Grupet e Kryqëzatës së Lutjes

Udhëzime për Grupet e Kryqëzatës së Lutjes

Grupet e Lutjes.pdf

Bija Ime e dashur duhet të bëhet e ditur se Unë dëshiroj të formoj një ushtri me grupe lutjesh nëpër botë. 

Unë do t’ju pajis ju, ushtria Ime, me lutjet që ju nevojiten për t’u recituar për të shpëtuar shpirtrat. 

Këto grupe lutjesh do të zgjerohen dhe brenda radhëve të saj do të ngrihet një ushtri e vërtetë me ndjekës të devotshëm për të shpalosur të Vërtetën e Premtimit Tim Hyjnor të Shpëtimit për të gjithë.

Këto grupe do të formojnë ushtrinë sipas udhëzimeve të Atit Tim të dashur, e cila do të trajtoj errësirën e keqe e shkaktuar nga Satani, besimtarët dhe ndjekësit e tij.

Këto lutje janë shkruajtur në Qiell dhe premtojnë Hire të jashtëzakonshme.

Ato kanë vetëm një qëllim dhe ai është që të shpëtoj shpirtrat e gjithsecilit; të çdo fëmije; të çdo besimi, të çdo seksi; të çdo grupi fetar dhe ateistëve. Kjo është dëshira Ime më e madhe.

Ju, dishepujt e Mi, jeni nën drejtimin Tim. Hiret që Unë hedh mbi ju po japin tashmë fryt. Së shpejti forca që Unë ju jap, përmes Hireve të Fushatës së Lutjeve, do të tërheqi mijra shpirtra të rinj.

Si mund të mendoni ju, një grup i vogël lutjesh mund të arrij kthime të tilla? Përgjigja është e thjeshtë. 

Do të jetë për arsyen se ju jeni të mbrojtur nga Ati Im, dhe udhëzoheni direkt nga Unë, që ju do të keni sukses. Ju nuk mund të dështoni.

(Mesazhi i 10 Gushtit 2011)

Durimi, lutja ditore në heshtje, formimi i grupeve të lutjes, recitimi ditor i Kurorzës së Mëshirës Hyjnore, argjërimi dhe kombinimi i Rozares së Shenjtë ndaj Nënës Sime të Dashur, veprojnë si formula e përkryer për shpëtimin e shpirtrave.


Grupet e Lutjes

Të paktën dy njerëz duhet të mblidhen. Me kalimin e kohës ndoshta shumë do të bashkohen në këtë Mision për të shpëtuar të gjithë shpirtrat. Kjo mund të bëhet nëpër shtëpi apo në vënde publike ku jeni të lejuar të mblidheni. Nëse është e mundur kjo mbledhje të bëhet në shtëpitë e adhurimit. Njerëzit duhet të takohen sa më shpesh të jetë e mundur. 

Madje edhe nëse ju duhet të filloni me një apo dy ditë në javë dhe të keni njerëz të ndryshëm që vijnë çdo ditë, nëse jeni në gjëndje të takoheni çdo ditë i cili është edhe qëllimi, kjo të paktën do t’ju bëj të filloni. Nëse grupi juaj është mjaft i madh ju mund të keni një drejtues dhe një organizator vullnetar ose njerëz të ndryshëm mund të ndajnë përgjegjësitë apo bëni program dhe ndajeni këtë përgjegjësi. Ndoshta ju mund të lëvizni nga shtëpia në shtëpi.

Është e rekomanduar që të filloni me lutje.

Të paktën një Mister i Rozares Më të Shenjtë të Zonjës së Bekuar të thuhet ngadalë dhe me shpirt duke i kushtuar vëmëndje asaj që ju thoni, dhe të kuptuarit e asaj që thoni dhe se kujt i flisni të dyja këto janë të rekomanduara në Rozaren dhe në Fushatën e Lutjeve dhe në Kurorëzën e Mëshirës Hyjore. Përveç kësaj të gjitha Lutjet e Litanisë dhe Fushata e Lutjeve 1, 30, 33 dhe 102 duhet të thuhen përditë.

Mbajeni mënd se Zonja e Bekuar ka premtuar të vendosi një rreth mbrojtës rreth atyre që luten tre Mistere të Rozares së saj Më Të Shenjtë përditë. Zonja e Bekuar i ka kërkuar njerëzve të të gjitha besimeve ta thonë Rozaren e saj.
Si të luteni me Rozaren do të thuhet më poshtë.

Mesazhet e fundit, që janë dhënë që nga takimi i fundit, duhet të lexohen ngadalë dhe me respekt. Askush nuk duhet t’i interpretoj Mesazhet sepse Jezusi tashmë ka thënë se madje as Maria e Mëshirës Hyjnore nuk është e kualifikuar t’i interpretoj ato. Një interpretim i gabuar mund t’i largoj shpirtrat dhe qëllimi i këtij Misioni është që të arrij tek të gjithë shpirtrat e të gjitha besimeve apo tek ata pa besim. Askush nuk është i përjashtuar. Do të jetë e dobishme që kopjot e Mesazheve që ju lexuat të mund të shpërndahen për ata që nuk kanë kompjuter.

Është e rekomanduar që e gjithë Fushata e Lutjeve dhe Litanitë të thuhen duke ju dhënë kohë të mjaftueshme kur kërkohet që njerëzit të thonë qëllimet e tyre personale. Është më mirë për njerëzit t’i thonë qëllimet e tyre në heshtje. Ndoshta njerëzit mund ta ulin dhe ta ngrenë kokën kur kanë mbaruar me qëllim që ju të vazhdoni pa ndërprerë njeri. Dijeni se disa njerëz kanë familje të madhe dhe shumë qëllime dhe është e rëndësishme që të gjitha këto të përfshihen. Në Litaninë e Dytë është e rekomanduar që shpirtrat në errësirë të plotë dhe ata që do të vdesin në këtë ditë të përfshihen me qëllimet tuaja të tjera.

Nëse grupi bëhet mjaft i madh ndoshta një drejtues mund të qëndroj në krye të grupit dhe kështu ata do ta dinë kur njerëzit i kanë përfunduar qëllimet e tyre dhe kështu lutjet mund të vazhdojnë.

Pastaj recitimi i Kurorëzës së Mëshirës Hyjnore e thënë me shpirt e ndjekur nga lutja e veçantë e dhënë nga Zoti Ynë e cila do të tregohet më poshtë. Kurorëza mund edhe të këndohet. Pjesa tjetër e Mistereve të Rozares mund të thuhet gjithashtu nëse koha e lejon që grupi ta bëj këtë së bashku. Nëse jo të gjithë nuk munden të qëndrojnë për Misteret e fundit është e rekomanduar që ata që janë në gjëndje të qëndrojnë t’i bëjnë lutjet e tyre. 

Mbajeni mënd se ka një fuqi të madhe kur luteni së bashku si një Grup i Fushatës së Lutjeve.

Diskutimet e Mesazheve duhet të kufizohen në pjesët direkte dhe të sakta nga mesazhet origjinale. Është shumë e rekomanduar që të gjithë të luten për dije në lidhje me Mesazhet për shkak të rrezikut të madh të keq-interpretimit të Mesazheve. Është e rekomanduar se nëse keni vështirësi të kuptoni një Mesazh të veçantë atëherë ju lutuni për atë.

Nëse grupi bëhet mjaft i madh ju mund ta bëni me radhë recitimin e Rozares nga një anë e kishës tek tjetra.

Është shumë e rëndësishme të mos nxitoni. Këto Grupe Lutjesh do të bëjnë punë të madhe sepse ato janë pjesë e ushtrisë së Zotit në këtë betejë për shpirtrat. Lutja është arma. Ju lutem ta mbani në mëndje se sa më e mirë lutja aq më e mirë arma.

Ndërsa Zoti Ynë ka kërkuar që ne ta bëjmë lutjen e Kurorëzës së Mëshirës Hyjnore në orën 3:00 (mbasdite), Ai gjithashtu kërkoi që ne ta themi atë shumë herë në ditë.




Kurorëza e Mëshirës Hyjnore

Në 1933, Zoti i dha Motër Faustinës një vizion të mbrekullueshëm të Mëshirës së Tij.

Motra na tregon:

“Unë pashë një Dritë të madhe, me Hyjin Atë në mes të saj. Mes kësaj Drite dhe tokës unë pashë Jezusin e kryqëzuar në Kryq dhe në një mënyrë të tillë që Zoti, duke dashur të shikonte mbi tokë, duhej të shikonte përmes Plagëve të Zotit Tonë dhe unë e kuptova se Zoti e bekoi tokën për hir të Jezusit.”

Për një vizion tjetër në 13 Shtator 1935, ajo shkruan:

“Unë pashë një Ëngjëll, zbatuesin e zemërimit të Hyjit … ta godasi tokën…Unë fillova t’i lutem Zotit për botën me këmbngulje me fjalët që unë i dëgjova përbrënda. Ndërsa unë lutesha në këtë mënyrë, e pashë dobësinë e Ëngjëllit dhe ai nuk mund ta kryente ndëshkimin e drejtë …”

Ditën tjetër një zë i brëndshëm i mësoi asaj të thotë këtë lutje në rruaza rosaresh të zakonshme:

Fillo duke bërë Shenjën e Kryqit: 

Në Emër të Atit, dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin.

“Në fillim thuaj 1 herë ‘Ati Ynë’, ‘Të Falemi Mari’ dhe ‘Unë besoj në Zot’.

Pastaj në kokrrat e mëdha thuaj fjalët e mëposhtme:

‘Atë i Përjetshëm, të ofroj Trupin dhe Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd të dashur, Zotit Tonë Jesu Krisht, për shlyerjen e mëkateve tona dhe të gjithë botës.’

Në kokrrat e vogla ti duhet të thuash fjalët e mëposhtme;

‘Për hir të Mundimeve të Tij të dhimbshme, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën.’

(Përsëriti këto dy lutje për të gjitha 5 dekadat).

Në mbyllje ti duhet të thuash këto fjalë 3 herë:

‘Hyj I Shenjtë, Hyj I Shenjtë I Gjithpushtethshëm, Hyj I Shenjtë I Pavdeshkëm, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën.’

Përfundoje me Shenjën e Kryqit.

Në Emër të Atit, dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin.

Pastaj thuaj:

Më mbush tani o Zot me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë për të çuar Fjalën Tënde Më Të Shenjtë tek mëkatarët të cilët duhet t’i ndihmoj të shpëtojnë në Emrin Tënd. Më ndihmo t’i mbuloj ata, përmes lutjeve të mia me Gjakun Tënd të Çmuar që të mund të tërhiqen drejt Zemrës Tënde të Shenjtë. Më jep Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë që edhe këta shpirtra të gjorë të mund të kënaqen në Parajsën Tënde të Re.

Jezusi na e dha udhëzimin e mëposhtëm përmes Marias së Mëshirës Hyjnore:
Thuajeni këtë lutje çdo ditë pasi keni thënë Mëshirën Time Hyjnore dhe ju, me anë të besnikërisë suaj ndaj Meje, do të ndihmoni në shpëtimin e fëmijve të Mi.

Jezusi i tha më vonë Motër Faustinës:

“Thuaje pa pushim këtë Kurorëz që Unë të kam mësuar. Kushdo që e thotë atë do të marri Mëshirën e madhe në orën e vdekjes. Priftërinjtë do ta rekomandojnë atë tek mëkatarët si shpresa e fundit. Madje dhe mëkatari më i rëndë, nëse e thotë këtë Kurorëz madje njëherë, do të marri hir nga Mëshira Ime e Pafund. Unë dua që e gjithë bota ta njohi Mëshirën Time të Pafund. Unë dua të dhuroj hire të paimagjinueshme tek ata që besojnë në Mëshirën Time.”

”Kur ata e thonë këtë Kurorëz në praninë e personit që është duke vdekur, Unë do të qëndroj mes Atit Tim dhe personit që po vdes jo si gjykatësi i drejtë por si Shpëtimtari i Mëshirshëm”.



Si të themi lutjen e Rozares Më Të Shenjtë

Misteret e Rozares

Kisha ka përdorur 3 grupe të mistereve për shumë shekuj. Në 2002 Papa Gjon Pol II propozoi një pjesë të katërt të mistereve – Misteret e Dritës, apo Misteret Ndriçuese. Sipas sygjerimit të tij, nëse ju thoni vetëm një mister në ditë, katër  grupet e mistereve mund të thuhen në ditët që vijojnë:

Misteret e Gëzimit të Hënën dhe të Shtunën,
Misteret e Mundimit të Martën dhe të Premten,
Misteret e Lavdisë të Mërkurën dhe të Djelën,
Misteret e Dritës të Enjten.


Misteret e Gëzimit
  1. Lajmërimi – Maria Mëson se ajo është zgjedhur të bëhet Nëna e Jezusit.
  2. Vizita  - Maria viziton Elizabetën, e cila i thotë asaj se ajo gjithmonë do të kujtohet.
  3. Lindja – Jezusi lind në një ahur në Betlehem.
  4. Kushtimi në Tempull – Maria dhe Jozefi e morrën foshnjën Jezus në Tempull dhe ja kushtuan Zotit.
  5. Gjetja e Jezusit në Tempull – Jezusi gjendet në Tempull duke diskutuar për fenë e tij me mësuesit.

Misteret e Dritës
  1. Pagëzimi i Jezusit në Lumin Jordan – Zoti shpalli se Jezusi është Biri I Tij i dashur.
  2. Martesa në Kana – me kërkesën e Maries, Jezusi kryen mbrekullinë e Tij të parë.
  3. Shpallja e Mbretërisë së Zotit – Jezusi i bën thirrje të gjithëve të kthehen dhe t’i shërbejnë Mbretërisë së Zotit.
  4. Shndërrimi i Jezusit – Jezusi ju shfaqet në lavdi Piterit, James dhe Gjonit.
  5. Themelimi i Eukaristisë – Jezusi ofron Trupin dhe Gjakun e Tij në Darkën e Fundit.

Misteret e Mundimit
  1. Agonia në Kopësht – Jezusi lutet në Kopshtin e Getsemanit natën para se të vdesë.
  2. Goditja me kamzhik në Shtyllë – Jezusi fshikullohet me kamzhik.
  3. Kurorëzimi me Gjëmba -  Jezusin e tallin dhe e kurorëzojnë me gjëmba.
  4. Mbajtja e Kryqit – Jezusi e mban Kryqin që do të përdoret për ta kryqëzuar Atë.
  5. Kryqëzimi  - Jezusi gozhdohet në kryq dhe vdes.

Misteret e Lavdisë
  1. Ringjallja – Hyji Atë e ngriti Jezusin nga vdekja.
  2. Ngritja në Qiell – Jezusi kthehet tek Ati i Tij në Qiell.
  3. Ardhja e Shpirtit të Shenjtë – Shpirti I Shenjtë vjen për të sjellë jetën e re tek dishepujt.
  4. Ngritja në Qiell e Maries – Në fund të jetës së saj në tokë, Maria u çua me trup dhe me shpirt në qiell.
  5. Kurorëzimi i Maries – Maria është kurorëzuar Mbretëreshë e Qiellit dhe e Tokës.

Fillo duke bërë Shenjën e Kryqit dhe duke bekuar veten:
Në Emër të Atit, dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin.


Pastaj thuaj Besimin e Apostujve:
Besoj në Hyjin, Atin e Gjithëpushtetshëm, Krijuesin e Qiellit e të tokës; dhe në Jezu Krishtin, Birin e Tij një të vetmin, Zotin tonë, i Cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt, u lind prej Virgjërës Mari; pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u vu në Kryq, vdiq e u varros. Zbriti në ferr; të tretën ditë u ngjall së vdekuri; u ngjit në Qiell, rri në të djathtë të Hyjit, Atit të Gjithëpushtetshëm; andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit. Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e shenjtë Katolike, shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, ngjalljen e korpit, dhe jetën e pasosur. Amin.


Pastaj thuaj: 
1 Ati Ynë, 3 Të Falemi Mari (për virtytet e Besimit, Shpresës dhe Bamirësisë) dhe pastaj 1 Lavdi Atit

(1) Ati ynë, që Je në qiell, u Shenjtëroftë Emri Yt. Ardhtë Mbretëria Jote. U bëftë Vullnesa Jote, si në Qiell – ashtu në tokë. Bukën tonë të përditshme na e jep sot. Dhe na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amin.

(3) Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezus. - Shenjta Mari, Nëna e Tenzot, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amin.

(1) Lavdi Atit, dhe Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Si ka qënë në fillim, është tash e përgjithmonë e jetës. Amin.

Ndërsa mediton mbi Misteret, thuaj:
(1) Ati Ynë (kokrra e madhe)
(10) Të Falemi Mari (kokrrat e vogla)
(1) Lavdi Atit (para kokrrës së madhe që vjen më pas) për të kryer një dekadë të plotë të rozares.

O Jezusi im, na i fal mëkatet tona, na shpëto prej flakës së ferrit, dhe çoi në qiell të gjithë shpirtrat, por sidomos ata që kanë më shumë nevojë për Mëshirën Tënde.

Përsëriti këto lutje për të gjitha 5 dekadat e Rozares.


Të Falemi Mbretëreshë e Shenjtë (ose Salve Regina mund të këndohet)

Të falemi Mbretëreshë e shenjtë, Nëna e Mëshirës, jeta, ëmbëlsia e shpresa jonë. Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Dhe pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshmë të tu silli prej nesh. E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e trego. O e dhimbshmja, e buta, e ëmbla Virgjëra Mari. Amin

(Vargu) Lutu për ne, O Nëna e Shenjtë e Hyjit.  

(Përgjigja) Që ne të bëhemi të vlefshëm për premtimet e Krishtit.

Lutja e Rozares
(Vargu) Le të lutemi, 

(Përgjigja) O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, që nën ndikimin e Shpirtit Shenjt e përgatite trupin dhe shpirtin e Virgjërës Mari, që të bëhet banesë e denjë e Birit tënd: bëj që ajo, të cilën me gëzim po e përkujtojmë, me ndërmjetësimin e vet të mëshirshëm të na shpëtojë prej të këqijave të tanishme dhe nga vdekja e amshuar. Nëpër të njëjtin Krisht, Zotin tonë. Amen!


Lutja e Kryeëngjëllit Shën Mikel

O Shën Mikel Krye-engjëll, na mbro në beteja dhe bëhu mbrojtja jonë kundër ligësive dhe kurtheve të djallit. Po të lutemi me përvujtëri që Hyji ta ushtrojë pushtetin e vet mbi të, e Ti, o princi i ushtrive qiellore, me fuqinë e Hyjit, hidhe në ferr Satanin dhe të gjithë shpirtrat djallëzorë që sillen nëpër botë për të dëmtuar shpirtrat e njerëzve. Amin!


4. Për Qëllimet e Atit të Shenjtë

Katolikët që e thonë Rozaren në grup apo individualisht para Sakramentit të Shenjtë, mund të fitojnë një falje të përhershme sipas kushteve të zakonshme, që përfshin lutjen për qëllimet e Atit të Shenjtë.


Për qëllimet e Atit të Shenjtë.
Ati Ynë, 1 Të falemi Mari dhe 1 Lavdi Atit.

Përfundo me Shenjën e Kryqit, duke e bekuar veten.
Në Emër të Atit, dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin


Udhëzimet në anglisht: 
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2015/07/10/crusade-prayer-group-guidelines/