Kerko Mesazhet ketu

Monday 6 June 2016

Xhelozia shpirtërore është një gjë e tmerrshme

E Hënë, 12 Dhjetor 2011, në 19:00

Bija Ime më e dashur, xhelozia shpirtërore është një gjë e tmerrshme dhe ajo l
ëndon shumë prej vizionarëve të Mi.

Ajo ndikon gjithashtu tek ata ndjekës të Mi të cilët ndjehen të izoluar dhe disi të zhgënjyer kur Unë zgjedh disa shpirtra për të më ndihmuar Mua që të shpëtoj njerëzimin. Përkundrazi, ata duhet ta dinë se Unë i dua të gjithë njëlloj.

Sa më thyhet Zemra Ime kur shpirtra të zgjedhur, në veçanti, ndjehen të kërcënuar nga shpirtra të tjerë të zgjedhur.

Çdo shpirti që Unë zgjedh i është dhënë një detyrë e ndryshme dhe i është kërkuar të ndjekë udhë të ndryshme. Treguesi i përbashkët është gjithmonë i njëjtë. Unë dëshiroj që të gjithë vizionarët, lajmëtarët dhe profetët e Mi, të ndërmarrin një Mision të Shenjtë për të shpëtuar shpirtrat.

Unë përdor shpirtra të ndryshëm, me zemër të përulur, për të arritur qëllimet e Mia.

Satani gjithmonë do të përpiqet t’i kthejë zemrat e shpirtrave të Mi të zgjedhur duke i munduar ata. Ai e di se si t’ia prekë një nerv të ndjeshëm në shpirtrat e tyre duke iu thënë atyre se shpirtrat e tjerë të zgjedhur janë më të rëndësishëm se ata.

Pas kësaj ai krijon një ndjenjë lëndimi në zemrat e tyre, dhe xhelozi. Kjo do të thotë se në vend që ta duan njëri tjetrin dhe të qëndrojnë në gjendjen e hirit, ata tundohen për ta përçmuar njëri tjetrin. Në shumë raste ata menjëherë largohen nga njëri tjetri dhe e lejojnë mëkatin e krenarisë t’i pushtojë shpirtrat e tyre.

Kaq shumë nga ndjekësit e Mi jo vetëm që nuk i pëlqejnë vizionarët dhe lajmëtarët e Mi të zgjedhur, por mund t’i trajtojnë ata me përçmim, në po atë mënyrë si edhe Unë, gjithashtu, u trajtova nga Farizenjtë e vet-kënaqur.

Gjatë kohës Sime në Tokë ata hetuan dhe hetuan çdo Fjalë, që doli nga Buzët e Mia. Çdo sfidë dinake u paraqit për të më rrëzuar Mua, që ata të mund të vërtetonin se Unë isha një gënjeshtar. Po kështu do të trajtohen edhe profetët dhe vizionarët e Mi të kohëve moderne.

Satani i torturon ata ndjekës të Mi duke mbjellë dyshime në mendjet e tyre rreth mesazheve të Mia, sepse ai kërkon ta nënvlerësojë Fjalën Time të Shenjtë. Ky është qëllimi i tij.

Lutuni fort që secilit prej jush të mund t’i jepen hiret për ta respektuar Fjalën Time përmes pendës së lajmëtarëve të Mi të shtrenjtë.

Vizionarë – kurrë mos bini në kurthin e dorëzimit ndaj xhelozisë shpirtërore. Është e pahijshme dhe e shpon Zemrën Time si një shpatë.

Ta doni njëri tjetrin.

Tregoni respekt dhe ndershmëri për njëri tjetrin në Emrin Tim.

Ky është mësimi më i rëndësishëm.

Nëse e keni të vështirë ta bëni këtë, atëherë të gjitha punët e tjera për Mua do të jenë të kota.

Mësuesi dhe Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/12/spiritual-jealousy-is-a-terrible-thing/