Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 October 2017

Libri i Vulosur i së Vërtetës do të hapet për përgatitjen e Ardhjes Sime të Dytë

E Premte, 20 Janar 2012, në 20:15

Bija Ime fort e dashur, nuk është e nevojshme të shqetësohesh për opinionin njerëzor.

Pikëpamjet e njerëzimit nuk janë asgjë, në krahasim me fjalët e Mia të Shenjta që po të jepen ty.

Fjala Ime vjen e para. Asnjë pikëpamje tjetër kundër fjalës Sime nuk duhet të të shqetësojë.

Koha, bija Ime, është shumë e shkurtër tani që Unë ta shpëtoj njerëzimin.

Bija Ime, kaq shumë do të pritet prej teje tani, kaq me shpejtësi, sa ti nuk do të jesh në gjendje që të marrësh frymë.

Ka shumë zbulime që po të jepen tani, me qëllim që fëmijët e Mi të dinë si ta përgatisin veten ashtu si duhet.

Nëse i lejon shpërqendrimet, të tilla si opinionet apo mendimet e njerëzve, që të ta marrin kohën tënde, pa qenë nevoja, atëherë kjo do të largojë tutje nga Puna, e cila është me të vërtetë e rëndësishme.

Më lejo Mua të të mbush me dashuri dhe ngushëllim në këtë kohë, bija Ime.

Paralajmërimi është shumë afër. Sapo Rrezet e Mia të Mëshirës ta mbështjellin mbarë botën, kushdo që beson në Mua, do të pendohet.

Ata që i mohojnë Mesazhet e Mia, të dhëna ty, dhe që më duan Mua, do të kthehen tek Zemra Ime e Shenjtë, me dashuri dhe gëzim në shpirtrat e tyre.

Sapo që Paralajmërimi të ketë ndodhur, atëherë një numër ngjarjesh do të ndodhin.

Antikrishti dhe grupi i tij, megjithëse të dobësuar si rezultat i Rrëfimit Global, do të fillojnë të planifikojnë kapjen e Kishës Sime të Shenjtë nga brenda.

Ushtria Ime do të pozicionohet, dhe do të fillojë të luftojë, për ta shpëtuar Kishën e Shenjtë Katolike, nga rrënimi. Ata, profeti i rremë dhe ndjekësit e tij, nuk do të fitojnë. Bija Ime, veçse sa Unë lotoj për ata shërbëtorë të Mi të shenjtë që do të bien mënjanë.

Kaq të mashtruar do të jenë ata, saqë do të mendojnë se po ndjekin Kishën Katolike tradicionale.

Në fakt, ata do të jenë duke mbajtur anën e profetit të rremë, i cili do të sundojë mbi Selinë Time të Shenjtë, me krenari dhe përbuzje në zemrën e tij.

Ti, bija Ime, duhet t’iu kërkosh fëmijëve të Mi që të luten fort, për ta dobësuar këtë ligësi.

Unë kam nevojë për lutje për të shpëtuar shpirtrat e priftërinjve, peshkopëve dhe kardinalëve të Mi të gjorë, të gënjyer dhe të verbër ndaj të Vërtetës.

Froni i Shenjtë i Pjetrit do të përdhoset nga engjëjt e rënë të Satanit, në bashkëpunim me antikrishtin dhe organizatat e tij të ndryshme.

Të gjithë janë një, bija Ime, pjellë e Satanit.

Unë e di se kjo është e frikshme, por nuk do të zgjasë shumë. Lutja, dhe shumë prej saj, do të lehtësojë dhe do të ndihmojë të evitohen këto ngjarje.

Përgatitni shpirtrat tuaj tani, fëmijë, duke shkuar drejt Rrëfimit, nëse jeni Katolikë, sa më parë që të mundeni. Përndryshe Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të kërkoni shpengim për mëkatet tuaja me pastërti të zemrës.

Kjo do t’ua lehtësojë vuajtjet e pendesës gjatë Paralajmërimit. Më pas, ju duhet të luteni për paqe në Tokë.

Përgatitjet për Ardhjen Time të Dytë do të fillojnë menjëherë pasi që Paralajmërimi të ndodhë.

Libri i vulosur i së Vërtetës do të hapet dhe sekretet do të zbulohen përmes teje, bija Ime, që e gjithë bota t’i shikojë.

Libri Im i së Vërtetës do t’i jepet botës, me qëllim që shpirtrat tuaj të pastrohen, në bashkim me Mua.

Vetëm atëherë, ju do të jeni gati për të ardhur me Mua, brenda Epokës së Vullnetit Hyjnor të Atit Tim, Epokës së Paqes, Parajsës Sime të Re mbi Tokë.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit