E Hënë, 23 Janar 2012, në 15:20
Sepse koha Ime është
pothuajse këtu tani.
Unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që besojnë tek Unë, Shpëtimtari
i tyre Hyjnor dhe tek Ati Im i Përjetshëm, që të ndaloni atë që po bëni dhe të
dëgjoni.
Pavarësisht nëse besoni apo jo në këto, Mesazhet e Mia të
drejtuara botës për këto kohë, dëgjojeni tani kërkesën Time urgjente.
Lutuni, lutuni dhe lutuni me gjithë dashurinë që ju mbani për Mua
në zemrat tuaja, për shpirtrat e ateistëve.
Shumë do të vdesin gjatë
Paralajmërimit. Shumë nuk do të marrin një mundësi për t’u penduar në kohë.
Unë ju bëj thirrje që t’i ofroni të gjitha vuajtjet dhe lutjet
tuaja për ato shpirtra, në mënyrë që Unë të mund t’i shpëtoj ata nga flakët e Ferrit.
Lutuni për ata që nuk do të kthehen tek Unë, edhe kur e Vërteta
t’iu tregohet atyre.
Lutuni gjithashtu edhe për ata që do ta ndjejnë Purgatorin mbi Tokë, pendesën, që do të
pranohet prej atyre me zemër të mirë, të jetë shumë i vështirë.
Shumë do ta gjejnë atë tepër të dhimbshëm.
Lutuni që ata të marrin forcën që iu duhet për të duruar.
Shkoni, fëmijë, dhe bëni gjithçka që Unë ju kërkova, sepse ka pak
kohë të mbetur.
Unë ju dua. Mbajeni mend,
nuk ka asgjë për t’u frikësuar, nëse ju më doni Mua.
Vetëm lutuni për ata që më refuzojnë Mua, tani sot, dhe për ata që do
t’ia kthejnë shpinën të Vërtetës.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
Jezu Krishti