk janë nga Drita. Për fat të keq, ata e besojnë veten se janë. Mos harro, ata që i përçmojnë dhe i tallin të tjerët në Emrin Tim nuk më përfaqësojnë Mua.

Ata nuk tregojnë dashuri, mirëkuptim apo përulësi.

Këto sulme janë duke u shtuar për të ndaluar ty në këtë Punë dhe për të krijuar dyshime të reja në mëndjen tënde. Lutu për këta njerëz. Shpërfilli ata. Përqëndrohu vetëm tek Zëri Im dhe mos lejo që kjo Punë e Shenjtë të ndikohet në këtë mënyrë.

Satani po punon aktivisht brënda këtyre shpirtrave dhe do të përdori çdo formë të argumentit dinak për t’i nënvlerësuar këto Mesazhe nga Buzët e Mia. Duke u angazhuar apo duke reaguar ndaj këtyre sulmeve, i jep Satanit fuqinë që ai kërkon.

Shko tani e qetë. Vazhdo të shikosh përpara dhe qëndro e bindur ndaj dëshirave të Mia gjatë gjithë kohës. Kujtohu se më ke dhuruar Mua dhuratën e vullnetit tënd të lirë. Prandaj, më lejo Mua të të drejtoj. Beso tek Unë plotësisht.

Unë ju dua.
Jezusi juaj

Mesazhi ne anglisht:



Wednesday, 22 June 2016

Nderoni rëndësinë e Familjes

E Djelë, 25 Dhjetor 2011, në 18:00


Sot, bija Ime, është festa e Lindjes Sime. Ajo është gjithashtu një ditë e veçantë për familjet.

Mos harroni, Familja e Shenjtë lindi gjithashtu në këtë ditë. Kjo Familje e Shenjtë ndikon mbi njerëzit në mbarë botën sot.

Ashtu si të gjithë shpirtrat në Tokë janë pjesë e familjes së Atit Tim të Përjetshëm, po ashtu dhe njerëzit ngado duhet ta nderojnë rëndësinë e familjes.

Është vetëm përmes familjes që dashuria e vërtetë lind. Ndërsa shumë familje në botë vuajnë nga përçarja, zemërimi dhe ndarja, është e rëndësishme të kuptohet kjo.

Nëse nuk do të kishte asnjë familje mbi Tokë, nuk mund të kishte jetë. Familja përfaqëson gjithçka që Ati Im i Përjetshëm dëshiron për fëmijët e Tij në Tokë.

Familjet, kur janë së bashku, krijojnë një dashuri intime të njohur vetëm në Qiell. Dëmtoni familjen dhe ju do të dëmtoni dashurinë e pastër që egziston brënda secilit shpirt, që është pjesë e kësaj familje.

Satani do t’i përçaj familjet. Përse? Sepse ai e di se thelbi i dashurisë, i rëndësishëm për rritjen shpirtërore të njerëzimit, do të vdesi kur familja është e copëtuar.

Ju lutem të luteni, fëmijë, që familjet të bashkohen. Lutuni për familjet të luten së bashku. Lutuni për ta penguar Satanin të hyj në familjen tuaj.

Kurrë mos harroni se ju të gjithë jeni pjesë e familjes së Atit Tim dhe ju duhet ta imitoni këtë bashkim në Tokë sa herë të jetë e mundur. E di që nuk është gjithmonë e mundur, por gjithmonë të përpiqeni për bashkim familjar me qëllim që ta ruani dashurinë për njëri tjetrin.

Nëse ju nuk e keni një familje në Tokë atëherë dijeni se ju jeni pjesë e familjes që Ati Im e krijoi. Përpiquni të bashkoheni me familjen e Atit Tim në Epokën e Re të Paqes.

Lutuni për hiret e duhura për t’ju dhënë mundësinë të gjeni familjen tuaj të duhur në këtë Parajsë të Re, në të cilën ju do të jeni të ftuar të hyni në Ardhjen Time të Dytë.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:


Sunday, 19 June 2016

Hyji Atë: Biri Im është dërguar për të deklaruar Fronin e Tij të Drejtë

E Shtunë, 24 Dhjetor 2011, në 18:00

Bija Ime, ashtu si Unë dërgova një Shpëtimtar në botë herën e parë për të shpëtuar njerëzimin, po ashtu Unë Jam gati tani ta dërgoj Birin Tim, Jezusin, Shpenguesin e njerëzimit, edhe një herë, për të shpëtuar ata shpirtra që përndryshe nuk mund të shpëtonin.

Fëmijët e Mi duhet ta kuptojë rëndësinë e Sakrificës së hidhur që Unë e bëra për njerëzimin kur Unë e dërgova Birin Tim herën e parë.

Kur Unë e kuptova se e vetmja mënyrë për ta shpenguar njerëzimin ishte të dërgoja një Shpëtimtar, Unë e dija se nuk mund të prisja ndonjë profet apo shpirt të zgjedhur të vuante një Sakrificë të tillë. Unë vendosa, përmes Personit të Dytë të Hyjnisë Sime, se Unë do të dërgoja një Bir për ta shpëtuar njerëzimin. Kjo ishte e vetmja mënyrë efektive për t’i ndaluar planet e Satanit, e tillë ishte Dashuria Ime për fëmijët e Mi.

Të shihja Birin Tim të rritej e të bëhej burrë ishte si kënaqësi ashtu edhe e dhimbshme duke e ditur se çfarë e priste Atë përpara. Por, për arsye të Dashurisë së thellë, e të butë që Unë kam për secilin nga fëmijët e Mi, kjo ishte një Sakrificë e duruar vullnetarisht për ta shpëtuar familjen Time.

Tani që Paralajmërimi afrohet, Unë gjithashtu Jam duke e pregatitur Botën, përmes këtyre Mesazheve të Shenjta, për ta mirëpritur Birin Tim për Herën e Dytë.

Ardhja e Dytë e Birit Tim të dashur është afër, fëmijë. Ai po dërgohet për të deklaruar Fronin e Tij të drejtë kur Ai do të Mbretëroj si Mbret i Njerëzimit.

Kjo Ngjarje e Lavdishme do të jetë spektakulare dhe është pjesa finale e planit për ta shpëtuar rracën njerëzore nga i ligu që egziston në botën tuaj. Satani do të flaket tutje së shpejti. Ndjekësit e tij dha ata të liq në zemër do të tronditen dhe tmerrohen. Ata do të priten të bëjnë një zgjedhje në atë fazë. Të bien për tokë dhe të lypin Mëshirë dhe të shpëtojnë. Ose ta refuzojnë Dhuratën e madhe, që do t'ju shfaqet atyre.

Fëmijët e Mi, bashkohuni të gjithë ju dhe mos ju trëmbni përbuzjeve. Ju të gjithë jeni duke u drejtuar nga Shpirti i Shenjtë dhe po ju ofrohet mbrojtja e ëngjëjve dhe e shenjtorëve në Qiell. Do të varet nga ju, ndjekësit e Mi, që ta shpallni Fjalën dhe premtimin e Birit Tim, i Cili dëshiron që këto Mesazhe të përhapen nëpër botë.

Do të jetë gjithashtu përmes lutjeve tuaja që mëkatarët e humbur të mund të shkëputen nga krahët e të ligut.

Fëmijë, ju jeni në etapat e para të betejës finale. Mundësia juaj e dytë e shpëtimit të përjetshëm po ju jepet përmes Mëshirës së Birit Tim të dashur. Mos e humbisni këtë mundësi. Bashkohuni në një me familjen tuaj në Qiell për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja në Tokë.

Gëzohuni këtë Krishtlindje, sepse do të jetë një festë e veçantë kur ju tani duhet t’i ndihmoni shpirtrat të pregatiten për Ardhjen e Dytë të Birit Tim, pasi të ndodhi Paralajmërimi.

Unë ju dua të gjithëve, fëmijë. Merreni Dashurinë time. Më përqafoni Mua, Atin tuaj të Përjetshëm, i Cili do të bëj gjithçka të mundur për t’ju çuar të gjithëve ju në Epokën e Re të Paqes.

Hyji Atë

Mesazhi ne anglisht:




Friday, 17 June 2016

Virgjëra Mari: Plani për të shpenguar njerëzimin, për Ardhjen e Dytë ka përfunduar

E Enjte, 22 Dhjetor 2011, në 09:30

Bija ime, bota duhet të pregatitet për Birin tim përmes lutjes. 

Plani i Birit tim të shtrenjtë për të shpenguar njerëzimin për Ardhjen e Dytë ka përfunduar.

Është dhënë kohë për të lejuar besimin të përhapet përmes këtyre dhe Mesazheve të tjera Hyjnore.

Madje dhe një grup i vogël i Krishterëve të përkushtuar, të cilët luten për ata që e mohojnë Birin tim, mund t’i shpëtojnë këta shpirtra.

Ti, bija ime, duhet t’i kërkosh sa më shumë ndjekësve të jetë e mundur të luten për imunitet për këta shpirtra të gjorë në mëkat.

Unë i kërkoj të gjithë ndjekësve të Birit tim që kurrë të mos e humbasin shpresën për gjithë njerëzimin.

Shumë shpirtra të gjorë nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë kur e mohojnë Egzistencën e Hyjit Atit Qiellor.

Mëndjet e tyre janë të diktuara nga llogjika njerëzore ku të gjitha gjërat bazohen se si ato shihen nga syri.

Ata nuk arrijnë ta kuptojnë se Toka është thjesht një planet, e cila u krijua nga Zoti për fëmijët e Tij. Ai është vetëm një vënd i përkohshëm.

Parajsa e Re është Trashëgimia e tyre e Vërtetë.

Lutuni, lutuni, lutuni për ata fëmijë që Shpirti i Shenjtë t’i preki shpirtrat e tyre dhe të ndezi dashuri në zemrat e tyre për Birin tim.

Kurrë mos e harroni se Krishtlindja është një Festë e Shenjtë për të festuar Shpëtimtarin i Cili u dërgua për t’ju dhënë ju, të gjithë fëmijve të mi, jetën e përjetshme.

Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e Qiellit

Mesazhi ne anglisht:



Wednesday, 15 June 2016

Madje dhe mëkati i vrasjes mund të falet

E Mërkurë, 21 Dhjetor 2011, në 20:10

Bija Ime më e dashur, jam Unë. 

Sonte Unë vij për të ofruar ngushëllim tek mëkatarët që besojnë se nuk janë të denjë të qëndrojnë para Meje.

Unë i bëj thirrje atyre prej jush, shpirtra të gjorë, të torturuar, që besoni se mëkatet tuaja janë kaq të neveritshme sa Unë nuk mund t’ju fal. Sa gabim e keni.

A nuk e dini se nuk ka asnjë mëkat që Unë nuk mund ta fal? Përse jeni kaq të trëmbur?

A nuk e dini se madje dhe mëkati më i rëndë i vrasjes mund të falet? Të gjitha mëkatet mund dhe do të falen nëse tregohet pendesë e vertetë, e ndjerë në shpirt.

Unë Jam duke pritur. Hapini zemrat tuaja tek Unë. Besoni tek Unë. Unë Jam ndoshta i vetmi mik i vërtetë që ju keni, në atë që ju mund të më tregoni Mua gjithçka dhe kjo nuk do të më trondisi Mua.

Mëkati është një fakt i jetës. Fare pak shpirtra përfshi shpirtrat e zgjedhur mund të qëndrojnë në gjëndjen e hirit për ndonjë kohë të gjatë.

Kurrë mos u ndjeni se nuk mund t’i rrëfeni mëkatet tuaja, pavarësisht se sa serioze mund të jenë ato.

Nëse ju keni frikë nga Unë dhe vazhdoni të më ktheni shpinën, ju do ta largoni veten më shumë nga Unë.

Shumë nga fëmijët e Mi nuk ndjehen të denjë për Dashurinë Time. Por Unë e dua gjithsecilin përfshi mëkatarët e ngurtë. Unë nuk e toleroj mëkatin. Unë kurrë nuk mund ta bëj këtë. Por Unë e dua mëkatarin.

Ishte për shkak të mëkatit që Unë u dërgova në botën tuaj si një Shpëtimtar me qëllim që ju të mund të faleni.

Për të qënë të falur ju duhet të kërkoni falje. Kur ju kërkoni falje së pari duhet të jeni të përulur. Sepse pa përulësi nuk ka aspak pendesë të vërtetë.

Unë, Shpëtimtari juaj, ju lutem të ndalni dhe të mendoni se si e jetoni jetën. Ju ose e doni Zotin sipas veprave tuaja të mira dhe dashurisë për fqinjin ose nuk e doni.

Nuk është e nevojshme që të më njihni Mua me qëllim që të më doni Mua, fëmijë. Sipas veprave tuaja, dashurisë suaj për njëri tjetrin, mirësinë dhe bujarinë që ju i tregoni të tjerëve, ju tregoni dashurinë tuaj për Mua pa e kuptuar.

Do të jetë gjithashtu përmes përulësisë suaj në zemër, kur ju tregoni pendesë të vërtetë për të gjitha keqbërjet në jetën tuaj, që ju do të provoni gjithashtu dashurinë tuaj për Mua.

Si mendoni ju se mund t’i afroheni ndryshe Zemrës Time?  

Ju kurrë nuk duhet të keni frikë të afroheni tek Unë. Unë nuk Jam asnjëherë larg.

Ejani tek Unë tani që të mund ta ushqej shpirtin tuaj dhe t’ju jap paqen që e dëshironi.

Jezusi juaj i dashur


Mesazhi ne anglisht:


Monday, 13 June 2016

Mëkatarët që kthehen tek Unë do të favorizohen në çast

E Martë, 20 Dhjetor 2011, në 20:30

Bija Ime më e dashur, përse fëmijët e Mi ndjehen kaq të braktisur në botë tani?

Përse dëshpërohen ata nga hidhërimi dhe vetmia kur e gjitha që duhet të bëjnë është të më thërrasin Mua, Jezusin e tyre, për t’ju dhënë ngushëllim?

Secili prej tyre duhet të kthehet dhe të më kërkoj Mua ndihmë. Unë do t’i përgjigjem secilës lutje. As edhe një kërkesë nuk do të kaloj pa u dëgjuar dhe lutjet e tyre do të përgjigjen sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.

Sa shumë harrojnë se kur ata kthehen tek Unë, Unë Jam vazhdimisht duke qëndruar krah tyre.

Çdo shpirt në Tokë është i shtrenjtë për Mua.

Sikur vetëm ta kuptonin se më sjell Mua Gëzim të madh kur ata kthehen tek Unë për ndihmë.

Më jep Mua akoma më shumë gëzim dhe kënaqësi kur mëkatarët më kërkojnë Mua t’i fal ata dhe tregojnë trishtim për mëkatet e tyre.

Këta janë shpirtrat që favorizohen në çast. I thuaj atyre se kurrë nuk duhet të kenë frikë të kthehen tek Unë, sepse Unë Jam Përherë-i Mëshirshëm. Lehtësimi që ata do të ndjejnë më pas është një hir që Unë e hedh mbi ata me zemra të ngrohta, të sinqerta.

Kjo është periudha e vitit kur Mëshira Ime hidhet më tepër nëpër mbarë botën. Prandaj kthehuni tek Unë tani për forcën dhe hiret e duhura për t’ju ndihmuar të duroni sprovat tuaja në botë.

Jezusi juaj
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:





Saturday, 11 June 2016

Fushata e Lutjes (15): Falenderim për Dhuratën e Mëshirës Hyjnore

E Hënë, 19 Dhjetor 2011, në 19:30

Divine Mercy
Bija Ime e dashur sa do dëshiroja Unë që të Krishterët ngado t’i bëjnë nderime lindjes Sime nga thellësia e zemrës së tyre. 

Unë dëshiroj me zell që gjithë njerëzimi ta lejoj Shpirtin Tim të Shenjtë t’i përshkoj zemrat dhe shpirtrat e tyre në këtë kohë.

Lindja Ime duhet të nderohet për çfarë ajo përfaqëson kur festohet lindja Ime. Mos harroni se ju po nderoni dhuratën Time të Shpëtimit.

Për këtë arsye Unë u dërgova nga Ati Im herën e parë.

Prandaj Unë do të kthehem përsëri për t’i ofruar njerëzimit një mundësi të dytë shpengimi.

Unë dua që fëmijët e Mi ta ofrojnë këtë kryqëzatë tjetër lutje këtë Krishtlindje.

“O Ati im Qiellor, ne të nderojmë Ty me një vlerësim të thellë për Sakrificën që Ti bëre, kur Ti e dërgove një Shpëtimtar në botë.
Ne të ofrojmë Ty, me gëzim dhe falenderim, lutjen tonë në mirënjohje të përulët për Dhuratën që Ti tani i jep fëmijve të Tu, Dhuratën e Mëshirës Hyjnore.

O Hyji Më i Larti, na bëj të denjë për të pranuar këtë Mëshirë të Madhe me mirënjohje. Amen."

Shpëtimtari juaj i dashur, Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Lutuni ashtu si nuk jeni lutur kurrë më parë

E Djelë, 18 Dhjetor 2011, në 15:10

Bija Ime e dashur, ata njerëz që janë kaq të larguar nga Unë janë shqetësimi Im kryesor.

Çdo përpjekje duhet bërë nga ndjekësit e Mi për të përhapur Lutjen Time drejtuar Atit Tim të Përjetshëm të dhënë ty, për të lypur imunitet për shpirtrat e tyre (Kryqëzata e Lutjes 13).

“O Ati Qiellor, përmes Dashurisë së Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, Vuajtja e të Cilit në Kryq na shpëtoi nga mëkati, të lutem shpëtoji të gjithë ata që akoma e refuzojnë Dorën e Tij të Mëshirës. 

Vërshoi shpirtrat e tyre, Atë i dashur, me shenjën tënde të Dashurisë. Unë të lutem Ty, Ati Qiellor, dëgjoje lutjen time dhe shpëtoji këto shpirtra nga mallkimi i përjetshëm.


Përmes Mëshirës Tënde lejoi ata të jenë të parët të hyjnë në Epokën e Re të Paqes në Tokë. Amen.”

Unë i bëj thirrje të gjithë besimtarëve që i lexojnë këto, Mesazhet e Mia të Shenjta të dhëna botës, të luten sikur nuk janë lutur kurrë më parë.

Unë kam nevojë për përkushtimin tuaj për të siguruar që të gjithë fëmijët e Mi e pranojnë Dhuratën Time me dashuri dhe gëzim në zemrat e tyre.

Ata nuk duhet të kenë frikë, sepse Unë vij me një Dhuratë të Dashurisë dhe Mëshirës.

Jezusi juaj
Shpenguesi dhe Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:



Virgjëra Mari: Shpresa kurrë nuk duhet shmangur në favor të frikës

E Shtunë, 17 Dhjetor 2011, në 15:30

Bija ime, botës duhet t’i tregohet shpejt për Dashurinë dhe Mëshirën që Biri im, Jezusi mban për çdo person të vetëm në Tokë.

Ai e do gjithsecilin përfshi ata me shpirtra të vakët dhe ata që nuk e njohin Atë.

Kurrë mos dysho se të njëjtët këta njerëz, që mund të kenë mangësi në shpirt, duhen shumë prej Atij. Atyre do t’ju jepet shpresë e madhe kur Mëshira e Birit tim t’i pushtoj ata.

Qielli do të gëzoj kur këta njerëz t’i hapin sytë ndaj të Vërtetës gjatë Paralajmërimit. Kjo është kur ata ta pranojnë Dashurinë dhe Shpresën që do t’ju jepet atyre. Ajo do të jetë Dhurata më e madhe që ata do të marrin ndonjëherë në këtë jetë në Tokë.

Bija ime, njerëzit kurrë nuk duhet t’i dënojnë ata që nuk e nderojnë Atin tim. Ata kurrë nuk duhet ta humbasin shpresën edhe për ata që e refuzojnë Birin tim gjithashtu. Këta shpirtra duhen të gjithë me një butësi të thellë nga Biri im, i Cili kërkon vetëm t’i shpëtoj ata.

Shpresa, bija ime, është një Dhuratë nga Hyji Atë. Ajo kurrë nuk duhet shmangur në favor të frikës apo negativitetit. Mëshira e Birit tim nuk njeh kufi. Ajo do t’i jepet çdo njërit prej jush së shpejti.

Shpresa dhe gëzimi duhet t’i prijnë mendimet tuaja, fëmijë, sepse Biri im do t’i japi fëmijve të Tij një Dhuratë të tillë të madhe, për ta shpëtuar botën.

Ai do që gjithë njerëzimi të jenë pjesë e kësaj Epoke të madhe, të lavdishme të Paqes, që ju pret të gjithëve ju.

Lutuni, lutuni, lutuni që të gjithë shpirtrat në Tokë ta mirëpresin këtë Dhuratë të dashur me zemra të hapura dhe të përulura.

Do të jetë përmes Paralajmërimit që Mëshira e Zotit do t’i shfaqet më në fund njerëzimit.

Nuk do të ketë më asnjë dyshim pas kësaj se sa shumë duhen dhe vlerësohen prej Atij të gjithë fëmijët e Tij.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Qiellit

Mesazhi ne anglisht:



Virgjëra Mari: Profetja e ditëve të fundit e udhëzuar nga Qielli

E Premte, 16 Dhjetor 2011, në 22:35

Bija ime, unë vij tek ty për të të sjellë qetësinë e zemrës. Ti, bija ime e fortë, që tani e tutje do të jesh në gjëndje të durosh vuajtje të një madhësie të tillë sa ti do ta mirëpresësh atë dhe kështu provon durimin tënd ndërsa lufton për të shpallur Fjalën e Birit tim të shtrenjtë, Jezu Krishtit.

Ti, bija ime, je e dërrmuar. Çdo ditë të paraqet më shumë sfida të reja në këtë Punë, shumë prej të cilave janë të vështira.

Tani është koha ta marrësh mburojën tënde pa asnjë frikë. Marsho përpara dhe lufto për Birit tim për të siguruar që Fjala e Tij e Shenjtë të dëgjohet shpejt nëpër botë, sa më shpejt të mundesh. Mos vono. Mos i lejo shpërqëndrimet.

Unë të dua, bija ime. Ti je plotësisht e mbrojtur nga lëndimi. A nuk e vë re se sa pak prekesh tani kur sulmohesh nga të tjerët për këtë Punë? Ky është hiri i mburojës.

Ndeshu në betejë kundër Satanit me ushrinë tënde të luftëtarëve dhe ndihmo në shpëtimin e gjithë njerëzimit.

Ti je profetja e vërtetë e ditëve të fundit, e udhëzuar nga Qielli për të ndihmuar në kthimin e botës. Ndihmë do të dërgohet shpejt. Pregatitu. Gëzohu, sepse kjo është një Dhuratë e madhe.

Ti po udhëzohesh në çdo hap që merr, prandaj vetëm beso ne Jezusin dhe bindju Atit tim Qiellor gjatë gjithë kohës.

Bëhu trime, e guximshme dhe marsho pa frikë në shpirtin tënd.

Nëna juaj qiellore
Mbretëresha e Ëngjëjve

Mesazhi ne anglisht:


Friday, 10 June 2016

Fëmijët e Mi u zhveshën (nga të mirat materiale) në këtë vit të Pastrimit

E Enjte, 15 Dhjetor 2011, në 20:55

Bija Ime e dashur, viti i pastrimit është poshtuajse i përfunduar dhe si rezultat i kësaj fëmijët e Mi ngado po pregatiten tani për Paralajmërimin.

Shumë nga fëmijët e Mi kanë vuajtur shumë në 2011. Luftra, dhuna, vrasja dhe urrejtja, të cilat të gjitha u krijuan nga ushtria e Satanit, i kanë gjymtuar dhe i kanë vrarë ata shpirtrat e Mi të shtrenjtë. Ato forca djallëzore do të pësojnë një ndëshkim të tmerrshëm nëse nuk pendohen pasi të ndodhi Paralajmërimi.

Shumë nga fëmijët e Mi janë zhveshur nga të mirat materiale dhe kanë pësuar vështirësi që nuk ju është dashur kurrë t’i duronin më parë.

Këto sprova u krijuan dhe u imponuan mbi njerëzimin nga Satani, por u lejuan nga Unë me qëllim që t’i pastrojnë shpirtrat. Mizore, mund të mendosh, ti bija Ime, por ishte e nevojshme për ta pregatitur njerëzimin dhe për të vendosur përvujtje në shpirtrat e tyre.

Tani, më të pastra në Sytë e Mi, zemrat e tyre janë hapur për ta pranuar të Vërtetën e jetës së tyre të përjetshme. Kjo do të thotë se më pak do të vuajnë gjatë Paralajmërimit sepse ata e kanë kaluar këtë persekutim.

Fëmijët e Mi janë tani gati për ta marrë Dhuratën Time të Mëshirës. Kjo kohë është tani afër në botë. Ki durim, bija Ime. Kurrë mos prit nga Unë t’i jap botës një datë, sepse nuk është për t'u ditur nga ju ashtu si të kam thënë shumë herë më parë.

Kini besim të plotë tek Unë dhe ju do të keni paqe.

Unë do ta sjell Dhuratën Time të Paralajmërimit kur të jetë koha e duhur dhe kur fëmijët e Mi nuk e presin.

Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:



Fushata e Lutjes (14): Lutje drejtuar Hyjit Atë për mbrojtje kundër Luftës Bërthamore

E Mërkurë, 14 Dhjetor 2011, në 19:15

Lutje e dhënë Maries së Mëshirës Hyjnore nga Jezusi për gjithsecilin t’i lutet Hyjit Atë për mbrojtje kundër Luftës së mundshme Bërthamore dhe për të kërkuar Shpëtim:

O Ati I Gjithpushtetshëm, Hyji Më I Larti, të lutem kij Mëshirë për të gjithë mëkatarët. Hapi zemrat e tyre për të pranuar shpëtimin dhe për të marrë hiret me bollëk. Dëgjoi lutjet e mia për familjen time dhe bëj të mundur që secili të gjej hire në Zemrën Tënde të dashur.

O Ati Hyjnor Qiellor, mbroji të gjithë fëmijët e Tu në Tokë nga çdo luftë bërthamore, apo vepra të tjera që po planifikohen për të shkatërruar fëmijët e Tu. Na shpëto nga çdo e keqe dhe na mbro. Ndriçona ne që të mund t’i hapim sytë, të dëgjojmë dhe të pranojmë të Vërtetën e shpëtimit tonë, pa asnjë frikë në shpirtrat tonë. Amin.


Shkoni në Paqe. Shpëtimtari juaj i Dashur, Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:

Thursday, 9 June 2016

Ardhja e Dytë do të ndodhi menjëherë pas Paralajmërimit

E Mërkurë, 14 Dhjetor 2011, në 19:15

Bija Ime e dashur, ti gjithmonë duhet të besosh tek Unë dhe dije se asnjë Mesazh i vetëm të dhënë ty nuk do të ndotet kurrë.

Ti je fort e ruajtur në Zemrën Time Më Të Shenjtë dhe dora jote po udhëhiqet prej Dorës Sime.

Vetëm Fjala Ime e Shenjtë mund dhe do të shkruhet ndonjëherë nga ty për të përcjellë Mesazhet e Mia për gjithë njerëzimin.

Ti nuk duhet të përpiqesh të vendosësh datën për Paralajmërimin. Unë nuk mund ta zbuloj këtë datë, sepse kjo nuk është sipas Vullnetit të Atit Tim të Përjetshëm. Paralajmërimi do të ndodhi shumë papritur dhe kur njeriu është kapur në befasi.

Koha është e shkurtër, prandaj kaloni sa më shumë kohë duke u lutur fort për të shpëtuar shpirtrat. Të gjithë shpirtrat.

Ndëshkimi është mbajtur dhe do të ndodhi vetëm nëse njeriu nuk arrin të pendohet dhe nëse kthehet në numër të madh tek udhët e tyre të liga pas Paralajmërimit.

Ati Im ka dhënë lejën për ta lajmëruar Ardhjen Time të Dytë brënda një kohe shumë të shkurtër në Tokë. Ajo do të ndodhi menjëherë pas Paralajmërimit. Të gjithë shpirtrat duhet të jenë plotësisht të pregatitur.

Kryqëzata tjetër e Lutjes për të shpëtuar shpirtrat është si më poshtë:

O Ati i Gjithpushtetshëm, Hyji Më i Larti,
të lutem ki Mëshirë mbi të gjithë mëkatarët. Hapi zemrat e tyre që ta pranojnë shpëtimin dhe të marrin një bollëk me hire. Dëgjoji lutjet e mia për familjen time dhe bëj të mundur që gjithsecili të gjej hir në Zemrën Tënde të dashur.


O Ati Hyjnor Qiellor, mbroji të gjithë fëmijët e Tu në Tokë nga ndonjë luftë bërthamore, apo nga akte të tjera që po planifikohen për të shkatërruar fëmijët e Tu. Na ruaj nga çdo e keqe dhe na mbro. Na ndriço që t’i hapim sytë, ta dëgjojmë dhe ta pranojmë të Vërtetën e Shpëtimit tonë, pa asnjë frikë në shpirtrat tanë. Amen.

Shko në Paqe.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Tuesday, 7 June 2016

Unë nuk mund të duroj kur mendoj për ata shpirtra të zvarritur në Ferr nga Satani

E Martë, 13 Dhjetor, 2011, në 20:15

Bija Ime e dashur, pregatitjet janë të rëndësishme për të gjithë ndjekësit e Mi ndërsa Paralajmërimi afrohet.

Të gjithë ata besimtarë duhet të luten fort për faljen e mëkateve të tyre, me qëllim që të shmangin dhimbjen e Purgatorit, të cilën shumica e njerëzve në botë do ta përjetojnë menjëherë pas Paralajmërimit, për një kohë të shkurtër.

Lutuni, lutuni për të gjithë ata që do të jenë të traumatizuar kur të shikojnë gjëndjen e shpirtrave të tyre, kur mëkatet t’ju shfaqen atyre gjatë Paralajmërimit.

Ata duhet ta kuptojnë se mëkatet e tyre duhet t’ju tregohen, para se të pastrohen nga gjithë mëkati, që të mund të hyjnë në Parajsën Time të Re në Tokë – Epoka e Re e Paqes, Dashurisë dhe Lumturisë, të cilën secili nga fëmijët e Mi duhet ta trashëgoj.

Zemra Ime është e mbushur me Gëzim sepse Unë i sjell njerëzimit këtë Dhuratë të madhe. Por trishtimi Im mbetet për shkak të atyre që thjeshtë e refuzojnë mundësinë e kësaj Jete të Re.

Unë kam nevojë për kaq shumë lutje, fëmijë, që Satani të mund të ndalohet së vjedhuri shpirtra. Ai do të vazhdoj ta bëj këtë deri në minutën e fundit.

Unë nuk mund të duroj kur mendoj për ata shpirtra që do të zhvaten nga Unë, duke klithur dhe shkelmuar në protestë ndërsa ai dhe ndjekësit e tij i tërheqin ata zvarrë në thellësitë e Ferrit.

Më ndihmoni Mua, fëmijë, ta ndalojmë këtë përmes lutjeve tuaja.

Fëmijë, këta shpirtra duhet ta refuzojnë Satanin dhe udhët e tij plotësisht, nëse duan të hyjnë në Parajsën e Re. Ata ose duhet të kthehen tek Unë me dëshirë ose fare.

Ata kanë dy zgjedhje, Parajsën e Re mbi Tokë ose thellësitë e mallkimit të përjetshëm në shoqërinë e Satanit.

Kurrë mos e dyshoni egzistencën e Ferrit, fëmijë. Të jeni të vetëdijshëm se çdo shpirt i errët, në çastin e vdekjes, tërhiqet zvarrë nga djajtë e Satanit në Ferr dhe torturohet përjetësisht. Për të gjitha premtimet e tij, Satani ka krijuar një situatë të tmerrshme torturash për shpirtra të tillë. Për shkak të urrejtjes së tij për njerëzimin këta shpirtra do të vuajnë përtej durimit të tyre. Por ata duhet të durojnë përjetësisht.

A nuk e dinë këta shpirtra se çfarë sjellin premtimet e Satanit?

A nuk e dinë ata se pasuritë, fama dhe materializmi joshës do të krijojnë një udhë të hapur drejt e në krahët e të ligut?

Zgjohuni të gjithë ju, sa e keni mundësinë. Shpëtoheni veten tuaj dhe ata mëkatarë të gjorë, të gënjyer nga ky fund i tmerrshëm i egzistencës suaj.

Ju nuk keni shumë kohë. Le të filloj  lutja për këta shpirtra sot.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Monday, 6 June 2016

Xhelozia shpirtërore është një gjë e tmerrshme

E Hënë, 12 Dhjetor 2011, në 19:00

Bija Ime e dashur, xhelozia shpirtërore është një gjë e tmerrshme dhe ndikon tek shumë nga vizionarët e Mi.

Ajo ndikon gjithashtu tek ata ndjekësit e Mi të cilët ndjehen të izoluar dhe disi të zhgënjyer kur Unë zgjedh disa shpirtra për të më ndihmuar Mua të shpëtoj njerëzimin. Përkundrazi, ata duhet ta dinë se Unë i dua të gjithë njëlloj.

Sa thyhet Zemra Ime kur shpirtrat e zgjedhur, në veçanti, ndjehen të kërcënuar nga shpirtra të tjerë të zgjedhur.

Çdo shpirt që Unë e zgjedh i jepet një detyrë e ndryshme dhe i kërkohet të ndjeki udhë të ndryshme. Treguesi i përbashkët është gjithmonë i njëjtë. Unë dëshiroj që të gjithë vizionarët, lajmëtarët dhe profetët e Mi, të ndërmarin një Mision të Shenjtë për të shpëtuar shpirtrat.

Unë përdor shpirtra të ndryshëm, me zemër të përulur, për të arritur qëllimet e Mia.

Satani gjithmonë do të përpiqet t’i kthej zemrat e shpirtrave të Mi të zgjedhur duke i munduar ata. Ai e di si t’i ngacmoj shpirtrat e tyre duke ju thënë se shpirtrat e tjerë të zgjedhur janë më të rëndësishëm se ata.

Pas kësaj ai krijon një ndjenjë lëndimi në zemrat e tyre, dhe xhelozi. Kjo do të thotë se në vënd që ta duan njëri tjetrin dhe të qëndrojnë në gjëndjen e hirit, ata tundohen ta përçmojnë njëri tjetrin. Në shumë raste ata menjëherë largohen nga njëri tjetri dhe e lejojnë mëkatin e krenarisë t’i pushtoj shpirtrat e tyre.

Sa shumë nga ndjekësit e Mi jo vetëm që nuk i pëlqejnë vizionarët dhe lajmëtarët e Mi të zgjedhur, por i trajtojnë ata me përçmim, ashtu si edhe Unë, gjithashtu, u trajtova nga Farizenjtë e vetë-kënaqur.

Gjatë kohës Sime në Tokë ata hetuan dhe hetuan çdo Fjalë, që doli nga Buzët e Mia. Çdo sfidë dinake u paraqit për të më gjetur Mua në gabim, që të mund të vërtetonin se Unë isha një gënjeshtar. Po kështu po trajtohen edhe profetët dhe vizionarët e Mi të kohëve moderne.

Satani i torturon ata ndjekësit e Mi duke mbjellë dyshime në mëndjet e tyre për mesazhet e Mia, sepse ai kërkon ta nënvlerësoj Fjalën Time të Shenjtë. Ky është qëllimi i tij.

Lutuni fort që secilit prej jush të mund t’i jepen hiret për ta respekuar Fjalën Time përmes penës së lajmëtarëve të Mi të shtrenjtë.

Vizionarë – kurrë mos bini pre e xhelozisë shpirtërore. Është e pahijshme dhe e shpon Zemrën Time si një shpatë.

Ta doni njëri tjetrin.

Tregoni respekt dhe ndershmëri për njëri tjetrin në Emrin Tim.

Ky është mësimi më i rëndësishëm.

Nëse e keni të vështirë ta bëni këtë, atëherë të gjitha punët e tjera për Mua do të jenë të kota.

Mësuesi dhe Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht: