Kerko Mesazhet ketu

Saturday 11 June 2016

Virgjëra Mari: Shpresa kurrë nuk duhet shmangur në favor të frikës

E Shtunë, 17 Dhjetor 2011, në 15:30

Fëmija im, botës duhet t’i tregohet shpejt për Dashurinë dhe Mëshirën që Biri im, Jezu Krishti mban për çdo person të vetëm në Tokë.

Ai e do gjithsecilin përfshirë ata me shpirtra të vakët dhe ata që nuk e njohin Atë.

Kurrë mos dysho se po këta njerëz, që mund të kenë mangësi në shpirt, duhen shumë prej Tij. Atyre do t’iu jepet shpresë e madhe kur Mëshira e Birit tim t’i pushtojë ata.

Qielli do të gëzojë kur këta njerëz t’i hapin sytë ndaj të Vërtetës gjatë Paralajmërimit. Kjo është kur ata do ta pranojnë Dashurinë dhe Shpresën që do t’iu jepet atyre. Ajo do të jetë Dhurata më e madhe që ata do të marrin ndonjëherë në këtë jetë në Tokë.

Fëmija im, njerëzit kurrë nuk duhet t’i dënojnë ata që nuk e nderojnë Atin tim. Ata kurrë nuk duhet ta humbasin shpresën për ata që e refuzojnë gjithashtu Birin tim. Këta shpirtra duhen të gjithë me një butësi të thellë nga Biri im, i Cili kërkon vetëm t’i shpëtojë ata.

Shpresa, fëmija im, është një Dhuratë nga Hyji Atë. Ajo kurrë nuk duhet shmangur në favor të frikës apo pesimizmit. Mëshira e Birit tim nuk njeh kufi. Ajo do t’i jepet çdonjërit prej jush së shpejti.

Shpresa dhe gëzimi duhet t’i prijnë mendimeve tuaja, fëmijë, sepse Biri im ka për t’iu dhënë fëmijëve të Tij një Dhuratë kaq të madhe me qëllim që ta shpëtojë botën.

Ai do që i gjithë njerëzimi të jetë pjesë e kësaj Epoke të madhe, të lavdishme të Paqes, që ju pret të gjithë juve.

Lutuni, lutuni, lutuni që të gjithë shpirtrat në Tokë ta mirëpresin këtë Dhuratë të dashur me zemra të hapura dhe të përulura.

Do të jetë përmes Paralajmërimit që Mëshira e Hyjit do t’i shfaqet më në fund njerëzimit.

Nuk do të ketë më asnjë dyshim pas kësaj se sa shumë duhen dhe vlerësohen prej Tij të gjithë fëmijët e Tij.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Qiellit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/17/hope-must-never-be-shunned-in-favour-of-fear/