Friday, 1 July 2016

Pa Veprën Time të Mëshirës kombet do ta shkatërronin njëri tjetrin

E Shtunë, 31 Dhjetor 2011, në 12:00
(Pjesë e marrë nga mesazhi privat i zbuluar Marias së Mëshirës Hyjnore, i cili përfshin Lutjen e Kryqëzatës 16 që njerëzit t’i pranojnë hiret që do t’iu jepen atyre nga Jezusi gjatë Paralajmërimit dhe një premtim për t’ia shpallur botës Fjalën e Tij më të Shenjtë.)
Bija Ime, Paralajmërimi do t’ua vërtetojë të gjithëve vërtetësinë e këtyre Mesazheve të Mia të Shenjta për botën. Ti kurrë nuk duhet t’i dyshosh ato. Asnjëri prej tyre nuk është njollosur në asnjë mënyrë.
Përgatitu për Paralajmërimin dhe thuaji familjes dhe fëmijëve tuaj që të thonë një lutje të vogël për të kërkuar falje për mëkatet e tyre.
Unë do të të jap një Lutje të Kryqëzatës të veçantë tani për botën, për t’i ndihmuar shpirtrat. Qëndro e fortë gjatë Veprës së madhe të Mëshirës që Unë tani ia paraqes botës.
O Jezusi im, më bëj të fortë gjatë kësaj prove të Mëshirës Tënde të Madhe. Më jep hiret e nevojshme për t’u bërë i vogël në Sytë e Tu. Hapi sytë e mi ndaj të Vërtetës së Premtimit Tënd për Shpëtimin e Përjetshëm. M’i fal mëkatet e mia dhe më trego Dashurinë dhe dorën e miqësisë Tënde. Më pushto në krahët e Familjes së Shenjtë, që ne të gjithë të bëhemi një përsëri. Unë të dua Ty, Jezus, dhe premtoj se nga kjo ditë e tutje unë do ta shpall Fjalën Tënde të Shenjtë pa frikë në zemër dhe me pastërtinë e shpirtit përherë e përgjithmonë. Amen.
Kurrë mos kini frikë nga kjo Vepër e madhe e Mëshirës Sime, e cila duhet të ndodhë, ose përndryshe kombet do ta shkatërronin njëri tjetrin.
Shumë nga njerëzimi do të kthehen në besim, por beteja për shpirtra tani do të intensifikohet.
Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit