Kerko Mesazhet ketu

Friday 10 June 2016

Fëmijët e Mi u zhveshën (nga të mirat materiale) në këtë vit të Pastrimit

E Enjte, 15 Dhjetor 2011, në 20:55

Bija Ime më e dashur, viti i pastrimit pothuajse po përfundon dhe si rezultat fëmijët e Mi kudo janë të përgatitur tani për Paralajmërimin.

Shumë nga fëmijët e Mi kanë vuajtur tmerrësisht në 2011. Luftërat, dhuna, vrasjet dhe urrejtja, të gjitha të krijuara nga ushtria e Satanit, i kanë gjymtuar dhe i kanë vrarë ata shpirtra të Mi të shtrenjtë. Këto forca djallëzore do të vuajnë një ndëshkim të tmerrshëm nëse ata nuk pendohen pasi të ndodhë Paralajmërimi.

Shumë nga fëmijët e Mi janë zhveshur nga të mirat materiale dhe kanë pësuar vështirësi që nuk iu është dashur kurrë t’i duronin më parë.

Këto sprova u krijuan dhe u imponuan mbi njerëzimin nga Satani, por qenë lejuar nga Unë me qëllim që shpirtrat të pastroheshin. Mizore, mund të mendosh ti, bija Ime, por ishte e nevojshme për ta përgatitur njerëzimin dhe për ta vendosur përulësinë në shpirtrat e tyre.

Tani, më të pastra në Sytë e Mi, zemrat e tyre janë hapur për ta pranuar të Vërtetën e jetës së tyre të përjetshme. Kjo do të thotë se më pak do të vuajnë gjatë Paralajmërimit sepse ata e kanë kaluar këtë persekutim.

Fëmijët e Mi janë tani gati për ta marrë Dhuratën Time të Mëshirës. Kjo kohë është pothuajse përmbi botë. Ki durim, bija Ime. Kurrë mos prit që Unë t’i jap botës një datë, sepse nuk është për t’u ditur nga ju, ashtu siç të kam thënë shumë herë më parë.

Kini besim të plotë tek Unë dhe ju do të keni paqe.

Unë do ta sjell Dhuratën Time të Paralajmërimit kur të jetë koha e duhur dhe kur fëmijët e Mi më pak e presin.

Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit